Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Diktati komunist mbi kishen orthodokse shqiptare
Postuar nga: Skampa

Feja Historia e nėshtrimit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė nga qeveria komuniste e Enver Hoxhės nė shkurtin e 1950. Cilėt ishin klerikėt qė firmosėn Statutin.

Menjėherė pas ardhjes nė pushtet nė fundin e vitit 1944, regjimi komunist dhe personalisht Kryetari i Qeverisė, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, u kujdesėn dhe filluan marrjen e masave qė krerėt e tre komuniteteve fetare qė ishin nė Shqipėri: Myslyman, Katolik e Orthodhoks, tė viheshin me ēdo kusht nėn kontrollin e tyre dhe t'u shėrbenin vijės politike qė do tė ndiqte ai regjim. Goditja e parė filloi ndaj Klerit Katolik me qėndėr nė Shkodėr, (gjė e cila u bė me porosinė e jugosllavėve) tė cilėt nuk e pranuan bashkėpunimin me komunistėt dhe shkėputjen e tyre nga Vatikani. Si rezultat i kėsaj, u pushkatuan dhe u burgosun shumė klerikė katolikė. Nė kėtė kontekst dhe pėr tė realizuar nėnshtrimin e tyre, qeveria komuniste i vazhdoi pėrpjekjet e saj nė vitin 1945 me Kryegjyshin e Bektashinjėve Baba Fejzon, i cili kryesonte Kryegjyshatėn Botėrore me seli nė Tiranė. Kjo gjė u bė pėr arsye se nėnkryetari qeverisė komuniste, ishte Baba Faja Martaneshi, njė bektashi tepėr i njohur dhe me influencė tė madhe nė atė komunitet fetar. Pėrpjekjet pėr ndryshimin e statutit tė bektashinjėve dėshtuan, pasi Baba Fejzo nuk e pranoi tė nėnshkruante atė statut tė manipuluar nga komunistėt dhe e vrau Baba Fajėn e pastaj edhe veten. Pasi nuk ia arritėn dot t'i nėnshtronin me metodat e manipulimit, komunistėt filluan dhunėn edhe ndaj besimit myslyman e bektashinėjve, duke burgosur e pushkatuar shumė prej tyre. Ndėrsa ndaj krerėve tė besimit katolik dhe myslyman u pėrdor njė dhunė e egėr me vrasje, burgosje dhe internime, kleri Orthodhoks u trajtua mė ndryshe sepse nuk pati atė rezistencė qė bėri Kleri katolik dhe ai Myslyman. Kjo gjė erdhi edhe si rezultat i ndikimit qė kishte mbi qeverinė shqiptare Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik, qeveritė e sė cilės ishin tė lidhura ngushtė me Patriakanėn Orthodhoksve tė Moskės. Nisur nga kjo, Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė, ishte e para qė u manipulua prej komunistėve dhe u vu plotėsisht nė shėrbim tė saj.

