Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Deshira eshte per pasionin ajo qe kenaqesia eshte per lumturine: por deshira shpesh behet pasion edhe asnje kenaqesi s`eshte bere akoma lumturi.
--- Rivarol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Vellavrasja ne Luften e Madhe
Postuar nga: Albo

Histori Ashtu si pritej ne Luften e Dyte Boterore, ashtu edhe ka ndodhur menjehere. Shumica e shqiptareve, te shperndare ne tre grupime, nuk ngurrojne qe t'i ngrene barrikade njeri-tjetrit. Ardhja e Qeverise se Regjences do te veshtiresoje edhe me tej punen, teksa Xhaver Deva me 2000 kosovare ushtrojne presion ndaj shqiptareve. Eshte viti 1944 dhe Shqiperia perballet me nje nga situatat me te veshtira te saj. Komunistet luftojne egersisht ballistet. Keta te fundit, mundohen me te gjithe forcat dhe aksesin qe kane, qe te gjuajne komunistet.

Legalistet mbeten disi periferike pas mungeses e forcave dhe me teper mbeshtetjes se huaj. Cuditerisht britaniket nuk i mbeshtetin si duhet legalistet. Packa, se Mbreti ne Londer perpiqet, te pakten sipas informacionit, qe te beje pune maksimale, per njohjen e njerezve te tij. Paradoksalisht, nuk duhet harruar se britaniket ne Shqiperi, jane shume me komode tek Abaz Kupi, legjenda e Legalitetit. Kjo eshte aq e vertete, sa vete te derguarit e aleateve behen medyshes, kur e lene ne meshire te fatit ne fund te vitti 1944, Abaz Kupin. Eshte koha kur komunistet kane fituar gjithshka.

Kupi nuk trishtohet dhe me shume se harrimi, ate e vret mendimi, qe i duhet ne nje mase te madhe, ai dhe njerezit e tij duhen qe te ruhen nga vellavrasja. Ne te gjithe vendin, ka shume raste te tilla, por qe kalimi i kohes i fshehu duke i mbrojtur me idene e spastrimit nga armiqte.

Ne kujtimet e sotme te mbretit Zog, te dhena permes perjetimeve, dhe informacionit qe ka grumbulluar adjutanti i tij, nje gje eshte e vertete. Shqiptaret duken se mbi Shqiperine, perballe fashizmit, u duhet qe te zgjidhin hesapet me njeri-tjetrin. Eshte shfaqur gati si pa u ndjere lufta e llojit, qe pak vite me vone do te kthehej ne "Luften e Klasave". Lufta, qe do te rrallonte frikshem kokat e shqiptareve. B.an

Pushtimin e Shqiperise nga nazistet

Mbreti Zog tregon formimin e Legalitetit dhe krijimin e Qeverise se Regjences

Ikja e Italise e ka lene Shqiperine ne udhekryq. Italianet plackiten dhe u duhet qe te ruhen nga zemerimi i madh i gjermaneve. Ballistet luftojne egersisht me Komunistet, ndersa Legalistet duken se nuk orientohen ne kete vellavrasje. Gjermania pushton Shqiperine dhe komunistet duken se jane grupimi me i fuqishem ne vend. Ata furnizohen me arme dhe duket se jane te vendosur per te luftuar pervec gjermaneve dhe grupimet e tjera. Ne Tirane krijohet Qeveria e Regjences, ku Mehdi Frasheri eshte Kryetar i Regjences dhe Pater Anton Harapi, Fuat Dibra dhe Lef Nosi jane thjesht anetare. Qeveria e kesaj kohe drejtohet nga Rexhep Mitrovica. Ne perberje jane edhe anetare me te kaluar, qe kane pasur lidhje me Mbretin. Shfaqet Xhaver Deva, qe me 2000 kosovaret e tij, ben masaker ndaj shqiptareve. Nderkaq, ne vend te tjera te Shqiperise luftohet ne te gjitha anet dhe vrasja e pabese e Mustafa Gjinishit tregon luften e madhe, qe behet brenda komunisteve. Legalistet jane te zhgenjyer dhe me miqte e tyre britaniket

Shtypi gjerman 8.VIII.1943

Adjutanti ben nje paraqitje te situates, qe vezhgohet ne Evrope ne kete date.

"Gjermania tregon nje qetesi mbi gjendjen e Italise. Dhe, nderhyrjen e quan si pune te brendshme. Ajo beson se Italia di ta vazhdoje luften. I jep shume rendesi bombardimit, qe po bejne Aleatet. Sipas 'Radio Moskes' thuhet se shqiptaret sulmojne ne rrethin e Korces si edhe ne rrethet e Tiranes italianet. Dhe, pervec kesaj edhe kane prere shume rruge.

