Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dialli eshte i ftohte, edhe si dashnor, por nuk eshte i shemtuar sepse merr te gjitha format qe don.
--- Henri Heine

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Interviste me balerinin e mirenjohur Ilir Kerni
Postuar nga: Albo

Art Pas largimit tė tij nga Shqipėria nė fillimvitet ’90, balerini shqiptar, Ilir Kerni, vjen nė spektaklin e madh pėrgatitur me rastin e 45- vjetorit tė Shkollės sė Baletit.

Ilir Kerni, kthimi i njė ylli nė Shqipėri

Admirina Peēi

Tepėr modest dhe me njė drojė tė habitshme qė i endet nė vėshtrim, ai pėrpiqet tė kujtojė sekuenca nga jeta e tij prej balerini. Njė yll qė shkėlqeu pėr njė kohė jo shumė tė gjatė nė Tiranė, Ilir Kerni pas largimit tė tij prej mėse 12 vjetėsh, ėshtė sėrish kėtu. Ka prekur maja tė larta si balerin nėpėr Evropė, Azi, etj dhe e ka marrė tashmė shpėrblimin e punės sė tij. Veē i sėmbon nė zemėr tė vijė e tė realizojė njė ėndėrr nė Tiranė. Dėshiron me shpirt tė vijė nė Tiranė e tė realizojė njė shfaqje madhėshtore me trupėn e tij tė baletit tė Zagrebit. Sigurisht do ta realizojė nė njė tė ardhme. Por tani ėshtė pak herėt qė tė mendojė pėr detaje. Pėr tė ky kthim i shkurtėr disa ditėsh nė Tiranė, qė nga Zagrebi ėshtė njė zhytje nė nostalgji Ka kaluar nėpėr shumė klasa tė shkollės sė baletit, i ka ngjitur dhe zbritur shkallėt gjithė nostalgji dhe tashmė i kalojnė pėrpara si nė njė ekran gjigant kinemaje gjithė ditėt qė ka kaluar nė atė shkollė, profesorėt e tij me tė cilėt ka punuar gjithė ato vite, miqtė e tij dhe ngjarje tė veēanta nė atė shkollė. I ftuar nga drejtori i shkollės sė Baletit, Arjan Sukniqi, nė festėn madhėshtorė qė do tė shvillohet me 8 dhe 9 maj nė Pallatin e Kongreseve me rastin e 45- vjetorit tė kėsaj shkolle, Ilir Kerni do tė jetė kėto net krah shumė balerinėve tė suksesshėm shqiptarė tė shpėrndarė nėpėr botė, si Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Altin Naska, Gentian Doda, etj.

Por cila ka qenė jeta e balerinit kėto vite larg Shqipėrisė dhe cila qe shtysa qė e largoi?

“Unė nuk u largova nga Shqipėria. Atėherė shkova si njė specializant nė Operan e Parisit pėr pesė muaj. Por specializimi ishte i ndarė nė dy pjesė nė Operan e Parisit dhe nė Operan e Strasburgut. Kur Shkova nė Operan e Strasburgut, drejtori i Operas mė propozoi qė unė tė punoja aty si balerin. Unė e pranova kėtė ofertė dhe kėsisoj qėndrova tre vjet nė Francė, pra me kėtė repertor qė kisha deri atėherė, “Zhizel”, “Don Kishoti”, dhe shumė duete e pjesė tė tjera tė veēanta.
Nė Francė u befasova me baletin kontemporan, i cili kishte njė dimension krejt tjetėr nga ai qė unė njihja. Por me shumė durim dhe vullnet arrita tė suportoj vėshtirėsitė e para qė ishin vėrtet shokante qė nga mėnyra e punės, disiplina artistike etj. Sidoqoftė sot kam njė repertor mjaft tė gjerė klasik dhe modern dhe jam i kėnaqur pėr kėtė rrugė ku kam ecur.

Pas sa vitesh ktheheni nė Shqipėri?

Kam qenė edhe herė tė tjera qė pas largimit tim tė parė. Hera e fundit qė kam ardhur ishte nė spektaklin “12 ėndrrat e njė nate vere” qė zhvillohej nė Durrės. Isha i ftuar nga regjisorja Vera Grabocka dhe aty kam kėrcyer me balerinėn Ambeta Toromani. Por gjatė kėsaj kohe kam pasur ftesa edhe nga Teatri i Operas dhe Baletit, por nuk kam pasur mundėsi tė vij. Ėshtė e vėshtirė qė tė gjendet koha qė tė pėrkojė mes shfaqjeve kėtu nė Tiranė dhe kohės sime tė lirė nė Zagreb. Por njė tjetėr vėshtirėsi ėshtė edhe gjetja e njė balerine me tė cilėn mund tė kėrcej. Kėto janė arsyet pse kam munguar gjithė kėto kohė. Jo se nuk kam pasur dėshirė, sepse dėshira ka qenė gjithmonė e madhe.

