Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E bukura eshte ambicia e vetme, qellimi final i shijes.
--- Baudelaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: At Bernardin Palajt, mbledhėsi dhe botuesi i Eposit tė Kreshnikėve
Postuar nga: Skampa

Elita Pėr atė punė voluminoze qė i zgjati pėr mė shumė se 20 vjet, At Palajt angazhoi edhe mė shumė se 40 famullitarė qė shėrbenin nė viset e thella tė Veriut tė Shqipėrisė. Bashkė me At Donat Kurtin, ai i mblodhi dhe i sistemoi ato nė katėr vėllime tė veēanta, tė cilatė njihen ndryshe si VISARET E KOMBIT. Pjesė nga ky punim madhor jepen mė poshtė.


MALĖSIA E MADHE DHE BJESHKĖT

Popullsia e kėtyre trevave malore, natyrshėm, nė rrjedhėn e jetės ka ardhur gjithnjė duke u shtuar, e si pasojė e kėtij fenomeni edhe toka ka ardhur duke u copėtuar gjithnjė e mė shpesh nė ngastra, e meqė kjo sillte qė as me blegtori nuk mund tė pėrballohej ndikimi i shtimit tė popullsisė, banorėt e kėtyre trevave e panė tė udhės tė dyndeshin pėr t'i hapur rriskun vetes, familjeve tė tyre, duke zbritur nė fillim nė Nėn Shkodėr, pėr tė siguruar bukėn e dimrit, siē i thonė malėsorėt e kėsaj ane: Sa me kalue baltėn e dimnit, por mė pas shumė prej tyre u vendosėn pėrgjithmonė aty. U shpėrngulėn pra prej trojeve tė tyre, toka tepėr tė varfėra pėr t'u vendosur nė tokat plla tė Bregut tė Bunės, Trushit, Velipojės dhe bregut tė Matit ku vunė edhe pasuri. Megjithė kėtė burim fatlum pune e pasurimi, kėta malėsorė qė ishin mėsue me jetue me ajėr tė shėndetshėm, tani ranė nė njė situatė tė vėshtirė pėrsa i pėrket klimės sė disfavorshme pėr ta, klimė moēalishte, plot mushkonja e cila i detyroi qė gjatė verės tė ktheheshin nė vendlindje, ndėrsa vjeshtėn, dimrin e pranverėn ta kalonin duke punuar nė viset e Nėn Shkodrės.

Kėshtu u krijua karvani ose siē i thonė malėsorėt Ēoja. Karvanėt bėheshin tė organizuar duke i thirrur njėri-tjetrit, kur ishin gati me u ēua: "O mik kur po ēoheni / Gati jemi kur tė don". Thirrje kjo karakteristike malėsore qė pėr fat tė keq disa, pėr tė njollosur malėsorėt i quanin "fise tė egra nomade" gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė se malėsori ka pasur shtėpinė e plangun e vet nė vėrri e tė bamen nė bjeshkė. Ēoja ka patur bukuri poetike: Gjithsecili e ka patur me gėzim atė ditė. Banorėt e Nėn Shkodrės pashmangėsisht dėshironin ta mėsyjnė bjeshkėn me ajėr tė pastėr e me bukuri natyrore. Karvani apo Ēurja nuk ėshtė punė e lehtė sepse donin shpenzime e pėrgatitje, megjithatė bėhesh me ngazėllim. Koha e karvanit caktohej mė parė, me marrėveshje duke mos i bėrė askujt padrejtėsi nė shfrytėzimin e kullotave. Se ē'kėrkohej pėr kėtė e kishte tė qartė kushdo qė merrte pjesė nė karvanin e Ēojes.

