Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Mbreti Zog: Vdekja e Faik Konices
Postuar nga: Albo

Histori Mbreti Zog rrefen vdekjen e papritur te Konices dhe njohjen nga Departamenti i Shtetit

Pas nje deklarate te Departamentit te shtetit amerikan, Faik Konica ka rimare perseri pozicionin e tij, si perfaqesues i Shqiperise, ne vitin 1942. Por, kjo nuk zgjat shume, sepse ai do te nderroje jete papritmas. Mbreti shqiptar e shpreh haptazi merzitine, ndersa vendin e tij, pa asnje dyshim, i takon Imzot Nolit.

Ne numrin e sotem te 'Korrierit' eshte edhe nje nga letrat e fundit te Konices, derguar Sotir Martinit, perfaqesuesit te Zogut. Po ashtu edhe nje leter e Nolit derguar Zogut, ish kundershtarit te tij te madh. Si arritje, ne kete kohe, Mbreti shenon njohjen e luftes prej Fuqive te Medha dhe interpretimin e tyre te kesaj lufte. Kjo eshte arsyeja pse mbreti nuk heziton qe ti shkruaje per ta falenderuar Sekretarin e Shtetit amerikan dhe bashke me te edhe presidentin Ruzvelt. Fundi i numrit te sotem do te mbyllet me pergatitjen "inkognito" te adjutantit dhe me nje mesazh te Mbretit, ku ai riperserit kerkesen e tij per shqiptaret: Zgjedhje te ndershme pas lufte dhe populli do kete te drejten qe te vendose vete per formen e regjimit

Konferenca ne Persie Iran 10.10.1942

Kjo eshte nje pjese e informacionit, qe na sjell Adjutanti per kete dite: Konferenca e Aleateve ne Teheran ka qene shume entuziaste dhe shpjegohet si prove qe Aleatet u moren vesh krejt, sidomos ne lemin e operacioneve ushtarake te ardhshme. Persia mori sigurime per tanesin e indipendences dhe ndihmen, si do te gjeje me aleatet pas luftes. Ndersa ne Egjypt, konferenca midis Rooseveltit, Churchillit dhe Ismet Inonu u duk se pati mjaft sukses. Por, u shenua se Turqia erdhi pa eksperience ushtarake. Ne kete konference moren pjese edhe ruset, megjithese ata kane aleance me Turqine.

Churchilli u takua me shume personalitete aleate ne Egjypt dhe u mundua te zgjidhi problemet franceze dhe jugosllave. Pas kesaj konference te Egjyptit u shperndane duke mos dhene asnje lajm ne vendimet e marra hollesisht.

Washington 20 nendor 1942

Botohet ky lajm, sipas adjutantit: Departamenti i Shtetit Amerikan thirri dhe tani ne fund Imzot Nolin dhe Faik Konicen, Kryetar i Panfederates Shqiptare ne Amerike 'Vatra'. Arsyeja ishte per te shprehur mendimet e tyre mbi menyren sesi mund te organizohej Qeveria Shqiptare ne mergim. E midis pikave qe shenuan ishin:

1-Vetem nje levizje shqiptare, qe te permbledhi gjithe personalitetet shqiptare, do te kete mundesine per te thirrur gjithe popullin, qe te beje dicka per Kombet e Bashkuara.

2-Mbreti Zog eshte personaliteti me me rendesi si ne Shqiperi e ne shqiptaret. Dhe perjashtimi i tij do te zhveshi levizjen prej forces se saj.

3-Qe asnje antar i ketij fronti te perbashket nuk do te detyrohet te heqe dore derisa te sigurohet indipendenca edhe integriteti shqiptar ne konferencen e Paqes. Pas se ciles, cdo njeri do te rifitoje lirine e veprimit te tij.

