Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka disa menyra per te vrare nje njeri: me pistolete, me shpate, me helm ose me vrasje morale. Ne fund te fundit eshte e njejta gje, me perjashtim qe kjo e fundit eshte me e egra.
--- Napoleon Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: $ 350 milion investime per kerkimin e naftes
Postuar nga: Albo

Lajme Kompani tė njohura botėrore kanė kėrkuar naftė nė territorin shqiptar pa arritur sukses
Kėrkimi i naftės, 350 milionė USD investime


Nė dhjetė puse nė zona tė ndryshme, vetėm nė Berat ėshtė zbuluar “pak” naftė

Florian Papa

Janė 350 milionė dollarė tė investuara nga kompanitė e huaja naftėnxjerrėse pėr kėrkimin e zonave naftėmbajtėse nė territorin shqiptar. Kjo shumė llogaritet qė nga viti 1991, vit nė tė cilin ėshtė bėrė licensimi i parė nga Agjencia Kombėtare e Hidrokarbureve. Licensat e para u janė dhėnė kompanisė gjermane “Deminex” dhe kompanisė austriake “OMV”. Austriakja “OMV”, pasi ka bėrė studimin e zonės Adriatiku 1, ka filluar shpimin e pusit tė parė kėrkues nė bllokun Rodoni 1, bllok i cili gjendet nė detin Adriatik. Mė pas, po nė tė njėjtin vit kanė qenė kompani tė tjera tė njohura nė fushėn e pėrpunimit dhe nxjerrjes sė naftės si italiania “AGIP”, amerikanet “Chevron”, “Occidental” e SHELL si dhe kompania australiane “HAMILTON oil”, qė kanė investuar shuma tė mėdha prej miliona dollarėsh nė pesė blloqet detare.
Raundi i parė i licensimit ka filluar nė vitin 1991 ku kanė marrė pjesė kompani shumė tė njohura, tė cilat hapėn gjashtė puse kėrkimi nga tė cilėt vetėm njė pjesė prej tyre arritėn objektivin nė thellėsinė e shpimit, por edhe ato kompani tė cilat e arritėn objektivin e pėrcaktuar nė projektet dhe studimet e tyre, nuk arritėn ndonjė rezultat pozitiv, pasi nė thellėsitė e synuara nuk u gjendėn shtresa naftėmbajtėse. Nė raundin e parė, kompanitė e licensuara kanė operuar nė pesė blloqe detare, ku deti Adriatik ishte ndarė nė katėr blloqe, ndėrsa deti Jon pėrfshihej nė njė bllok tė vetėm.
Pėr licensimin nė territorin tokėsor janė zhvilluar dy raunde, duke filluar qė nga viti 1992. Nė raundin e parė tė dhėnies sė licensave, qė ka pėrfunduar nė vitin 1994, AKH ka dhėnė licensa operimi pėr puse kėrkimi tre kompanive, “SHELL”, “COPAREX” e “INA naftaplin”. Kėto kompani do tė operonin nė katėr blloqe tė afėrta mė njėri -tjetrin qė shtriheshin nė Ultėsirėn perėndimore, ndėrmjet Tiranės e Shkodrės. Gjatė kėtij raundi, kompania kroate “INA naftaplin”, pas fazės sė parė kėrkimore vendosi qė tė hapė njė pus tė thellė nė bllokun “C”, pus nė tė cilin nuk u arrit objektivi i synuar. Nė tė njėjtėn kohė, kompania “SHELL” kishte bėrė pėrgatitjet pėr fillimin e shpimit nė bllokun “B”, por me rezultatet e arritura nga “INA naftaplin” drejtuesit e kėsaj kompanie vendosėn qė tė tėrhiqeshin nga shpimi i pusit. Sipas burimeve tė AKH-sė gjatė fund vitit 1996 kompania “COPAREX” po pėrgatitej pėr shpimin e njė pusi kėrkimor nė njėrin nga dy blloqet e saj por trazirat e vitit 1997 bėnė qė kjo kompani tė pezullonte punimet.
