Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gjėja mė e bukur qė mund tė pėrjetojmė ėshtė misteriozja, nėna e artit dhe shkencės sė vėrtetė. Ai i cili nuk i ka shijuar kėto emocione, ai njeri qė nuk mund tė qėndrojė dy minuta tė ėndėrrojė apo tė pushtohet nga frika, mė mirė tė vdesė, sepse i ka sytė e mbyllura.
--- Albert Einstein, tek "Ajo qe une besoj" 1930

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Pse nuk vepron ndaj komunisteve
Postuar nga: Albo

Histori Zogu i I eshte me vizionar se greket, te pakten, nga kujtimet qe vijne nepermjet adjutantit te tij. Greket e lusin, nepermjet dergatave te tyre te pafundme, qe ai te nderhyje, krahas tyre kunder komunisteve. Edhe shkaku, qe i kane gjetur, eshte i justifikuar: Komunistet te kane perzene nga Froni, i kujtojne ata. Ne kete djallezi greke, Mbreti shqiptar eshte i qarte. Komunistet jane shqiptare dhe detyrimisht jane me te mire se greket. Kjo i alarmon greket dhe Zogu ne te gjithe median greke tregohet si i lidhur me komunistet. Por, monarku shqiptar i ka kaluar vete ne kurriz veshtiresite, keshtu qe eshte shume i qete me akuzat e reja.

Nje takim, qe edhe ne kujtimet tona mbetet sekret, eshte ne kete kohe i funksionarit ushtarak francez ne Tirane. Ky takim e ben Mbretin me largpames. Ai i drejtohet menjehere ne informacion te gjere te gjithe publikut shqiptar. Duke i shprehur besimin dhe duke i kerkuar forcimin e tij. Kjo i terbon fqinjet e Shqiperise, qe per here te pare, shikojne nje "Aleance" panshqiptare. Mbreti Zog, qe e njeh me mire se kushdo psikologjine e bashkeatdhetareve te tij, eshte i qarte. Nuk mund te kete prosperitet te Shqiperise, nese ka probleme me kufijte. E nese pretendimet e grekeve per 'Vorio-Epirin' do te vazhdojne, ai u kujton grekeve, se kunder pervec komunistit Enver Hoxha do te kene edhe fuqine e tij. Eshte kjo koha, kur ndoshta edhe komunistet jane te qete me mbretin. Nje vezhgim i kujdesshem shikon nje veprim tjeter me te matur te mbretit. Kur komunistet lindore e kane uzurpuar Egjiptin, atij i duhet te kujdeset si bari per Mergaten shqiptare. Nga larg, ai u jep nje sinjal komunisteve, qe nuk i nget, sepse edhe ata duhet ta lene te qete. Nje mase, qe e trajtuar si te duash, ka si vleresim nje gje te vetme: Lidhjen per Shqiperine dhe shqiptaret. B.an

Propoganda komuniste ne vendet arabe

Mbreti Zog tregon se pse nuk deshi qe te permbysen komunistet

Nje takim i befte me Atasheun ushtarak francez ne Tirane e ben mbretin qe t'i drejtohet menjehere shqiptareve me nje deklarate. Ai eshte kunder hedhjes poshte te qeverise se Tiranes, sepse kjo do te shkaktoje nje ngacmim ne kufijte jugore te saj. Megjithese sekret, Mbreti, duket se nga takimi me zyrtarin francez ka nxjerre mesimet e tij. Te cilat kane te bejne me mosmarrjen e asnje veprimi, qe mund t'i jape dore te lire interesave greke ne Jug te Shqiperise. Athina zyrtare zemerohet dhe ca me keq klanet e saj te shtypit. Kjo nuk e shqeteson Mbretin, qe i duhet te kushtohet Mergates shqiptare, ne kushtet e reja qe krijohen. Mbreti ka folur per t'i zhvendosur ne SHBA dhe ne Evrope njerezit e tij dhe eshte duke e parapare shume mire situaten e Egjiptit. Per Mbretin ditet ne Egjipt jane te numeruara. Eshte kjo arsyeja e fundit, qe ai vendos qe te shikoje mrekullite fareonike. Nderkohe komunistet ne Egjipt jane kudo. Zyrtaret vendas hapin syte me sasine e informacionit, qe zoteron mbreti shqiptar: "Ka me teper se 300 agjente te stervitur mire per ato qellime qe u jane ngarkuar, e keto me kohe kane mberritur te fusin njerezit e tyre ne te gjithe administraten egjyptiane", u thote ai

Penetrimi komunist ne Egjypt

Mbreti Zog ishte informuar ne saktesi mbi levizjet e agjenteve sovjetike ne te gjitha vendet me me rendesi te Egjyptit, shkruhet ne kujtime. Nje shembull: Ne Ambasaden Sovjetike, ate polake, hungareze, bullgare qe keto jane te gjithe nen programin sionist, te gjitha dirigjohen me nje program sovjetik. Ka me teper se 300 agjente te stervitur mire per ato qellime qe u jane ngarkuar. Keta me kohe kane mberritur te fusin gjurmet ne te gjithe administraten egjyptiane.