Edhe kėtė herė keni ardhur pa partnere?

Sė pari dua tė them se kėtu erdha i ftuar nga drejtori i Shkollės sė Baletit, z.Arjan Sukniqi. Ishte njė ftesė tė cilėn unė e prita me shumė gėzim. Dhe erdha. Por problemi ėshtė se kam ardhur vetėm. Nė fakt ishte e pamundur teknikisht qė unė tė vija kėtu i shoqėruar nga njė balerinė. Sepse angazhimet e repertorit ishin tė tilla

Si e konsideroni pjesėmarrjen tuaj nė 45 -vjetorin e Shkollės sė Baletit?

E kam menduar si njė eveniment shumė tė rėndėsishėm pjesėmarrjen time nė jubileun e 45- vjetorit tė Shkollės sė Baletit. E them kėtė sepse unė vetė jam “prodhim” i kėsaj shkolle. Kam kaluar kėtu atė pjesė tė fėmijėrisė deri nė shkollėn e mesme. Kam vėrtet njė nostalgji tė pakrahasueshme pėr kėtė shkollė e cila krijon vazhdimėsi pėr nxjerrjen nė skenė tė balerinėve.

Pėr kė i ruani kujtimet mė tė mira?

Do tė doja t’i pėrmendja me radhė tė gjithė profesorėt e mi, por nė mėnyrė tė veēantė dua t’i bėj homazh profesorit tim, qė nuk jeton mė, Miltiadh Papa.

Po nga Tetari i Operas dhe Baletit, ku ju shkėlqyet pėr aq kohė sa ishit aty ē’mund tė kujtoni?

Ne erdhėm nė njė periudhė me fat do ta quaja, atėherė kur Teatri i Operas ishte plot me personalitete. Nė kėtė frymė u zhvilluam. Aq mė tepėr qė ne na u dha dora dhe u shfrytėzua momenti qė tė lanēoheshim. E sa pėr pjesė tė veēanta prej tė cilave ruaj mbresa unė do tė pėrmendja baletin “Zhizel” me tė cilin ėshtė bėrė turne nė Itali, ku kam kėrcyer me balerinėn italiane Ana Raci. Po ashtu do tė pėrmendja edhe baletin “Don Kishoti”. Kėsisoj mua m’u krijua mundėsia e njė repertori klasik. Por pas kėsaj periudhe, unė pata mundėsinė tė largohem nga Shqipėria pėr nė Francė.

E pėrmendėt edhe mė lart largimin tuaj. Po largimi nga Franca pėr nė Kroaci si ndodhi? Pse nuk qėndruat nė Francė?

E thashė edhe mė sipėr se nė Francė unė kisha shkuar si specializant. Mbaj mend se atė periudhė kishte mjaft probleme me dokumentacionin, dhe pasi e kisha shtyrė pėr rreth tre vjet, gjithmonė nėn hijen e kėtij specializimi, rastisi tė njihja ish- drejtorin e baletit kroat i cili ka qenė njė nga figurat e artit botėror. Ishte pikėrisht ai qė mė ofroi tė punoja nė Kroaci dhe qė atėherė po bėhen rreth nėntė vjet qė punoj nė Zagreb. Sigurisht jam mjaft i kėnaqur, prej punės sime atje.
Megjithatė ju keni pasur edhe shumė koncerte jashtė Kroacisė…
Po kam patur rreth tre katėr koncerte nė vit nė Tokio, ku jam njė i ftuar i pėrhershėm atje. Kam patur po ashtu bashkėpunime edhe me njė trupė portugeze me tė cilėn kam bėrė njė turne tė gjatė nė Honkong e Makao. Po ashtu kam patur turne edhe nė Gjermani dhe vende tė tjera tė Evropės.
Para disa muajsh juve ju akordua edhe Ēmimi i Republikės nė Kroaci. Si e pritėt kėtė vlerėsim?
Ėshtė njė ēmim qė ata e quajnė njė lloj Oskari. Ai ēmim jepet pėr artistin mė tė mirė, i cili ka realizuar rolin mė tė mirė. Unė e mora kėtė ēmim pėr rolin e Mefistofelit tek “Fausti”. Nė fakt, mua gjithmonė mė kanė cilėsuar si njė kėrcimtar romantik, por me kalimin e kohės dolėn nė pah edhe shumė anė tė tjera tė miat si balerin, qė mė parė nuk shiheshin, si potenciali dramatik e aq mė shumė nė njė figurė aq komplekse siē ėshtė figura e Mefistofelit. Ishte sigurisht njė befasi pėr tė tjerėt, por edhe pėr mua, realizimi i kėtij personazhi.