*************

Zoti Minister, Boston 5 Nentor 1942

Mora letren tuaj te dates 27 shtator 1942 dhe kam nderin t'ju informoj qe pranoj te jem perfaqesuesi i Mbretit ne Uashington. Duhet qe Madheria e Tij t'i dergoje nje leter Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Londer, duke i lutur qe transmetoje permbajtjen e letres ne Uashington. Ne kete leter duhet t'i thote per perjashtimin e dhimbshem qe i eshte bere Shqiperise, duke mos iu njohur Qeveria e saj ne mergim, dhe ne te njejten kohe hyrjen ne lufte te Italise. Te beje te ditur dergimin e nje ministri zyrtar ne Uashington, por, nga ana tjeter, sic do te behet dhe me evidente, qe Shqiperia mund te luaje ne te ardhmen e afert nje rol te dobishem ne ceshtjen e aleancave. Mbreti mendon qe te emeroje ne Uashington si perfaqesuesin e tij personal Faik Konicen, i cili ka qene qe nga 1926 deri ne 1939 i derguari i Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Dicka e ngjashme do te mjaftonte, per mendimin tim dhe per vendosjen e pozicionit tim si perfaqesues jozyrtar.

Ju pershendes, Zoti Minister dhe ju siguroj per konsideraten time me te larte kundrejt personit tuaj.

Shkelqesise se tij Sotir Martini Faik Konitza

Perfaqesuesi i M.S. Mbretit ZOG I re

A Son Excellence Monsieur Sotir Martini Faik Konitza

Representant de S.M. le Roi ZOG Ier

*********

Gazeta 'Manchester Guardian' me 4 dhjetor 1942

Ky eshte nje shkrim i Edith Durhamit, udhetares se shquar dhe te ashtequajtures "Princesha e Maleve".

Nen nje titull, (qe adjutanti nuk e permend), ajo boton edhe kete artikull: Shqiperia me 28 Nentor 1912 u proklamua ne Vlore per Pavaresine e Shqiperise. Me vone, ajo edhe u njoh prej Fuqive te Medhaja. Edhe me vone, Shqiperia u pranua si anetar prej Lidhjes se Kombeve dhe gjendja e saj si shtet indipendent eshte e konfirmuar.

Megjithekete, kur vendi i vogel u sulmua prej nje force te madhe e te mekanizuar, asnjeri prej bashk-anetareve te Lidhjes se Kombeve nuk intervenoi qe ta shpetoje nje vend te vogel. Flota Madheshtore mbeti rehat dhe flota italiane transportoi trupa pa asnje nderhyrje. Ne realitet ia ofruan Shqiperise si nje viktime njerezore per te perkedhelur Musolinin duke mos kujtuar se eshte e pamundur te kenaqe nje aventurier te pangopur dhe duke i dhene me shume ushqim. Cili ka qene perfundimi i veprimit ose me mire i mosveprimit tone. Adriatiku u be nje det i mbyllur per Boshtin. Dhe italianet zoterojne hyrjen e tyre. Derisa, te shkaterrojme kete gjendje, Boshti mundet dhe sigurisht e ben te ndertoje nendetese cfaredolloj ne sigurine e portit te Triestes (qe ka qene me pare baza e Flotes Austriake e Poles dhe e Fiumes). Nderkaq, shqiptaret jane lene ne nje pasiguri plot dhimbje mbi fatin e vendit te tyre.

Tani eshte koha per t'i shpetuar prej thonjve te pangopur dhe per te siguruar indipendencen e tyre. E cila do te rivendoset dhe integriteti tyre do te garantohet. Kjo vetem eshte mjaft per nje kryengritje kundrejt sulmuesit Italian. Lufta e cetave, vrasja e italianeve dhe sabotazhet vazhdojne pa pushuar, por frika eshte se pas ikjes italianeve vendi i tyre mund te ndahet midis fuqive ballkanike. Dhe, kjo shkakton nje pasiguri midis shqiptareve brenda ose jashte Shqiperise mbi rrugen qe duhet vazhduar. Hiqeni kete shqetesim! Lejoni shqiptaret te ndihmojne ne pastrimin e gojes te Adriatikut prej armikut. Garantoni indipendencen dhe integritetin e Shqiperise dhe nuk do te keni miq me te beses dhe te zotet se sa shqiptaret. Sigurohuni se Harta e Atlantikut nuk eshte nje karte pa kuptim. Lejoni te ndihmojne ne hapjen e rruges, qe te con tek Pola dhe tek Trieshta".

