Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kritika eshte si nje lime, qe lemon ate qe kafshon>
--- Legouve

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: OSBE: "Tirana rrezikohet nga destabilizimi"
Postuar nga: Albo

Lajme RAPORTI I PLOTE I ORGANIZATES TE SIGURISE DHE BASHKEPUNIMIT EUROPIAN (OSBE) PER SHQIPERINE

Nga Osmo Lipponen

Hyrje

Qė nga raporti i fundit i Prezencės i mbajtur nė Kėshillin e Pėrhershėm mė 6 shkurt, Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri ka vazhduar procesin e ridimensionimit tė punės sė saj, duke pėrfunduar strukturimin e ri tė saj dhe duke u pėrqendruar mė shumė nė ēėshtjet kyēe. Pėrmes kėtij procesi, Prezenca e ka ripozicionuar veten nė qendėr tė debatit nė rolin e moderatorit dhe lehtėsuesit pėr ēėshtje tė rėndėsishme politike qė po pėrballon vendi, si reforma zgjedhore dhe kthimi i pronave. Duke pasur parasysh rolin e Prezencės si lehtėsuese e proceseve politike dhe nivelin e saj tė lartė tė ekspertizės, ajo po plotėson mė sė miri punėn e Komisionit Evropian duke mos konkurruar me rolin e tij nė rritje nė kryesimin e Procesit tė Stabilizim Asociimit dhe aktorėve tė tjerė ndėrkombėtarė nė vend tė pėrfshirė nė procesin e reformave.

Klima e pėrgjithshme politike nė Shqipėri ka vazhduar tė influencohet nga fryma e konsensusit, megjithėse marrėdhėniet ndėrpartiake janė bėrė shumė mė konkurruese pėr shkak tė fillimit tė fushatės sė zgjedhjeve tė ardhshme tė pushtetit vendor tė tetorit. Duke pasur parasysh tė ardhmen e paqartė tė zgjedhjeve tė pushtetit vendor, i ėshtė kushtuar mė shumė vėmendje Komisionit Dypalėsh pėr Zbatimin e Rekomandimeve tė ODIHR-it dhe pėrfundimin e procesit tė reformės zgjedhore, nė tė cilin Prezenca ka luajtur njė rol qendror. Ēėshtja tjetėr kryesore e reformės mbi pronėsinė e tokės ka marrė njė karakter mė politik edhe si pasojė e presioneve tė zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh shqetėsimin aktual tė politikės shqiptare nė lidhje me ēėshtjet qė direkt apo indirekt kanė tė bėjnė me zgjedhjet e ardhshme, ky raport do tė pėrqendrohet kryesisht nė kėto ēėshtje, nė atė se si po ndodhin ndryshimet aktualisht nė sferėn politike dhe se si ka ndikuar puna e Prezencės dhe roli i saj nė lehtėsimin e dialogut. Kėtu ėshtė shprehur shqetėsim pėrsa i pėrket debatit tė kohėve tė fundit mbi lirinė e medias, qė mund tė ketė pasoja afatgjata, i cili duket se ka lidhje me fushatėn zgjedhore, tani qė partive u janė dhėnė shanse tė barabarta nga Kodi Zgjedhor i pėrmirėsuar. Nė kėtė raport, vihet nė dukje, gjithashtu, edhe politika rajonale e Shqipėrisė dhe realizimi i nėnshkrimit tė Kartės sė Adriatikut, pasi ato tregojnė se si mund tė arrihet suksesi duke vendosur prioritete dhe duke u pėrqendruar nė to.


Konteksti i Pėrgjithshėm

Raporti i Prezencės i mbajtur nė muajin shkurt nė Kėshillin e Pėrhershėm tregoi se pakti konsensual midis z.Nano dhe Dr.Berishės u prish si pasojė e presioneve nė rritje tė fushatės parazgjedhore. Megjithatė, ėshtė e qartė se gjashtė muajt e "periudhės sė konsensusit", shėrbyen si njė interval i nevojshėm dhe, sė bashku me ndikimin pozitiv tė Komisionit Dypalėsh, sollėn njė ndryshim kulturor premtues nė mėnyrėn se si po zhvillohet tashmė politika. Vetė termi "konsensus" ėshtė bėrė tashmė pjesė e pandashme e fjalorit tė politikanėve dhe rrugėt e komunikimit janė hapur nė nivele tė ndryshme mes strukturave tė partive. Duke pasur parasysh se Kuvendi ėshtė arena kryesore ku opozita ėshtė pjesėmarėse nė procesin e hartimit tė politikave, veprimtaria politike dhe ligjvėnėse ka marrė njė rėndėsi tė veēantė. Si pasojė, Kuvendi ėshtė bėrė fokusi kryesor i vėmendjes, duke u pasqyruar rregullisht dhe gjerėsisht nė media. Projekti i Prezencės nė mbėshtetje tė Kuvendit ka mundur qė tė ēojė mė tej pėrpjekjet e deputetėve pėr tė rritur rolin dhe pėrgjegjėsitė e tyre, duke dhėnė rezultate pozitive qė i kalojnė parashikimet fillestare tė projektit.

