Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Intimitet :: Kurorezohen Miss dhe Mr. Albania
Postuar nga: Albo

Intimitet Konkursi
U shpallėn mis dhe mister Albania 2003, Denisa Kola, 20 vjeē, nga Peshkopia dhe Gerald Shahu, 19 vjeē, nga Tirana.

Peshkopia merr kurorėn e ”Miss Albania 2003”



Belina Budini
TIRANĖ – Mis dhe mister Albania 2003 janė shpallur mbrėmė rreth mesnatės vajza nga Peshkopia, Denisa Kola dhe djali nga Tirana, Gerald Shahu. Denisa Kola, mis Peshkopia, ėshtė 20 vjeē dhe ndjek studimet nė vitin e dytė nė Fakultetin Ekonomik nė Tiranė. Ndėrsa Mister Albania 2003 u shpall djali me numrin 21, Gerald Shehu, 19 vjeē, i cili studion anglisht nė liceun e gjuhėve tė huaja nė Tiranė, ku ndjek vitin e katėrt. Aktorja Ornela Muti, e ftuara speciale kėtij spektakli, i ka vendosur kurorėn vajzės sė shpallur Miss Albania 2003. Shoqėruese e dytė e Mis Albanias u shpall Oneida Sulaj, ndėrsa shoqėruese e parė u zgjodh numri 38, Qėndresa Cacaj. Nga ana tjetėr, dy shoqėruesit e Mister Albanias u zgjodhėn Dritan Shehaj (shoqėruesi i dytė) dhe Arben Bajrami (shoqėrues i parė). U zgjodhėn gjithashtu edhe Mis Buzėqeshja, Jonida Vokshi dhe Mis Eleganca, Delina Cici si edhe Mis Personaliteti e Mis Miqėsia. Kėto ēmime u dhanė nga juria ndėrsa vlerėsimi pėr tre mė tė bukurat dhe tre mė tė bukurit u bė me votim dhe mesazhe telefonike. Spektakli ka mbaruar rreth mesnatės, pasi ka nisur me gjysmė ore vonesė. Ishin 40 vajza dhe 20 djem tė cilėt morėn pjesė nė garėn e Miss dhe Mister Albania 2003”, qė synonin kurorėn e bukurisė. Djem dhe vajza nga Shqipėria, Kosova, Diaspora, konkurentė nė kėtė edicion tė 11-tė njė prej dy konkurseve tė bukurisė shqiptare. 20 vajza qė vinin nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Diasporės, dhe 20 vajza nga Tirana, tė moshės 17-22 vjeē, janė pėrzgjedhur mbi bazė tė kėrkesave tė "Komitetit nacional tė miss-eve". Kjo sipas organizatorėve ėshtė bėrė nė mėnyrė tė tillė qė tė pasqyrohet bukuria e qyteteve tė Shqipėrisė, Kosovės, dhe Diasporės prej nga janė pėrzgjedhur, gjatė seleksionimit tė organizuar atje qė prej datės 15 Shkurt. Ndėrsa pėr tė dytėn herė pjesė e kėsaj gare bukurie janė bėrė edhe 20 djem tė moshės 19-23 vjeē tė pėrzgjedhur nė kėtė hapėsirė gjeografike pėr konkursin e "Mister Albania 2003". Gjeografia e pjesėmarrėsve pėrfshinte disa qytete nga veriu deri nė jug tė vendit, si: Gjirokastra, Bulqiza, Vlora, Puka, Saranda, Lezha, Fieri, Kukėsi, Skrapari, Laēi, Berati, Korēa, Pogradeci, Durrėsi dhe Peshkopia. Morėn pjesė gjithashtu nė kėtė konkurrim, Miss Mjelma e Maqedonisė, Miss Kosova nė Diasporė dhe Miss Diaspora.

Mis Amerika: “Shqiptarėt mė duken tė fortė dhe kuriozė”

Edhe pa grim ajo ėshtė shumė e bukur. Ka pranuar menjėherė tė vijė nė Shqipėri, sapo qė Fadil Berisha ia ka kėrkuar kėtė si njė ndėr miset mė tė preferuara tė tij, siē shprehet fotografi kosovar, jo vetėm pėr bukurinė por edhe pėr inteligjencėn. Asaj i pėlqen tė eksplorojė vende tė tjera. Bosnje, Itali, Hungari, janė disa nga shtetet e tjera ku ajo ka qenė. I pėlqen tė eksplorojė edhe kontinentin afrikan. Eksplorimi ėshtė edhe pjesė e profesionit tė saj. Ajo ka mbaruar shkollėn e gazetarisė dhe punon nė njė televizionin “KBTX” nė Nju Jork. Pėr shqiptarėt ajo thotė se i duken tė fortė dhe kurajozė si edhe njerėz tė hapur e simpatikė. “Dua tė vij prapė nė Shqipėri, sepse kam dėshirė tė shoh detet e saj”, - thotė Mis USA 2001, Candace Crueger nga Teksasi.

Mister Universi:
Ai vjen pėr herė tė dytė nė Shqipėri. Ai jeton mes Greqisė dhe Amerikės. Niko Papadakis. I pyetur pėr pėrshtypjet e tij pėr bukurinė shqiptare ai thotė se ėshtė njė bukuri e veēantė. “Mė pėlqen gjithashtu mėnyra e tė ecurit tė femrave shqiptare, qė flet pėr personalitetin e tyre. Kjo ėshtė diēka shumė pozitive pėr to sepse i ndihmon tė spikasin mė fort. Janė gjithashtu vajza tė ėmbla dhe tė kėndshme”, - thotė Mister Unversi 2001, nga Greqia.

Premtimi
Pas konkursit

Siē janė shprehur organizatorėt vajzat fituese nė kėtė konkurs bukurie e kanė tė siguruar tashmė pjesėmarrjen e tyre nė konkurset, "Miss Universi" qė organizohet nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, "Miss Bota" qė organizohet nga Anglia, "Miss Europa" qė organizohet nga Franca. Nga ana tjetėr Misteri qė do tė shpallet fitues do tė ketė tė drejtėn e konkurimit nė "Mister Ėord", aktivitet ky qė organizohet nė Angli.

Ornela Muti: Ky ėshtė njė rast pėr t’ju njohur
Aktorja e njohur italiane Ornela Muti, tanimė 48 -vjeēare qe e ftuara mė e veēantė e kėsaj shfaqje. Pak para se tė fillonte spektakli i bukurisė ajo u shpreh se “dėshiroj tė jem nė lartėsinė e miseve shqiptare sonte”. “Nuk di shumė pėr Shqipėrinė dhe ardhja kėtu ėshtė njė rast i mirė pėr ta prekur dhe ndier realitetin e vendit tuaj”, - tha Ornela gjatė spektaklit. Pyetjes se a ėshtė e dashuruar ajo iu pėrgjigj: “Jam e dashuruar me jetėn, njerėzit dhe burrin tim”. Ende e bukur edhe nė moshėn 48 vjeēare Ornela Muti u shpreh se e rėndėsishme ėshtė tė dish tė administrosh bukurinė tėnde dhe t’i japėsh asaj dimension shpirtėror.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.