E jueja me bese M.E.Durham;

London. N.W.3.12.1942.

****************************

Telegrams I Decembre 1942

His Excellency Franklin D.Roosevelt

President of the United States of America Washington:

I am informed that Secretary of State Mr.Cordell Hull has recalled the Italian aggression of good Friday 1939 and has declared that he considers it the duty of every Albanian to take up arms against the common enemy stop.

As head of the Albanian State the first in Europe to offer armed opposition to fascist aggression I assure your Excellency that in accordance with our previous declarations we await the opportunate moment to rise as one for the independence and integrity Albania stop.

Your Excellency can be certain that the present activity of our guerillas would be intensified and soon become a general revolt if we could appeal to the Albanian people to take up arms for their country stop. We only ask to be given the possibility to fight on the side of the United Nations in a struggle that is also our struggle. Stop.

ZOG I. The First

Shenim

Kjo leter i eshte derguar Ruzveltit duke i kujtuar se Shqiperia eshte e para qe ka bere perballjen me agresionin fashist dhe "ne presim momentin e duhur per tu ngritur per pavaresine e integritetin e Shqiperise".

**********************

His Excellency Mr.Cordell Hull,

Secretary of State, Washington

I have Learned with appreciation your reference to the Fascist aggression of good Friday 1939 and your declaration as regard Albania stop. As head of the Albanian State the first in Europe to offer armed opposition to fascist aggression I assure your Excellency, that in accordance with our previous declarations we await the opportune moment to rise as one for the independence and integrity of Albania stop.

Your Excellency can be certain that the present activity of our guerrillas would be intensified and soon become a general revolt if we could appeal to the Albanian people to take up arms for their country stop. Ee only ask to be given the possibility to fight the side of the United Nations in a struggle that is also our struggle.

Telegrams I Decembre 1942 ZOG I the First

Shenim

...

Ekselenca Juaj, i drejtohet Zogu, eshte plotesisht e mundshme qe aktiviteti aktual i grupeve guerrile mund te intensifikohet dhe shpejt qe te behet nje revolte e pergjithshme. Por, nese ne do te apelojme ne drejtim te popullit shqiptar, qe te marrin armet per vendin e tyre.Ne vetem ju kerkojme qe te na jepet mundesia per te luftuar ne anen e Kombeve te Bashkuara ne kete lufte, qe eshte edhe lufta jone.

***********

Embassy of the United States January 4 - 1943:

Of America, Londres.

Madheria Juaj, Une jam ngarkuar nga Presidenti dhe Sekretari i Shtetit per te bindur Madherine Tuaj, qe eshte marre telegrami, ne te cilin Ju keni adresuar per ata ne 1 dhjetor te vitit 1942, ku shprehni vleresimet per verejtjet e Mr. Hull, te 3 nentorit te vitit 1942, per sa i perket Shqiperise. Ata gjithashtu me kane kerkuar mua qe t'ju shpreh vleresimin e tyre per keto mesazhe teper te sjellshme........., i drejtohet ambsadori amerikan nw Londwr.

Your Majesty, I have been requested by the President and the Secretary of State to convey to Your Majesty an acknowledgement of the telegrams which Your Majesty was kind enough to address to them on December - I - 1942 expressing appreciation of Mr.Hull's remarks of November 3-1942 concerning Albania. They have also asked me to express their apprecistion of these courteous messages.

At the same time the Secretary has requsted me to invite attention to his subsequent statement of December 10-1942, concerning Albania, the text of which I have pleasure in enclosing.

With the expression of my highest regard, I remain,

Enclosure:

Statement by the Secretary of State.