Sigurimi i miellit pėr shtegtim, e pėr sa kohė qė do tė qėndronin nė bjeshkė, sigurimi i bulmetit; enėve tė gatimit saj vi, talėret (kopajat) pėr tė mbushur ēaprat me mazė, enėt me gjalpė e mjeshkavinė etj. Veē kėtyre edhe rrobat e shtresat, gunat e fjetjes, ngarkoheshin nė mushka. Merreshin edhe qentė e hekurave pėr tė ruajtur mallin e vathėn, si dhe pushka me fishekė kundėr ujqėrve dhe harushave. I pari karvanas ishte gjithmonė i zoti i shtėpisė qė udhėtonte nė kalė i veshur me ēakēirė e xhamadan, ku nė jelek varej rrėfana e argjendė e sahatit "serk-isuf" e nė kokė mbante qeleshen. Pas saj vinte ēobani i berreve me pushkė pas krahut duke u prirė dhenve e duke u bėrtitur ogiēave e pas ēobanit vinte bagėtia e trashė me kuaj, pra, tė ngarkuara me enė shtėpiake e ushqime, shtroje e rroba trupi. Fėmijėt udhėtonin ngarkuar mbi gomarė me kosha. Gratė u grahnin kuajve dhe tek-tuk mbanin ndonjė foshnjė tė kėrthinjtė nė krah. Karvani udhėtonte herėt nė mėngjes pėr tė pėrballur vapėn e ditės dhe ndalesat pėr t'u ushqyer i bėnin nė vende ku i rrihte hieja dhe ku drekonin me bukė qė e pėrcillnin me qumėshtin e bagėtive qė i milnin rrugės pėr tė mos u prishur gjiri i bagėtisė nga kullota e qumėshtit. Qumėshtin qė u mbetej nuk e shpėrdoronin por ua falnin shtėpive para tė cilave u binte rruga.

Udhėtimin sipas vapės herė e bėnin natėn dhe ditėn pushonin pranė ndonjė kroi apo hieje pemėsh e lisash, nėn mriza. Bjeshkėn e mėsynon Malėsia e Nėn Shkodrės dhe tė Mbi Shkodrės. Ajo e Nėnshkodrės karvanin e ka patur mė tė gjatė se udhėtonin 1 javė e bile edhe mbi 10 ditė deri nė Bjeshkė. Kėtyre nėnshkodrakėve tė rėnė kėtu nga Malėsia e Madhe shpesh u kanosej malarja qė edhe u jepte vdekjen. Kundėr malarjes pėrdornin "barin e etheve" bimė me shkop tė hollė 30 cm me njė tufė lulesh tė kuqe nė majė. Kėtė bimė e thanin dhe e pinin si ēaj. Edhe kundėr vrerit (tė vjellurave) pėrdornin njė bimė qė kishte njė kėrcell 50 cm, tė gjatė, rritej nė shkėmbenj e kishte lule tė verdha nė majė. Kjo bimė nxjerr njė lėng tė bardhė si qumėshti qė quhet rriedhēė e cila pėrdoret vetėm 3 pika nė njė masė tė pakėt sheqeri qė duke e ngrėnė tė pastron tė vjellurit (vrerit). Karvanėt qė niseshin nga zona e Nėnshkodrės kalonin nėpėr urė tė Baēallėkut ku nė kohėn e Turkut paguhej gjymryku pėr tė hyrė nė Shkodėr e mandej rruga vazhdonte pėr nė Koplik, Bajzė, Rrapsha e Hotit, Kelmend, Vermosh e nė Guci. Ata qė Bjeshkėn e kishin nė krah tė Shalės-pėrmbi
Rrogan, binin nėpėr Koplik ku pėrshkonin fushėn e Zhajės e pas kėndej vijonin tek prroi i Thatė, Shkrel, Ducaj-Zagorė, nėpėr Bogė kah Shtegu i Dhenve, nėpėr Theth, Rrogan e nė Valbonė. Njėri prej konaqeve qė i ka ra kėsaj rruge ka qenė edhe shtėpia me zė e Lum Mirae (Mirajve) nga Selcka.

Kur Malėsia binte nė Guci, tellalli lėēiste lajmin - Prej ditės sė dielė e deri tė mėrkurėn tjetėr tė javės qė vjen, mos me lėshue kush gjė tė gjallė gjatė rrugės qė udhėtojn malėsorėt, se del Malsija nė Bjeshkė! Ky lajm shėrbente pėr tė mos u pėrzierė tufat e bagėtive tė vendalive me ato tė malėsorėve. Atėkohė rruga e malėsorėve ka ra nėpėr krejt bregun e djathtė tė lumit Gerēar-afėr Vermoshit deri nė Guci. Kjo porosi e tellallit ka qenė nė fuqi deri nė vitin 1919. Kur malėsorėt arrinin nė Guci secili ka kaluar nė bjeshkėn e vet.