Kete gje, Mbreti Zog ja kishte thene shume here Mbretit Faruk. Bile, kjo ka qene dhe kembengulja per mos t'i dhene shkak nje lufte me Zhuifet ne Palestine. Sepse, i gjithe ekipi egjyptian ishte i helmatosur nga propaganda qe gjithkund zhvillonin agjentet sovjetike. Ne muajin Maj 1948 u zbulua haptas propaganda komuniste me nje menyre gjoja kunder kapitalizmit e kunder monarkise e te tjera. Ata kane mundur te stabilizojne njerezit e tyre gjithkundi, shkruhet ne kujtime: ne porte, ne shkolla te larta universitare, ne ushtri, ne polici dhe ne te gjitha fabrikat. Ne cdo dikaster, ata kane elementet e tyre. Shetitja e ketyre agjenteve, cilesohet ne kujtime- eshte me pasaporte diplomatike. Neper dezerte nuk kane nje pengese e sidomos ne Aleksandri dhe Tanta, e Port Sait. "Ata jane te vendosur rrenjesisht dhe mos harroni,- i keshilloi Mbreti Zog,Mbretin Faruk dhe zyrtaret e tjere, qe ishin me te-me sa me ekziston mua, prej informatoreve te mij brenda e jashte Egjyptit dhe sic ua kam spjeguar shume here, tani po jua them edhe juve. Ishin Mbreti Faruk dhe ne prezencen e tij ishte edhe Presidenti Sirian Excellenca e tij Kueatly, Myfti efendiu i Jeruzalemit Hysein Efendis, Xhemil Madam Beut. Sot ka arritur mese 60 perqind populli Felahe Egjyptian, qe eshte i helmatosur ne favor te komunizmit.

Po ju jap disa shembulla te vegjel, vijoi monarku:

1-Ketu ne Aleksandri eshte nje qender nen sherbimin e "Alexis Dehtiareff" me nje bashkepunetor te tij "Cheborine". Keta kane mundur te vijne ne vend dhe te helmatosin ne idera sioniste pjesen nder 'autoritete, shkolla, fabrika, polici, oficere'. Ne cdo dikaster kane agjentet e tyre. Mos harroni se vetem ne Aleksandri jane me teper 200.000 te huaj prej cdo nacionaliteti. Dhe, ketu mund te thuhet se jane 6000 agjente, qe zhvillojne propaganden komuniste nen sovjetet, te cilet qarkullojne lirisht neper dezerte e gjithkundi. Ata shperndajne dhe te holla dhe propaganda ne oficere eshte krejt kunder Monarkise.

2-Ne Port Said eshte nje shef dhe agjent sovjetik 'Hammed Terra' dhe 'Masri Effendi, T.Kravtchenko'. Ky eshte nje i rrafinuar me kohe ketu dhe shume i rrezikshem. Ata kane mberritur qe nje mbremje te vijne ne qarkullim brenda celulave te vendosura dhe te therrasin ne vend te Monarkise "Rrofte Rusia Sovjetike, Rrofte Republika Demokratike Sioniste". Ata kane treguar fotografite e Stalinit e te Molotovit dhe po agjentet e tyre te blere te vendit i shperndajne shpesh ne dezerte. Dhe, atje ku vdes nje Felah ose Bedevi, ata i dergojne 100 lira nga ana e Rusise. Por edhe te semureve i ndihmojne dhe po ashtu edhe te vobektit.

3-Ne kete raport, qe eshte me teper se i vertete, eshte dhe Ambasadori Egjyptian ne Kremlin "Mohamed Kammel El Bindarip Pasha".

Me gjithe kete eshte edhe 'Dr.Ahmed Kemal Bej', i cili eshte nenpunes i Ministrise Tregtise Egjyptiane dhe kryetar i Delegacionit egjyptian ne Moske. Keta me nje shumice personeli bejne dhe lehtesojne propaganden sovjetike. Ata 'lene edhe vajzen e Ambasadorit Nadia Bindari Pasha'. Ju e dini, qe kjo me eshte acik sic e kemi kuptuar edhe ju vete. Nga ana e tyre, njerezit e Ambasades te Kremlinit cdo agjent sovjetik qe shkon per t'u bere vizite e merr vizen ne pasaporten diplomatike pa as me te voglin hetim. Ata i japin vizen per ne Egjypt. Sepse keta jane te lidhur me oficeret sovjetike, qe jane agjente te persosur. Dhe 'chef i Intelegjent Servisit' dirizhon jo vetem misionin e tij ne Ambasaden Sovjetike, por dhe ate te Polonise, Cekosllovakise, Hungarise, Bullgarise dhe te Jugosllavise. Eshte "Alexis Dehtiareff" me shokun e tij "Cheborine". Keta jane njerezit qe me teper po qendrojne ne Aleksandri.