NDĖRHYRJA TE KISHA ORTHODHOKSE

Pasi kishte burgosur dhe eleminuar Visarion Xhuvanin dhe Kristofor Kissin, dy Kryepeshkopėt qė kishin udhėhequr Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, qeveria komuniste arriti qė vinte nė krye tė saj At Paisi Vodicėn (babai I Josif Pashkos) i cili nuk kishte asnjė lloj arsimi fetar. Pas kėsaj ajo e pati mė tė lehtė pėr tė nėshtruar Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, gjė e cila filloi nė shkurtin e vitit 1950, kur nė Tiranė u organizua Kongresi i III Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, i cili ndryshoi statutin e saj tė vitit 1928 dhe miratoi statutin e ri. Nė kėtė Kongres i cili u bė tėrsisht nėn kontrollin e Patriakanės sė Moskės, Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė e hoqi nga Statuti i saj i vitit 1928, nenin ku sanksionohej shtetėsia e drejtuesve tė lartė tė asaj Kishe (pėr Cilėsitė e Peshkopėve. fq. 9 Art. 16) ku thuhej: "Kryepeshkopi, Peshkopėt, Zavendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodhit, si dhe ndihmėsit e Zavendėsit Klerikė tė Kryepishkopit dhe tė Peshkopėve, duhet tė jenė prej gjaku, gjuhe Shqiptarė si edhe tė kenė nėnshetėsinė Shqiptare". Nė statutin e ri qė u miratua nga ai Kongresi, ai artikull u ndryshua plotėsisht dhe nė tė thuhej: "Krahas me zhvillimin e ndjenjave fetare Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė do tė zhvillojė nė besimtarėt dhe ndjenjat e besnikėrisė ndaj Pushtetit tė popullit dhe tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė si edhe ndjenjėn e Atdhe-dashurisė dhe tė pėrforcimit tė bashkimit Kombėtar. Prandaj gjithė funksionarėt dhe personeli i saj, duhet tė jenė shtetas shqiptar, tė ndershėm, besnikė tė popullit dhe t'Atdheut dhe tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat civile". Me anė tė kėtij ndryshimi, qeveria komuniste e Shqipėrisė, realizoi synimet e qėllimin e Moskės dhe Patriakanės Ruse, e cila do ta kishte fare tė lehtė qė nė krye tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, tė caktonte njė njeri tė saj, (jo shqiptar), shtetėsinė e sė cilit (si shqiptar) nuk do tė ishte e vėshtirė pėr t'ia dhėnė. Pra me kapjen e kreut tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, Patriakana Ruse do tė arrinte atė qė arriti nė tė gjitha vėndet e tjera tė Europės Lindore tė besimit orthodhoks, tė cilat u vunė nė shėrbim tė saj. Po si u arrit kjo gjė dhe cilėt ishin klerikėt orthodhoksė qė u vunė nė shėrbim tė qeverisė komuniste me dhunė apo me dėshirė"


MBAJTJA E KONGRESIT TĖ III TĖ KISHĖS

Kongresi i III i Kishės Orthodhokse Autoqefale i Shqipėrisė i zhvilloi punimet nė Tiranė nga data 1 deri nė 5 shkurt tė vitit 1950. Senacėn e parė tė kėtij Kongresi e hapi me njė fjalė tė shkurtėr Mitropoliti I Tiranės dhe Durrėsit, dhe Kryepeshkopi i gjithė Shqipėrisė, Hirėsia e tij Paisi Vodica, i cili pėrshėndeti delegatėt dhe falenderoi pėrfaqėsinė e Qeverisė, Gjeneral-Kolonel Enver Hoxhėn dhe autoritetet e tjera qė mernin pjesė nė Kongres. Pastaj kryetari i mbledhjes ia dha fjalėn Adil Ēarēanit, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kryeministrisė. Pas relacionit tė Sekretari i Pėrgjithshėm Niko Cane, u miratua Projekt-Rezolucioni i Kongresėit tė III tė Kishės Ortodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, ku midis tė tjerash thuhej: "... U mbajt sė fundi, nė njė kohė kur mbarė njerzimi pėrparimtar, ėshtė rradhitur nėn Kampin unik tė paqes, tė dashurisė dhe tė vėllazėrisė, ku e ka vėndin dhe kisha jonė e rilindur dhe ku bėjnė pjesė Kishat pėrparimtare tė Botės, me nė krye Kishėn e Madhe Orthodhokse Ruse...".

Nė atė statut tė miratuar nga Kongresi i III I Kishės Orthodhokse, u sanksionua qė nė krye tė asaj kishe mund tė vinte nė Shqipėri ēdo Peshkop i huaj. Nė bazė tė kėtij statuti tė vitit 1950, erdhi nė Shqipėri edhe Hirėsia e tij Anastas Janullatis, prania e tė cilėit ngjalli polemika dhe debate tė mėdha tė cilat vazhdojnė ende jo vetėm nė qarqet fetare por dhe ato shtetėrore.

--------
Gazeta Shqiptare, faqe 12-13, 1 Maj 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.