Stamboll, 29 gusht 1943

Kolonel Husein Selmani, per kete date referon se: ka marre nje raport urgjent nga Shqiperia, ku e lajmerojne:

"Renia e Musolinit ka prodhuar nje kenaqesi ne gjithe Shqiperine. Vetem se ekziston nje frike se mos po behet shesh lufte vendi yne, meqe te gjitha vendet strategjike i kane marre gjermanet ne dore. Ketu perfshihen bregdetet dhe vendet e tjera. Ata jane shume te egersuar kundrejt ushtrise italiane ne Shqiperi. Italianet, nga ana e tyre, ne Shqiperi e kane humbur te gjithe shpresen dhe e dine se lufta eshte e humbur qind per qind. Por, kane shume frike prej gjermaneve te cilet jane shume te forte dhe kryelarte. Ne shume vende kane filluar t'i carmatosin, por nje pjese e italianeve kane filluar te bashkepunojne me nacional-clirimtaren. Porsa u dha lajmi i renies dhe burgosjes te Benito Musolinit, Gjeneral Pariani dhe Ekrem Libohova, iken ne Itali. Dhe, pritet qe Ekrem Libohova te kthehet, por gjeneral Pariani nuk vjen me ne Shqiperi. Qeverine kurrkush nuk e pranon me ta formoje. Tani ne Shqiperi ndodh nje anarshi komplet. Dhe, sidomos ne keto koherat e fundit, vellavrasja ka hyre ne mase te gjere ne mes ballistave me nacional-clirimtaren. Po ashtu jane edhe disa reparte te Qeverise kunder komunisteve. Kjo pergjakje tani eshte marre si nder dhe burra, gra e femi jane vrare. Po ashtu ka dhe djegie shtepish, e te tjera, saqe nuk e kupton i pari te dytin. E pacin me qafe vendin misioneret e huaj.

Nacional-Clirimtarja ka marre hov te madh. Ajo ka te gjitha perkrahjet jo vetem prej Titos, por prej gjithe aleateve. Ajo po furnizohet me te gjitha mjetet e nevojshme dhe keto konsiderohen si fuqi prane Aleateve. Zyrtarisht dhe tani kane marre fuqi te madhe dhe tani ata kane shume ermene, qe ishin rob lufte. Dhe, nje pjese e madhe italianesh, jane bashkuar me ta me gjithe materiale te luftes. Tani, ata kane perhapur se Nacional-Clirimtarja ka bere nje traktat me Titon ne Bihore si aleate. Po kete e verteton si radio e Londres dhe ajo e Mesdheut, qe ata qe luftojne Nacional-clirimtaren konsiderohen armiq te Aleateve e te tjera.

Mbretnoret nuk kane asnje perkrahje prej Aleateve. Megjitheqe kemi 3 misionere britanike dhe mjaft burra te mire, ata nuk na sjellin asnje dobi dhe as shprese. Megjithese ne u bindemi dhe i sigurojme, qe mos te pesojne asgje te keqe. Ata flasin se jane miq te Mbretit Zog, por ne deri sa te vini ju ketu nuk dime se cfare te bejme. Zaten, ketu ne mes nesh eshte humbur dhe besimi.

Ne po presim vendimet e shokeve, nder vendet e ndryshme dhe sidomos ata te Tiranes, Rauf Ficos, Vuciternes, Teki Selenices e Omer Beshirit. Me keta eshte ne lidhje te ngushte Gaqi Goga, qe ai eshte pothuaj personi me aktiv i yni, per me pagezu Mbretnoret me nje emer partie. Gaqi eshte edhe me disa te tjere ne Shkoder e ne Jug, me anen e Qemal Shtines".

Stamboll 7 tetor 1943

Kapitullimi i Italise, Shqiperia u okupua prej gjermaneve

Ja si eshte pritur kjo dite tek monarkistet shqiptare. "Tani rikrijimi i situates ne Shqiperi nga okupimi i gjermaneve ka per t'u keqesuar edhe me teper, se do t'ju bijme gjermaneve, ashtu si edhe italianeve. Keta kane me sjelle deme te medhaja.

Gjithe ushtria italiane ne Ballkan u carmatos prej gjermaneve, pervec nje pjese qe u arratisen dhe u bashkuam me nacional-clirimtaren. I gjithe materiali italian eshte plackitur dhe me teper nga kjo kane perfituar nacional-clirimtarja.

Tirane 28 tetor 1943

Gjermanet formuan nje Regjence ne Shqiperi

Formimi i Regjences dhe i Qeverise, nen okupimin gjerman ne Shqiperi, eshte bere prej personave, qe po i shenojme ketu poshte. Akoma programin e tyre nuk e dime, por natyrisht ata kane ndjekur interesat e gjermaneve.