Kthimi nė politikėn "tradicionale" shqiptare, siē u tregua edhe nga retorikat e zjarrta tė pėrdorura gjatė debateve tė periudhės shkurt-prill mbi ngritjen e komisionit hetimor pėr aktivitetet e Bashkisė sė Tiranės dhe Ministrisė sė Kulturės - kryesisht pėr qėllimet e opozitės pėr tė ndjekur pretendimet e tyre kundėr Kryetarit aktual tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ėshtė rezultat i afrimit tė zgjedhjeve dhe nevojės sė politikanėve pėr tė fituar pikė nga elektorati i tyre tradicional. Kėto zhvillime pasqyrojnė njė dinamizėm nė rritje tė zhvillimeve demokratike nė vend dhe jo shenja tė paqendrueshmėrisė politike. Nga ky kėndvėshtrim, sulmet e zjarrta tė Dr.Berishės dhe taktikat obstruksioniste tė pėrdorura nga figura tė tjera tė opozitės nė Kuvend, pėrfaqėsojnė mjete tė ngjashme tė ushtrimit tė presionit politik, nė mos disi mė pak tė zhvilluara, me ato qė shihen nė demokraci mė tė pėrparuara perėndimore.

Deklarimet e opozitės pėr tė pėrdorur tė gjitha mjetet qė u ofron atyre rregullorja e brendshme e Kuvendit pėr tė bllokuar interesat e shumicės, tregojnė njė angazhim tė opozitės nė procesin politik dhe jo refuzim, siē ka bėrė ajo mė parė pėrmes bojkotimit. Pėr mė tepėr, deklarimet e tyre tė mėtejshme se manovrimet lidhur me ēėshtjen e komisionit hetimor kishin pėr qėllim mbrojtjen e Kushtetutės, janė, gjithashtu, tė rėndėsishme, pasi ata, nė fillim, e kishin bojkotuar referendumin pėr Kushtetutėn nė vitin 1998 dhe kishin refuzuar ta njihnin autoritetin e saj, sapo ajo u miratua. Prandaj, veprimet e opozitės gjatė muajve tė fundit duket se tregojnė njė ndryshim, veēanėrisht, nė qendrimin e Partisė Demokratike drejt angazhimit tė plotė nė procesin politik pėr tė mos i lėnė mundėsi maxhorancės tė vendosė arbitrarisht mbi ēėshtje tė ndryshme.

Megjithėse akoma pėrdoren akuza dhe retorika pėr tė kėnaqur mbėshtetėsit e partisė nė bazė, vihet re njė pjekuri e udhėheqėsve kryesorė politikė, e cila mund t'i atribuohet kryesisht rezultateve tė punės konstruktive dhe konsensuale tė Komisionit Dypalėsh dhe Procesit tė Stabilizim Asociimit. Procesi i Stabilizim Asociimit ka dėshmuar se ėshtė njė forcė ndikuese qė kėrkon ndryshime nė nivelin teknik dhe legjislativ, por qė ka filluar, gjithashtu, tė nxisė modernizimin e qendrimeve politike shqiptare. Edhe mbėshtetja qė Shtetet e Bashkuara i kanė dhėnė procesit tė Stabilizim Asociimit dhe objektivave tė kėtij procesi ka pasur njė ndikim tė konsiderueshėm.

Rezoluta e Kuvendit mbi Raportin e Dytė Vjetor tė Komisionit Evropian mbi Procesin e Stabilizim Asociimit nė Shqipėri ilustron shembullin e mėsipėrm. Debati i zgjatur dyditor mbi kėtė raport u provokua nga njė mocion i opozitės ku i kėrkohej Kryeministrit Nano tė shpjegonte arsyet pėr tonin shumė kritik tė raportit. Nė mėnyrė qė tė mos humbisnin pėrfundimet kryesore tė debatit, Komisioni i Punėve tė Jashtme hartoi njė rezolutė, nė tė cilėn Kuvendi i kėrkonte Qeverisė tė ndėrmerrte njė numėr veprimesh tė rėndėsishmė nė pėrgjigje tė raportit tė Komisionit. Kėto veprime pėrfshinin pėrgatitjen e njė Strategjie Kombėtare pėr Integrimin nė Bashkimin Evropian, pėrqendrimin nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikimit dhe paraqitjen e njė plani veprimi pėr pėrshpejtimin e reformės sė ndėrmarrjeve strategjike. Kuvendi deklaroi, gjithashtu, mbėshtetjen e tij pėr pėrpjekjet e Presidentit nė lidhje me reformėn gjyqėsore dhe u bėri thirrje partive politike pėr tė forcuar frymėn e dialogut dhe pėr tė garantuar stabilitet politik.

Elementėt e rezolutės janė tė ngjashėm me deklaratat e mėparshme tė Grupit tė Miqve tė Shqipėrisė, qė tregon se institucionet shtetėrore e kuptojnė dhe kanė filluar tė pėrmbushin rolin e tyre kushtetues tė ekuilibrimit tė pushtetit tė Qeverisė, duke vepruar si mekanizma mbikėqyrės. Mėnyra se si Kuvendi siguron qė Qeveria tė veprojė nė pėrputhje me rezolutėn do tė jetė njė shenjė e rėndėsishme e vazhdimėsisė sė vullnetit tė pėrbashkėt politik pėr ta ēuar vendin pėrpara nė procesin e Stabilizim Asociimit.