TOKAT E MALĖSISĖ

Sot ka mjaft malėsorė qė dinė pėr secilėn bjeshkė se e kujt ka qenė. P.sh. Tom Pjetri prej Vukli, 80 vjeēar, Zef Lulashi prej Kikēi 85 vjeēar e Zef Doda prej Nikēit 85 vjeēar, qė janė marrė tėrė jetėn me blegtori, dėshmojnė: 1)Vizitori e Brazda e Vezirit kanė qenė tė Dedė Gjo Nikė Sykut prej Selce. 2) Zeletina mbi Nakutė e Bori i Kolinės mbi Vuthaj tė Ded Cokut prej Selce 3) Golezhi mbi Andrejevicė, i Kaēel Turkut, bajraktar i Niēit. 4) Zeletina (pjesa tjetėr) Gjon Sokolit prej Nikēit. 5. Grebeni - Dush Ulės prej Nikēi. 6. Lipovica-Kol Preēit nga Selca. 7. Bistraēiēa, e Nikoll Mekut prej Vuklit. 8. Popadija, e Nik Tomės prej Vuklit. 9. Vollushnica e Zef Camit dhe e Pretash Zogut prej Vukli. 10. Gėrbaja e Kel Vatės prej Vuklit. 11. Dromodoli mbi Deēan i Keqa Lukės prej Vuklit. 12. Loxhija mbi Pejė, e Prel Kol Rrasit prej Nikēit. 13. Smilojonica, mbi Beran (Ivangrad) e Vatė Pėtrashit me vllazni. 14. Potkobilla, mbi Plavė, e Cak Dedės prej Vukli. 15. Liqeni i Shtrazės, mbi Shalė i Prek Pėllumbit prej Vuklit. 16. Pecokeqi mbi Shalė i Kol Shytit prej Nikēit.

Boga qė shkon nė Kelmend ka pasur bjeshkėn e vet nė tė dy anėt e bajrakut, nė lindje me majėn e Dashit nė krye e nė veri me Bjeshkėt e namuna. Maja e Dashit pėr Bogėn ėshtė naltue si tė ishte "Ora e Bajrakut" me rreth 2000 m lartėsi nga deti dhe ėshtė i tėri shkėmb gjigandesk. Aty kalohet vetėm nėpėr njė shteg tė vetėm. Vetė Maja e Dashit ėshtė livadh alpin me bar deri nė gju. Bjeshkatarėt e Bogės binin kėtu kur bari vesitej mė fort, shtrinė e shterpnimin. Kjo bėhej se nga vesa e barit shtrrima e shterpnimi nuk kishin nevojė pėr ujė. As egėrsirat nuk depėrtonin kėtu se shtigjet mbylleshin aq lart sa egėrsira nuk mund t'i kapėrcente.


BJESHKĖT E KELMENDIT

Kelmendi ka pasur bjeshkėt e veta nė Bjeshkėt e Namuna, rreth Plavės e Gucisė mbi Deēan, mbi Pejė, mbi Andrijevicė e mbi Beran (Ivangrad), Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli, Trijeshi e Koja, pėr ēka dihet, nuk kanė pasur hise por nė pastė dalė kush pėr hatriēe. Kjo pjesė tjetėr e Malėsisė qė pėrmenda mė lart, ka pasur bjeshkėt e veta: Hoti ka dalė nė Veleēik, tė ndarė nė hise tė ndryshme ngastra), sipas bajraqeve: Brushtulla, Kopita, Gropa e Ahit, Shtjerri, Bjezhgazhi, Lugu i Shakujve, Mala e Pshisės etj. Gruda pa pasur Jeshnicėn mbi Vermosh, por duke u vrarė me fqinjėt i ėshtė dashur tė shesin Bjeshkėn pėr tė paguar gjaqet, kėshtu qė ka mbetur pa bjeshkė. Nė kohėn e sotme, pra, e vetmja njėsi Bajraku, Gruda, nuk ka Bjeshkė. Kastrati bjeshkėn e vet e ka patur nė Veleēik, tė ndarė sipas bajraqeve: Drugomir, Fushė e Zezė, Krenashdol e Lqeth. Edhe Shkreli ka patun bjeshkėt e veta mbi Shkrel nga Lindja, ndėr tė tjera, me zė Korrila e Shkrelit, si dhe kah Veleēiku-Vrithin, Rranxat e Vrithit dhe Troshanet e Vrithit, por do pasur parasysh se qėkur i ra Hoti pėrmes kufirit, kėsaj ane iu kėput edhe Bjeshka nė Veleēik, kėshtu qė Traboini e Drumja kanė pėr bjeshkė Ēemerin, Bukuviqin kah Tėbanat e Vuksanas.

