|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 78 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .
Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".
Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.
E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .
Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
|
|
|
| |
|
Trupat amerikane kanė hyrė nė qendėr tė Bagdatit, njė qytet ku festimet zhvillohen paralelisht me luftime nė disa pjesė. Nė pamjet e shfaqura nė televizion, duken trupa qė kanė zėnė pozicione pėrreth Sheshit Firdos tė Bagdadit, kur dhjetra irakianė rrėzuan monumentin e Sadam Huseinit, me ndihmėn e forcave amerikane.
Njė gazetar i CNN-it tha se ndaj marinsave amerikane u krye njė sulm me armė zjarri, pranė Univeristetit tė Bagdadit. Nė ekranin e televizionit dukeshin flakėt nga tė shtėnat nga katet e sipėrme tė njė ndėrtese tė lartė, aty pranė.
Edhe ndėrtesa e Ministrisė sė Financave ėshtė nė zjarr. Nga katet e sipėrme dilnin shtėllunga tymi tė zi.
Mė parė, zėdhėnėsi i komandės amerikane, gjenerali Vincent Brooks tha se Sadam Huseini e ka humbur kontrollin e Bagdadit, ku mijėra irakianė kanė dalė nėpėr rrugė, duke denoncuar udhėheqėsin irakian dhe duke festuar me brohoritje.
Gjenerali Bruks tha se forcat irakiane janė grumbulluar pėrreth qyteti tė lindjes sė Sadam Huseinit, Tikrit, nė veri tė Bagdadit. Ai shtoi se forcat amerikane po pėrpiqen tė shkatėrrojnė ēdo kapacitet komande dhe kontrolli qė mund tė ketė atje qeveria irakiane.
Qindra irakianė i pritėn me brohoritje trupat amerikane, kur ato po kalonin nė qytetin e Sadamit, njė qytet i varfėr, me banorė kryesisht tė besimit shiit, nė verilindje tė Bagdadit.
Fati i Sadam Husueinit dhe dy djemve tė tij nuk dihet. Burime tė zbulimit britanik bėjnė tė ditur se ai arriti tė shpėtojė tė hėnėn nga goditja ajrore qė mendohet se ishte drejtuar kundėr tij.
Sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfed tha tė mėrkurėn se Bagdati ėshtė duke u ēliruar. Ai theksoi se forcat e koalicionit nuk do te ndalen derisa regjimi i Sadamit te rezohet nga i gjithė vendi.
Nė televizionin irakian janė paraqitur pamje tė djegies sė ndėrtesave tė Partisė Baath, si dhe zyrave qeveritare.
Pentagoni shfaq optimizėm tė matur
Sipas gjykimit tė zyrtarėve tė Pentagonit, rrėzimi i statujės sė Saddam Husseinit nė qendėr tė Bagdatit ka ndoshta tė njėjtėn vlerė historike sa edhe rrėzimi i Murit tė Berlinit.
Por zyrtarėt vazhdojnė tė tregohen tė matur nė komentet e tyre. Siē tha njė zyrtar i lartė ushtarak, gjuetia nuk ka mbaruar pa parė kokėn nė mur. Ai e kishte fjalėn pėr Saddam Husseinin, vend ndodhja dhe fati i tė cilit janė ende tė panjohur.
Lidhur me Sadam Huseinin qarkullojnė zėra tė ndryshėm; se Saddami ka vdekur, ėshtė plagosur ose ėshtė gjallė. Por zyrtarėt e zbulimit thonė se nuk besojnė qė ai tė jetė fshehur nė ndonjė ambasadė tė huaj, siē thonė disa zėra tė fundit.
Zyrtarė tė mbrojtjes nuk pranojnė tė thonė nėse trupat amerikane kanė marrė udhėzime tė posaēme se ēduhet tė bėjnė nėse gjejnė Saddamin.
Por dy goditje nga ajri, njėra prej tė cilave kėtė javė nė Bagdat, dukej qartė se synonin vrasjen e tij, duke lėnė tė kuptohet se koalicioni nuk ka ndonjė synim pėr ta kapur gjallė Saddam Huseinin.
Associated Press
|
|
|
|