Pavarėsisht nga tendencat pozitive qė duken nė strukturat politike kryesore dhe marrėdhėniet institucionale, zbatimi i ligjeve dhe njė proces reformash vazhdimisht tė copėtuara ende e pengon zhvillimin e Shqipėrisė. Siē theksohet edhe nė raportin e Komisionit Evropian pėr Procesin e Stabilizim Asociimit, "stabiliteti politik relativ dhe dialogu i rinisur ndėrpartiak ...akoma nuk mund tė quhet njė arritje e rėndėsishme pėr sa i pėrket aspektit tė reformave." Toni kritik i kėtij raporti duket se ka nxitur Qeverinė dhe Kuvendin tė bėjnė mė shumė pėrpjekje. Megjithatė, vėshtirėsia kryesore nė realizimin e njė programi ambicioz tė reformave tė kėrkuara qė synojnė pėrmirėsimin e qeverisjes dhe luftėn kundėr korrupsionit vjen nga rezistenca e brendshme qė lind nga interesat ekonomike ekzistuese qė preferojnė tė vazhdojnė tė marrin pėrfitime private, nė kurriz tė mirėqenies sociale tė pėrgjithshme.


***

Rritja e Produktit tė Brendshėm Bruto nė vitin 2002 u ul nė 4,7%, pasi kishte qendruar mesatarisht nė nivelin 7-8% pėr vite me radhė. Kjo mund t'i atribuohet njė sėrė faktorėsh qė kanė lidhje me paqendrueshmėrinė politike tė vitit tė kaluar, krizės sė vazhdueshme tė energjisė, pėrmbytjeve tė vjeshtės sė kaluar, mungesės sė likuiditetit nė sistemin bankar pėr tė financuar defiēitin e shtetit dhe shtyrjes sė privatizimeve kyēe tė Albtelekomit dhe Bankės Kombėtare tė Kursimeve, qė ėshtė, gjithashtu, njė tregues i zvogėlimit tė investimeve tė huaja nė vend. Pas njė rritjeje tė inflacionit nė 5,4% nė vitin 2002, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė ka paralajmėruar sė fundi pėr njė rritje tė re tė inflacionit, si rezultat i shpenzimeve publike tė paplanifikuara pėr shkak tė fushatės zgjedhore.

Shkalla mė e ulėt e rritjes ekonomike shkaktoi njė rishikim tė paplanifikuar tė buxhetit afatmesėm vitin e kaluar dhe ēoi nė njė ulje tė shpenzimeve buxhetore pėr vitin 2003. Pėr kėtė arsye, rritja e tė ardhurave tė shtetit ka qenė pėrparėsi, pasi doganat dhe mbledhja e taksave arritėn mbi 90% tė objektivave tė planifikuara. Megjithėse mbledhja e taksave ėshtė rritur vazhdimisht gjatė viteve, FMN-ja ka vėnė re se sistemi karakterizohet ende nga "kontrabanda e vazhdueshme, raportimi mė i ulėt nė fatura, falsifikimi i bilanceve dhe njė dobėsi e pėrgjithshme nė zbatimin e ligjit (pėr taksat)". Pretendimet pėr favorizim shfaqur ndaj disa kompanive me lidhje tė forta dhe vėnia nė shėnjestėr e firmave tė huaja nuk kanė ndihmuar shumė nė rritjen e besimit tė investuesve nė vend. Sulmet e kohėve tė fundit ndaj disa biznesmenėve tė njohur ka shkaktuar tension nė komunitetin e biznesmenėve, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar mes treguesve ekonomikė nė ulje dhe konkurrencės nė rritje.

Njė rrymė e fshehtė ballafaquese ėshtė ende e fortė dhe vazhdon tė ketė tendenca shpėrthyese nė shoqėrinė shqiptare. Demonstratat e kohėve tė fundit ishin shumė afėr daljes nga kontrolli i forcave tė policisė dhe pėrhapjes nė zona tė tjera, duke treguar se mėnyra e vjetėr e daljes nė rrugė pėr tė kėrkuar zgjidhje ekziston ende. Pronat dhe ēėshtje tė tjera tė kompensimit po zhgėnjejnė shumė njerėz dhe realiteti shoqėror e ekonomik ėshtė i zymtė pėr pjesėn mė tė madhe tė popullsisė.