Nė raundin e dytė, i cili ka filluar nė vitin 1998, u licensuan kompania “OXY” pėr blloqet 2 dhe 3 qė shtrihen nė zonėn Berat – Tepelenė, kompania OMV pėr blloqet 1, 4 dhe 5 dhe kompania “COPAREX” pėr bllokun “E”. Gjatė kėtij raundi, i cili filloi pas njė periudhe trevjeēare ngrirjeje operacionale, nga kompania “OXY” u zbulua njė shtresė naftėmbajtėse nė Berat, nė pusin Shpiragu 1. Por, kjo shtresė u klasifikua si njė zbulim jo komercial, pasi sasia e vogėl e naftės nė kėtė pus nuk kėnaqte kėrkesėn e kompanisė “OXY”. Sipas drejtorit ekzekutiv tė AKH, Agron Xhavo, gjatė vitit 2002 kompania “OXY’ ka bėrė vlerėsimet dhe ka vendosur qė tė bėjė njė devijim tė shpimit tė pusit Shpiragu 1. Shpimi i ri i kėtij pusi do tė devijojė me njė gradacion prej pothuajse 90 gradė nė mėnyrė qė tė jetė pothuajse horizontalisht me gėlqerorėt dhe sipas Xhavos, shpresohet se ky devijim do tė rrisė sasinė e naftės.
Investimet – Drejtori ekzekutiv i AKH, Agron Xhavo, thotė se megjithė rezultatet jo tė kėnaqshme nė fushėn e naftės, investimet nga kompanitė e huaja nė territorin shqiptar nuk janė stepur. Sipas tij, investimi i sivjetshėm pritet tė jetė rreth 90 milionė dollarė amerikanė, nga tė cilat 45 milionė janė tė sigurta. Investimet do tė fillojnė nė fillim tė majit me fillimin e punimeve pėr shpimin e pusit tė ri kėrkimor Palokastra 1, nė zonėn e Gjirokastrės, investim i cili ėshtė parashikuar tė kapė shifrėn e 11 milionė dollarėve. Ky investim do tė kryhet nga kompania “OMV”, e cila ka ndėrtuar njė pjese rruge dhe njė urė nė kėtė zonė, objekte kėto qė kanė qenė nevojė dhe pėr banorėt vendas. Nga e njėjta kompani do tė bėhet shpimi edhe pėr njė pus kėrkimi nė Tragjas tė Vlorės, punime qė priten tė fillojnė nė fund tė kėtij viti. Gjithashtu, pritet qė gjatė kėtij viti, kompania “Lundun” tė kryejė punime nė jug tė Tiranės nė zonėn Sauk – Baldushk. Pėr dy puset e sipėrpėrmendura, shuma qė do tė investohet do tė jetė rreth 17-18 milionė dollarė. Ndėrsa investimet qė do tė bėhen nga kompanitė e mėsipėrme do tė jenė nė puse kėrkimorė, kompanitė “Premier Oil” dhe “ALB petrol” nė bashkėpunim me “IFC”-nė do tė bėjnė rehabilitimin dhe zhvillimin e rajonit Patos – Marinėz ku ėshtė bėrė shpimi i njėzet puseve tė rinj. Kėto punime janė kryer nė periudhėn shtator 2002 – prill 2003. Gjatė muajve shtator – tetor tė kėtij viti, nė kėtė zonė do tė punohet nė rreth 400 puse shfytėzimi, pėr rritjen e prodhimit tė naftės duke pėrdorur sistemin e injektimit tė avullit, metodė e re kjo e cila nuk ėshtė aplikuar mė parė nė Shqipėri. Investimi i fundit prej miliona dollarėsh nė kėrkimin e naftės i cili tashmė ka dėshtuar, ishte ai i kompanisė kroate “INA naftaplin”. Kjo kompani kreu punime nė pikėn turistike tė Zvėrnecit nė Vlorė dhe, sipas Xhavos, kjo kompania kroate ka deklaruar largimin nga ky rajon ku ajo “la” rreth 25 milionė dollarė. Largimi i “INA naftaplin” ėshtė bėrė brenda kushteve tė kontratės sė nėnshkruar mė parė me AKH-nė.
Punimet e kryera - Janė hapur dhjetė puse kėrkimi me njė total prej 35 893 metra thellėsi tė arritur, janė hapur njėzet puse shfrytėzimi tė cilat nė total e kalojnė thellėsine e 35 000 metrave. Janė kryer punime nė fushėn e studimeve sizmike, vrojtime gravometrike nė njė gjatėsi prej 13 000 kilometrash linearė. Tė gjitha kėto investime kanė kapur shumėn e 350 milionė dollarėve nga tė cilat 145 milionė dollarė janė investuar nė pesė blloqet detare. Shumė nga tė punėsuarit nė kėto puse kanė qenė shqiptarė tė cilėt janė punėsuar nė role tė ndryshme.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.