Po te deshironi, vijoi mbreti- ju dergoj nje kopje te ketij raporti se ka detale shume me teper se sa kemi biseduar dhe ne hollesi. Pra, kjo eshte nje mekat per informacionin tuaj. Vetem se ky raport nuk duhet qe te mirret vesh, se jo per mua, por per juve eshte mire, sepse nje dite do ju gjejne ne gjume. Te gjitha pergatitjet jane bere dhe duhet te jeni te sigurte se 60 perqind te popullates egjyptiane jane te drejtuar ne kete rruge. Jane nje pjese e madhe e oficereve te rinj dhe shume studente universitare. Pra, jane shume gjera, por do te kuptoni me mire kur do ju dergoje nje kopje te raportit", e perfundoi mbreti fjalen e tij.

Madhnia e Tij Mbreti Faruk dhe Shyqri Kueatly, Myftiu i Jeruzalemit si edhe Xhemil Madam Beu u preken aq rende dhe u tronditen aq shume sa Mbreti Faruk ju kthye Mbretit Zog duke i thene:

"Jo vetem se ju faleminderit, por ju ka vella te madh. Edhe une deri diku kam qene ne dijeni por jo kaq. Kam per te marre masat, por gradualisht dhe pa bere buje".

Mbreti Zog i tha: "Nuk duhet te bini ne sy aq teper. Ketu gjendja ka arritur saqe jane te kompromentuar te gjithe. Ju thashe se presin diten programore, por duhet te keni nje kujdes te madh ne oficeret. Ketu duhen te mirren masa te shpejta e disiplinore. Pastrojeni mire ushtrine, sepse nje dite ju zene ne lak. Duhet te veni nje qeveri te forte, e me plot influence, qe te mundi pak a shume te veje nje rryme qetesie, dhe gradualisht te beje pastrimin e dikastereve. Kjo qeveri duhet qe te kete relata te mira edhe me Ameriken se ato kane nje informacion mjaft te forte dhe nuk ju intereson komunizmi ne Majen-Urjente. Duhet te keni kujdesjen me te madhe ne oficeret. Keta jane mjaft te nderlikuar dhe kane idera te kunderta. Ne Qeveri vini Nehas Pashen me Eakfin, por ne eshte se e pranon. Sot nuk eshte e lehte per te marre nje pergjegjesi ne kete lemsh qe eshte krijuar. Sikur mos te ishte bere lufta e Palestines, nuk kishte per te gjetur kaq shesh te lire ky mikrob. I thirrni Nehas Pashen dhe ngarkoni te gjithe Qeverine duke i dhene te gjitha kompetencat per stabilizimin e qetesise. Deri diku e mos humbi kohe, se koha nuk ju prźt. Mund t'ju ngjasi dite ne dite ndonje kryengritje. E siguroni mire Garden, qe ta keni besnike deri diku edhe policine. Po ashtu edhe ushtrine ne Aleksandri dhe ne Kairo. Edhe keta, po te keni mundesi t'i pastroni nga mikrobet".

Aleksandri 24 Nandor 1949

Madhnia Tij Mbreti Zog mblodhi Keshillin Mbretnor Shqiptar nen Kryesine e vet dhe ju spjegoi permbi sa u perkiste gjendjes sone ne Egjypt, shkruan adjutanti. Ai sjell ketu fjalen e plote te Lartmadherise perpara tyre:

"Per t'u sherbyer interesave te Shqiperise, tani ketu nuk shoh te jete ne favorin tone sepse cdo dite vjen duke u keqesuar. Nuk ekziston me ajo Lige Arabe, qe mendonim. Ajo, qe nje dite do te na jepte gjithe perkrahjen moralisht, politikisht dhe materialisht per t'i sherbyer vendit tone. Kjo sot me ketu nuk ka as me te voglen shprese, se sic po e shihni ketu jo larg, por do te bijne ne duart e Rusise Sovjetike".

Pastaj ai vijoi:" Ne, me e mira eshte qe te largohemi prej kendej dhe te gjejme vendin e pershtatshem. Aty ku mund t'i sherbejme interesave sa me mire te Atdheut. Per sa u perket shpenzimeve, ato pothuaj jane po te njejtat. Une kam biseduar shpeshhere me Ambasadoret Anglo-Saksone dhe te Frances. Edhe ata me keshillojne se nuk eshte aspak ne interesin tone me ketu. Por, do te largohemi o ne Europe ose ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Mund te vije nje dite qe edhe nuk mundemi me dale".

Pas kesaj ai u mor me bisedime, me njerezit e komitetit.