Shfaqja sė fundmi e fushatės sė gjerė MJAFT!, qė ka pėr qėllim rritjen e ndėrgjegjėsimit tė opinionit publik dhe nxitjen e angazhimit qytetar nė lidhje me ēėshtje tė cilėsisė sė jetės dhe qeverisjes, pėrfaqėson njė pėrpjekje pėr tė krijuar njė zė kritik ndaj statukuosė. Pėrfshirja e shpejtė e fushatės MJAFT! nė kulturėn popullore gjatė tre muajve tė fundit tregon se temat e tyre i kanė gjetur telat njė pjese tė shoqėrisė tė pakėnaqur me natyrėn pasive dhe tė izoluar tė politikės nė vend. Ndėrsa zhvillimet pozitive politike tė vėrejtura mė sipėr nga Prezenca nuk ēojnė domosdoshmėrisht nė rezultate tė prekshme pėr popullsinė nė pėrgjithėsi, mėnyra sipas sė cilės kandidatėt e ardhshėm pėr kryetarė bashkish dhe komunash mund t'u pėrgjigjen shqetėsimeve tė qytetarėve do tė jetė e rėndėsishme pėr tė pėrcaktuar jo vetėm se sa tė gatshme janė partitė pėr tė tėrhequr votues tė pakėnaqur dhe indiferentė, por edhe nivelin e pjesėmarrjes aktive qytetare nė procesin qeverisės.

Reforma zgjedhore

Meqenėse reforma zgjedhore mbetet njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme politike nė axhendėn kombėtare gjatė muajve tė kaluar, Prezenca ka vazhduar tė lehtėsojė nė nivelin mė tė lartė fazat pėrfundimtare tė punės sė Komisionit Dypalėsh pėr Zbatimin e Rekomandimeve tė ODIHR-it. Afati pėr pėrfundimin e negociatave lidhur me ndryshimet nė Kodin Zgjedhor ishte vendosur data 31 mars, me qėllim qė ato tė miratoheshin nė kohė pėr zgjedhjet vendore tė tetorit. Pas kapėrcimit tė mosmarrėveshjeve midis pozitės dhe opozitės nė lidhje me njė sėrė ēėshtjesh gjatė dy mandateve tė para tė komisionit, mandati i tretė dhe pėrfundimtar u pėrqendrua nė hartimin e ndryshimeve. Kjo kėrkoi punė intensive dhe diskutime nė zyrat e Prezencės nga grupi kryesor negociator nė fundjavė dhe pas mesnate.

Mosmarrėveshjet e thella tė pėrmendura nė raportin e mėparshėm tė Prezencės pėr shkak tė ndryshimeve nė lidhje me mosndėrhyrjen e shtetit dhe Qeverisė nė procesin zgjedhor u zgjidhėn pas vizitės sė bashkėkryetarėve nė Kėshillin e Pėrhershėm mė 6 shkurt. Pas diskutimeve tė tyre me delegacionet, bashkėkryetarėt u kthyen nė Shqipėri me njė vendosmėri tė re pėr tė kryer detyrat e komisionit duke shmangur ēdo bllokim tė tyre nė tė ardhmen. Nė mėnyrė kuptimplote, tė dy bashkėkryetarėt pėrvetėsuan deklaratat e bėra nga Kryesia e BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara dhe pėrsėritėn publikisht kėrkesat e Kėshillit tė Pėrhershėm pėr angazhim tė plotė ndėrpartiak pėr kompromis.

Deri nė fund tė muajit mars, tė gjitha rekomandimet e pėrfshira nė Raportin Pėrfundimtar tė ODIHR-it pėr Zgjedhjet e vitit 2001 qė kishin lidhje me zgjedhjet pėr pushtetin vendor ishin trajtuar nga Komisioni Dypalėsh. U miratuan gjithsej 16 paketa amendamentesh dhe rekomandimesh pėr veprim nga organe tė tjera shtetėrore si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pėr ēėshtje qė lidhen me rolin e policisė nė procesin zgjedhor, rolin e vėzhguesve, regjistrimin e kandidatėve, mbulimin nga media, formatin e fletėve dhe kutive tė votimit. Ēėshtja shumė e rėndėsishme e procesit tė ankimimeve dhe apelimimeve kėrkoi zgjatjen e mandatit tė komisionit me njė javė.

Pas mbarimit tė mandatit tė komisionit, Prezenca vazhdoi tė lehtėsojė bisedimet midis Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike pėr arritjen e njė marrėveshjeje lidhur me pėrbėrjen dhe procedurat e pėrzgjedhjes sė KQZ-sė. Megjithėse kjo ēėshtje del jashtė rekomandimeve tė ODIHR-it, ajo pėrbėnte njė shqetėsim tė qartė pėr palėt, tė cilat e konsideronin arritjen e njė zgjidhjeje tė kėnaqshme si njė letėr lakmusi pėr suksesin ose dėshtimin e procesit. Kur fillimisht nuk u arrit tė gjendej njė marrėveshje pėrfundimtare lidhur me proēedurėn pėr caktimin e anėtarit tė shtatė tė KQZ-sė, diskutimet e mėtejshme tė zhvilluara nėn kujdesin e Presidentit tė Republikės e sollėn kėtė marrėveshje mė afėr. Megjithatė, u zhvilluan bisedime pėrfundimtare me ndėrmjetėsimin e Prezencės. Pėr tė siguruar qė Kuvendi tė mund tė miratonte paketėn e amendamenteve tė Komisionit Dypalėsh me pėlqimin e tė gjitha partive, dy marrėveshje tė tjera protokolli u nėnshkruan nga pėrfaqėsuesit e PS-sė dhe PD-sė nė praninė e Kryetarit tė Prezencės mė 12 dhe 17 maj pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet e mbetura pėr ēėshtje tė tjera.

