Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Largesia eshte per dashurine sikunderse eshte era per zjarrin,shuan qiririn por ndez me teper zjarrin.
--- Stendhal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Ceshtje Kombetare :: Shqipėria Etnike dhe Shqipėria e Re
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nga Bashkim Muēa

Koncepti i Shqipėrisė Etnike zė fill pas Kongresit tė Berlinit nė vitin 1878, i cili njohu pavarėsinė Serbisė, Malit tė Zi dhe Bullgarisė, qė do tė arrinin tė merrnin brenda territoreve tė tyre shumė prej qendrave tė njohura shqiptare. Nė pėrpjekje pėr tė kundėrshtuar Kongresin e Berlinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krijoi njė sensibilitet jo tė vogėl nė rajon.

Interesat e Portės sė Lartė tė ndėrthurura me ato tė aleatėve tė saj tė vjetėr, arritėn ta shuanin pėrpjekjen e parė serioze tė shqiptarėve pėr tė ruajtur tė pacėnuara trojet e tyre, tė pėrfshira brenda 4 vilajeteve, vilajeti i Kosovės, i Shkodrės, i Manastirit dhe ai i Janinės, tė cilėt do tė mbeteshin tė cunguara. Qė nga viti 1912 kur shqiptarėt krijuan shtetin e tyre tė brishtė dhe i imponuan botės njohjen e Shqipėrisė me kufijtė e sotėm si “principatė autonome e sovrane nėn garancinė e gjashtė Fuqive tė Mėdha, tė cilat do tė caktonin Princin”, koncepti i Shqipėrisė Etnike ka ardhur duke u pėrforcuar. Traktati i fshehtė i Londrės i mbajtur mė 1915 edhe mund ta copėtonte akoma mė tepėr Shqipėrinė, duke e reduktuar atė nė njė principatė tė vogėl qė pėrfshihej ndėrmjet lumenjve Mat dhe Shkumbin. Kėto fatkeqėsi i erdhėn Shqipėrisė, kryesisht pėr shkak tė mungesės sė aleatėve tė fuqishėm brenda kontinentit tė vjetėr. Fqinjėt e saj sllavė tė ndihmuar tradicionalisht nga Rusia, arritėn tė fitonin mė tepėr troje dhe hapėsira nga sa u takonin. Pėrsa i pėrket Italisė, ajo gjithnjė ka qenė e lėkundur dhe me tendencė pėr tė patur njė pjesė nė anėn tjetėr tė Adriatikut. Grindjet mes veti, tė cilat u shoqėruan me mungesėn e njė qeverie tė shqiptarėve gjatė Luftės sė Parė Botėrore, bėnė qė nė fund tė saj, Shqipėria tė kishte njė qėndrim neutral dhe tė mos rreshtohej me asnjėrin prej kampeve ndėrluftuese. Pėrfaqėsia e shqiptarėve nė Konferencėn e Paqes nė vitin 1919, pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, do tė shprehej se “ megjith kėtė krasitjet q’i ka bamun traktati i Berlinit Shqipniės munden me u quejt gėrvishje, po tė pėrkrhasohen me ato q’i ka bamun Konferenca e Londrės mė 1913”. Pėrkundėr kėrkesės sė bazuar nė konceptin e Shqipėrisė sė vėrtetė, apo siē do tė quhej Shqipėria Etnike, tė cilėn pėrfaqėsia shqiptare do ta shfaqte hapur nė Konferencėn e Paqes sė vitit 1919, kėrkesat e fqinjėve kanė qenė shumė mė drastike dhe konsistonin nė ndarjen e mėtejshmne tė Shqipėrisė, sipas sė cilės Serbia do tė mund tė vinte tė paktėn deri nė lumin Drin, Mali i Zi do tė merrte edhe rajonin e Shkodrės, Greqia rajonin e Korēės dhe Gjirokastrės, ndėrsa Italia atė tė Vlorės. Shqiptarėt arritėn tė ruajnė kufijtė e pėrcaktuar nė vitin 1913, ndėrsa nė trojet e mbetura jashtė trungut amė, jetonte gati gjysma e popullsisė.

Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė vėnė nė dukje dallimin esencial, qė ekziston ndėrmjet konceptit tė Shqipėrisė Etnike dhe atij tė Shqipėrisė sė Madhe tė pėrdorur nga fqinjėt, pėr tė ruajtur pėrfitimet e tyre territoriale. Nė fakt ėshtė i njėti territor, i cili emėrtohet nė mėnyra tė ndryshme. Gjatė kohės sė mbretėrimit tė Zogut, krenaria e shqiptarėve erdhi nė rritje brenda krijimit tė njė shteti deri diku stabėl dhe me disa elementė evropianė. Por problemi i shtetit etnik kaloi deri diku nė plan tė dytė, pėr arsye tė ēėshtjeve ekonomike dhe konjukturave tė vetė politkės shqiptare nė marrėdhėnie me fqinjėt. Mbreti Zog megjithėse i njohur pėr nacionalizmin e tij, pati hequr dorė nga tentativa pėr marrjen e Kosovės, pėr arsye tė konjukturave tė tij nė marrėdhėnie me mbretėrinė jugosllave. Koncepti i Shqipėrisė Etnike ėshtė kthyer fuqishėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė kohėn e pushtimit italo-gjerman. Pėr tė siguruar mbėshtetjen e shqiptarėve, gjermanėt do tė bėnin realitet atė qė e quajtėn Shqipėria e Madhe, por qė nė fakt ishte deri diku, Shqipėria Etnike. Madje nė krye tė qeverisė kuislinge, fillimisht nazistėt vunė njė kryeministėr nga Kosova. Mė vonė, pėrpjekjet e shqiptarėve pėr Shqipėrinė Etnike u konkretizuan edhe nė njė nga pikat e Marrėveshjes sė Mukjes, me kėmbėnguljen e nacionalistėve. Mbase kjo shėrbeu si shkas qė misionarėt jugosllavė pranė lėvizjes komuniste, tė viheshin nė lėvizje pėr tė sabotuar marrėveshjen dhe mė pas pėr tė konfrontuar palėt. Gjatė periudhės sė sundimit komunist, konceptet mbi Shqipėrinė kanė ekzistuar vetėm teorikisht, pėr shkak tė pafuqisė pėr tė vepruar nė kushtet e njė sistemi krejt tė mbyllur.