"Persa i perket emigracionit, nje pjese nga Siria u derguan ne Kanada dhe Australi prej Organizates se 'IROS',-u tha Mbreti Zog- se kisha nje bisedim te gjate me Excellencen e tij Peterson. Bile beri mire qe t'i beni nje vizite ne Hotel 'Bourivage', duke falenderuar se ai na ka bere shume pune te medhaja, persa i perket emigracionit. E sonte per darke kam Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Gafarin, si edhe Prestonin. Po ashtu kam edhe nje mik te Ambasadorit po nuk e njoh. Kam shume bisedime me ta. Sic e dini, ketu tani prej nje muaji kam si mik kolonel Sterlingun bashke me Zonjen e vet. Me tha Mbreti Faruk: Ky eshte nje Inteligjent Service i klasit te pare britanik dhe eshte i padeshirueshem qe ta mbanim ne shtepi se ky eshte nje gjarper per Arabet. Ne duam ta nxjerrim jashte Egjyptit. Por une iu drejtova u tha mbreti: Miku im, une gjithmone pune kam me Amerikanet dhe britaniket e francezet. Ata jane aleate te Shqiperise. Me ata punoj per vendin tim e jo per juve. Perkundrazi per ju eshte ne interesin tuaj qe jo t'i deboni, por te lidheni ngushte me anglo-saksonet e francezet, se aty ka per te qene dobia juaj e jo sovjetet. Bile shpeshhere kur vjen rasti ju sherbej edhe juve me anen e tyre. Sa i perket kolonel Sterlingut, e kam mik. Dhe, jo ketu po edhe ne Shqiperi, eshte e vertete se eshte nje personalitet i rende dhe i cmueshem. Natyrisht per vendin dhe per miqte e tij. Ky kesaj jave do te shkoje ne Tanger Maroke, per disa kohe, por kurdo qe ai deshiron te vije ketu ne shtepine time, per kete ju siguroj une qe nuk ju vjen asgje e lige. Por e di se nuk ka per te ardhur shpejt".

Ne darke Mbreti kishte te ftuar te rralle.

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Gafari se bashku me Prestonin dhe Excellencen e tij Gjeneral Prefino Helmin dhe me gjithe zonjat e tyre erdhen ne oren 8 te mbremjes. I priti Madhnia e Saj Mbreteresha Geraldine dhe Mbreti Zog, se zonjat e tyre vinin shume here. Pasi mbaruan buken dolen ne sallon. Kur po pinin kafe Mbreti Zog i tha Ambasadorit Gafarit: "Cfare pune beni ju amerikanet. Ju kisha treguar me kohe se po e humbni Mojen-Orjentin, e sidomos 100 milion arabet. Por, kur te humbni Egjyptin pothuaj keni humbur te gjithe Arabistanin. A jeni ne dijeni se qysh po zhvillohet ketu situata? Ajo po precipiton me nje shpejtesi te madhe dhe une keto fjale qe po ua them juve, ua kam thene edhe arabeve. A jeni ne dijeni mire mbi qendrat e agjenteve ruse dhe permbi sa ato po veprojne? Ai i dini se ata kane formuar celulat e formuara gjithkund neper dikastere arabe, e bile edhe ne ushtri, polici, ne gjithe administraten e ne profesoret e universitaret?! Tani i kane futur rrenjet aq thelle sa lufta e Palestines qe nje shesh i lire per sovjetet prej propagandes se tyre. Sot eshte teper vone per te marre masat pengese per pakesimin e ketij mikrobi, qe i ka futur rrenjet deri ne Felaht e Bedevite e Dezertes. Ata kane nje sasi te madhe arabesh intelektuale prej cdo dikasteri. Ata i kane grumbulluar ne organizaten qe po zhvillojne propaganden komuniste. Pjesa me e madhe e oficereve eshte shume e demoralizuar dhe e gjithe kjo propagande behet kunder anglo-saksoneve e ne favorin sovjetik, si edhe kunder Monarkise Egjyptiane. Kjo, ne rast se Excellenca juaj nuk e keni vene hollesisht ne dijeni e Departamentin e Shtetit, eshte nje neglizhence e madhe se koha nuk prźt".

Ambasadori Gafari u prek nga sa i spjegoi Mbreti Zog e sidomos Gjenerali Helmi. Ambasadori ju pergjigj Mbretit me keto fjale:

"Madhni, une zakonisht pothuaj tri here ne jave jam tek Mbreti Faruk dhe bile shpeshhere shkoj heret e marrim mengjesin se bashku. Ai ka mjaft konfidence me mua. Por, asnje te dhjeten e kesaj situate nuk ma ka treguar. Gjithsesi, kjo qe me tregoni Madhnia Juaj nuk me habit. Edhe ne informacionin tone, po kjo gjendje rezulton mjaft e koklavitur. Kuptohet se jo kaq e qarte sa u bisedua sonte ne prezencen e dy miqve te Madhnis Suaj dhe timen. Sa i perket Departamentit Shtetit, une natyrisht e kam vene ne dijeni mbi sa me perket. Kuptohet qe ajo eshte ne dijeni se ka edhe informata me te imta. Me thoni se jemi duke e humbur 100 milion arabe, dhe gjithe vendet e Majen-Orjentit. Ajo i perket Departamentit te Shtetit. Dhe sic e keni studjuar ju, kjo i pershtatet krejtesisht te vertetes. Mbasi Madhnia Juaj do te shkoni ne Shtetet e Bashkuara ne Eashington, natyrisht ju keni pune te tjera per te biseduar: "Persa i perket vendit tuaj, mos mungoni per t'i spjeguar te verteten. Sot eshte krijuar nje situate ketu ne Egjypt dhe duket se ka edhe nje interes nga ana e Madhnise Suaj".