Me nėnshkrimin e kėtyre protokolleve, reforma zgjedhore mund tė konsiderohet e pėrfunduar me sukses pas njė viti negociatash. Prezenca luajti njė rol tė rėndėsishėm nė pėrkrahjen dhe lehtėsimin e gjithė procesit dhe nė nxitjen e qendrimeve konsensuale dhe tė kėnaqshme pėr tė gjithė drejt zgjidhjeve tė realizueshme. Arritjet e Komisionit Dypalėsh i takojnė, gjithashtu, nė mėnyrė tė konsiderueshme angazhimit personal tė tė dy bashkėkryetarėve, megjithatė, procesi do tė kishte dėshtuar kohė mė parė, po tė mos ishte dėshira e qartė e tė dyja partive kryesore politike pėr tė arritur njė pėrfundim tė kėnaqshėm. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, duke ditur se raporti i ODIHR-it evidentonte se vullneti i pamjaftueshėm politik nga ana e partive kishte penguar zgjedhjet e vitit 2001 nė pėrmbushjen plotėsisht tė standardeve ndėrkombėtare.

Me qėllim qė tė sigurojė sukses, maxhoranca bėri njė sėrė ofertash tė guximshme, si lejimin e votimit 5:2 pėr njė numėr vendimesh tė rėndėsishme dhe njė KQZ tė "ekuilibruar" politikisht, duke treguar njė nivel tė lartė fleksibiliteti. Po ashtu, megjithėse opozita vazhdimisht kėrkoi lėshime nė favor tė saj, ata qendruan tė hapur pėr dialog, nė kontrast tė thellė me procesin e hartimit tė Kodit Zgjedhor nė vitin 2000. Nga ky kėndvėshtrim, procesi i Komisionit Dypalėsh dėshmoi se ishte njė instrument i fuqishėm pėr tė nxitur njė shkallė ndryshimi nė marrėdhėniet ndėrpartiake. Tė gjitha vendimet u morėn me mbėshtetjen e gjerė ndėrpartiake, si dhe me konsensusin e kėrkuar midis PS-sė dhe PD-sė. Pėr mė tepėr, klima e punės nė Komisionin Dypalėsh mbeti e pandikuar nga tensionet dhe retorikat nė rritje rreth debateve mbi ngritjen e komisionit hetimor pėr Edi Ramėn dhe ēėshtje tė tjera tė diskutueshme.

Zgjedhjet pėr pushtetin vendor do tė jenė njė tregues i rėndėsishėm i zhvillimit tė mėtejshėm demokratik tė Shqipėrisė, duke pasur parasysh rregullat e miratuara me konsensus, qė do tė rregullojnė procesin zgjedhor dhe qė nuk lejojnė asnjė parti tė ushtrojė ndikim tė pavend, pėr sa kohė tė ruhet vullneti politik qė kėrkohet. Masa nė cilėn partitė do tė konkurrojnė pėr tė fituar vota, duke paraqitur politika dhe jo duke u mbėshtetur nė rezultate tė arritura nėpėrmjet shfrytėzimit tė mekanizmave institucionalė, do tė jetė njė mjet pėr tė treguar se sa ka pėrparuar ky zhvillim.

Megjithatė, para se tė mendohet pėr kėtė, ende kėrkohet miratimi i ndryshimeve pėrfundimtare tė Kodit Zgjedhor dhe zėvendėsimi i tre anėtarėve tė KQZ-sė, mandati i tė cilėve ėshtė lejuar tė mbarojė nė fund tė prillit nė kundėrshtim me ligjin, me qėllim qė tė sigurohet pėrgatitja e duhur pėr zgjedhjet e kėsaj vjeshte.

Nė protokollin pėrfundimtar u ra dakord qė debati mbi ēėshtjet afatgjata tė sistemit zgjedhor, kufijtė e zonave zgjedhore dhe financimin e fushatave do tė fillojnė sapo tė pėrfundojnė zgjedhjet vendore, pasi kėto ēėshtje nuk ndikojnė nė zgjedhjet e ardhshme. Protokolli njeh gjithashtu rolin e Prezencės dhe ODIHR-it nė sigurimin e asistencės dhe ekspertizės. Prezenca parashikon se debati mbi kėto ēėshtje do tė vazhdojė nė vitin 2004, dhe se duhet tė mbarojė para zgjedhjeve parlamentare tė pranverės 2005.


