Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne politike, absurditeti nuk eshte nje pengese.
--- Napoleon Bonaparte.

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 76 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Sport :: Viti 2001 sportiv, bafesitė dhe zhgėnjimet
Postuar nga: isli

Sport Viti sportiv 2001 pati befasira dhe zhgėnjime. Fitorja shokuese e Goran Ivanisheviēit nė Uimbėlldon, apo humbja e Marion Xhons nė ....

Viti sportiv 2001 pati befasira dhe zhgėnjime. Fitorja shokuese e Goran Ivanisheviēit nė Uimbėlldon, apo humbja e Marion Xhons nė
Kampionatin Botėror tė Atletikės nė Kanada, apo ringjallja e Anglisė nė futboll, vėrtetoi pėrfundimisht se tė parashikosh rezultatet e garave
sportive, ėshtė thjesht e pamundur. Pėrmbledhja e ngjarjeve sportive tė vitit u pėrgatit nga Sokol Balla.
Eleminatorėt pėr kupėn e botės dominuan kalendarin futbollistik kėtė vit, duke sjellė disa ndeshje spektakolare.

Njė prej mė tė kujtuarave me siguri do tė jetė ajo nė Olimpiashtadion tė Mynihut, mes Anglisė dhe Gjermanisė.

Ishte kjo fitorja mė e thellė e Anglisė ndaj Gjermanisė, armikut tė vet tradicional, nė fushė gjermane, pas 36 vjetėsh. Megjithatė
Gjermania arriti tė kualifikohej dhe ndoshta pėr fatin e keq tė tifozėve anglezė, bukmejkėrast e basteve i dhanė asaj tė njėjtat shanse pėr
vitin e ardhshėm, pėr tė fituar trofeun e artė botėror.

Mė herėt gjatė vitit autoritetet angleze tė futbollit shokuan vendin kur thyen tabunė e fundit.
Ata rekrutuan njė tė huaj, suedezin Sven Goran Eriksson si trajnerin e kombėtares angleze.

Ai dha dorėheqjen nga posti i kampionėve tė Italisė Lazio, pas dia rezultateve tė
dobėta rresht.
Lajmi pėr median angleze u dha nga zėdhėnėsi i federatės Paul Newman.

"Pas zhvillimeve nė Romė kėtė mėngjes, federata mund t'ju konfirmoj se Sven Goran Eriksson do tė marrė postin e
kryetrajnerit tė Anglisė sa mė shpejt qė tė jete e mundur."

Paqartėsia e muajve tė fundit tani ka mbaruar. Federata ėshtė e lumtur njė nga trajnerėt mė
tė suksesshėm nė botė tani do tė jeni i joni". Grupi i nėntė interesant i eleminatoreve, pati
nė pėrbėrje tė tij edhe Shqipėrinė.

E drejtuar nga Mehdin Zhega, ish-futbollist i shquar dhe bashkėtrajner nė njė prej
eleminatoreve tė suksesshme tė Shqipėrisė, ato pėr Meksikėn 1986, skuadra shqiptare
vinte pas fitores nė turneun miqėsor tė Maltės, trofeu i parė i futbollit shqiptar, si dhe
pas njė fitoreje tė bujshme ndaj Turqisė 1-4.

Shqipėria regjistroi njė fitore historike ndaj Greqisė, rivalit tė saj tradicional ballkanas njė
me zero, por mė pas gjithshka ndali aty.

Lojėrat e mira nė Finlandė (2-1), Gjermani (2-1), Angli (2-0), gjithsesi nuk mundėn tė
grenė Shqipėrinė mė lart sesa vendi i fundit nė grup, rezultati ky mė i dobėt i gjashtė viteve
tė fundit nė eleminatoret europiane dhe botėrore.

Si rezultat erdhi shkarkimi i Mehdin Zhegės ende pa u pėrfunduar sezoni, ndėrkohė qė dy
ndeshjet e fundit kundėr Gjermanisė dhe Anglisė, iu lanė nė dorė mesfushorit tė
shkėlqyer Sulejman Demollari, tashmė 37 vjeēar dhe vetėm me njė pėrvojė skolastike nė
fushėn e trajnimit.

Ardhja nė dhjetor nė Tiranė e ish mesfushorit tė famshėm tė Italisė Giuseppe Dossena,
shtoi zėrat se kombėtarja shqiptare mė nė fund do tė kishte maturinė dhe pėrvojėn e njė
trajneri tė huaj, diēka qė mbetet ende pėr t'u provuar e vėrtetė nė vitin e ri qė po vjen.