Mbreti Zog ju tha:" Mbi sa kemi biseduar eshte nje permbledhje e vogel. Por, po qe se deshironi, neser ju dergoj nje kopje te raportit me te gjitha detajet. Ky raport te studjohet nga te gjithe elementi juaj i informacionit, se ky lidhet me Europen dhe me Nojen-Orjent. Por eshte vetem penetrimi komunist ne Egjypt aty ku Ambasadori u kenaq dhe ky eshte nje nder i madh per mua, po ashtu edhe per dy miqte e tjere".

Pasi biseduan mbi te gjitha koha u be mjaft vone. Po vinte ora 2 pas mesnate, dhe zyrtaret e larte moren leje e shkuan ne Hotel Bouri-Vage, ku te nesermen para dreke do vinin para se te shkonin per Kairo.

Egypt 1 Kallnur 1950

Madhnia e Tij Mbreti bashke me Mbretereshen edhe me Princeshat e suiten me date 1 Kallnor 1950 shkuan per te vizituar vendet e Fareoneve si "Luksor dhe Asuan". Natyrisht, Qeveria Egjyptiane i kishte vene ne dispozicion Toufik Dos Pashen si dhe Mahmut Beun. "Kishim edhe Dr.Omar Shaukine. Si, ne Luksor por edhe ne Asuane kemi qendruar afer nje muaj. Ishte nje kohe shume e mire dhe e paster", shkruan adjutanti.

Me date 6 Kallnur 1950, ne Aduane, na vjen Atasheu ushtarak francez nga Tirana. Ky ishte i emeruar si Atashe Ushtarak i Frances prane Qeverise Komuniste Shqiptare ne Tirane. Ai po bente edhe detyren e Ministrit, pershkruan adjutanti. "Porsa ka hyre ne Hotelin Asuane menjehere ka kerkuar te marre kontakt me kolonel Husein Selmanin, qe ishte Kryeadjutant i Mbretit Zog dhe Shefi i Shtepise Mbretnore, shkruhet ne kujtime. I thone kolonel Selmanit se nje kolonel francez deshiron t'ju shohe se ka nje pune teper urgjente"

Per kete moment adjutanti kujton se: "Mire, i thashe kapiten Zenel Shehit,- fute ne sallon poshte. Tani po vij edhe une".

Menjehere, shkova ne sallon, vijon adjutanti dhe aty e gjeta bashke me kapiten Zenel Shehin. "Si u pershendetem e ftova se cfare deshironte te pinte". Zyrtari francez kerkoi thjesht nje kafe. Posa porositem kafet, ai me tha, kujton adjutanti:

" Une jam Atasheu militar i Frances ne Tirane kolonel G. Une vij direkt nga Tirana. Isha ne Aleksandri dhe pa u ndaluar erdha ketu. Kam nje porosi teper urgjente dhe sekret vetem per t'ja parashtruar Madhnis Tij Mbretit Zog personalisht. Do te jete e mundur te kthehem prape".

"Po, mire, -i thashe - rrini pak ketu". Une shkova menjehere lart tek Mbreti Zog dhe ja parashtrova tekstualisht. Mbreti me urdheroi ta ngjisja menjehere lart tek ai vete.

Shkova poshte dhe e shoqerova ne sallonin privat ku ishte Mbreti. Si u prezantua une dola por me pare i thashe Mbretit:"Po ju le vetem".

"Mire,- tha Mbreti- se po qe nevoja ju therras. Vetem na dergoni kamarierin, qe te na sjelle kafe".

Une dola ne sallonin tjeter, shkruan adjutanti- dhe ata kane biseduar vetem per vetem afer 3 ore. Saqe, kur erdhi koha e drekes, Mbreti e ndaloi per dreke te hanin bashke.

Kur mbaroi dreka, Mbreti Zog m'u drejtua, shkruan Selmani:"Kolonel, miku yt kolonel G. ka per te qendruar per kater dite ketu. Ai eshte mysafiri im e ta shetisni gjithkund".

Francezi, menjehere dha nje shifer ne legaten e tij franceze ne Tirane, qe keshtu cdo dite bisedonte me Mbretin, mbi misionin qe i ishte besuar. Mbas 4 diteve, ku per cdo dite kishte bisedime te gjata me Madhnine e Tij Mbretin, edhe diten e fundit ai, e ka mbajtur 3 ore ne bisedime. Pasi mbaruan, ai u nis direkt per Tirane dhe mbeti teper i kenaqur. Mbreti, kur i shtrengoi doren, i tha: "Jam dakord, e mos keni asnje merak dhe ju kolonel kurdo qe te shihni nevoje direkte te vini ne shtepine time ne Aleksandri".