Pėr t'u furnizue me ujė kanė pasur Gėzojt shpellė 20 m e thellė ku pėrmes shkallėsh tė gurta i afroheshin ujit pėr t'u furnizuar. Edhe Korita dikur ka qenė e Hotit, por ja hoqėn dore. E Hotit ka qenė edhe Smutigorja e vėllezėrve Gjelave (Gjelajve) pėrmbi Vermosh, por mbeti pa tė, sepse, edhe sot shihen vorret e Hotjanėve nė ato brigje: burra, gra, fėmijė tė mbytur, e pra qysh atėhere Hoti nuk ka dalė mė nė ato bjeshkė. Nė bazė tė kallėzimeve tė burrave tė moshuar tė Shkrelit, paraqitja e bjeshkėve tė kėsaj pjese tė Malėsisė sė Madhe, ka qenė: 1. Zagora: Njė pjesė tė Fushė-Zezės dhe pjesėn e Draganit. 2. Vrithi: Troshanin, njė pjesė Fushė-Zezė nė Glecan Graban. 3. Dedajt: Brushkullin dhe njė pjesė tė Korilės. 4. Bzhezh Ēek Dedajt: Korilė, Grykė Lugje, Negovan. 5. Xhajėt: Draganinė. 6. Ducajt: Kamshallin dhe Breg-Beqen e pak Grykė - Lugje. 7. Majat: Mshitel e pak Grykė-Lugje. Gruda deri diku e ka zėvendėsuar bjeshkėn, qė nuk e ka pasur, me freskinė e njomėsinė e Lumit Cem qė e pėrshkon pėrmes Grudėn. Shumė shtėpi tė Grudės janė ulur nė Lug tė Cemit e kanė kalur pjesėn mė tė nxehtė tė verės.

TRIMĖRIA E VUKSAN GELĖS

Nė Grudė bėheshin shumė fiku e rrushi. Vendalitė kėsisoj nuk mund t'ia kthenin shpinėn vendit tė vet. Ka pasur edhe shumė gjė tė gjallė e sidomos dhen. Po si shteruan kėto dhen? Duke i dhėnė dobėrzana bjeshkatarėve nė Pyll tė Madh, afėr Liqenit tė Shkodrės ku kishte kullotė e ujė boll, por
meqė kėtu nuk ishte vend i shėndoshė bagėtia jepej siē thamė pėr 3 okė djathtė pėr krye berriplle, ose sipas marrėveshjeve nga mė tė ndryshmet. Dbėrzanat (tė pėrzanat) janė edhe nga Dita e Shėn Antonit deri pėr Shėngjon.

Nė Grudė kemi njė rast tjetėr; Veziri i Shkodrės i nxori nė Bejleg njė rival tė tij, por duke mos i besuar vetes, kėrkon njė burrė trim qė t'i dalė nė dyluftim armikut tė vezirit. I pari i Grudės i asaj kohe, Vuksan Gelė Ivezaj, meqė ishte i plakur, vendosi shprehjen:"Eh, i shkreti unė, mė ka lanė kėmba e dora se i kisha dalė nė bejleg hasmit tė Vezirit". Njėri nga djemtė e Vuksanit e garanton tė jatin qė tė rrijė pa merak se do ta kryente vetė kėtė dyluftim, dhe, fitoi ndaj rivalit tė Vezirit. Vuksani kėrkoi Dimoshėn nė fushė pėr vėrri dhe Vermoshin pėr Bjeshkė, Dheun e Zi si dhe Pyllin e Madh deri tek liqeni i Shkodrės!… Thuhet se Vuksan Gela, para se tė vdiste, porositi me gojė djemtė e vet duke u thėnė - Keni me mė varrosun nė Majė tė Sukės sė Grudės ku kėmba e kalit tė turkut nuk ka me mujtė me ma shkelun vorrin. Edhe sot ky varr ėshtė aty ku porositi Vuksan Gela e pėr ēdo vit i kujtohet emri dhe i bėhen ritet fetare.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.