Viti i Ivanisheviēit
G Day: Ivanisheviē hyn nga dera e pasme dhe doli kampion nė moshėn 29 vjeēare
Nė servisin e katėrt pėr fitoren, nė finalen e tij tė katėrt, topi kthehet nė rrjet dhe ai rrėzohet
nė tokė. Ishte ky momenti kur Goran Ivanisheviē "sallaksi" simpatik nga Spliti ja arriti mė nė
fund t'i bashkohej klubit ekskluziv tė kampionėve tė Gran Slemit.
Mė nė fund ai u bė fitues i Uimbėlldonit nė moshėn 29 vjecare.
Ishte kjo njė ėndėrr e bėrė realitet pėr kroatin Goran Ivanisheviē, --
njeriu qė bota mendonte se kishte humbur shansin tė fitonte ndonjėherė
Uimbėldonin.
Ai kishte qėnė nė finale tre herė mė parė, duke humbur nė tė trija herėt.

Futja e tij kėtė radhė nė kampionat nuk u bė me procedurė tė rregullt, por vendosmėria e tij
triumfoi kur ai mundi australianin Pat Rafter nė pesė sete nė finale dhe kur ngriti me duart e
tij trofeun qe e kishte ėndėrruar aq shumė.
"Kjo ėshtė ėndrra mė e madhe. tė gjitha lutjet e mija... gjithmonė ėndrroja tė fitoja kėtu. Tre
herė dėshtova dhe nuk prisja tė mė vinte njė shans tjetėr.

Dhe tani derisa tė vdes unė do tė jem fitues i Uimbėlldonit, jo mė vetėm i dyti.
Gjithmonė kam qėnė i dyti, i dyti, i dyti, por tani fitova dhe kjo ėshtė gjėja mė e shtrenjtė
e jetės time", tha Ivanisheviē, pasi mori trofeun e artė, nga duart e Dukeshės sė
Kentit.

Nė garat pėr femra ndėrkohė, njė tjetėr fabulė interesante kishte protagoniste amerikanen
Xhenifer Kapriati, dikur fėmija i pėrkėdhelur i tenisit, por e rrėzuar prej drogės dhe
avuzimeve nga froni i lavdisė, tani ajo po realizonte njė rikthim spektakolar nė rrethet
ndėrkombėtare, pasi mundi nė openin australian Martina Hingis.

Mė vonė ajo nėnvizoi edhe mė faktin se ishte kthyer fort nė fushėn e tenisit,
pasi mundi nė finalen e Roland Garrosit, nė Paris, belgen Kim Kliijsters.

Kolegia amerikane Vinus Williams fitoi Uimbėldonin dhe turneun amerikan,
por historia kryesore e tenisit pėr femra, ishte pa dyshim Kapriati.

2001: i paharrueshėm pėr Xhons dhe Ljuis

Por nėse shoku kishte tendenca fituese nė tenis, nė atletikė dhe boks, shoku shoqėroi
humbje historike.

Nė kampionatin botėror tė Atletikės nė Edmonton tė Kanadasė, njė prej atleteve mė
tė mira amerikania Marion Xhons, humbi nė 100 metra pėr herė tė parė nė katėr vjet dhe
43 gara finale rresht.

Dhe sfiduesja e saj ishte ukrainasja Zhana Pintuseviē Blok me kohėn dhjetė pikė dy
sekonda.

Njė performancė e shkėlqyer qė bėri qė Marion Xhons tė dėshtojė nė pėrpjekjet pėr njė titull tė tretė botėror..

Njė tjetėr humbje shokante u regjistrua nė ringun e boksit kur kampioni i botės pėr peshat e rėnda
britaniku Lenoks Ljuis papritur humbi titujt e WBC dhe IBF, ndaj njė amerikani pak tė
njohur deri atėherė Hasim Rrahman.

I pamundur nė gjashtė vjet, Ljuis u rrėzua pėrtokė nga grushti i djathtė i Rrahman nė fund tė raundit tė pestė
nė Johanesburg tė Afrikės sė Jugut.

Megjithatė nė nėntor Ljuis riafirmoi veten dhe nė njė rindeshje me Rrahman, provoi tė gjithė
gabim, duke i rikthyer vetes tė gjitha trofetė e humbura.

Sport, drogė & korrupsion
Edhe kėtė vit nuk munguan akuzat pėr papastėrti nė sport.
Pas atyre pėr korrupsion nė kriket, dy kampionė olimpikė veteranė, Carl Lewis, dhe
notari Mark Spitz, akuzuan sportistė pėr marrje droge.

Carl Lewis
Mendoj se tani gjėrat janė pėrkeqėsuar qė nga koha kur e lashė unė sportin. Dhe nuk
shoh ndonjė pėrpjekje nga ana e autoriteteve tė sportit pėr ta ndaluar.Unė e kam thėnė
publikisht se Federata Ndėkrombėtare Amatore e Atletikės dhe ajo amerikane po
pėrpiqen t'i mbulojnė gjėrat. Nuk ka asnjė devocion dhe vullnet nga kėto federata pėr tė
ndaluar problemin e drogės.

Mark Spitz
Unė mendoj se KON-i (Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar) nuk ka asnjė interes qė tė
ndalojė atletėt tė mos pėrdorin substanca qė rrisin performancėn sportive artificialisht.