Regjenca eshte

1-Mehdi Frasheri Kryetar i Regjences

2-Pater Arapi Antare i Regjences

3-Fuat Dibra Antare i Regjences

4-Lef Nosi Antare i Regjences

Qeveria eshte e perbere prej ketyre personave

1-Rexhep Mitrovica Kryeminister i Qeverise

2-Xhafer Deva Minister i Brendshem

3- Musa Gjulbagu Minister i Botores

4-Koco Muka Minister i Arsimit

5-Vehbi Frasheri Minister i Jashtem

6-Rrok Gera Minister i Finances

7-Kol Tromara Minister i Bujqesise

8-Ago Agaj Minister i Tregetise

9-Kolonel Preng Pervizi Komandant i Mbrojtjes

Adjutanti kujton nje leter qe i vjen nga Shqiperia: Mehdi Frasheri, porsa mori detyren si kryetar Regjent u drejtoi nje fjalim te tij ku fton te gjithe grupet dhe popullin mbare per nje bashkim dhe nje marreveshje vellazerore ne mes tyre. Por, askush nuk ju pergjigj kesaj thirrje, pervec atyre te Ballit Kombetar, se ata kishin 2 vete antare ne Qeverine e tij. Keshtu perpjekjet e Mehdi Frasherit nuk u realizuan. Vellavrasja ka arritur kulmin dhe ka pasur masakra te papershkruara. Balli Kombetar ishte i perkrahur nga kjo Qeveri me mjete, si edhe kishte formuar 3 batalione shetitese, qe ndjekin komunistet. Po ashtu Xhafer Deva kishte sjelle 2000 kosovare, e luftojne ne cdo vend kunder Nacional-clirimtares. Kjo vellavrasje hyri edhe ne Diber, por gjithkund Nacional-clirimtarja eshte me superiore, me organizatoret jugosllave.

Ja si vazhdon letra me poshte:"Ketu kishim Mustafa Gjinishin, i cili na tha se prape ne partine Nacional-clirimtare paska ardhur nje mision britanik. Aty eshte nje gjeneral Davis Ingliz, me sa te tjere, por nen urdherat e agjenteve te Kominformit Ruso-Jugosllav. Ata ju sjellin me shumice armatime, vesh-mbathje, barna e te tjera, ushqime dhe keto tre miqte qe jane tek ne, jane mjaft burra te mire, por duket se edhe keta bejne po ate detyre. Mundet qe jashte deshires tyre".

"Mungesa juaj ketu,-i shkruhet adjutantit- na ka shkaterruar krejt saqe nuk dime se cfare te bejme. Dikush na thote nje fjale, e dikush nje tjeter, e gjithe porosia e te huajve, eshte me mos pengu nacional-clirimtaren, d.m.th. se e gjithe sakrifica jone shkon per ata, porosite qe ju na keni dhene po mundohemi t'i zbatojme, por ketu ndryshon gjendja dite per dite.

Ne keto koherat e fundit kishim disa lajme qe ju do te vinit sa me pare me anen e miqve. Por, tani degjojme te nacional-clirimtares se jeni te ndaluar, se gjoja edhe ky misioni yne qe kemi nuk eshte ne favor qe ju te vini ketu, e kjo na ka demoralizuar shume. Pas ketij lajmi nuk I kemi besuar fjalet qe na thonin se jemi per nate ne kontakt me N.M. Tij Mbretin Zog. Se ndalimi juaj nuk pajtohet me keta lajka te ketyre. Nje dite u propozuam miqve, se deshirojme te na sjellin kolonel Husein Selmanin ketu. Keta na paten genjyer se per se shpejti ka me ardhe.

Ne po ju presim me padurim. Vetem duhet ta dini se mos-ardhja juaj shpejt, do te beje qe ne te jemi te shkaterruar. Se ketu cdo dite happen propaganda te ndryshme, dhe ju sigurojme se me gjitheqe nuk jemi te organizuar, nga se nuk kuptohemi njeri me tjetrin, sejcili ben sipas qejfit te vet. Gjithashtu, nuk kemi pasur asnje perkrahje prej askujt jo materiale por as morale. Me ju ne krye shume shpejt do te jemi superior me te tjeret, ne cdo pikepamje.