His Majesty King ZOG I. Antony D.Biddle

Rits Hotel. W.I. American Embassady

*********

Afrika franceze, 22 nendor 1942

Gjendja politike u sqarua pak,-thote adjutanti per kete dite. Darlani mban ne emer te Mareshall Petainit, administraten politike te Afrikes, duke lene komanden e ushtrise nen gjenerealin Cirault. Darlani pretendon se vepron sipas urdherave te vjetra te Petainit, qe i dha. Pra, kur ishte i lire te vepronte sipas qejfit. Petainit, nga ana tjeter, denoi rreptesisht Darlanin dhe kerkon vazhdimin e rezistences kundrejt Anglo-Sanksoneve me bashkepunim me Boshtin. Franca e lire deklaroi se s'ka ndonje pune me Darlanin, te cilin e quante tradhetar. Marreveshja Amerikane me Darlanin provokoi shume kritika ne Angli dhe ne Amerike dhe Roosevelti beri nje deklarate, ku thote se kjo marreveshje eshte e perkoheshme dhe vetem me qellime ushtarake. Lajmerohet se arriten ne Algjeri disa prej politikaneve franceze, qe ne fillim bashkepunonin me Petainin dhe Lavalin. Me kete rast, nuk dihet akoma qendrimi i kolonise se Dakarit.

Franca e lire vazhdon te kundershtoje rreptesisht Darlanin dhe politiken Amerikane. Gjenerali Catroux, foli shume ashpersisht per kete veper dhe e quajti Darlanin rrezik per Aleatet. Admirali Darlan e proklamoi veten si kryetar shteti dhe gjeneralin amerikan e njohu deri diku. Kurse, Qeveria e Britanise se Madhe deklaroi se nuk e merr parasysh kete deklarate.

Tunizi: Ushtaret Anglo-Amerikane kane gjetur nje rezistence shume te forte rreth Tunizis dhe Bizertes. Ata jane mjaft te penguar dhe duket se u mungon aviacioni.

Kurse me 27 nentor 1942, nje francez, nena e te cilit eshte italiane, vrau admiralin Darlan dhe u ekzekutua. Emri i tij mbahet sekret. Ne vendin e Darlanit u zgjodh Gjeneral Cirault dhe shpresohet se keshtu do te behet me i kollajshem edhe bashkimi i te gjithe francezeve. Amerikanet e kane fuqivrasjen e Darlanit. Gjermanet akuzojne anglezet. E gjithe fuqia e Frances se lire eshte vene perbri gjeneralit de Gaulle. Gjenerali Catroux shkoi ne Londer duke sjelle me vete programin e rregullimit te ceshtjes franceze.

Londer, 20 dhjetor 1942

Vdekja e papritur e diplomatit te shquar Faik Konitzes

"Lajmi, teper i idhet me 20 Dhjetor 1942, qe u dha mbi vdekjen e patriotit e diplomatit Faik Konices, Mbretin Zog I e tronditi thellesisht". Kjo eshte fjalia e pare qe thuhet nga adjutanti.

Me poshte po ai vijon duke shprehur mendimin e tij se:

"Kjo ndodhi tamam, ne kete moment kritik te Shqiperise. Faik Konica ka qene nje nga kampionet e indipendences shqiptare. Shkrimtar, qe ka botuar qysh ne rinine e tij dhe botimet e tij vazhduan ne lenda atdhetarizmi.