Reforma e Legjislacionit pėr Pronat

Prezenca sinjalizoi pėr rėndėsinė dhe urgjencėn e zgjidhjes sė ēėshtjes sė vjetėr tė kthimit dhe kompensimit tė pronave, njė ēėshtje qė Prezenca e ka inkurajuar qė nė nėntor 2001, nė raportin e saj tė mėparshėm nė Kėshillin e Pėrhershėm. Pėrveē kėrkesės kushtetuese - afati i sė cilės ka mbaruar jo shumė kohė pėrpara - pėr adoptimin e njė ligji tė ri pėr pronat, njė tjetėr nxitje ėshtė dhėnė nga Komisioni Evropian gjatė negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit. Duke pasur parasysh natyrėn shumė emocionale dhe pėrēarėse tė tė drejtave tė pronėsisė, Prezenca ka vazhduar tė takohet me pėrfaqėsues tė politikės dhe Kuvendit gjatė muajve tė fundit, tė cilėt e kanė ftuar Prezencėn qė tė fillojė njė proces politik pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė kėnaqshme tė problemit. Si hap i parė, Prezenca kontribuoi me komente tė gjera mbi dy projekt-ligje qė iu paraqitėn Kuvendit nga deputetėt e Qeverisė dhe tė opozitės, duke nxjerrė nė pah njė numėr ēėshtjesh qė kėrkojnė rregullim tė mėtejshėm nė ligj.

Prezenca ofroi, gjithashtu, njė numėr sugjerimesh mbi organizimin e punės sė Kuvendit, megjithėse, deri tani, nuk ka patur ndonjė pėrparim tė dukshėm. Ndėrsa Prezenca ka sugjeruar qė projekt-ligji i paraqitur nga Qeveria tė pėrdoret si pikė nisjeje dhe ka theksuar se jurisprudenca e Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut i jep Qeverisė hapėsirė tė konsiderueshme pėr tė arritur njė zgjidhje brenda mundėsive tė saj, d.m.th. kthimi dhe/ose kompensimi i plotė nuk ėshtė njė e drejtė absolute, ajo shprehu, gjithashtu, shqetėsimin lidhur me gatishmėrinė e pėrfaqshme tė Qeverisė pėr tė nxitur njė kalim tė shpejtė tė projekt-ligjit tė saj, duke paralajmėruar kėshtu njė dorėheqje nga njė preferencė e shprehur mė parė pėr arritjen e njė ligji tė miratuar me konsensus. Prezenca ka bėrė pėrpjekje, tė cilat janė mbėshtetur nga Komisioni Evropian dhe Ambasada Amerikane nė Tiranė, pėr tė bindur Qeverinė qė tė mos veprojė nė kėtė mėnyrė.

Megjithė mbėshtetjen e heshtur qė Partia Demokratike i dha fillimisht projekt-ligjit tė Qeverisė, presionet e fushatės zgjedhore dhe dėshira e saj pėr tė nxitur njė koalicion kompakt tė forcave tė opozitės e ēuan atė tė vihet nė anėn e partive mė tė vogla tė opozitės qė tradicionalisht kanė folur mė hapur pėr kėtė ēėshtje. Shumė prej kėtyre partive mbėshtesin shfuqizimin e ligjit tė vitit 1991, qė krijoi reformėn e parė pėr pronėsinė pėr tokat. Protestat e fundit tė banorėve qė jetojnė nė periferitė e Tiranės dhe Durrėsit, tė cilėt kryesisht kanė migruar nga zonat rurale veriore drejt zonave urbane, i kanė dhėnė njė tjetėr dimension problemit tashmė kompleks, pėrmes kėrkesave urgjente pėr legalizimin e pronave tė tyre tė ndėrtuara nė toka tė zėna nė mėnyrė tė kundraligjshme. Tė dyja anėt e debatit janė tė gatshme t'i pėrdorin kėto protesta pėr pėrfitime tė mundshme zgjedhore pėr veten e tyre, qė mund tė sillte si pasojė kufizimin e mjeteve pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė duhur ligjore afatgjatė, nė qoftė se bėhen premtime tė nxituara, pa pyetur pėr parimet e pėrgjithshme qė kėrkojnė njė analizim tė mėtejshėm.

Prezenca ka zhvilluar njė plan pune pėr tė lehtėsuar debatet nė komisionet parlamentare brenda afatit tė propozuar nė fund tė muajit korrik. Komisioni Evropian dhe Ambasada Amerikane kanė shprehur mbėshtetjen e tyre pėr kėtė plan pune. Para se tė miratohet njė ligj realist, kėrkohet njė analizė e hollėsishme mbi sasinė dhe llojin e tokave tė disponueshme pėr t'u kthyer dhe njė llogaritje e kostos sė mundshme tė kompensimit. Meqenėse tė dhėnat e siguruara nga Qeveria mbi kėto ēėshtje u pėrcaktuan nga Kuvendi si jo tė plota, ėshtė e nevojshme qė tė bėhen kėrkime tė tjera, tė cilat do tė mbėshteten nga Prezenca.


Liria e Medias

Ēėshtje qė lidhen me lirinė e medias nė Shqipėri janė bėrė kohėt e fundit subjekte tė rėndėsishme diskutimesh pėr gazetarėt, pronarėt e mediave dhe politikanėt. Zgjedhjet vendore qė po afrojnė i kanė dhėnė kėtij debati njė tjetėr kuptim dhe mund tė jetė nė tė vėrtetė shkaku kryesor qė i vendos ēėshtjet e medias nė qendėr tė vėmendjes. Vėmendje u ėshtė kushtuar nė veēanti mėnyrave se si interesat e biznesit tė medias ndėrthuren me interesat e politikanėve, disa prej tė cilėve janė edhe vetė pronarė mediash dhe shkallės sė ndikimit tė ushtruar nė media me qėllim fitimin e avantazheve politike.