Nacional-clirimtarja, tani ne keto koherat e fundit, pas lajmit qe Aleatet kane shkarkuar ne disa ishuj te Italise dhe qendra e tyre me Gjeneral Devisin ka hyre ne kontakt me Komanden e Mesdheut, gjithashtu kane derguar nje delegacion tek Marshal Tito. Me kete delegacion kane shkuar edhe J.Tempua per instruksione te fundit. Sic duket nuk kane besim ne Profesor Mustafa Gjinishin, si komisar politik i Nacional-clirimtares. Ky kundershtohet nga Grupi komunist e natyrisht tani keta jane me te forte se organizatoret ruso-jugosllave. Ata kane besimin e komunisteve sa u perket Myslim Pezes, Haxhi Lleshit, Profesor Gjinishit, Faik Shehit dhe Spiro Moisiut e Baba Fajes. Keta i genjejne por Mustafa Gjinishi nuk genjehet. Ai eshte me i zoti dhe me oratori ne te gjithe te tjeret. Dhe kete ka posibilitet ta zhdukin.

Ju presim e mire se te na vini me plot bindje e qafime: Sa ju thame mos i harroni. Rrofte Mbreti!

Sul Kurti, Jusuf Selmani, Dyle Allani, Jusuf Cela, Selman Mena, Major Murat Basha, Hafus Hasa, Fadil Allamani, Bajram Sata, Beqir Dervishi, Ahmet Perhati, Jashar Lela, Hasan Kalija, Bilal Kola, Xhemal Vata. Ali Kaleci, Halil Keta, Hysen Sula, Mehdi Kaca, Rahman Hysa e te tjere.

Presim me duar hapur nate e dite t'ju shohim.

Vike 3 Shtator 1943 Nderimet e mija Gafurri

Mat 15 nandor 1943

Tani mori zjarr se tepermi vellavrasja midis Ballit Kombetar dhe Nacional-clirimtares, shkruan adjutanti. Keto u pane qysh me 2 Gusht 1943, ne mbledhjen e Mukes, ku ky vendim ishte marre unanimisht prej Ballit Kombetar dhe Nacional-clirimtares. Por beslidhja e Mukajt nuk u respektua. Nga kjo u vendos qe te organizohemi edhe ne ne vete. Ja cfare sqaron adjutanti:

"Mbreteroret nuk kishin dale akoma ne shesh si organizatat politike ne vehte. Punonin gjithnje per nje bashkim kombetar per te luftuar armikun e perbashket. Bile shpeshhere punet tona i mirrnin te tjeret. Pasi si Balli Kombetar ashtu dhe Nacional-clirimtarja kishin mberritur ne pergjakjet me te tmerrshme edhe antaret e Levizjes te Mbretnoreve, vendosen me dale si Parti me vete:

Dhe, keshtu me 21 Nendor 1943 u be Kongresi i Mbretnoreve ne Herraj te Tiranes. Ku mirrnin pjese mese 300 persona dhe delegate te ardhur prej te gjithe aneve. Keshtu, me deshiren e te gjitheve, u mor vendimi qe rastet na e impononin ne kete moment kritik qe po kalonim: Asaj ju dha emri.

ORGANIZATA KOMBETARE LEVIZJA E LEGALITETIT

Keshtu Kongresi zgjodhi drejtuesit. Ajo organizoi komitetet krahinore. Ajo ju dha nje hov propagandes me shpallje te rasteve. Ne kete kohe eshte per te shenuar palodhshmeria e Gaqi Goges, qe me cdo sakrifice beri me mijera fletshpallje duke i ngjitur gjithkund. Kryesia e Levizjes ju besua Major Abas Kupit.

Dalja ne shesh e Levizjes, me nje program te caktuar ne baze te "Statutit Mbretnor Shqiptar te 1928", shkruan adjutanti,-duket se kjo, nga ana e drejtuesve te organizatave te tjera, nuk ndjejne nje kenaqesi. "Sepse nuk jemi me me to, dhe sipas mendimit te tyre duhet te mbeteshim perkrahesit e tyre pa nje organizate".

Qendrimi i Levizjes sone, sic ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete konform me interesat kombetare eshte se jemi perpjekur per nderin "kombetar". I cili kerkonte qe si me lirine dhe indipendencen kombetare, te kthehet ne Shqiperi edhe regjimi i vendosur prej popullit shqiptar. Pozita jone politike lejon qe te mbrojme me mire interesat vitale te Atdheut, sipas gjendjes sone juridike, e paraqitur perpara gjithe Botes si Perfaqesuese Legale te Shtetit Shqiptar.

Kemi kerkuar rikthimin e Shqiperise, ne gjendjen e para 7 Prillit 1939. Sepse para asaj date Shqiperia jone ishte me gjithe aparatin e nje shteti Sovran. Ajo ishte e njohur 'de jure' e 'de facto', prej gjithe botes. Agresioni brutal i 7 Prillit 1939 nuk e nderron ate gjendje nga pikpamja e se Drejtes Nderkombetare. Por, bile e fuqizon. Sepse baza juridike e nje problemi te tille eshte doktrina "statuquo ante". Duke kerkuar rikthimin, nuk bejme gje tjeter vecse kerkojme ate qe na paten njohur te gjithe bota dhe Lidhja e Kombeve. Por ata nuk donin te dinin, po ndiqnin nje program qe nuk u perputhet ketyre interesave. Kjo na detyroi qe te dalim ne zyrtarisht ne kete organizate politike. Shpresojme te kalojme sa me mire, e ju presim me krah hapur".

