Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asgje nuk i ngjan me shume nje te pafajshme se sa nje fajtor qe nuk rezikon asgje.
--- Bernard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Mbremja e Pervjetshme Pėrnderuese
Postuar nga: Skampa

Emigracion KESHILLI KOMBETAR SHQIPTARO AMERIKAN
2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036
481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001
Brigada e Krajishtes, No. 8, 38000 Prishtina, Kosova
Telephone: (202) 466-6900 Fax: (202) 466-5593
Web: www.naac.org Email: naac@naac.org


Deklarate per Shtyp

Washington, DC, 25 Prill, 2003
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) leshoi kete deklarate per shtyp ne lidhje me Mbremjen e Pervjeteshme qe do te mbahet mė 19 Qershor 2003 tek Hoteli Regent Wall Street.

Ish-presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės William Jefferson Clinton dhe aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan Xhim Xhema do tė nderohen me ēmime nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) nė darken vjetore tė ēmimeve tė kėsaj organizate, qė do tė mbahet mė 19 qershor, 2003 nė hotelin prestigjioz Regent Wall Street Hotel, bėhej e ditur nė njė deklaratė pėr shtyp qė KKSHA-ja lėshoi mė 24 prill 2003.

KKSHA-ja do ta nderojė presidentin Clinton me ēmimin e "Duarve tė Shpresės" (Hands of Hope) pėr rolin e madh qė ai luajti nė ndalimin e spastrimit etnik gjatė krizės sė Kosovės nė vitin 1999 dhe pėr ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s qė i dha fund shtypjes serbe ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė. Ndėrsa Xhema do tė marrė ēmimin "Lifetime Achievement" pėr arritjet e tij gjatė njė jete tepėr aktive duke u nderuar pėr pėrkushtimin e tij legjendar ndaj ēėshtjes shqiptare dhe pėr punėn e palodhur pėr pėrmirėsimin e jetesės sė shqiptarėve nė tė dyja anėt e Atlantikut.

Ēmimi "Duart e Shpresės" i jepet ēdo vit nga KKSHA-ja njė personi ose entiteti i cili ėshtė pėrpjekur tė sjellė paqe dhe tė mbrojė tė drejtat e njeriut nė Ballkan. Ndėr personalitetet qė KKSHA-ja ka nderuar me ēmime nė tė kaluarėn janė edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, James P. Rubin, Bianca Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall.

Nė vitin 1998, Serbia filloi njė fushatė shtetėrore terrori kundėr shqiptarėve nė Kosovė duke bėrė masakra ndaj popullatės civile, shkatėrruar shtėpitė e tyre dhe duke u angazhuar nė njė fushatė dhune. Qėllimi ishte spastrimi etnik i Kosovės nga popullata e saj vendase. Reth 1 milion shqiptarė etnikė u zhvendosėn gjatė kėsaj periudhe tė spastrimit etnik duke pėrbėrė kėshtu dėbimin mė tė madh nė Europė qysh prej Holokaustit. Mė shumė se 10.000 persona janė vrarė barbarisht ose janė zhdukur duke pėrfshirė shumė gra dhe fėmijė.

Presidenti Clinton drejtoi pėrpjekjet ndėrkombėtare duke bindur tė 19 anėtarėt e Aleancės sė NATO-s, Kongresin e SHBA-sė dhe publikun nė Amerikė dhe jashtė saj se ndėrhyrja ushtarake ishte e vetmja pėrgjigje kundėr fushatės sė dhunės sė ushtruar nga Milosheviēi ndaj popullatės shqiptare nė Kosovė, e cila kėrkonte liri dhe pavarėsi. Pėrpjekjet e vazhdueshme tė Clintonit i dhanė frutet e tyre duke sjellė sulmin ajror 78-ditor tė NATO-s qė ēoi nė dėbimin e forcave kriminale tė Millosheviēit nga Kosova. Kjo gjė po ashtu mundėsoi kthimin e qindra mijėra tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre.

Nė planin e brendshėm, Presidenti Clinton prezantoi doktrinėn e Sovranitetit nė Politikėn e Jashtme tė SHBA-sė, duke ndjekur hapat a hedhura mė parė nga Presidenti Woodrow Wilson, i cili me pėrfshirjen e planit tė paqes pėr vetvendosje pėr grupet etnike nė Konferencėn e Paqes sė Parisit nė vitin 1919 luajti njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Ashtu si edhe paraardhėsi i tij i cili 90 vite mė parė arriti tė mėnjanonte zhdukjen e Shqipėrisė duke kundėrshtuar njė plan tė Britanisė, Francės, dhe Italisė pėr copėtimin e Shqipėrisė nga shtetet fqinje, Clinton qėndroi nė ballė tė pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar dhe luajti njė rol tė madh duke shpėtuar jetėn e popullisė sė Kosovės si dhe duke dhėnė njė mesazh tė fortė ndėrkombėtar qė genocidi dhe spastrimi etnik nuk do tė tolerohen nė shekullin XXI.

Ēmimi pėr arritje "Life Achievement Award" i jepet personave dhe entiteteve tė komunitetit shqiptaro-amerikan tė cilėt kanė dhėnė ndihmėn e tyre pėr mirėqėnien e shqiptarėve ne Ballkan dhe SHBA. Pėr shume vite, z. Xhema ka qėnė njė figurė e rėndėsishme nė komunitetin tonė dhe ka punuar nga afėr me shumė politikanė shqiptarė dhe amerikanė, sidomos me senatorin Mitch McConnell si dhe ish-senatorin Bob Dole, pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet ne Ballkan.

Darka vjetore e KKSHA-sė mbahet ēdo vit nė qershor pėr tė pėrkujtuar ēlirimin e Kosovės gati 4 vite mė parė. Per te bere rezervime ju lutemi kontaktoni Valbona Sherifin ne numrin 202-466-6900 ose Altin Alimehmetin ne numrin 212-239-6807.

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ėshtė njė organizatė jo pėrfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj pėrkrahjes sė ēėshtjeve shqiptare, promovimit tė paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Ballkan pėr tė forcuar politikat demokratike, pėr tė inkurajuar respektin pėr tė drejtat e njeriut nėpėrmjet ofrimit tė programeve tė zhvillimit dhe edukative. Pėr mė shumė informacion mbi KKSHA-nė luteni tė vizitoni kėtė faqe Interneti: www.naac.org.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.