Faik Konica me 1926 u emerua Minister Fuqiplote ne Amerike dhe qendroi ne detyre deri me 1939 te vitit fatal, kur Shqiperia u sulmua prej Italise fashiste te 'Premten e Zeze'. Veprimi i fundit, pas okupimit te Shqiperise prej Italise, ishte qe Departamenti i Shtetit i njohu Faik Konices, qe s'mund te gezonte privilegjet diplomatike me. Pasi s'kishte me Shqiperi dhe Legata shqiptare ne Eashington u mbyll. Ajo ka qene periudha e politikes se perkedheljes. Por deri me 1939 per t'i bere qejfin Musolinit. Por keta nuk e njihnin Musolinin, se ai ishte i pangopur e tani se fundit e pane qe u bashkua ne lufte me Gjermanine dhe tani Shtetet e Bashkuara u detyruan te hyjne ne lufte kunder Italise e Gjermanise. Kurse, shqiptaret te harruar prej te gjitheve, nuk e lane luften kunder Italise dhe gjithnje vazhdojne ne malet e Shqiperise. Me ne fund, Eashingtoni dhe Londra e kuptuan se shqiptaret vazhdonin ne mundesite e tyre ne luften kunder Boshtit dhe mund te ishin nje perkrahje per Kombet e Bashkuara. Keshtu erdhi deklarata historike e Sekretarit te Shtetit Cordell Hull, me 10 te ketij muaji. Me anen e se ciles, Shqiperia u sigurua se do ta rifitoje indipendencen e saj sipas Hartes se Atlantikut. Mbreti Zog, duke u bazuar ne fjalet e Z.Hull, riemeroi Faik Konicen si perfaqesues te tij ne Eashington dhe kerkoi njohjen e tij si Kryetar te Qeverise Shqiptare ne mergim. Faik Konica u paraqit menjehere ne Departamentin e Shtetit, ne emrin e Mbretit Zog mbi kete njohje dhe ky ka qene veprimi i fundit i Konices".

Zotni Kordell Hull, ne deklaraten e tij historike mbi Shqiperine, me 10 Dhjetor tha: "Ne vazhdim te politikes se saj te mirevendosur Qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk njohu okupimin tokesor te bere me force dhe nuk njohu kurre aneksimin e Shqiperise prej korones italiane. Ne rast qe kjo deklarate ka ndonje kuptim, ky kuptim eshte se Shtetet e Bashkuara do te njohin Mbretin Zog e jo Mbretin e Italise, si Mbret i Shqiperise.

Xhesti i bukur ka dhe nje tjeter prove se: Pergjigja e Departamentit te Shtetit, do te jete favorabile. Qeveria Amerikane vendosi te dergoje kufomen e Faik Konitzes ne Shqiperi, kur do te vije koha ne mbarimin e luftes. Nje kortezh i tille u behet zakonisht vetem diplomateve te huaj, qe vdesin ne sherbim aktiv".

Me poshte adjutanti vazhdon: Kjo do te thote se Faik Konica njihet si perfaqesues i Qeverise Shqiptare dhe se vdiq ne sherbim aktiv. Nga ana tjeter e cmojme shume kete xhest fisnik te Qeverise Amerikane dhe dime se Faik Konica e vlente. Vlen te gjeje prehje te vazhdueshme ne vendin, qe sherbeu gjithe jeten me besnikeri e lealitet. Tani, vendin e te Ndjerit Faik Konices do ta rimarre Magr.Noli, personi me i pershtatshem, i cili ka bashkepunuar me Konicen dhe eshte i njohur ne politiken shqiptare dhe ate Boterore. Shpresohet qe ne Departamentin e Shtetit ky te zere vendin e Konices me nje Dekret te Mbretit Zog.

Maroke, 31 kallndor 1943

Kjo eshte nje kronike per situaten, e cila na vjen permes adjutantit: Per 10 dite rresht Franklin Roosevelti, Winston Churchill dhe Shtatmadhoria Anglo-Amerikane u mblodhen ne Casablanca ne konference. "Atje kane qene edhe Gjeneral de Gaule dhe Cirauld. Thuhet se ishin edhe disa vende neutrale si Spanja dhe nje perfaqesues Fillandez". Konfernca mbaroi dhe Presidenti Roosevelt, mberriti ne Amerike.

Per Churchill-in s'dihet gje ende. Ushtaraket vazhdojne konferencen e tyre. Ne konference duket se u vendosen planet e vitit 1943 dhe u studjua vecanerisht lufta e nendeteseve. U lajmerua se fuqia Aleate nuk do te pranoje asnje marreveshje me Boshtin pervec nje dorezim pa asnje kondite. Ceshtja franceze beri pak perparime dhe u vendos ose mbeten qe te dy grupet te kene nje lidhje midis tyre. Komandanti i pergjithshem i Forcave Aleate ne Afrike eshte amerikan dhe eshte Gjenerali Eisenhaeer. Kryetari i Shtatmadhorise se pergjithshme eshte britanik dhe eshte gjenerali Mountgomery dhe Komandanti i Forcave franceze eshte francezi Gjeneral Cirauldis.