Istanbul 15 shkurt 1944

Kolonel Husein Selmani, merr nje raport urgjent nga Shqiperia ne kete dite. Ku i lajmerohet se eshte bere nje ndeshje shume e pergjakshme ne Martanesh ne mes te nje fuqie qeveritare, e bashkuar me Ballistet e Nacional-clirimtares. U kap i plagosur rende gjeneral Davis Inglis.

"Ky me shoket e tij dhe disa oficere italiane kishin qene me Baba Fajen ne kuartierin e Nacional-clirimtares. Ky eshte personi qe do te shkonte me kolonel Husein Selmanin ne Shqiperi, ku e ndaluan kete te fundit te hynte ne Shqiperi. Nje patriot shqiptar nga Cermenika e Elbasanit, Haziz Bicaku, e mori dhe e dergoi ne shtepine e tij per ta mjekuar, por gjeneral Davisi frikesohej nga mjekimet e vendit dhe ju lut qe ta dorezonte tek gjermanet. Dhe, ky pas insistimit te tij, e dorezoi dhe u shtrua ne Spitalin e Shtetit ne Tirane. Pas ketij lajmi te idhet, qe i ndodhi mikut tone britanik, Gjeneralit Davis ne Martanesh menjehere u lajmeruan Mbretnoret". Qe me cdo sakrifice mikun britanik Gjeneralin Davis ta nxirrnin prej gjermaneve e ta bashkonin me miqte e tjere britanike. Madje, dhe te ruheshin pa pesuar asnje te keqe si ky dhe te tjeret dhe mos te pesonin asnje gje te keqe. Keto jane deshirat e urdherat e Mbretit Zog se britaniket jane miqte dhe perkrahesit e Shqiperise, thote adjutanti.

Mbretnoret menjehere kane rregulluar nxjerrjen prej Spitalit te mikut britanik Gjeneral Davisit. "Ata i kane derguar kapiten Mozehar Pustinen, me nje fuqi qe ta nxirrnin nga spitali dhe ta bashkonin me miqte e tjere britanike pa u diktuar aspak prej gjermaneve. Por, gjenerali Devis ka refuzuar ne menyre te prere per t'u larguar nga spitali dhe ai vete ishte i sigurte ne njerezit tane qe u perpoqen mjaft qe ta marrin. Pra, ishte e pamundur se nuk deshironte ne asnje menyre. Keshtu na lajmeruan qe prap ne jemi gati per ta nxjerre prej gjermaneve, po ai nuk degjon per t'u larguar. Arsyen nuk e dime".

Natyrisht, thote adjutanti i mbretit- menjehere thirra Shefin e Zyres Informacionit Britanik ne Istanbul, Kameronin dhe i lexova tekstualisht raportin dhe nje kopje ne anglisht. Ja dhashe te perkthyer prej z.Peter Andonit, qe t'ja paraqese Komandes Mesdheut. I shtova se une gjithnje jam gati per t'u vene ne krye te detyres dhe shfaqa keqardhjen per kete fatkeqesi, qe i ngjau mikut tone. Natyrisht Kameronit i erdhi keq. Por, njekohesisht me tha se: Ja prap ju e bete detyren sikur te kishit qene ju atje nuk do te ngjante kjo fatkeqesi, e me siguroi qe menjehere raportin do ta paraqis. Vecanerisht, po nje raport si ate te Shqiperise dhe kete te Komandes Mesdheut ja parashtrova Mbretit Zog ne Londer. Po, me anen e Kameronit dhe i dhashe Avni Derrallen me vete e shkuan. Po te njejten ja dergova Shtatmadhorise Turke ne Istanbul. Kete e bera me anen e kapiten Avni Doralles ne gjuhen turke.

Gjendja ne Shqiperi eshte shume kritike. Tani shihet me haptazi se do ta marri nacional-clirimtarja ne dore, sepse gjithe ndihmat atyre u jepen.

