Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kanun me baben nuk ka.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Universalizmi ose Nacionalizmi
Postuar nga: SaimirL

Ceshtje Kombetare Artikulli eshte marre nga libri: Elza Poga "Babai im Mihal Zallari", Albass, Tirane, 2001. Artikulli eshte shkruar nga atdhetari Mihal Zallari mė 1943 dhe ruan vlerė akoma.


UNIVERSALIZMI OSE NACIONALIZMI

Mihal Zallari

Gazeta KOMBI, 22 Dhjetor 1943


Qysh prej shekujsh vazhdon lufta midis ketyre te dy botekuptimeve. Kjo lufte filloi aty nga i XII-ti shekull me Karten e Madhe. Filloi ne menyre te dukeshme kur populli englez vendosi te shkeputet prej influences se kishes universale. Lufta vazhdon e ashper edhe sot nen forma te ndryeshme. Nga ana e universalistave lufta behej dhe behet ne bazen e nje arsyeje shume here gjeniale, por gjithmone aresye te ftohte dhe spekulonjese. Kurse nacionalistet i ka shtytur instikti, kishte me thane vete natyra. Natyra i do individet, do shumellojshmerine nder njerez, nder kafshet dhe bimet. Per me i dale zot ketij qellimi, jo vetem i ka krijuar racat, llojet e kafshevet dhe te bimevet, por iu ka dhane armet dhe mjetet ma te rafinuara per t'u mbrojtur.

Universalistat nuk pranojne kufi nga jashte, por aq me te ngushte i vene kufijte nga mbrenda. Flasin per njerezin mbare, per ide te pergjithshme, per njesi dhe vllazeri te perbotshme. Forma e universalizmit eshte imperializmi, qofte fetar ose shekullar. Sic thashe imperializmi perdor si parim te domosdoshem shprehjen: ?kufi te gjere nga jashte dhe te ngushte nga brenda?. Qe te kuptohemi ma mire, po iu jap disa shembuj. Ēdo fe e organizuar, qe ka tendenca universale, thote: Me fal arsyen tende, gjykimin tend dhe une te zbuloj te verteten absolute. Imperializmi shekullar romak ose englez etj., ka thene ose thote: falme urine tande si individ ose si komb dhe une do te ngreh nje shteti i cili perfshin gjithe njerezine dhe gjithe dheun, ku do te sundoje rregulli dhe paqa. Komunizmi, nje tjeter forme e universalizmit, thote: Hiq dore nga vellau tend i gjakut dhe une te bej vella me te gjithe njerezit e kesaj bote. Kjo bie ere dicka si ajo puna e shejtanit, i cili i paska thene Krishtit: Bjer ne gjunje, falmu mua dhe une te fal gjithe pasurine e kesaj bote. Shkurt, cdo imperializem, ne emrin e nje ideje universale, kerkon dhe ka kerkuar: Hiq dore nga personaliteti tend dhe nga lirija personale.

Universalizmi ka patur gjithmone nje fuqi te madhe dhe terheqese ne njerezit e ligshte. Mirepo njeriu i forte nuk e pranon. Ai gjen ne kraharorin e tij, ne familjen e tij, ne popullin e tij nje bote pa kufi, te cilin ai nuk e shkemben me gjithe universin dhe me gjithe yjte e panumurt te tij. Nacionalisti i ka vene vetes kufij nga jashte, per te ruajtur personalitetin e vet dhe kerkon kufij te gjere nga brenda, per me qene i lire ne zhvillimin e natyrshem te vlerave te tij, te prirjeve te tij, shkurt te karakterit te tij. Kurse universalisti thote: beju si une, nacionalisti perkundrazi lyp: beju siē je, me fjale te tjera: qendro besnik i vetvetes.

E vertete qe nacionalisti pranon qe njeriu ashtu edhe kombi nuk mund te qendrojne per vehte dhe te veēuar, se bejne pjese ne nje teresi, ne te cilen secili eshte mbeshtetje dhe mbeshtetet. Por njerezia, si nje teresi, eshte e interesueshme dhe mund te lartesohet vetem atehere kur individi ose kombi ka dhe di te ruaje karakterin e tij. Nacionalisti i jep nje rendesi te veēante personalitetit dhe lirise vetjake. E quan per detyre te shenjte te ruaje dhe zhvilloje vierat e tij; e ēmon vehten dhe kerkon qe ta ēmojne dhe te tjeret; lyp qe t'a kete fatin e vet vetė ne doren e tij; nuk duron te humbase ne turmen e popujve; nuk duron te beje pjese si nje numur i nje shoqerie anonime; nuk do te fshihet prapa nje pseudonimi, por del para botes me gjithe personin e tij pergjegjes, si ai burri i Tepelenes i cili ēdo leter e mbaronte me keto fjale: "Une, Aliu, shkruaj".

Qe t'a presim shkurt ne nje menyre konkrete: Ne shqiptaret duam idene tone, virtvuin tone, te miren ose vetvetenn tone. Nuk e duam idene e ketij, atij ose te gjithe botes. Siē thashe, nuk duam te jemi pjestare ne nje shoqeri anonime. As duam te jemi dekorative brenda suazes se nje perandorije. Por ne nje ēast fatzi ligeshtije dhe te krrupės se madhe na sulmoi armiku befas dhe na mashtroi. Hodhi fare te keqe midis nesh dhe organizoi anarkine e shemtuar. Ne, qe si popull kemi dhene burra shteti dhe ushtare te medhenj, jetojme sot turpin, te na heqin nga hunda te huajt! Por krenaria e jone kombetare na ndalon te organizohemi nen priz te huaj. Vetedlja e jone kombetare dhe instikti I vetembrojtes na ndalojne nder keto kohe fort te rrezikshme te vrasim njeri tjetrin. Mbi te gjitha, nderi i jone kombetar na ndalon te genjejme, te intrigojme dhe te shpifim! Jemi vellezer. Duhet te behemi shoke!




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.