Ndryshimet ne Komanden e ushtrise te Afrikes shpjegohen si prove. Qe pergatiteet jo vetem sulmi kundrejt Tunizise, por edhe kundrejt Ballkanit dhe Ishujve italiane.

Gjenerali Catroux u emerua prej Gjeneralit de Gaulle, si oficer lidhes me Gjeneralin Cirauld. Kjo ben qe gjendja te permiresohet.

Thuhet se u be nje marreveshje midis Gjenerali Cirauld dhe Gjeneralit de Gaulle, ne bazen e se ciles i pari merr punet ushtarake, kurse i dyti merr punet politike te Perandorise Franceze. Gjenerali Catroux mbetet si nderlidhes i te dy sherbimeve.

Jugosllavi, 24 kallndor 1943

Tani na vjen nje situate ne Jugosllavi, e cila eshte e lidhur sipas adjutantit me situaten shqiptare: Duket se gjendja midis cetave te Gjeneralit Mihailovic Draja dhe te cetave partizane eshte shume e ashpersuar. Ku cetat sllovene kane akuzuar Mihailovicin si ne lidhje me fashistet e Gjeneral Nedicit. Duket se ndryshimi i fundit i Qeverise se arratisur Jugosllave kishte per qellim te merren dhe dy kroate. Kjo per te afruar pak kroatet qe jane te zemeruar. Gjendja politike nuk u zgjidh akoma ne mes francezeve te lire. Jane bere disa arrestime te reja, ku u diktua nje komplot per vrasjen e gjeneralit Cirauld dhe te Ministrit Amerikan Murphy. Gjenerali de Gaulle i beri nje propozim Gjeneral Cirauld, per te gjitha forcat franceze. Pritet qe ky propozim do te sqaroje krejtesisht gjendjen me nje menyre ose me nje tjeter.

Stamboll 22 mars 1943

Madheria e Tij Mbreti Zog I dergon nje telegram udhezimesh kolonel Husein Selmanit, ne Legaten Shqiptare Istanbul. Telegrami eshte:

"Kam marre raportin tuaj te fundit stop. Jam duke bere te gjitha demarshet per shkuarjen tuaj ne Shqiperi stop. Mos humbni kontaktin me njerezit ne Shqiperi stop. Beni ceshte e mundur per bashkim stop".

London 22 Mars 1943 ZOG I

********************

Madheria e Tij Mbreti Zog beri kete mesazh qe ja drejton popullit shqiptar brenda dhe perjashta Ky eshte teksti origjinal i mesazhit:

SHQIPTARE

"Po mbushet vjeti i katert i okupimit te vendit tone, prej anmikut te perbashket dhe te popujve demokratik. Neve e kemi luftue invadorin dhe po e luftojme ende. Por duhet qe, edhe e drejta jone te perfshihet ne Familjen Nderkombetare te Kombeve te Bashkueme, pse n'as nje menyre nuk asht ma e vogel, se sa ajo e te tjerevet.

Per arsye te castit politik na ende mbetemi jashte. Te besojme ne kuptimin e drejtesis te Britanis se Madhe e te Shteteve te Bashkueme dhe te Rusise Sovjetike, e n'ato te Kombevet te Bashkueme dhe t'intensifikojme perpjekjet tona per me sigurue me pranimin e Shqipnis me nji Qeveri Legale, si nji aliate e Demokracive. Kjo asht menyra ma e mira me sigurue indipendencen e vendit tone me kufit kombetare.

Ekzistenca e bashkimit tone te shpejt, rreth te drejtes Legale te Shqiptarevet, asht nji arme e madhe per luftimin tone. Cdo shqiptar ka vendin e vet ne ket bashkim pa dallim qellimi politik ose shoqenuer. Per ket arsye, i ftoj te gjith ata shok bashk-atdhetar pa perjashtim me riforcue ket bashkim per me sigurue integritetin dhe indipendencen e Atdheut tone.

