Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femra eshte si hija. Po e ndoqe, te iken, po i ike, te ndjek.
--- Musset

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 168 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Kulture :: Zbulohet nje steme e vjeter shqiptare ne Itali
Postuar nga: Albo

Kulture Drejtori i Muzeut Kombėtar rrėfen zbulimin e njė mjeku italian, fotografitė e njė shqiponje qė gjendet nė pallatin mesjetar tė njė qyteti italian. Stema mendohet tė jetė e vitit 1500

Njė stemė shqiptare zbulohet nė njė qytet italian


Admirina Peēi

Njė stemė shqiptare e shekullit tė 15-tė ėshtė zbuluar nė njė pallat mesjetar nė njė qytet nė veri tė Italisė. Stema mendohet se i pėrket vitit 1500 dhe paraqet njė shqiponjė dykrerėshe me flatrat e ulura, me njė kurorė sipėr dy krerėve. Lajmin e ka bėrė tė ditur dje drejtori i Muzeut Kombėtar nė Tiranė, Moikom Zeqo, i cili tregon se ky zbulim i ėshtė pohuar fillimisht nė njė bisedė telefonike, e mė tej, para pak ditėsh, i ka mbėrritur edhe njė letėr e detajuar me tė gjithė elementėt e kėsaj steme dhe vendndodhja sė bashku me fotografitė e saj.

Zbulimi

Autori i kėtij zbulimi ėshtė njė mjek italian i quajtur Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano. Doktor Martirano, i cili jeton nė Lamezia Teme nė Italinė e Veriut, i ka shkruar kėto ditė drejtorit tė Muzeut Kombėtar, Moikom Zeqo, njė letėr ku i shpjegon me hollėsi edhe vendndodhjen dhe pėrshkrimin e kėsaj steme. Sipas Zeqos, qė para dy muajsh, ky mjek kishte biseduar me tė nė telefon pėr zbulimin e kėsaj steme mesjetare. Kjo stemė gjendet e gdhendur nė mermer nė portalin e pallatit Vescio. Por sipas Zeqos, nuk mund tė gjykohej mbi tė pa njė fotografi ose riprodhim grafik tė saj. Kėshtu mjeku italian i dėrgoi Zeqos letrėn ku i spjegon se stema gjendet nė pjesėn mė tė dukshme tė pallatit dhe dokumentohet tė paktėn nga viti 1500. Pallati ndodhet nė “Via Gorizia nr 8, 88048”. Mjeku italian shkruan nė letėr pėr traditėn familjare, origjina e sė cilės ėshtė shqiptare, nga njė familje e vjetėr me origjinė nga bregu lindor i Adriatikut me mbiemrin Veshio. “Ky mbiemėr ka qenė i gjallė si mbiemėr i njė familjeje shqiptare nė qytetin e Korēės”,- thotė Zeqo, duke theksuar se pėr fatin e mirė Martirano ka dėrguar edhe riprodhimet e stemės sė familjes.

Stema mesjetare

Kjo stemė ndodhet mbi kulmin e portės sė kėtij pallati, pra nė njė pozicion shumė tė dukshėm e tė lexueshėm. Stema pėrbėhet nga njė shqiponjė dykrenare me krahėt e ulur poshtė. Mbi dy kokat e shqiponjės ndodhet nė formėn e njė harku me ornamente diēka e ngjashme me kurorėn princėrore. Sipėr kėsaj kurore, gjenden edhe disa elementė dekorativė, qė gjithsesi plotėsojnė pėrfytyrimin e kurorės mbretėrore. Zeqo thotė se kjo ėshtė njė stemė e ngjashme me stemat e heraldikės mesjetare shqiptare. “Dihet qė shqiponjėn dykrenare e kanė pasur edhe Muzakajt por edhe Kastriotėt”,- thotė Zeqo. Por kjo stemė ėshtė e veēantė nė llojin e vet dhe ka shumė mundėsi tė ketė qenė stema familjare e njė pinjolli shqiptar qė ėshtė vendosur nė shekullin e 15-tė nė kėtė qytet tė Italisė. Drejtori i Muzeut, Moikom Zeqo, pohon se vetė emri i familjes ėshtė njė nga argumentet bindėse pėr kėtė gjė.

Njė stemė tjetėr?

Nė letrėn dėrguar Drejtorit Zeqo, mjeku italian me origjinė tė hershme shqiptare thotė se nė fasadėn e pallatit mesjetar ekziston edhe njė stemė tjetėr e cila ka tė ravijėzuar njė kurorė mbretėrore. Nėn tė ndodhet njė lule rozetė me gjashtė cepa si dhe elementė tė tjerė dekorativė jo shumė tė lexueshėm. Pėr kėtė stemė tė dytė, Zeqo thotė se ende nuk mund tė thuhet diēka e sigurt, ndryshe nga bindjet qė tė krijon stema e parė. Por sipas tij, kėto dy stema nuk mund tė jenė pa lidhje mes tyre. Ata i pėrkasin tė njėjtit pallat ku gati pėr pesė shekuj ka jetuar familja Veshio. Mjeku italian Martirano e ka ftuar Zeqon nė qytetin e tij nė Itali pėr t’i parė nė vend dy stemat e pallatit mesjetar. Deri tani janė botuar disa libra pėr heraldikėn shqiptare. Sipas Zeqos, prof.dr. Dhimitėr Pilika, posedon njė traktat tė shekullit tė 14-tė, i shkruar nė italishten mesjetare, ku janė tė ravijėzuara shumė stema heraldike tė princėrve shqiptarė. Zbulimi i fundit i kėtyre dy stemave ėshtė njė zbulim i ri qė i shtohet kėtij koleksioni qė posedohet deri mė sot.

Riprodhimi i gjithė stemave mesjetare

Ėshtė menduar qė tė gjitha stemat shqiptare tė mesjetės tė riprodhohen sėrish. Sipas drejtorit tė muzeut Kombėtar, Moikom Zeqo, bėhet e ditur se tashmė ėshtė pėrgatitur njė projekt pėr kėtė riprodhim tė stemave. Mė tej ato do tė ekspozohen nė njė faqe tė tėrė muri pėr tė krijuar kėshtu pavionin e heraldikės shqiptare. (Heraldika ėshtė shkenca qė studion stemat e familjeve tė mėdha tė periudhės feudale tė Mesjetės). Familjet e mėdha shqiptare kanė pasur stemat e tyre si tė gjithė familjet e njohura feudale nė Evropė. “Ky dimension i bashkėkohėsisė sė shqiptarėve nė Evropė ėshtė njė element i vyer qė tregon se nga pikėpamja kulturore vetėdija shqiptare qė nga shekulli i 12-tė e deri nė shekullin e 16-tė ka qenė e lidhur pazgjidhshmėrisht me Evropėn, e sidomos me fqinjin e afėrt, Italinė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.