Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 166 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Art :: Aktori i mirenjohur Vangjush Furxhi
Postuar nga: Albo

Art Nė gjashtėdhjetė vjetorin e aktorit tė njohur Vangjush Furrxhi, ka dalė nė qarkullim monografia “Pranvera e Vangjushit”

Vangjush Furrxhi, Pranvera e gjashtėdhjetė

Admirina Peēi

Sot ėshtė pranvera e gjashtėdhjetė e lindjes sė aktorit tė njohur, Vangjush Furrxhi. Ai nuk ėshtė mė, ndėrsa vitet vijojnė tė lėnė gjurmėt e tyre poshtė emrit tė tij. Pas disa muajsh, mungesa e tij nė botėn e artit dhe tė miqve shėnon dy vjet. Por ajo datė ndodhet pak muaj larg. Sot miqtė do tė kujtojnė vetėm festat qė kanė kaluar me Vangjushin, ditėlindjet dhe gėzimet e tjera qė kanė bredhur nė rrethin e tyre. Pėr tė ardhur edhe mė i plotė e me mė shumė kujtime, aktori Vangjush Furrxhi ėshtė mbėshtjellė nė njė monografi, dalė sė fundi nė qarkullim me titullin “Pranvera e Vangjushit”. Shkruar nga Flori Slatina, kjo monografi pėrmbledh nė njė vend tė gjitha kujtimet dhe mendimet e miqve tė tij mbi tė, tė gjitha rolet e dashura qė ai la nė kinematografi, momentet e fillimeve tė tij nė botėne aktrimit, mendimet rreth ngjarjeve tė pas ‘90-ės nė artin shqiptar etj. Me njė karrierė mbi 30- vjeēare mbi supe, nė fillim nė teatėr e pastaj nė kinematografi me rreth 15 filma, Vangjush Furrxhi shfaqet i plotė nė kėtė libėr, i cili ėshtė njė homazh pėr Vangjushin, nė pranverėn e gjashtėdhjetė tė lindjes sė tij. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur nė kėtė libėr ėshtė hedhur njė vėshtrim i shpejtė mbi jetėn e tij, artin, jetėn e tij nė film dhe teatėr, nė pedagogji, e nė lėvizje sindikaliste. “Pranvera e Vangjushit ėshtė njė monografi e mirėfilltė, por pėrmban copėra nga jeta e kėtij aktori tė pavdekshėm, qė tė mbledhura tė gjitha sė bashku e kryejnė mė sė miri kėtė funksion.
***
Qė kur ishte fėmijė i pėlqente teatri. Atėherė merrej shpesh me lojėra teatrore, si teatėr hijesh, kukullash, me kartona etj. Nė shkollėn shtatėvjeēare, si shtysė e kėsaj zanafille, ai vazhdoi tė merrej me grupin teatror, duke shfaqur estradė ose improvizime teatrore. Korēa nė atė kohė (nė vitet 1957-1961) kishte njė traditė tė pasur teatrore. Gjimnazi dhe shkollat e mesme tė qytetit zhvillonin njė veprimtari tė pasur teatrore, deri edhe olimpiada dhe takime teatrore. Kėto veprimtari e pėrforcuan dėshirėn dhe pasionin e tij pėr teatrin, qė u ndez qė nė lojėrat fėminore. Mė tej, kjo dėshirė arriti tė piqej nė Akademinė e Arteve, ku ai studioi pėr katėr vjet aktrim. E mė tej do tė merrej shumė seriozisht me kėtė pasion tė ēuditshėm, qė i kishte pushtuar ditėt. Pėr shumė kohė punoi nė Korēė, nė teatrin “Andon Zako Ēajupi”. Nė atė kohė ky teatėr kishte njė trupė tashmė tė konsoliduar. Artistėt e njohur, me nė krye Pirro Manin, e ndihmuan shumė aktorin e ri. Angazhimi i tij, rolet nė teatėr dhe nė film qė arriti tė realizojė nė kėto kohė e shtynė nė rrugė tė reja me mė shumė sukses. E ftuan tė luajė nė “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur”, nė Teatrin Kombėtar, inskenuar nga Pirro Mani. Aty luajti figurėn e priftit, njė figurė qė do tė kujtohet me vonė nga tė gjithė artistėt, pėr shkallėn e arritjes. Pėr pak vite ai nuk u angazhua me role tė tjera, por vetėm si pedagog nė Akademinė e Arteve. Pas vitit 1980 atij i ofruan shumė role, por shosha ku Vangjushi i hidhte ishte shumė e imtė, e rrallė regjisorėt arrinin t’ia mbushnin mendjen. Sidoqoftė, edhe kėsisoj ai arriti tė luajė shumė role nė teatėr dhe nė filma. Dhe nė ato role ai kishte edhe mė tė dashurit. I pėlqenin rolet me lėndė filozofike problemore, ato qė mbartin armaturėn pėr tė shkatėrruar regresiven e tė pambrojturėn, qė projektojnė njė tė ardhme e rrezatojnė drejt perspektivės Dhe, nė tė vėrtetė, pėrzgjidhte shumė e rrallė herė bindej. Kėtė e bėnte pasi ishte kundėr prodhimit tė mediokritetit. Donte ta respektonte spektatorin, duke mos e bombarduar me art tė zakonshėm

Nė teatėr
“Flakė nė shtėpi”, 1967, nė rolin e Astritit
“Shtėpia nė rrugicė”, 1967, nė rolin e mėsuesit
“Nata e fundit e shėrbimit”, 1968, nė rolin e kuzhinierit
“Dasma e madhe”, 1967, nė rolin e priftit
“Njerėz tė minierės”, 1968, nė rolin e Andreas
“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, 1973, nė rolin e priftit
“Tufan nė Dovlet”, 1980, nė rolin e Dursum Mullis Mullaga
“Mėsim nga historia”, 1981, nė rolin e T.Gorenit
“Hijet e natės”,1986, nė rolin e Thanasit

Nė film
“Oshėtima nė bregdet”, 1966, nė rolin e Vehapit
“I teti nė bronz”, 1970, nė rolin e Arifit
“Malet me blerim mbuluar”,1971, nė rolin e Peliēelit
“Gėzhoja e vjetėr”, 1980, nė rolin e Thanasit
“Plumba perandorit”, 1980, nė rolin e Xaninit
“Agimet e stinės sė madhe”, 1981, nė rolin e Latif Borės
“Njeriu i mirė”, 1982, nė rolin e Kiēos
“Dora e ngrohtė”, 1982, nė rolin e hetuesit
“Shirat e vjeshtės”, 1985, nė rolin e Astritit
“Tė paftuarit”, 1986, nė rolin e Besian Vorpsit…etj.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.