Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Shkelqimi dhe renia e shokut Nano
Postuar nga: Albo

Politike Shenim: Artikulli i meposhtem eshte nje analize politike e partise socialiste dhe rolit qe lideri socialist Nano ka luajtur dhe vazhdon te luaje ne te. Ky artikull vjen si pergjigje ndaj kerkesave te disa lexuesve te artikullit te meparshem te autorit te titulluar "Strategjia e institucionalizimit te opozites", per tu njohur me kendveshtrimin e autorit edhe ne lidhje me poziten shqiptare.

Qendrimi qe kryeministri i vendit Fatos Nano mbajti gjate debatit nderkombetar mbi luften ne Irak, ishte shkelqimi i vetem i tij ne keto 13 vjetet e fundit qe ai eshte aktivizuar ne politike. Me ne fund, Nano, krahas thyerrjes se rekordeve te hipjes dhe zbritjes ne PS dhe kryeministri, ne nje kohe shume te shkurter, do te mbahet mend edhe si kryeministri qe i doli krah superfuqise me te madhe te botes ne luften ne Irak. Qendrimi qe kryeministri mbajti mbi Irakun duhet pershendetur, pavaresisht se motivet e tij jane te diskutueshme. Ky qendrim eklipsohet plotesisht nga roli negative qe ka luajtur Nano brenda partise se tij ne keto 12 vjetet e fundit.

Nano kryetar absolut ne PS

Eshte gati e paimagjinueshme se si Fatos Nano ka arritur te ulet dhe ngrihet ne krye te PS-se sa here qe i ka dashur qejfi. Gjate viteve te burgut, Nano ishte kryetar i PS. Pas 1997 Nano u ngrit dhe zbriti nga kreu i PS brenda 2 vjetesh, per tu ngjitur serrisht ne krye. Shume pseudo-analiste kete e kane interpretuar si nje "aftesi" e "talent" politik i Nanos, kur e verteta eshte krejtesisht ndryshe. Arsyeja perse Nano arrin qe te beje si te doje ne krye te partise se tij lidhet me faktin se socialistet ende jetojne me mentalitetin e servilizmit komunist. Ajo qe shume analiste konsiderohet "solidaritet socialist", ne te vertete eshte servilizem i trasheguar komunist, ku sherbetoret perulen perpara "te madhit". Dikur ishte Enver Hoxha, pastaj Ramiz Alia, pastaj Fatos Nano, dhe socialistet nuk kane se si te dalin kunder vullnetit te "te Madhit".
Eshte gati e paimagjinueshme se si per 3-4 vjet qe Nano ishte ne burg askush nuk guxoi te ngrihej ne krye te PS-se. Eshte gati e paimagjinueshme se si per 5 vjetet e fundit "freshistet" nuk arriten qe te mposhtin Nanon. Majko, Meta e te gjithe ata qe qendrojne pas tyre nuk arriten qe te ngrihen mbi pozitat e Nanos ne parti, perkundrazi, tashme ata jane asimiluar nga Nano. Nese perpara 2-3 vjetesh PS kish nje shans per ndryshime me perplasjen Nano-Majko, tashme PS eshte ne nje renie te lire fati i se ciles eshte i lidhur me fatin e kryetarit Nano.

Morali i Nanos eshte morali i PS

Nje nga arritjet me te medha te kryetarit Nano ne partine e tij eshte fakti se ai tashme i ka veshur moralin e tij gjithe kryesise se partise se tij. Ne 1991-92 italianet formuluan akuza per vjedhje e korrupsion per ish-kryeministrin e atehershem Nano, por pjesa tjeter e kupoles socialiste ishte e pastert nga korrupsioni dhe akuzat e krimit ekonomik. Barra e perbashket ishte trashegimia komuniste e "partise meme" por kjo nuk perbente nje shqetesim te madh sa perben korrupsioni dhe krimi i organizuar sot ne rradhet e socialisteve. Sot, Fatos Nano mund te mburret perpara gjithe shqiptareve se ai "ua mesoi zanatin" edhe Majkos, edhe Metes, edhe Finos, edhe Malajt, edhe Rucit, edhe ish-presidentit apolitik, edhe Klosit e cdo ministri e ministre socialiste ne keto 5 vjetet e fundit. Realiteti brenda kupoles socialiste tashme eshte i tille, ku askush nuk guxon te hapi gojen qe te akuzoje njeri per korrupsion, trafiqe apo lidhje me krimin e organizuar, pasi te gjithe pa perjashtim jane te inkriminuar. Hera e fundit qe Nano guxoi te hedhi akuzat ne kryesine e partise gjate kohes qe Meta ishte kryeminister, te tijet inkriminuan me akuza njeri-tjetrin ne syte e gjithe shqiptareve.

