Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zakonet jane hipokrizia e kombeve.
--- Balzak

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: Zhveshja e miteve
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nga Shirly Klojs Diogardi



Nė njė intervistė nė ?Washington Post?, njė ditė pas vrasjes sė kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, ish-shefi i policisė sė Beogradit, Marko Nikoviq, kishte vlerėsuar se?askund nė botė nuk ka njė simbiozė ndėrmjet kriminelėve, shėrbimit tė sigurimit dhe aparatit qeveritar siē ėshtė nė Jugosllavi?. Ai po ashtu ka thėnė se ?kur demokratėt erdhėn nė pushtet (Serbi) pas revolucionit tė tetorit, ata e bėnė njė gabim shumė tė madh: Ata e pranuan pėrkrahjen e grupeve kriminale dhe tė policėve tė korruptuar, tė cilėt deri nė atė kohė ishin tė lidhur me Milosheviqin.?

Derisa Qeveria e SHBA-ve i duartrokiste Serbisė sė rrethuar nga grupet kriminale menjėherė pas vrasjes sė Gjingjiqit, do tė duhej tė shikonte me vėmendje tė madhe vlerėsimin e Marko Nikoviqit pėr Serbinė si njė vend ku bota e krimit operon ngushtė me kriminelėt e luftės, me njėsinė speciale tė policisė dhe me zyrtarė qeveritarė. Pastaj, nėse ajo dėshiron tė arrijė njė paqe dhe stabilitet tė qėndrueshėm nė Ballkan, Qeveria amerikane duhet tė shikojė me vėmendje tė madhe nė rolin e Perėndimit nė dėshtimin pėr ta ēmontuar sistemin e Milosheviqit kur ky e kthente nė mit realitetin e Serbisė sė pasluftės. Gjingjiq ishte vrarė qėllimisht pėr shkak se ai ishte nė prag tė kapjes sė grupit tė ashtuquajtur ?Klani i Zemunit? dhe rrjetit tjetėr kriminal dhe dorėzimit tė tyre nė gjyq. Ai ėshtė vrarė edhe pėr shkak se kishte imituar njė aleancė me krimin e organizuar nė pėrpjekje pėr ta rrėzuar nga pushteti Milosheviqin nė tetor tė vitit 2000 dhe mė pas pėr ta dėrguar atė nė Tribunalin e Hagės. Gjingjiq ia kishte borxh ngritjen nė pushtet botės sė krimit pėr ē?gjė ka fakte tė bollshme se ai kishte pėrfituar nga kjo lidhje. Kur ai pėrfundimisht vendosi qė ta shkatėrrojė pikėmbėshtetjen e krimit tė organizuar nė qeverinė e tij pėr shkak tė presionit tė Perėndimit ai e paguajti ēmimin pėrfundimtar.

Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, mė 2 prill shkoi nga Turqia nė Beograd pėr njė takim jozyrtar me presidentin Svetozar Maroviq dhe kryeministrin Zoran Zhivkoviq ?pėr tė treguar pėrkrahjen tonė derisa ata po kalojnė nėpėr kėtė kohė tė vėshtirė dhe pėr t?ua bėrė me dije se ne jemi me ta?. Natyrisht se ai i ishte referuar vdekjes sė Zoran Gjingjiqit pas sė cilės Beogradi kishte shpallur gjendje tė jashtėzakonshme dhe pastaj kishte arrestuar 3,000 qytetarė serbė nė ndjekje tė atentatorėve tė tij nė pėrpjekje pėr ta shuar rrjetin e krimit qė kishte ēuar nė eliminimin e tij. Pėrderisa shfaqja e pėrkrahjes sė Kolin Pauellit ndaj njė populli nė kohė krize ėshtė me vend, nė anė tjetėr ka diēka shqetėsuese rreth shprehjes sė tij tė afrimit me Serbinė, e cila u demaskua si njė shtet i kontrolluar nga kriminaliteti, njė shtet qė ende ėshtė nė grahmat e ultranacionalizmit, ksenofobisė dhe racizmit qė kishte ēuar nė okupimin e Kosovės pėr njė dekadė tė tėrė dhe pėr tė nisur katėr luftėra agresive dhe gjenocidale nė Ballkan qė si pasojė pati shuarjen e 350,000 jetė njerėzish dhe 4 milionė refugjatė. Pa u ēuditur fare, Millorad Lukoviq ? Legia, kreu i bandės kriminale tė Zemunit, tė cilit i ėshtė dhėnė hapėsirė e lirė nė Serbinė e pasluftės pėr tė kontrabanduar, vjedhur, rrėmbyer dhe pėr tė vrarė, ishte edhe ish-komandant i njėsisė speciale tė policisė ?Beretat e kuqe? qė i ka kryer krimet mė tė rėnda kundėr myslimanėve tė Bosnjės dhe shqiptarėve tė Kosovės.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Evropa Perėndimore mbajnė njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr pushtetin e kriminelėve tė luftės dhe krimit tė organizuar nė Serbinė e pasluftės pėr shkak tė kėmbėnguljes qė nga rėnia e Milosheviqit se Serbia ishte njė demokraci e re qė duhej tė pranohej shpejt nė bashkėsinė e popujve, me qasje tė plotė nė institucionet ndėrkombėtare financiare dhe organizmave qeveritar. Me nostalgjinė e pakontrolluar pėr Jugosllavinė e Titos dhe pikėpamjet e rreme pėr pėrparėsitė ekonomike nė Serbi, Uashingtoni dhe Brukseli e kanė mbajtur tė fshehur pėr katėr vitet e kaluara faktin se Serbia ishte mė afėr njė shteti gangsterėsh se demokracisė. Ata e kanė fshehur kėtė realitet deri nė pikėn kur e kthenin kokėn nė anėn tjetėr kur serbėt vallėzonin nėpėr rrugė pas sulmeve terroriste tė 11 shatorit nė SHBA. Ata bėnė lėshim pas lėshimi pa marrė parasysh refuzimin e Beogradit pėr t?i dorėzuar kriminelėt serbė tė luftės nė Tribunalin e Hagės, posaēėrisht komandantėt e serbėve tė Bosnjės, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mladiq. Uashingtoni dhe Brukseli kanė ndenjur duarkryq kur Beogradi punonte nė destabilizimin e Kosovės dhe Bosnjės, pėr ndarjen e paligjshme tė veriut tė Kosovės dhe pėr t?i paraqitur nė mėnyrė tė shtrembėrt shqiptarėt nė shtypin ndėrkombėtar si burim i dhunės nė Ballkan. Edhe pėrkundėr dy raporteve tė mėdha televizive, njėri nė televizionin ABC kurse tjetri nė CBS, ku ėshtė vėnė nė dukje shitja ilegale e armėve tė Serbisė nė Irak, e cila kishte filluar nė kohėn e Milosheviqit dhe ishte shkallėzuar nėn qeverisjen e Gjingjiqit kanė kapėrcyer pa u kontrolluar.

?SHBA-tė duhet ta marrin njė pjesė tė fajit mbi supe pėr mėnyrėn se si kanė marshuar dorė pėr dore shteti dhe krimi i organizuar nė kėtė vend?, ka thėnė Zoran Kusovac, ananlist pėr Ballkanin, nė ?Jane?s Defense Weekly?, mė 30 mars tė kėtij viti nė emisionin ?60 minuta? tė quajtur ?Kush po i shet armė Irakut.? Sipas Kusovacit, SHBA-tė, sė bashku me vende tė tjera perėndimore, ?kanė lejuar ndryshime sipėrfaqėsore? nė Serbi. Kjo ėshtė ajo qė pohimin e sekretarit Pauell e bėn shqetėsues, siē ėshtė edhe thirrja e drejtuar gabimisht nga disa qarqe me rastin e vrasjes sė Gjingjiqit se SHBA-tė duhet ta zbehin presionin ndaj Serbisė pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės dhe pėr tė bėrė reforma demokratike nė shkėmbim tė ndihmės ndėrkombėtare. Siē kishte thėnė, nė mėnyrė shumė korrekte, senatori Xhozef Bajden, nė njė fjalim nė Ēikago, mė 15 shtator tė vitit 2002 se ?Serbia si forca kryesore lėvizėse pėr luftėrat e ēmendura gjenocidale tė viteve tė 90-ta duhet t?i plotėsojė tė gjitha kushtet e nevojshme pėr tė pėrfituar ndihmėn e SHBA-ve, si dhe kėrkimi i faljes nga Serbia pėr Kosovėn dhe Bosnjėn. Sikurse gjermanėt e kohės sė nazizmit, ka shpjeguar Bajden, ėshtė me rėndėsi qė serbėt tė zhveshen nga mitologjia se ata janė viktimat e njė mitologjie e cila u ka mundėsuar atyre qė t?i justifikojnė aktet e agresionit ndaj tė tjerėve.

Nėse ne me tė vėrtetė jemi ?me Serbinė?, atėherė SHBA-tė duhet tė bashkohen me popullin e saj nė ēmontimin e miteve pėr tė kaluarėn e Serbisė dhe tė sjellė reforma tė reja nė mėnyrė qė gjeneratat e reja tė serbėve tė mos e pėrsėrisin historinė dhe qė mė nė fund ky vend tė bėhet pjesė integrale e njė Evrope demokratike. Nuk do jetė e mjaftueshme kapja e mbeturinave kriminale tė kohės pas rėnies sė Milosheviqit.

Pėrderisa Serbia tė mos i kundėrvihet historisė sė vet raciste dhe gjenocidale kundėr popujve josllavė, nuk do tė arrihet paqja dhe stabiliteti nė Ballkan dhe as nė Evropė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.