Kolonel Selmani e dergoi ne aeroport dhe u pershendeten e u nisen per ne Tirane. Bisedimi mbetet i pashenuar.

Pasi u nis koloneli francez, Atasheu ushtarak ne Tirane, Madhnia e Tij Mbreti Zog me thirri dhe me urdheroi per t'u nisur menjehere ne Athine te Greqise, Itali e ne France. Nuk po shenohen bisedimet, sepse jane...

***

Madheria e Tij Mbreti Zog, pas kesaj, leshoi nje mesazh ku ja drejton mbare kombit shqiptar dhe emigracionit ne te cilen shenonte:

"Jam i mejtimit, se nje levizje sado e vogel qe te jete, po t'i jape forme kryengritjes ne Shqiperi, sot nuk do te sjelli asnje dobi, pervec rreziqe ne damin e integritetit toksor te Shtetit. Cdo kryengritje parakohesh, eshte ne dem te Shqiperise. Nuk duhet te harrojme kurre se Greqia ka pretendime toksore permbi "Epirin Shqiptar" ne te cilin banon nje minoritet prej 27 mije greke.

Greqia po deshronte qe te 100-mije Orthodoks Shqiptar te 'Vorio-Epirit' t'i konsideronte si greke. Ajo do te perfitonte para kausit, qe do shkaktonte nje kryengritje ne Shqiperi dhe do nderhynte me te shpejte, qe te bashkonte regjionin "Epirit" dhe qe per te cilin s'ka pushue te pretendoje gjith kohen e Luftes se Dyte Boterore".

Me poshte Mbreti Zog beri te njohur se: Une kurre nuk do te pranoj qe te behet ndonje levizje kundrejt regjimit komunist te sotem te Shqiperise sepse, derisa nuk eshte dhene nje sigurim per kufijte shqiptare prej 3 Fuqive te Medhaja te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe dhe Frances, cdo gje me e vogel nuk duhet te behet ne kundershtim te regjimit te sotshem".

Ky qe mesazhi i Mbretit Zog, drejtuar popullit te tij.

Shtypi grek, kete deklarate e mori si fyese. Kjo nuk ishte ndonje gje e re per greket, por ajo qe ishte bere e zakonshme ne trurin e tyre ishte se pa mase kishin derguar me bisedime delegacione me pretendime te kota. Gje, qe sa i kishte dale krejt yndyra.

Kur kolonel Husein Selmani, arriti ne aeroportin e Athines, aty e priti Spiro Milo. Menjehere i tha se ishte i tronditur nga nje deklarate qe ka leshuar Madhnia Tij Mbreti Zog kunder Greqise. 'Greket jane te pesmatuar se tepermi. Kete gjendje e tregojne fletoret greke. Kjo deklarate nuk i le shteg me nje miqesie dhe shtypi i jep nje forme shume keq kunder Mbretit Zog dhe e bashkon me Enver Hoxhen', i tha ai.

Kolonel Husein Selmani, ju pergjigj Spiro Milios me buzeqeshje:

"Jo miku im. Ne nuk na behet aspak vone, persa shkruan shtypi grek. Por, Qeveria Greke e din fare mire se deklarata e Mbretit Zog nuk ka asgje kunder grekeve. Persa u perket interesave te Shqiperise, se sic e dini Mbreti Zog perkundrazi gjithmone ka deshiruar e deshiron nje miqesi te sinqerte. Jo sic pretendojne me polemika shtypi, sepse greket nje here e gjithmone duhet te hekin dore nga pretendimet absurde te tyre. 'Vorio-Epiri' eshte shqiptar. Kurren e kurres nuk do ta gezojne greket, se aty derdhet i gjithe gjaku i dy milione shqiptareve. Greket nese duan miqesi me Shqiperine lipset te hiqen menjehere keto shkendia".

"Por, ju po flisni sic flet Enver Hoxha?- tha zoti Spiro Milo."

"Natyrisht,- i tha kolonel Selmani, se Enver Hoxha eshte shqiptar e do te mbroje interesat e Shqiperise. Si Enver Hoxha dhe kushdo tjeter duhet te beje keshtu. Ne qofte se kjo eshte e rrenjosur ne zemren e cdo shqiptari. Ju e dini mire, qe shqiptaret kurre nuk i jane shtruar as Fuqive te Medhaja kunder interesave te tyre".

Me poshte adjutanti vazhdon:Mbasi bisedova ne Athine, me ata qe isha urdheruar, per tri dite me rradhe, u nisa per Rome dhe Trieste. Per nje jave mbarova misionin qe me ishte ngarkuar. U nisa per ne Paris. Aty qendrova 15 dite, sepse kisha shume vende per te vizituar. Pastaj shkova ne Munchen Gjermani dhe ne Viene Austri. E, pas nje muaji, si u kryen te gjitha udhezimet u ktheva ne Aleksandri Egjypt.