Nano dhe krimi i organizuar

Ne keto 5 vjetet e fundit, socialistet shqiptare solidaritetin ideologjik e kane zevendesuar me garen ne ngritjen e perandorise se krimit te organizuar ne Shqiperi. Fale ketyre lidhjeve me krimin kreret socialiste jane kthyer sot ne "padrino" te krimit te organizuar ballkanik dhe nderkombetar. Kjo ka bere qe partia socialiste dhe kreret e saj te shperfytyrohen ne syte e shqiptareve dhe mbare opinionit nderkombetar. Shqiptaret e dine shume mire se nga dalin parate e vilave luksozeve, pallateve shumekateshe, bizneseve qe qeveritaret socialiste "i kane fituar me djerse". Shqiptaret e kane mesuar ne keto 5 vjet se "padrinot" dine edhe te vrasin, edhe te kercenojne.
Ne nje prej intervistave te para qe Nano i ka dhene nje televizioni grek sapo doli nga burgu ne 1997, u shpreh me pak fjale se "... Shqiperia ka per te vuajtur nga krimi i organizuar ne vitet qe do te vine...". Dhe tamam ashtu ndodhi, vecse Nano nuk denjoi tu tregonte shqiptareve qe ne vitin 1997 se do te ishte pikerisht ai qe do ti sillte Shqiperise dhe partise se tij krimin e organizuar. Fale nje solidariteti fanatik komunist te trasheguar, socialistet shqiptare ia mesuan shume shpejt "zanatin" kryetarit te tyre. Sot ata jane po aq te zote "ne zanat" sa kryetari i tyre.

Nano dhe pushteti

Nano eshte nje figure politike e deshtuar per faktin e thjeshte se ai eshte zgjedhur 4-5 here kryeminister i vendit dhe ai asnjehere nuk e ka perfunduar mandatin e tij. Mirepo, ne nje parti te mbushur me deshtake, ku te gjithe kane provuar pushtetin pa perjashtim, Nano mburret me faktin se ai ka gjetur rrugen e kolltukut te kryeministrit me shume here se te tjeret. Eshte kjo nje merite e Nanos apo paaftesi qeverisese e partise se tij?
Ne keto 13 vjet, shume analiste te shtypit shqiptar jane munduar te justifikojne deshtimet e qeverisjen e vendit nga socialistet si nje "mungese vullneti" kur ne fakt nuk eshte aspak ashtu. Partia socialiste ka deshtuar plotesisht ne qeverisjen e vendit dhe jo sepse u mungon vullneti, por se u mungon vizioni dhe lidershipi per te ndertuar nje shtet demokratik. Nje prej paradokseve me te medha te realitetit shqiptar eshte se ne shqiptaret presim te ndertojme nje shtet demokratik nga pasardhesit e ish-partise komuniste! Shume prej krereve socialiste nuk njohin as principet demokratike dhe jo me te presesh qe ti zbatojne ato. Sot ne krah te Nanos ulen Edvin Rama, Ilir Meta e te tjere "trima te xha-Nanos" qe ky i fundit i beri kryeministra dhe kryetar bashkish. Duke veshur keta me pushtet, Nano alienizoi te gjithe intelektualet qe deri me dje mund te kishin nje ze ne PS. Partia socialiste eshte tashme ne nje krize te thelle morali pasi kryesia e saj ka distancuar krejtesisht veten nga elektorati shqiptar ne pergjithesi dhe intelektualet ne vecanti.