Ne Martanesh, kryetari i kuartierit nacional-clirimtar ishte Baba Faja dhe Gjeneral Davis Ingles misioner britanik. Prane Nacional-clirimtares ishin edhe tre kolonele italiane qe ishin bashkuar me nacional-clirimtaren dhe Faik Shatku si keshilltar. Ne ndeshjen, qe u be prej Haziz Bicakut me nje fuqi vullnetare nga Cermenika, mbeten shume te vrare dhe ne mes tyre Gjeneral Davisi i plagosur rende. Ai u zu rob dhe 3 kolonelat italiane e Faik Shatku. Baba Faja shpetoi, fale veshtiresise nga bora e madhe. Ai u shpetua po prap prej mbretnoreve nga Beqir Dervishi. Haziz Bicaku, u interesua vetem per mikun britanik, qe e coi ne shtepine e tij, e sa per te tjeret asqe ju vu veshi fare, vazhdon adjutanti.

Ne kujtime pastaj thuhet se Kolonel Husein Selmani ishte gjithnje ne kontakt me Britaniket, por shpresat ishin tev pakta. "Duket se ne Ballkan imponon influenca sovjetike e jo ajo anglo-amerikane. Tani komunizmi ka fut hundet dhe rrenjet gjithkund ne Shqiperi, e sidomos ne rinine. Ata shohin ndihmat e gjithanshme prej aleateve, kurse forcat nacionaliste nuk po tregojne asnje vullnet te afte kunder tyre. Ata jane krejtesisht te pa organizuar dhe ne kundershtim njeri me tjetrin. Kurse Nacional-Clirimtarja organizohet ne mase te gjere. Nacional-clirimtarja ka nje traktat me Titon dhe njihen si aleate. Pra kjo eshte nje vdekje per Shqiperine pse aleatet e futen nen fletet sovjetike. Kjo eshte nje hata dhe nje gabim i pariparueshem per anglo-amerikanet. "Dhe mos e mirrni se Britania e Madhe nuk ka interesa ne Shqiperi. Do ta shihni, kur Shqiperia dhe Adriatiku te mbetet nje zone ruse, atehere do ta kuptoni rendesine e Shqiperise se kjo eshte edhe vdekja e Greqise. Por une kujtoj se keni prape kohe qe te na ndihmoni qe te marrim masa, se kemi shprese ta marrim ne dore shpejt dominimin e Shqiperise. Popullin e kemi me vete, por propaganda juaj ne favorin e se majtes po na pengon, si edhe ndihmat e pademe qe po u jepni". Mendohuni pak per te nesermen, citon adjutanti-se kjo ka me qene nje dem i madh i juaji edhe ne Mesdhe. Jeni ju, qe sot qe organizatoret te kominformit ruso-jugosllave, administrojne dhe helmatosen rinine me idera te pajtuara me traditat shqiptare dhe gjithnje po i ndihmoni. Nje gabim, qe per interesat e tyre, me ndaluat mua me mos hyre ne Shqiperi, qe ishte nje fitim edhe per ju, sepse kjo situate do te ndryshonte patjeter. Por prape eshte nje shprese e nuk eshte vone, po te deshirohet qe te mirret prape kjo veprimtari se elementi i Kominformit nuk do te kishte vend ne Shqiperi. Pervec miqve anglo-amerikane, ne jemi gati per t'u nisur, por nese eshte se ju e shihni te nevojshme. Me kete menyre patjeter do te leshoni edhe Greqine po ne te njejten katastrofe qe na leshuat ne. Pra, shpejt keni per ta kuptuar.

Me keto fjale, teper i presionuar me tha se: "Keni te drejte e une jam plotesisht dakord me ju. Sot kam me i paraqit si Komandes Mesdheut po ashtu Shefit te Pergjithshem ne Londer kete raport, si edhe raportin qe po me jepni per Mbretin Zog ne Londer. Kam shprese se dirigjentet britanike do ta shohin te arsyeshme e kam bindje per nje vendim te prere. Persa i perket nje operacioni kesij dore ne Shqiperi, edhe une kam per te shtuar mendimin tim mbi gjithe raportet qe ju vijne. Ju njoh fare mire, simpatine tuaj ne Shqiperi dhe aktivitetin tuaj te forte". Me kete mori Avni Dorallen e shkuan.

Istanbul 30 prill 1944

Ketu, thote adjutanti,- po shenojme disa letra qe na vijne urgjent nga disa shoke ne Shqiperi. Ata tregojne gjendjen kritike qe po zhvillohet. Letrat jane keto:

"I dashuri Husein Bej. Gjendja eshte shume e keqe, pothuaj populli ndodhet ne kembe per Madherine e Tij Mbretin. Shpresojme per seshpejti, qe do te kemi udhezime prej tij. Juve eshte nevoja e domosdoshme, qe te ndodheni ketu, se per ndryshe jemi te shkaterruar. Kujtoj per mjetet, qe keni per te ardhur. Shume pershendetje.

I juaji Abas Kupi.

***********

Shume i dashuri Husein Beg.