Sic e kam shpall publikisht ne Paris 1940 dhe ne mesazhin tone 1942 drejtues shqiptarvet te jashtun se, sapo te jete vendi i yne tanesisht i lire, do te zgjidhet lirisht dhe demokratisht nji Assemble Kombetare prej popullit shqiptar. E cila do te ftohet me nje here me vendue Regjimin politik e shoqenuere te Shqipnise se re.

Me ket shpirt, un jam gati me bashkpunue me te gjithe ata Shqiptar qe jane te gatshem me luftue per indipendencen dhe kufit e Atdheut tone. Dhe, kerkoj prej jush mos me u shmange sakrificave, mbasi vllaznit tone nuk po kursehen me derdhe gjakun e tyne ner malet tona".

Parmoor Henley Londer - 7 Prill - 1943 ZOG I.

*********

Telegram Kenmore 6780

Albanian Orthodox Church in America

Boston Massachusetts, 27 Maj 1943:

Your Majesty

Une jam shume i nderuar per te pasur letren tuaj dhe per te thene sepse koha nuk eshte shume larg, kur ne mund te takojme njeri-tjetrin per clirimin e vendit. Le te shpresojme se do te jete shpejt sepse ne kemi shume gjera per te biseduar dhe eshte shume e veshtire per te ndryshuar pikepamjet vetem nepermjet postes.

Nderkohe, Une kam shume nevoje per t'ju siguruar se do te kemi shume bashkepunime per Frontin e Bashkuar shqiptar nen drejtimin tuaj. Dhem, ne opinionin tim, kjo eshte rruga me e mire per te ndihmuar Shqiperine dhe po ashtu edhe Kombet e Bashkuara. Une jam duke shkruar me detaje nepermjet mikut tim Z. Sotir Martini.

(With earnest prayers for you and yours, I remains-Letra eshte shkruar ne anglisht )

To His Majesty King ZOG of Albania, Your in the Lord

Parmmor Henley on Thames, England. Bishop F.S.

Noli, d.v.

(Lettre recue le 10 Juin 1943 par airmail)


Gazeta "Times" 9 korrik 1943

Ja cfare thote adjutanti per kete dite: "Gazeta 'Aksham' boton nje artikull te drejtorit Zotni Nexhmedin Sadek. Ai shume here shpreh pikpamjet e Ankarase, ne te cilen ai diskuton konditat, qe Aleatet mund t'i vene Italise. Excellenca e tij Sadek thote se: "Turqia nuk ka deshire as te drejte te perzihet me konditat e paqes, qe fituesit do t'ju imponojne te mujtunve si ne lufterat e tjera. Por duke qene se vete ajo interesohet per paqen dhe vecanerisht ne rrethin qe ka te beje me sigurimin e saj. Turqia do te ndihmoje qe te ndreqen hajdutlleqet nderkombetare, qe u bene ne kurrizin e Shqiperise dhe do te jete ne favor te debimit te Italise prej Ballkanit".

Angli, 11 korrik 1943

Gjeneral Sikorski vdiq ne nje incident aviacioni dhe nuk u kthye nga Afrika. Zevendesimi i tij shkaktoi disa zorime. Ne fushen ushtarake u zevendesua prej nje gjenerali. Ne formimin e Qeverise u ngarkua nje antar i partise katundare, i cili ka qene Nen Kryeminister. Duket se ne mes te ketij te fundit e te kryetarit te Republikes ngjau nje moskuptim ose te themi nje mosmarreveshje.

Te gjitha ceshtjet e brendshme ne Ingliter, si presione e tjera u lane menjane prej evenimentit ushtarak te javes qe kaloj nga vdekja e gjeneralit Sikorskit.

Stamboll 12 qershor 1943

Kolonel Husein Selmanit, ne kete dite ne shtepi i mberrin shefi i zyres se informacionit Britanik Z.Kameron. I cili i dorezoi nje leter te Mbretit Zog, nga Londra, ku i ka shprehur. Ja cfare na vjen nga pena e adjutantit:"I dashtuni kolonel i eme. Mora raportin tuej me 5 Maj 1943. Jam shume i kenaqur qe po shoh se keni mbetun gjithmone po ai oficer luftetar, qe u kam njohur ka mot. E pelqej propozimin tuej, qe te shkoni ne Shqiperi. Bile me duket se udhetimi juaj eshte i ngutshem e i domosdoshem.