Nano dhe elektorati shqiptar

Elektorati i majte shqiptar perbehet kryesisht nga kontigjenti i njerezve qe u vene per 50 vjet ne sherbim te rregjimit komunist. Pavaresisht se kane kaluar 12 vjet nga rrezimi i komunizmit, ky kontigjent njerezish eshte evoluar shume pak ne mentalitet dhe arsyeja kryesore per kete eshte se lidershipi politik i PS ka qene nje lidership pasiv. Partia Socialiste eshte mbase e vetmja parti, krahas asaj komuniste, qe nuk ka denoncuar krimet e komunizmit dhe kreret e rregjimit te atehershem. Perkundrazi, byroja aktuale ne PS eshte nje trashegimi e paster gjenetike e ish-byrose se vjeter. Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha konsiderohen ende ne rradhet e socialisteve si "baballare" dhe nuk kane munguar as ne publik intervistat ne media, drekat e darkat me ish-byrone e plakur komuniste.
Ky lloj lidershipi pasiv, ka bere qe Fatos Nano te manipuloje mbeshtetjen e shqiptareve te thjeshte qe votojne per te dhe partine e tij per interesa te ngushta personale qe bien ndesh me interesat tona te perbashketa kombetare. Zgjedhjet e qershorit 2001 perbene mbase precedentin me te rrezikshem per demokracine e brishte shqiptare. Ato zgjedhje treguan fare hapur ne syte e shqiptareve dhe mbare botes qe klika ne pushtet ishte e gatshme te impononte vullnetin e saj mbi vullnetin e votes se shumices se shqiptareve. Vetem ne kete menyre padrinot mund te mbanin pushtetin dhe trafiqet qe jane ngritur mbi trupin e ketij pushteti. Vetem ne kete menyre, padrinot mund te ruajne veten nga drejtesia shqiptare dhe ajo nderkombetare. Ne kete pike Nano dhe gjithe kupola socialiste bene ate qe nuk denjoi te bente as Ramiz Alia, mbajtjen e pushtetit me dhune.

Nano dhe faktori nderkombetar

Ardhja e socialisteve ne pushtet ne menyre ilegjitime ne 1997 u atribohet mbi te gjitha ndihmes se qeverise greke dhe ish-rregjimit te Sllobodan Milloshevic. Jo me kot Nano ua shperbleu 100 here kete ndihme duke shitur interesat ekonomike strategjike te Shqiperise kompanive greke dhe jo me kot Nano gjate konfliktit ne Kosove u tregoi shqiptareve nga Kosova se kryeqyteti i tyre eshte Beogradi. Duke perfituar nga status-quo qe mbreteron ne Ballkan qe prej 1997, socialistet kane qendruar ne pushtet per te vetmen arsye se nderkombetaret nuk jane ende gati te faktorizojne serrisht shtetin shqiptar pa adresuar me pare statusin e Kosoves dhe konfliktin e interesave ne Maqedoni. Kete jetegjatesi ne pushtet socialistet jane mundur ta shesin ne syte e shqiptareve si nje "mbeshtetje nderkombetare", kur ne fakt nuk eshte aspak ashtu.
Socialistet e kane humbur pushtetin qe me zgjedhjet e qershorit 2001. Ndersa komuniteti nderkombetar llogariste kthimin e legjitimitetit ne Shqiperi me ato zgjedhje, socialistet nga ana e tyre zgjodhen manipulimin e tyre ne menyren me te hapur dhe me te frikshme. Kjo beri qe PS te paguante haracin politik me rrezimin e Metes dhe me izolimin e tyre nga qeverite e bashkimit Europian dhe SHBA. Vullneti i krimit politik mund ti imponohet shqiptareve por jo Perendimit. Bashkimi Europian ushtroi presionin e tij mbi Nanon dhe partine e tij dhe keta te fundit pranuan dorezimin e paprecedent te pushtetit me zgjedhjen e presidentit Mojsiu, rrezimin e kryeprotektorit te krimit Rakipi dhe perkushtimin per ndryshime ne ligjin per zgjedhjet. Sot Fatos Nano eshte kryeministri me i izoluar ne Europe qe ka kohe te beje edhe vizita private ne Egjipt e Greqi, pasi askush nga homologet e tij Perendimore nuk kujtohet te ftoje per vizite Nanon.
Izolimi i Fatos Nanos do te thote izolim i partise socialiste dhe i vete Shqiperise. Aktualisht, presidenti Moisiu gezon mbeshtetjen dhe mirebesimin nderkombetar si e vetmia figure shqiptare qe garanton vazhdimesine e reformave demokratike ne vend, dhe luften ndaj krimit te organizuar. Teksa presidenti Moisiu ka nje axhende te ngjeshur me vizita dhe ftesa nderkombetare, Fatos Nano ka vetem lluksin e udhetimit drejt atdheut grek.