Kjo sepse nėse kampionėt qė kanė fituar medaljet e arta duke marrė drogė, kapen dhe
zbulohen, kjo ul reputacionin dhe rėndėsinė e evenimenteve dhe sponsorėt largohen me vrap
se bashku me paratė e tyre.

Ngjarjet nė fushėn e futbollit vunė pikėpyetje tė mėdha, kur tabloidet britanike,
kryesisht The Sun, ja arriti te fitonte apelin nė njė gjyq qė mė parė e kishte humbur,
duke i paguar si dėmshpėrblim 125 mijė dollarė, ish portierit tė Liverpulit dhe Zimbabvesė Bruus
Grobelaar.

Gazeta The Sun kishte pretenduar se Grobelaar ishte i pėrfshirė nė shitje ndeshjesh.

Futbolli gjithashtu pėrjetoi tragjedi, kur me pak javė diferencė nga dy ngjarje, 170 vetė
vdiqėn nė dy stadiume, Afrikė e Jugut dhe Gana.

Shefi egzekutiv i Federatės Jugafrikane tė Futbollit akuzoi FIFAn se po nxitohej nė
vlerėsimet e saj pėr ngjarjen duke mos lėnė vendin tė jetonte zinė qė e kishte kllaposur.

... Por sporti pati dhe suksese
Por brenda fushės sė blertė futbolli afrikan shėnoi suksese. Sulmuesi Egjiptian Hosam
Hasan shėnoi njė rekord tė ri botėror kur ai u shndėrrua nė futbollistin me mė shumė ndeshje
me kombėtaren e tij 151 pėrfaqėsime.

Pesė skuadra afrikan u kualifkuan pėr nė finalen e botėrorit 2002 nė Kore dhe Japoni.

Lojtari nga Gana, Jakuba Abubokari qė luan pėr Ajaksin e Amsterdamit, u votua si lojtari i
vitit pėr tė rinj nga revista prestigjiozė World Soccer.

Kėtu nė Angli Premierliga u fitua edhe kėtė vit nga Manchester United, por lavdėrimėt mė tė
mėdha i shkuan Liverpulit, qė fitoi kupėn Uorthington, atė tė Federatės, si dhe kupėn
Uefa kundėr Alavesit, pas njė dueli dramatik me shumė gola (pesė me katėr nė kohė shtesė dhe Golden Goal).

Futbolli europian pėrjetoi edhe shitjen nė korrik tė Zinedin Zidan, pėr njė kontratė katėr
vjeēare me Real Madrid, pasi gjigantėt spanjollė i paguan 70 milion dollarė Juventusit.

Nė Golf, Tiger Woods bėri histori, si njeriu qė pėr herė tė parė fitoi katėr titujt kryesore tė vitit,
pas triumfit nė Augusta tė shtetit tė Xhorxhas, pėr herėt ė dytė nė karrierėn e tij.

Piloti i Formulės Njė Majkėll Shumaker shėnoi gjithashtu njė rekord botėror pas 52 fitoresh
nė shtator.

Kjo kur ai u shpall kampion pėr herė tė katėrt, katėr gara para mbarimit.

Automobilizmi regjistroi edhe tragjedi si vdekja e pilotit me pėrvojė Reihardt nė garėn Nascar,
apo aksidenti i rėndė i Aleks Zanardit nė Formula 3, ēka bėri qė atij t'i priten tė dyja
kėmbėt dhe jeta ti vihej seriozisht nė rrezik pėr javė tė tėra.

Sporti pas 11 shtatorit
Ngjarjet e 11 shtatorit nė Amerikė sollėn pezullimin e shumė aktiviteteve sportive, Kupa
Rajder nė golf, u shty pėr njė vit, Major League nė Bezjbollin Amerikan u pezullua,
UEFA shtyu tetė ndeshje tė Champions League.

Por mes zisė dhe trishtimit, ishte pikėrisht sporti qė solli pak rreze shprese.
Ndėrsa Shtetet e Bashkuara planifikonin kundėrpėrgjigjen, skuadra afgane e kriketit, qė
ndeshjet i zhvillonte nė njė stadium qė talibanėt e kishin kthyer nė vend egzekutimesh, mori aventurėn e rrezikshme tė
kalonte kufirin nė zonėn e Kajber Pasit, pėr tė zhvilluar njė ndeshje tė rrallė nė Pakistan.
Skuadra me pėrbėrje studentėsh, si dhe njė shitėsh qilimash si dhe dyqanxhinj, luajtėn
kriket perballė 300 tifozėve kryesisht refugjatė nė Peshauar.
Pėr shumė rezultati nuk pati rėndėsi. ndeshja po.

Nėqoftėse nuk ėshtė pėrmėndur diēka qė ka qėnė e rėndesishme ju lutem postoini kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.