Madherine e Tij, Mbretin, e adhurojne krejt shqiptaret. Por, jemi shume te okupuar me pastrimin e grurit, mbasi na eshte perzire nje fare e keqe, qe nuk i pershtatet aspak vendit tone. Por, kemi bindjen se do ta pastrojme. Koha eshte shume e keqe ne mes tone. Juve lipset medoemos te jeni ketu, etj.

Rrofte Mbreti sa malet. Ju pershendesim me shume mall duke ju pritur ketu.

Vijojne emrat e

Fiqri Dine, Miftar Kaloshi, Dervish Lusha, Selim Kaloshi, Ali Maliqi

*******

Shume i dashuri Husein Bej. Kemi mberritur deri diku, qellimet ne mes tone. Vetem se kemi nevoje te jeni ju ketu sa me pare, se mosndodhja juaj ne mes tone asgje nuk ka per t'u bere. Gjithe shoket, ju lipin te jeni ketu edhe koha me nuk prêt.

Profesor Mustafa Gjinishi, u vra ne Diber te Madhe, ku e kishin derguar Nacional-clirimtarja, per te propaganduar. Ai porsa kishte mbaruar misionin e tij dhe kur po nisej, sa ka dale prej qytetit, hipur me nje kale, nje pushke e vetme e leshoi veten perdhe. Flitet se eshte vrare prej Tempos dhe prej shokeve te tij.

Sic ju pershkruam, sot eshte dita per te sakrifikuar per Mbretin e Atdheun. Duhet ta dini se ne eshte se nuk do te gjeni menyre per te ardhur, vendi do te okupohet me siguri nga nacional-clirimtarja, d.m.th. prej komunisteve me ndihmen e Titos. Se kjo ka qene edhe ideja qe e hoqen dhe profesor Gjinishin. Tani emrat e tille si Myslim Peza, Haxhi Lleshi e Baba Faja, Spiro Moisi dhe Faik Shehu, kane mbetur ne duart e tyre, si te thone agjentet jugosllave. Te gjithe popullit nuk i dhimbset jeta per Mbretin. Rrofte Mbreti, Rrofte Atdheu. Po ju presim me duar hapur ju perqafojme me shume mall.

Vijojne emrat e

Sul Kurti, Jusuf Selmani, Dyle Allamani, Jusuf Cela, Murat Basha, Hamza Drini, Ali Kurti, Ndrec Lufi, Bajram Mena, Halil Keta, Ahmet Perhati, Jashar Lela, Hasan Kalija, Mahmut Pervizi, Beqir Dervishi, Hafus Hasa, Fadil Allamani, Bajram Sata, Rahman Hysa e shume te tjere.

*****************

Ja si e paraqet situaten adjutanti: Si keto letra edhe shume te tjera erdhen prej Bilal Nivices, Neshat Kolonjes, Sadik Shaskes, Qemal Shtines, Riza Kushtes, Sul Zdraves, Beg Balles, e te tjereve, Uke Camit, Demir Demes. Na vijne ne dukje se sic ju kemi lajmeruar qe tani hyri edhe ne Diber, vellavrasja me deme te medhaja.

Kolonel Selmani, prape pas ketyre letrave, iu desh qe te therriste Shefin e Zyres te informacionit Britanik ne Istanbul Kameronin. Duke patur prezent edhe kapiten Avni Derallen dhe Prof.Peter Andonin. Ky i shpjegoi hollesisht gjendjen e krijuar ne Shqiperi duke i perkthyer te gjitha raportet ne anglisht. Dhe, ju lut qe t'i paraqese Komandes Mesdheut se sic me sugjeroi akoma nuk eshte vone per ta marre ne ne dore gjithe superioritetin e vendit. Mos e lini te bjere pa dashje ne dore te sllaveve, i thame se i gjithe populli brohorit per anglo-amerikanet, duke thirrur se ata jane mbrojtesit e shpetimtaret tane.

Po, ne kete menyre,-kujton adjutanti- perpilova nje raport ku tekstualisht ishin letrat e Shqiperise, raportin e bisedimet qe pata me Shefin e Zyres Britanike, raportin e paraqitur Komandes Mesdhetare ne Kairo. Dhe, pasi u zhvillua nje bisedim i gjere, une i ndalova ata per dreke. Po ashtu, edhe Alfred Andoni, e Mahmut Cugu, kishin shkuar ne Kairo te thirrur po prej komandes si perkthyesa, por ende nuk na kishin shkruar asgje.

Te njejtin raport, ja paraqita edhe Shtatmadhorise Turke ne Istanbul, ne turqisht. Se natyrisht me anen e tyre, mirrnin posten per jave rregullisht prej Shqiperise me anen e Gafur Dibres. Ky i fundit ishte i ngarkuar per te ruajtur arshivat e Ambasades Turke ne Tirane.