Shkelqimi i shokut Nano

Sic e zura ne goje edhe ne hapjen e ketij shkrimi, shkelqimi i vetem i shokut Nano ne keto 13 vjet qe merr pjese ne politiken shqiptare, ishte momenti kur ai mbeshteti qendrimin amerikan ne Irak. Ky qendrim i kryeministrit Nano duhet pershendetur pavaresisht se motivet e tij ishin te qarta dhe personale. Fatos Nano enderronte se nese hiqej me katolik se Papa i Romes duke mbeshtetur pa rezerva qendrimin amerikan karshi atij franko-gjerman, Washingtoni do ti jepte me ne fund nje note kaluese atij dhe partise se tij. Por mbeshtetja amerikane nuk u materializuar per Fatos Nanon dhe enderra e tij per te vizituar Washingtonin, vazhdon te ngelet enderr. Fatos Nano eshte mbase i vetmi kryeminister ne Europen Lindore qe nuk ka vizituar ende Shtepine e Bardhe edhe pse ka qene disa here ne krye te ekzekutivit shqiptar dhe partise socialiste.
Ajo qe Nano dhe partia e tij nuk arrin te kuptoje eshte se Washingtoni nuk mbeshtet individe por procesin e reformave demokratike ne vend. Per aq kohe sa mbeshtetja e krimit dhe korrupsionit do te jene ne krye te axhendes se qeverive socialiste, amerikanet jo vetem qe nuk do te mbeshtesin qeverine socialiste por do ta izolojne dhe akuzojne ate hapur sic kane bere ne raportet e tyre keto 2 vjetet e fundit. Amerikanet do te ndihmojne popullin shqiptar qe manifestoi ndjenja te verteta miqesie duke mos dale ne rruge te protestoje sic beri pjesa tjeter e Europes dhe fqinjet tane Ballkanike.
Ne fakt, shqiptaret duhet te falenderojme Fatos Nanon per mbeshtetjen e luftes ne Irak, pasi me kete gjest amerikanet me perfundimin e luftes ne Irak do te vezhgojne nga afer te gjitha zhvillimet ne Shqiperi e Ballkan. Teksa ushtaret amerikane po luftojne nje lufte ne Bagdat, perpiluesit e politikave te jashtme ne Washington po rikonfigurojne interesat amerikane ne mbare Europen. Te gjitha ato shtete qe nuk justifikuan ndihmen historike amerikane per konfliktin ne Irak, do te mbajne pergjegjesi per qendrimet e tyre. Ne rajonin tone ku Turqia demtoi planin e luftes amerikan, greket dolen ne rruge te protestonin duke djegur flamure amerikane dhe Serbia ishte shteti aleat i Sadam Husein, interesat amerikane do te kanalizohen ne Shqiperi, Maqedoni dhe Bullgari, vende mbeshtetese te luftes. Ky perben nje shans historik per interesat tona kombetare ne Ballkan.
Por teksa shqiptaret kane arsye per te qene optimiste per nje materializim te ndihmes amerikane, Nano e kompani duket se e kane kuptuar gabimin ne llogaritjet e tyre. Raportet e njepasnjeshme te institucioneve nderkombetare i japin shuplaka qeverise Nano dhe ambasadori amerikan ne Tirane ka disa jave qe i ka zhveshur dorezat e veta diplomatike. Presioni per lufte ndaj krimit te organizuar qe vjen nga te gjitha anet per qeverine Nano, por vecanerisht nga Roma dhe Washingtoni, ka bere qe klanet socialiste te fillojne "te pastrojne" gjurmet e tyre duke asgjesuar bashkepuntoret e tyre ne krim. Kjo ka krijuar nje situate te ndere brenda llojit socialist.

