Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Teqeja e Zallit nė Gjirokastėr, njė dritė e vazhdueshme
Postuar nga: Albo

Feja Teqeja e Zallit nė Gjirokastėr u ndėrtua qė mė 1780. Kėtė teqe e ka ndėrtuar Sejid Asim Babai. Eshte dėrguar nga qendra e bektashinjve nė Haxhi Bektash. Nė Gjirokastėr erdhi me gradėn "Gjysh". Rrjedh nga familja profetike qė arrin deri te imami i shenjtė Ali Bin Ebu Talibi. Nė Gjirokastėr mė parė kanė ardhur edhe tė tjerė misionerė si Arshi Babai e tė tjerė,por nuk krijuan teqera bektashiane nė mjediset gjysėm tė muslimanizuara tė Shqipėrisė Jugore. Sejid Asim Babai gėzon titullin Sejid se rrjedh nga raca e imameve e biografia e tij ėshtė shkruar nė pllakėn qė ndodhet nė Tyrbenė e tij nė Teqenė e Zallit.

Nė trevat jugore misionerėt bektashinj kanė ardhur qė nė kohėn e haxhi Bektash Veliut. Dervishi i tij Seri Salltek Babai, sipas Baba Ali Tomorrit ka ardhur nė Shqipėri mė 1325 me mision pėr tė pėrhapur mistikėn islame bektashiane. Punoi me dy dervishe abdalle (shėtitės) nėn veladonin e priftit ortodoks me moton "Besimtarėt le tė stėrviten me parimet e Profetit Krisht, pavarėsisht se nuk pėrmendet Muhamedi me Aliun". Kėshtu Sejid Asim Babai nuk erdhi nė njė truall tė panjohur, por me punėn e tij shenjtore arriti tė krijojė teqenė, e cila do tė luante njė rol tė jashtėzakonshėm me klerikėt e saj shqiptarė nė Rilindjen e Madhe Shqiptare. Teqeja u rit nga ana e godinavedhe e veprimtarisė fetare, sa nė kohėn e Baba Ali Haqi Elbasanit u bė njė institut fetar e kombėtar. Nga kjo teqe dolėn klerikė patriotė tė mėdhenj qė nė Rilindjen e Madhe Shqiptare luajtėn njė rol kyē nė trojet tona pėr lindjen e Shqipėrisė sė lirė e tė pavarur. Tė tillė si Ali Haqi Elbasani ishin dhe dervishėt e tij Baba Hajdar Kardhiqi, Baba Zenel Gjoksi, Baba Qamil Melani, Baba Selim Elbasani. U krijuan nga kjo teqe, teqe tė tjera si ajo e Shtyfit ose Hajderie, Teqeja e Mesit ose e Baba Mexhdun Durballisė, teqeja e Baba Qamil Melanit.

Nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, Teqeja e Asim Babait nė Zall ishte kthyer nė shkollė klandestine shqiptare ku Baba Ali Haqiu, dervish Mediu e tė tjerė ishin mėsuesit e arsimit natėn. Baba Ali Haqiu ishte veprimtar i madh praktik nė shėrbim tė Abdyl Frashėrit e misionit tė tij nė Jug tė Shqipėrisė. Ai organizoi bashkė me dervishėt dhe myhibėt e tij Kuvendin e Prevezės, Kuvendin e Gjirokastrės, Kuvendin e Janinės, Kuvendin e Frashėrit nė krah tė Abdyl Frashėrit pėr mos lejimin e copėtimit tė tokave shqiptare nga shovinistėt fqinj. Teqeja e Baba Aliut u bė asokohe depo librash shqip qė shpėrndaheshin nė teqetė e bektashisė nė trevat jugore, e qė i sillte ato nga Rumania, Kajro, Sofia vetė dervishi i librave Baba Meleq Shemberdhenji i paharruar. Nė Teqenė e Gjirokastrės u bė kontrolli nga policia turke e Janinės dhe librat nuk u gjetėn se Baba Aliu i kishte strehuar nė fshatin Lazarat. Pėr kėtė akt tė policisė turke flet kėnga popullore:


O Gjirokastra me vulė
Me mendje me para shumė
Kėtė radhė s'bėre punė,
Se vulosen ca spiunė
Asqer nga Janina prunė
Asqer nga Janinė erdhi
Tė tri Teqetė i shkeli
Baba Ali Kalanderi
Qitapet nė shesh ja derdhi,
Dale ti vulos pa mėri
Nuk u ndodh Baba Zeneli,
Baba Hajder Kalenderi
Se do tė plastė Teberi.