Pasi mbaruam dreken dhe bisedimet, Kameroni bashke me kapiten Avni Dorallen shkuan. Po ne ne ate dite, ata do te dergonin letrat menjehere me poste te vecante si ne Kairo dhe ne Londer per Mbretin Zog. Pas kesaj, Avni Derralla do te shkonte ne "Dyzem Biro" Turke (Njesia e Sherbimit) per t'i dorezuar po kopjen e te njejtit raport.

Gjithe manovrat qe fliten se gjoja aleatet do te shkarkojne ne Ballkan jane te pabesueshme. Megjithekete derguam ne Ankara, Ministrin Fuqiplote tonin prane Republikes Turke, Asaf Xhaxhulin per te marre nje takim me Kryeministrin Shyqri Saraxhollu. Per te hyre edhe ne kete detaj, se natyrisht Turqit mund te jene ne dijeni eventualisht per nje shkarkim te Aleateve ne Ballkan. Kjo pasi Ishujt Italiane po okupoheshin pergjithesisht e ketu do te kuptojme se Turqit si ne konferencen e Teheranit po ashtu ne ate te Jalltes, jane mire ne dijeni.

Ministri Asaf Xhaxhuli vertete shkoi ne Ankara dhe menjehere mori takim me Kryeministrin Turk Shyqri Saraxhollu. Ai i tha se gjendja ne Shqiperi eshte shume e keqe dhe komunizmi ka fut rrenjet ne te gjithe anet e Shqiperise e sidomos ne rinine. Grupi komunist ka nje traktat me Titon si aleate dhe furnizohet me materiale e cdo nevoje. Fatkeqesisht nacionalistet nuk po tregojne asnje aftesi kunder komunizmit dhe jane krejtesisht te pa organizuar e ne grindje njeri me tjetrin.

Nje shkarkim i tille prej aleateve anglo-amerikane ne Ballkan nuk mund te behet, se nuk i lejon Rusia, sipas marreveshjeve qe kane. Edhe ne turqit ate deshirojme po eshte e zorshme dhe bile e pamundur sa i perket Shqiperise, ne rast se nuk bashkohen nacionalistet dhe te sakrifikohen per interesin e tyre. Neser komunistet do t'i therin si qingja. Dhe mos te shikojne keshillat e misionereve britanike, se ata jane te detyruar edhe jashte deshires, per t'i ndaluar te veprojne kunder komunisteve por keto te bashkohen vete per interesin e Shqiperise dhe te vetin personal. Keto ishin fjalet e Ankarase.

Legalistet shikojne percarjen, qe vjen nga perplasje e Komunisteve me Ballin

Mbreteroret kerkojne mbeshtetje me turqit

Njerezit e Regjences perfundojne ne Orosh

Fillimi i percarjes tek komunistet

Kongresi i Beratit

Ikja e Ballisteve dhe Legalisteve


Ashtu si llogaritej, komunistet nuk kane rreshtur se luftuari me ballistet. Askush nuk e fal situaten dhe duket se pre e kesaj jane edhe disa personazhe te njohur te kohes. Nderkohe, Legalistet kerkojne mbeshtetjen tradicionale, e cila nuk u mungon ne Turqi. Por, luftes po i vjen fundi dhe ushtria gjermane ka filluar qe te mendoje terheqjen. Ne keto momente, ndersa komunistet jane forcuar mbi te gjithe, fillohet qe te mendohet per te ardhmen. Dobesimi i fuqise se gjermaneve e ben Regjencen te shkoje. "Tani ne keto kohet e fundit, nje pjese e madhe prej kuislingeve te ashtuquajtur Qeveri e Fashizmit, jane grumbulluar ne Orosh, tek Kapidan Gjon Markagjoni, si Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Kol Mirakaj etj. Ata kane kerkuar te pranohen ne keshillin Mbretnor, por akoma nuk i kane pranuar, as kujtoj qe nuk do te pranohen. E mundohen te formojne edhe ata nje parti me vete".

Pas vrasjes te Profesor Mustafa Gjinishit, sqarojne legalistet: "Myslim Pezen, Haxhi Lleshin, Baba Fajen dhe Faik Shehun e Spiro Moisin, i zhveshen nga fuqite e tyre. Dhe, keto zoteronin fuqite me te medhaja te nacional-clirimtares, duke vene forcat e tyre nen Dalip Ndrene, Mehmet Bajraktarin, Mehmetm Shehin, Gjin Markun e Tahir Kaderen, Husen Stafen, Hulusi Spahine e te tjere, gjithe me tendenca komunista e keto".



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.