Renia e shokut Nano

Keto ditet e fundit, lideri socialist eshte kthyer ne identitet duke shfaqur sindromin "Edi Rama" ku "politika" e vetme dhe e mire eshte ajo "anti-Berisha". Ashtu si Sadam Husein dhe klika e tij ende besojne se mund ta mbajne ende pushtetin, edhe Nano e kompani mendojne se mund te bejne te njejten gje. Ashtu si fati i Husein eshte i sigurt, po aq i sigurt do te jete edhe fati i socialisteve qe mundohen te mbajne ate pushtet qe kane 2 vjet qe e kane humbur. Vete kampi socialist ka humbur tashme besimin tek Nano dhe Nano ne kete pike eshte i vetem kunder te gjitheve. Rreth tij jane mbledhur te gjithe ata qe e kane lidhur fatin e tyre me fatin e Nanos.
Opozita shqiptare eshte e fundit ne listen e shqetesimeve per Nanon pasi mbi te do te bien kercenimet e drejtesise dhe mediave italiane, kerkesave te perseritura te institucioneve nderkombetare, akuzat e ambasadoreve te akredituar ne Tirane, lufta per pushtet brenda partise socialiste. Ne situaten e krijuar, lufta brenda partise socialiste do te ashpersohet si asnjehere tjeter pasi imuniteti politik eshte e vetmia shprese per shume socialiste te inkriminuar dhe te korruptuar. E thene me fjale te tjera, ajo koke qe do te dali ne krye te PS, do te jete edhe koka qe do te kete shanset me te medha te mbijeteses ne te ardhmen. Politika per socialistet perben nje imunitet nga drejtesia.
Shanset qe Fatos Nano te mbijetoje ne krye te PS kesaj rradhe jane shume te vogla. Por kjo nuk do te thote qe me largimin e Nanos nga kreu i PS problemet e kesaj partie do te gjejne zgjidhje sa hap e mbyll syte. Perkundrazi, Nano vazhdon te jete kryeminister dhe kryetar i partise socialiste per te vetmen arsye se nuk ka dale nje lider me moralin e pastert dhe vizionin e qarte qe te sfidoje kreun e PS. Largimi i Nanos nga kreu i ekzekutivit dhe i partise se tij, do ti hapi driten jeshile ringritjes se opozites shqiptare ne pushtet, por do te pllakosi ne krize partine socialiste dhe gjithe te majten shqiptare. Pastrimi i PS nga morali Nanoist eshte nje sipermarrje po aq titanike sa distanicimi i kesaj partie nga 50 vjet trashegimie komuniste.

Epilog

Kriza e vazhduar qe po perjeton partia socialiste eshte burimi i krizes qe ka pushtuar gjithe Shqiperine. Per aq kohe sa socialistet nuk do te kthejne legjitimitetin brenda partise se tyre, nuk mund te presesh qe ata te tregojne pergjegjshmerine e duhur qeverisese perpara elektoratit shqiptar. Perpara se socialistet te zgjidhin krizen shqiptare, ata bejne mire te zgjidhin krizen e moralit brenda partise se tyre.
Shqiperia dhe shqiptare meritojne nje sistem politik te pastert dhe te rregulluar qarte me ligj ku krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk jane force shtytese e tij. Ne kete sistem politik, shqiptaret kane nevoje per perfaqesimin e denje te bindjeve te majta dhe te djathta duke respektuar voten e cdo shqiptari. Vetem atehere kur politika shqiptaret do te mesoje te perulet perpara pushtetit te votes se sovranit popull, Shqiperia do te jete ne gjendje qe ti kthehet legjitimitetit dhe progresit.

Ilirjan Papa
7 Prill, 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.