“Rreziku” i Shqipėrisė sė Madhe u shfaq sėrish gjatė luftės nė Kosovė, e cila u ēlirua me mbėshtetjen e NATO-s dhe u vu nėn njė protektorat tė OKB-sė. Ai u rishfaq gjatė luftės nė IRJEM (Ish -Republika Jugosllave e Maqedonisė) dhe akoma qėndron i fshehur pas ēdo pėrpjekjeje qė bėjnė shqiptarėt nė drejtim tė faktorizimit unik tė tyre. Dobėsitė e theksuara tė cilat e shoqėruan Shqipėrinė nė tranzicion dhe moskoordinimi si duhet i faktorit shqiptar nė Ballkan, bėnė qė shqiptarėt tė largoheshin deri diku nga tendenca pėr tė zgjidhur ēėshtjen e vjetėr tė tyre. Nė kėtė linjė, ata gjetėn edhe mbėshtetjen e faktorit ndėrkombėtar. Por pėr shkak tė projekteve tė fqinjėve tė vjetėr, tė cilat shkojnė gjithnjė e mė tepėr nė kahje tė kundėrt me pėrpjekjet integruese tė shqiptarėve nė Evropė, duket se akoma Ballkani ndodhet nė disbalancė politike. Lėvizjet e fundit politike nė IRJEM dhe shfaqja e “fenomenit Xhaferi”, ka kthyer sėrish nė skenėn politike shqiptare dhe mbase ka shtruar edhe pėr diskutim si njė opsion tė mundshėm konceptin e ndėrtimit tė njė shteti etnik shqiptar nė Ballkan ( dhe jo vetėm shqiptar), i cili do t’u jepte fund njėherė e mirė konflikteve me fqinjėt. Por pėr arsye tė rrjedhave tė historisė dhe zhvillimeve gati njėshekullore, duhet pranuar se Shqipėria Etnike ėshtė rrudhur. Nėse shqiptarėt e sotėm, do tė merrnin nė konsideratė edhe njė opsion tė tillė, ata me dhimbje do tė duhej tė pranonin jo mė Shqipėrinė e vjetėr Etnike, por njė shtet tė ri, i cili do tė konsiderohej vetėm nė vendet ku shqiptarėt kanė shumicėn e popullsisė.

Nė kėtė pikėpamje, nėse koncepti i njė rikonfiguracioni tė ri nė Ballkanin jugperėndimor, nė momentin e duhur do tė gjente mbėshtetje nga faktori ndėrkombėtar, shqiptarėt s’kanė pėrse ta pėrjashtojnė atė. Natyrisht qė nuk mund tė pritet qė ky opsion tė ketė nismėn e tij nga Shqipėria, e cila ėshtė pėrcaktuar nė tė kundėrtėn e tij, por kjo nuk do tė thotė qė shqiptarėt e Kosovės dhe tė IRJEM-it, tė mbeten pre e eksperimenteve qė kanė rezultuar si tė pasuksesshėm nė Ballkan. Njė shtet i fuqishėm shqiptar nė Ballkan, do tė krijonte hapėsira pėr njė zhvillim shumė mė tė shpejtė ekonomik. Nga ana tjetėr, opsioni i mbėshtetjes sė projekteve evropiane pėr integrim, duke mos diskutuar troje dhe shtete mbi baza etnike, duhet tė mbetet si prioritar pėr sa kohė qė tė gjitha prirjet e protagonistėve tė rezultonin nė drejtimin tjetėr. Nėpėrmjet integrimit, ndonėse pėr njė kohė shumė tė gjatė, shqiptarėt mund tė arrijnė tė ripopullojnė trojet e tyre dhe nėpėrmjet pjellshmėrisė tradicionale tė lartė, mund tė rifitojnė pozitat e tyre nė vende si IRJEM-i, Kosova Lindore dhe padyshim Kosova, nė mėnyrė integruese demokratike. Por kjo nuk varet vetėm nga shqiptarėt. Tė dyja kėto opsione duhen analizuar me tė gjithė elementėt, tė gjitha zhvillimet dhe prirjet, duke i llogaritur ato nė kohė dhe hapėsirė. Nėse fqinjėt janė tė prirur drej shteteve etnike, siē po ndodh me Serbinė, por edhe siē ndodh nė tė vėrtetė me maqedonasit, shqiptarėt duhet tė jenė tė gatshėm pėr t’ju pėrgjigjur qoftė edhe kėtij opsioni. Nuk ka dyshim se shtetet e ndėrtuara mbi baza etnike nė konceptin evropian, janė shumė mė tė forta dhe tė qėndrueshme. Por punėt janė aq tė ngatėrruara nė Ballkan, saqė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė arritur nė njė mesatare, e cila tė kėnaqė interesat e tė gjitha palėve. Nėse ballkanasit e jugut nuk duan tė jetojnė nė shtete tė pėrbashkėta, faktori ndėrkombėtar duhet tė investojė pėr tė gjetur zgjidhje tė tjera paqėsore, pėr tė mos pėrsėritur ēmimin e madh qė pati shpėrbėrja e ish -Jugosllavisė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.