Kėngė pėr Baba Rexhepin

Larg nga vendi baltė floriri
Qaj me lot
Se ēu trete si qiriri
S'duroj dot
Baba Rexhep more nur
Shkrive jetėn pėr flamur
ēdo shqiptar nė Teqen tėnde
Qan me lot
Ritet me At'dhen nė mendje
S'duroj dot
Kur nė vare ngadalė tė ule
Qaj me lotė
Malet tona ēu pėrkule
S'duroj dot
Baba Rexhep more nur
Qė dhe jetėn pėr Flamur.

Bilbil Bilbili

Pėr librat shqip qė u gjetėn nė teqetė e veprimtarinė atdhetare tė tre udhėrėfyesve tė tre Teqeve betkashiane nė Gjirokastėr, policia turke i internoi njė kohė tė gjatė Baba Aliu Haqiun, Baba Zenel Gjoksin, Baba Hajdar Kardhiqin. Baba Ali Haqiu kishte muhibe tė tij gjithė dijetarėt islame tė qytetit tė Gjirokastrės si Hysen Hoxhėn, Dervish Libohovėn etj. Kur ndėrroi jetė Baba Ali Haqiu vendin e tij e zuri Selim Baba Elbasani qė vazhdoi punėn dhe luftėn atdhetare tė Baba Aliut pėr 36 vjet me radhė. Ai mbėshteti Qeverinė Kombėtare tė Vlorės, Kuvendin e Lushnjes e lėvizjen pėr demokraci tė viteve 1920-1924. Mbėshteti kongreset bektashiane qė u zhvilluan nė Shqipėri me frymė kombėtare dhe mirėpriti Kryegjyshin botėror tė Bektashinjve, Kryeshenjtėrinė e tij Sali Njazi Dedenė? Baba Selimi pėrgatiti me dije e kulturė njė dervish tė ri, tė paharuarin mėmėdhetar,"Nderi i Kombit" Baba Rexhepin e shenjtė. Baba Selimi priti me urrejtje agresionin fashist mbi Shqipėrinė etnike nėn bajonetat italiane. Baba Selimi ishte pėr njė luftė kombėtare kundėr fashizmit pa ideologjinė komuniste e yllin e saj tė kuq nė flamurin kombėtar tė Skėnderbeut. Autoriteti i tij i lartė nė popullin e jugut tė Shqipėrisė i ndaloi komunistėt e Bedri Spahiut e Enver Hoxhės qė tė vrisnin babanė. Ndėrroi jetė nė 16 tetor 1944 me dėshpėrim tė thellė nė Teqenė e Zallit tė okupuar nga fara bastarde komuniste, pa patur pranė nipin e tij tė dashur Dervish Rexhepin e shenjtė. Dervish Rexhepi, i angazhuar pėr mėnjanimin e luftės vėllavrasėse do tė largohej me mallėngjim nga atdheu e Baba Selimi, pėr tė jetuar nė mėrgim njė jetė tė dytė edhe mė tė ndritur nė shėrbim tė Kombit tė Bektashizmės botėrore duke mbajtur tė ndezur nė Teqenė e Detroidit tė SHBA qė ishte njė Shqipėri e vogėl e lirė, dritėn e Haxhi Bektash Veliut. Vepra e Baba Rexhepit ėshtė nderi i kombit qė e lindi dhe e priti, prandaj mbeti i paharruar nė zemrat e besimtarėve dhe atdhetarėve nė jetė tė jetėve. Nė vitin 1945 nė postin e Asim Babait erdhi i paharruari memėdhetar Baba Ali Tomorri nga mė tė ndriturit nė arsim e dituri, por diktatura komuniste do ta ekzekutonte mė 1947. Nė vitin 1948-1963 drejtuan me radhė teqenė e Zallit Baba Sherif Cenometaj e Baba Brahim Kuka, dy figura tė ndritura bektashiane. Pėr 24 vjet me teqeja e Zallit u mbyll e u kthye nė depo e azile pleqsh. Nė korrik 1991 Neki Levani e rihapi. Sot tė kėtė qendėr fetare dhe monument tė kulturės bektashiane e drejton Baba Haxhiu dhe teqeja rikthehet nė formėn e parė me punėn e pėrkushtuar tė tij dhe tė gjithė besimtarėve tė trevave jugore shqiptare.

Kortezi e gazetes 55


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.