Po kėto kohė me se jeni angazhuar?

Kishim premierėn e baletit “Zhizel” me tė cilėn kam dhėnė dy shfaqje me 24 - 26 prill. Para tij ishte shfaqja “Romeo dhe Zhuljeta”, nė Gjermani kemi dhėnė rreth dhjetė shfaqje tė “Faustit”, etj .

Keni ndonjė plan pėr t’u kthyer nė Shqipėri?

E kam pasur gjithmonė kėtė dėshirė dhe kjo mė ka shkuar shpesh nė mendjen time. Por jo gjithmonė pėrkojnė mundėsitė reale me dėshirat qė kam. Atje jam shumė i angazhuar hė pėr hė dhe nuk e di. Tė shohim…


Pėrkrah njė gruaje tė jashtėzakonshme

Me gjithė pėrgjigjet e shkurtra tė tij, kupton qė jeta e tij private ėshtė e mbushur, megjithėse ende mund tė ketė plot gjėra qė mund t’i shtojė asaj. “Kam njė bashkėshorte fantastike”, - thotė Iliri, ndėrsa shton se ka vėnė re qė ajo i ėshtė kthyer nė domosdoshmėri. “Sa mė shumė kohė kalon nga njohja jonė, aq mė shumė e vė re se pa tė nuk mundem. Ka njė mirėkuptim total mes nesh dhe nuk e di nėse do tė mundja ta bėjė kėtė punė qė bėj, pa tė”,- thotė balerini, ndėrsa rrėfen se gruaja e tij, Dorotea, njė vajzė me energji tė jashtėzakonshme tė cilėn e ka njohur prej aq vitesh sa s’mbahet mend, i ka qenė gjithmonė krah. “E them kėtė duke u nisur nga ndihma qė ajo mė ka dhėnė gjithmonė por edhe nga shija e stėrholluar e saj. Unė nė fakt nuk i besoj shumė komlimentet, apo opinionet pozitive. Por tė vetmet opinione qė besoj janė ato qė mė jep ajo, menjėherė pas ēdo shfaqjeje”,- thotė Iliri duke shtuar se “ajo ka njė dashuri tė jashtėzakonshme pėr punėn qė bėj unė dhe kjo mė bėn tė ndihem me shumė fat. Ndėrsa njė vogėlush i bukur, ende nuk ka trokitur nė jetėn e tyre. Ndoshta kjo ėshtė njė nga tė vetmet mangėsi qė mund tė ndiejė nė jetėn e tij.


Kur nuk e dinte se ē’ishte baleti

Nė familjen e tij nuk ka pasur asnjė shenjė arti. Iliri thotė se prindėrit e tij nuk kishin lidhje me baletin dhe as me ndonjė degė tjetėr tė artit. Madje as ai vetė nuk e kishte menduar ndonjėherė se do tė bėhej balerin, deri atė ditė kur e vunė nė provė. I kujtohet shumė mirė dita e parė kur ai u nis drejt baletit. Kurrė mė parė nuk kishte menduar pėr tė. Madje edhe atė ditė , nė klasė, kur kishin ardhur tė provonin shumė nxėnės tė tjerė, ai nuk e kishte tė qartė se pėr ēfarė bėheshin ato prova. “Mbaj mend se kishin provuar pothuajse tė gjithė nxėnėsit e klasės sime”,- thotė Iliri, ndėrsa tregon se asokohe nxėnėsit qė futeshin nė shkollėn e baletit, zgjidheshin nėpėr shkollat fillore. “Unė ndodhesha diku nga fundi i klasės, por me gjithė drojėn time, nuk i kisha shpėtuar syrit tė mėsuesve. Mė pyetėn nėse e kisha bėrė edhe unė provėn sikurs tė gjithė nxėnėsit e tjerė dhe unė iu pėrgjigja me gjysmė zėri “jo”. “Atėherė hajde tė provosh tė bėsh urėn - mė thanė ata. E provova. Kisha njė tėrheqje tė fortė tė muskujve dhe ndieva se m’u mor fryma. Madje edhe kur mė pyetėn se si e kam emrin mezi shqiptova shkronjat e emrit tim”. Kėshtu rrėfen Iliri provėn e tij tė parė qė e ēoi drejt baletit. Ai thotė se edhe pas kėsaj nuk e dinte se ajo provė ishte bėrė pėr t’u futur nė shkollėn e baletit.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.