Nuk shenohet misioni i kryer, meqe mbetet gjithnje ne temen "sekrete te pa shenuara".

Aleksandri 22 shkurt 1950

Kur u ktheva ne Egjypt, Madhnia e Tij Mbreti Faruk ja kishte ngarkuar Qeverine ta formonte Nehas Pasha. Ai e kishte formuar me persona te zgjedhur prej Vakfit. Kjo ishte partia me e madhe dhe me e forta ne Egjypt. Por, akoma nuk dukej te ishte marre asnje mase mbi sigurimin e vendit, qofte nga grevat e shkollave, qofte nga agjentet turbullues. Duket se ende ata ishin ne perpilimin e programit. Keta ishin patriote te vertete pa asnje leje dhe oksidental. Portofolin e ministrise se brendshem ja kishin dhene Fuad Serachedinit: nje dore mjaft e forte dhe personi me besnik i Nehas Pashes. Ky ishte Sekretar i Vakfit.

Per kete dite adjutanti ka shkruar: Madhnia Tij Mbreti Zog me pare se te nisej per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i beri nje vizite Rektorit El-Az-hare. U prit prej Shehit El-Az-har, me gjithe ekipin e Az-Harit. Per kete kohe, me nje entuziazem te jashtezakonshem, fjalimi i Sheh Az-harit ishte ne kete sens:

"Lart Madheri, Shqiperia ka pasur Medresen e Larte Islamike ne Tirane. Ky institut Fetar ishte nga me te mirat Medrese ne gjithe Europen. Gjithashtu ka derguar studente ne Universitetin Al-Al-Hare dhe po ashtu edhe ne Pakistan dhe ne Lahor.

Lidhjet vellazerore ne mes popullit shqiptar dhe te popujve Musliman qendrojne te shkelqyera ne historine e Orientit. Prej shqiptaresh kane ardhur me shume se 27 Satrazema dhe shume Ministra si dhe komandante, Vali e Shejhul Islame, qe I kane sherbyer fese islame dhe atdheut te perbashket ne kohen e osmanllinjve ne Istanbul".

Te gjitha fletoret "El-Az-Har" botuan fjalimin e Shehit Az-Harit dhe fotografine e Mbretit Zog I ne kongresin e Lushnjes, me date 22.01.1920. "Duke hequr e duke patur prane kryetarin e komitetit musliman shqiptar Haxhi Vehbi Dibren dhe Hoxha Kadrin Efendine, etj...", shkruan adjutanti

Madhnia Tij Mbreti Zog si vizitoi Universitetin dhe Muzeun Islamik e gjithe klasat e studenteve u kthye ne sallon te Rektorit El-Az-Hare. Ishte i shoqeruar prej te gjithe profesoreve dhe nga Shehi, kryetar i El-Az-Ahrit. Aty kishin bere nje pritje shume madheshtore dhe para se te mirrnin sharupim, ju bene nje diskurse shume historike e prekes duke i dhene cmimin e merituar te institutit te larte Al-Az-Har. Duke falenderuar per te gjitha, fjalimi i Mbretit u duartrokit dhe beri pershtypjen me te madhe ne gjithe Az-Harin.

Me keto bisedime mori fund ceremonia ne El-Az-Hare. Mbreti mori leje prej Shehut me dale. Ne ate kohe u ngriten me se 500 vete Shehi. Te gjithe profesoret islamike e universitare e shoqeruan deri sa hipi ne automobil dhe pastaj ai i pershendeti dhe u nisem.

Aleksandri 2 mars 1950

Ne kete date, ne oren 7 te mbremjes, erdhen Mbreti Faruk bashke me Princin Aga Khanin dhe filluan ne bisedime mjaft kritike te Egjyptit. Kur erdhi koha e drekes shkuan ne sallen e bukes, vijon ne kujtime adjutanti. Si mbaruan buken, prape erdhen ne sallon ku aty moren kafe. Mbreti Faruk i tronditur thellesisht nga gjendja e keqe i tha Mbretit Zog keshtu. Adjutanti i ka shkruar tekstualisht keto fjale:

"Mos harroni, vellai im, -i tha Mbreti Faruk,- se une kurre nuk do te pranoja as Ambasaden Sovjetike as Legatat komuniste satelite ruse ketu ne Egjypt. E kam ditur me kohe, se nje dite keto do te luajne nje rol ne interesat e tyre. I cili nuk pajtohet me doktrinen Mohamedane. Por, kembengulja britanike dhe amerikane me detyruan qe t'i pranoj qysh ne vitin 1945. Ata ma vune kondite si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me pranu Ambasaden Sovjetike se eshte aleate. Natyrisht kur u pranua kjo atehere ishin edhe kelyshet e saj: Polonia, Cekosllovakia, Hungaria, Bullgaria, Jugosllavia, Rumania. Keto natyrisht kane punuar e po punojne. Tani situata u zmadhua dhe nga fatkeqesia e Palestines. Dua t'ju them se dhe ketu faji eshte i anglo-saksoneve".