Tregu i pazhvilluar i radios dhe televizionit nuk garanton baza tė shėndosha financiare pėr mbijetesėn e njė numri tė ekzagjeruar operatorėsh (afėrsisht 60 stacione televizive pėr njė popullsi prej 3 milionėsh), pėr tė cilėt burim kryesor tė ardhurash janė ato qė sigurohen nga reklamat. Duke qenė se shumicės sė operatorėve u duhet tė mbėshteten nė tė ardhurat qė sigurojnė nėpėrmjet bizneseve tė tjera pėr tė mbėshtetur veprimtarinė e medias sė tyre, kufizimet financiare i detyrojnė ata tė kėrkojnė ndihmė nga ligjvėnėsit nė dėm tė paanshmėrisė sė tyre. Pėr pasojė, interesat e politikanėve pėr akses nė media cėnojnė autoritetin e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit, organit rregullues shtetėror pėr transmetimin, duke i inkurajuar operatorėt e mbrojtur politikisht qė tė mos i marrin parasysh standardet e vendosura me ligj. Duke qenė se rreth 60% e reklamave nė media paguhet nga institucionet shtetėrore ose tė financuara nga buxheti i shtetit, reklamimi i sponsorizuar nga Qeveria ėshtė bėrė mjeti mė efikas pėr tė ushtruar presion mbi median. Kjo situatė ėshtė theksuar nė raporte tė lėshuara nga Prezenca vjeshtėn e kaluar dhe, sė fundi, nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, tė cilėt vėrejnė, gjithashtu, se bizneset private kanė gjithmonė e mė shumė frikė se mos, duke u reklamuar nga media antiqeveritare rrezikojnė tė bėhen objekt i kontrolleve financiare. Si rezultat, shumica e mediave janė bėrė haptazi proqeveritare nė raportimet e tyre.

Ēėshtjes sė lirisė sė medias iu kushtua mė shumė vėmendje nė shkurt, kur gazetarėt qė po transmetonin debatin nė njė seancė plenare tė Kuvendit mbi mocionin e opozitės pėr krijimin e njė komisioni hetimor pėr Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės u lanė jashtė ndėrtesės gjatė votimit pėrfundimtar, i cili u refuzua nga shumica. Gazetarė tė njohur e denoncuan kėtė akt si ēensurė dhe si kundėrshtim me rregulloren e brendshme tė Kuvendit. Ngjarja shkaktoi njė diskutim tė gjerė publik mbi shkallėn e influencimit tė Qeverisė nė media. Njė numėr nė rritje rastesh akuzimi pėr shpifje ngritur nga politikanėt kundėr gazetarėve vetėm sa i ka rritur kėto shqetėsime.

Aktualisht, Prezenca ėshtė duke kėrkuar rrugė dhe mėnyra pėr tė siguruar qė media tė jetė aktive dhe tė luajė rolin qė i takon gjatė afrimit tė fushatės zgjedhore. Pėrfshirja e Prezencės nė fushėn e zhvillimit tė medias gjatė vitit tė kaluar ka qenė pėr tė ndihmuar nė forcimin e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili mbetet njė subjekt i dobėt. Ndėrsa KKRT-ja vazhdon tė lejojė transmetuesit tė operojnė jo nė pėrputhje tė plotė me ligjin, Prezenca po e nxit kėtė subjekt qė tė zbatojė me pėrpikmėri ligjin. Pėr kėtė qėllim, Prezenca po mbėshtet aktualisht planin e KKRT-sė pėr tė racionalizuar pėrdorimin e spektrit tė transmetimit pėrmes planit tė frekuencave dhe pėr tė zbatuar kėshtu procedurat e liēencimit. Pėrveē kėsaj, Prezenca po angazhohet nė ēėshtje si e drejta e autorit dhe media e shkruar dhe do t'i sigurojė asistencė legjislative Komisionit Parlamentar pėr Median mbi kėto ēėshtje.

Politika rajonale

Qeveria shqiptare ka vazhduar tė ndjekė njė politikė aktive bashkėpunimi rajonal qė synon arritjen e njė sėrė marrėveshjesh shumėpalėshe pėr tregtinė e lirė mbarėrajonale, lidhjen e Shqipėrisė me rrjet hekurudhor me Malin e Zi dhe ish-republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, si dhe marrjen e iniciativave rajonale dhe dypalėshe pėr rritjen e pėrpjekjeve pėr tė luftuar krimin e organizuar ndėrkufitar. Takime tė shpeshta tė nivelit tė lartė me liderėt e Serbisė dhe Malit tė Zi vazhdojnė ende tė zhvillohen. Nė mėnyrė tė veēantė, pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė siguruar anėtarėsimin e ardhshėm nė NATO, sė bashku me Kroacinė dhe ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, ēuan nė nėnshkrimin e Kartės sė Adriatikut mes tre kombeve dhe Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė mė 2 maj, me rastin e vizitės sė Sekretarit amerikan tė Shtetit, Colin Powell. Kjo arritje e madhe figuron bashkė me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian si njėra nga dy shtyllat e strategjisė shqiptare tė integrimit nė strukturat Euro-Atlantike. Kėto suksese, tė shoqėruara me denoncimin e fortė tė Qeverisė shqiptare tė strategjive separatiste nė rajon, qė kėrkojnė tė shtypin tendencat radikale jashtė vendit, shėrbejne si faktorė stabilizimi tė brendshėm dhe tė jashtėm.