Veprimi juej ne Atdhe ka per te qene organizimi e shtimi i antarevet e drejtim i gurillavet mbas planit te pergjithshem dhe direktivave te Komandes Britanike, me te cilen do te jeni ne kontakt. Keni per te pasun rast edhe me bindun miqt tane britanike, qe pretendimet e disa ish nenpunsave te pakenaqun, se gjoja nuk paskemi perkrahjen e popullit tone jane pa themel.

Veprimi juej per tash, do te kete nje karakter cetash, pa marre hovin e gjonksin e nje kryengritje turmash, se ndryshe po te plaste parakohes nje levizje e ktille do te dilte e damshme, si per ne, vete, po ashtu edhe per miqte tone britanike. Mbasi te gjitha mundesite tona duhet t'i ruejme per castin ma' te volitshmin per mos me i shkuem kot pa kohe. Po, ne kete menyre, i kane udhzimet e mija edhe njerzit tone ne Shqipni. Kur te vije dita e veprimit te madh keni per te marre prej meje urdhrin e nevoishem. E ndoshta kam me qene edhe vete ne mest tuej.

Nderkaqe, une kam besimin ma te plotin ne juve, personalisht e ne besnikine tuej. Ju dergoj pershendetjet e mija te perzemerta.

Parmoor Henley - 8 Qershor - 1943 ZOG I.

**********

Recommandations speciales pour kolo. Selmanin. (Rekomandime speciale nga Zogu)

1-Nisja e juej duhet te mbahet e mshefet. Gjithashtu dhe largimi jueje prej Istanbuli deri sa te mberrini ne Shqipni. Gjithe miqte e te afrit tuej duhet mos me dit kurgja. Pervec jush vetum e gjithashtu dhe zyra e Sherbimeve kompetente britanike asht ne dijeni. Kjo asht e nevoishme per sigurimin e juej se per mbi juve dipendon suksesi i operacionit, edhe sigurimi i miqve qe jane me juve.

2-Perkthyesi, qe do te merrni eventualisht me vedi, duhet mos te kete asnji lidhje me rrethin e agjentave te anmikut.

3-Tue marre parasyshe, kapacitetin e zgjutesine e madhe te Gjeneral Parianit, e sidomos nder elementat e sherbimit te informacionit te tij, duhet me qene shume i rezervuem komplet kundra njerzvet ne sherbimin e tij.

4- Ne Shqipnie duhet te merrni kontakte, me tane oficeret e krishniket, e gjithashtu me gjith komitetet dhe me ata qe deklarojne te jene kunder nesh. Vetun duhet me kujdesi me u rujtun prej miqeve te anmikut. Tash duhet me i harrue te gjith anmiqesite personale, po me bashkponue vllaznisht. Per arsy se ky asht nje qellim e nji mision serijoze e importante.

5- Ma vone kam per me ju vue ne lidhje me Krenet e Kosoves".



Parmoor Henley - 8 Qershor - 1943 ZOG I.

Adjutanti pranon qe te organizoje, permes nje ndihme te Egjiptit,

mbreteroret ne Shqiperi

Abaz Kupi dhe Nacional-clirimtarja krejtesisht te percare

Mbledhja e Mukjes dhe deshtimi saj

Doreheqja e Musolinit dhe zevendesimi me Badolion

Ndersa adjutanti pergatitet qe te shkoje merr vesh nga nje kolonel anglez, qe ate nuk e pelqejne. Nderkohe Balli Kombetar ka mosmarreveshje me Nacional-clirimtaren dhe Zogistet kane humbur shume terren. Adjutanti vendos qe te shkoje me 4 oficere, qe jane " Major Murat Kaloshi, Kapiten Avni Deralla, kapiten Haxhi Xhilaga dhe kapiten Rexhep Radomira"



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.