Mbreti Faruk ishte shume i merzitur. Vertete ishte shume patriot dhe guximtar, por ai e donte fort popullin Egjyptian. Saqe, nuk i jepte zemra te merrte masa te rrepta dhe i vinte teper keq. Mbreti Zog po e shikonte, dhe i tha:

"Une kurrkund nuk ju kuptova se ku deshet me dale me keto fjale. Populli don bari te mire, qe te dije t'i stervise dhe me ju dhene reformat qe u pajtohen ne jetesen morale dhe materiale. Keshtu ecen jo ne Egjypt, por as ne France, qe sot eshte libertaja shembull ne gjithe boten. Merr masa mos e ler te vije koha kur do te kapin per fyti?!

Mbreti Faruk u kthye dhe i tha Mbretit Zog I:

"Po me thate qe te jepja Qeverine ta formoje Nehas Pasha me Vakdistat, ja dhashe me te gjitha kompetencat. Cfare beri e cfare eshte duke bere deri me sot? S'ka bere asgje. Asqe ka per te bere. Gjendja vjen perdite duke u keqesuar, ne cdo gje e ne cdo vend. Keta asnje mase nuk kane marre".

Mbreti Zog I iu pergjigj:" Une ju kam thene me kohe juve. Shikoni ushtrine, rregulloni nje Garde te forte me oficere besnike?! Po ashtu ushtrine ne Kairo, si edhe kete te Aleksandrise rregullojeni mire. Vizitoje vete dhe mos ja ler Hajdar Pashes. Keto te dy divizione, plotesoi me oficere besnike, ose ne qofte se nuk mund t'i beni shperndai dhe materialin siguroje ne Garde. Dhe, Garden ta kesh besnike, se ajo luan rolin?! Pajise me armet me moderne qe keni ju ketu?!

Sa i perket Qeverise, ate pergjegjesi lija Nehas Pashes me shoket e vet. Ata jane nacionalista e patriote, se po nuk munden keta per te bere gje tjeter, kush aspak nuk ka per te mundur te veje nje qetesi. Ja do ta veje Nehasi me shoket e vet ose askush tjeter. Sot Vakfi eshte Egjypti. Ajo eshte fuqia me e madhe me e organizuara e me e forta, qe nuk mund ta prishe gje vetem se ushtria. E mos harroni se jeni ju vete komandanti supreme i saj e jo Qeveria. Pra, juve ju perket te merrni masa dhe te siguroni ushtrine, se po qe se rregullohet ushtria, ajo do te marre iniciativen e nje revolucioni. Dhe, s'ka cfare ben as Nehasi e as ti. Keshtu gjendja ka mbaruar"i tha mbreti.

Greket: Mbreti shqiptar ndihmon komunistet

Gjenerali Zerva takon ne Egjipt Lartmadherine

Mbreti Zog nuk pranon oferten greke, kunder Enver Hoxhes:Komunistet jane shqiptare, u thote ai

Greket i tregojne te verteten e marredhenieve te Greqise dhe Shqiperise, ne ditet e pushtimit fashist

Beselidhja e shqiptareve te Mergates dhe njerezit qe e firmosen


Abaz KUPI, XHAFER DEVA, ERNEST KOLIQI ISHIN NJEREZIT KRYESORE TE MARGATES

Greket jane te alarmuar me prishjen e marredhenieve me mbretin shqiptar Zog i I. Nje delegacion i larte, i drejtuar nga ana e Gjeneralit Zerva, shkon per te rregulluar marredheniet. "Menjehere Gjeneral Zerva, i paraqiti nje leter te Mareshallit Papagos, ku kerkonte te falur e mos t'i vinte re shtypit. Ata jane te lire te flasin, i thote ai", kujton adjutanti. Qeveria Helene gjithmone deshiron miqesi, i thone greket dhe qellimi i kesaj letre, si dhe bisedimet e delegateve ishte dhe kerkonin se Greket deshironin qe te bente nje operacion te forte, qe kete rradhe t'i zhduke krejtesisht cerdhet komuniste. Shkurt, ata i luten mbretit qe t'i ndihmoje kunder komunisteve "qe edhe shqiptaret te marrin pjese ne bashkepunim me ushtrine greke si vellezer e miq". Mbreti e mohon sepse per te shqiptaret jane me te vlefshem se greket. Qofshin edhe komuniste. Nderkohe greket ne takim me mbretin tregojne dhe te verteten e 7 prillit dhe marredheniet e tyre me Shqiperine. Nderkohe, Mergata zhvendoset pjese-pjese ne "Boten e Lire". Abaz Kupi, Ernest Koliqi, Xhaver Deva nenshkruajne nje memorandum mirekuptimi me mbretin


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.