Nė mbėshtetje tė perspektivės rajonale dhe pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr te luftuar krimin ndėrkufitar, Prezenca vazhdon tė lehtėsojė Takime tė Pėrbashkėta Ndėrkufitare (TPNK) midis autoriteteve shqiptare dhe UNMIK-ut. Suksesi i pėrpjekjeve ka ēuar nė arrestimin e njė numri kriminelėsh tė kėrkuar nė tė dyja anėt e kufirit dhe madje ka rritur iniciativat e pavarura lokale midis kryetarėve tė komunave shqiptare dhe homologėve tė tyre nė anėn e Kosovės/Serbisė dhe Malit tė Zi, tė cilėt vijnė kryesisht nga grupe minoritetesh etnike qė jetojnė nė zonėn e Dragashit. Versioni pėrfundimtar i dokumentit pėr tė ardhmen i Konferencės sė fundit Rajonale tė Ohrit mbi Sigurimin dhe Menaxhimin e Kufijve i jep Prezencės njė rol nė asistimin e Qeverisė shqiptare pėr zbatimin e Planit tė saj Strategjik pėr Menaxhimin e Kufirit, dhe nė ndihmėn pėr tė formuluar njė iniciativė tė pėrbashkėt brenda kushteve tė Sistemit tė BE-sė pėr Menaxhimin e Integruar tė Kufirit dhe nė shtrirjen e modelit tė TPNK-sė nė segmente tė tjera tė kufirit shqiptar.

Pėrfundime

Pavarėsisht nga pėrmirėsimet kryesore nė klimėn politike dhe zhvillimin e arritur nė reformėn zgjedhore, fokusi aktual nė ēėshtjet qė kanė lidhje me zgjedhjet e ardhshme e ka tėrhequr vėmendjen nga fushat e tjera, pėrveē disa sukseseve tė rėndėsishme tė arritura nė politikėn rajonale. Kėto suksese tregojnė se si mund tė arrihet njė pėrparim konkret drejt njė qėllimi afatgjatė nėpėrmjet caktimit tė pėrparėsive nga Qeveria dhe mbėshtetjes ndėrpartiake. Progresi i arritur nė njė sėrė reformash qė kanė lidhje me procesin e Stabilizim Asociimit nuk ka qenė i mjaftueshėm, siē theksohet edhe nė raportin e Komisionit Evropian. Ato shtrihen kryesisht nė fushėn e drejtėsisė dhe punėve tė brendshme dhe janė fokusuar edhe nė raportet e mėparshme tė Prezencės. Duket se Qeveria dhe Kuvendi kanė marrė hapa pėr t'i kapėrcyer kėto mangėsi.

Pavarėsisht nga njė numėr i madh programesh tė mira, strategjish kombėtare dhe legjislacionit tė pėrparuar, zbatimi ėshtė ende jashtėzakonisht i ngadalshėm dhe pėrpjekjet pėr tė ndryshuar realitetet e pėrditshme ekonomike dhe sociale ende nuk po prodhojnė njė pėrparim tė mjaftueshėm. Duke pasur parasysh rritjen e shpejtė tė popullsisė dhe normėn e lartė tė inflacionit, ka njė rrezik tė mundshėm pėr trazira tė reja shoqėrore dhe politike.

Procesi konsensual ka ende nevojė tė mbėshtetet, sepse ēėshtjet e rėndėsishme politike me tė cilat po pėrballet vendi aktualisht kanė shkaktuar fėrkime midis Qeverisė dhe opozitės. Nė kėtė kontekst, Prezenca ka luajtur njė rol konstruktiv nė reformimin e Kodit Zgjedhor dhe fillimin e procesit mbi reformėn e legjislacionit pėr pronat, tė cilat janė qė tė dyja ēėshtje politike kyēe. Nė diskutimet pėr aktivitetet e vitit 2004, Prezenca po planifikon qė tė mbėshtesė ekspertizėn e saj dhe lehtėsimin pėr tė siguruar vazhdimin e bisedimeve mbi ēėshtjet qė lidhen me sistemin zgjedhor dhe kufijtė e zonave, ashtu si dhe me zbatimin e njė ligji pėrfundimtar pėr pronat. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė ndarjeve te reja administrativo-territoriale, ku Prezenca ka marrė tashmė njė angazhim paraprak, ajo po pėrgatitet qė tė moderojė njė proces jashtėzakonisht kėrkues, i cili duhet tė zhvillohet nė njė mėnyrė sa mė konsensuale qė tė jetė e mundur.

Raporti nė Kėshillin e Pėrhershėm i mbajtur nė Vjenė nga ambasadori i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, 5 qershor 2003



Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.