Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta ekziston, vetėm gėnjeshtra mund tė shpiket!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Publikohet romani i fshehur i Kadarese
Postuar nga: Albo

Letersi Ka dalė nė qarkullim romani i shkruar nga Ismail Kadare nė vitin 1986 dhe i botuar pėr herė tė parė nė Paris nė vitin 1994. I cilėsuar si romani i kapėrcimit tė kufirit tė pamundur, romani sjell aspiratat qė kanė pushtuar njerėzimin qė nga origjina e tij “Hija”

Pas 17 vitesh, romani i fshehur i Kadaresė

Admirina Peēi

Dikur e kishte titulluar “Tre K”. Por kohė mė vonė, mendoi ta ndėrrojė kėtė titull. Romanit tė tij, apo shėnimeve tė njė kineasti tė dėshtuar, vendosi t’i vinte titullin “Hija”. Nė atė kohė Ismail Kadare e njihte fare mirė terrenin ku po hidhte hapat proza e tij. Ishte vitit 1984 deri nė vitin 1986. Nė kėtė kohė nė faqet e kėtij romani janė hedhur gjithė shėnimet e kėtij kineasti tė dėshtuar. Nė rreshtat e parė tė kėtij libri Kadare kujton se ky roman ėshtė shkruar pėrafėrsisht nė njė kohė me “Vajza e Agamemnonit”, dhe “Ikja e shtėrgut”. Ai ishte nga ata libra tė destinuara pėr tė mos u botuar nė Shqipėri dhe e gjithė kjo pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tyre. Autori rrėfen se dorėshkrimet e tyre u nxorėn nga Shqipėria dhe u depozituan nė njė bankė tė Parisit. Njė pjesė e tyre u nxorėn nga vetė autori e pjesa tjetėr nga presidenti i shtėpisė botuese “Fayard”, Clode Durand, i ardhur nė Shqipėri enkas pėr nxjerrjen e tyre jashtė kufirit. Pikėrisht ky roman botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri. I saponxjerrė nė qarkullim nga shtėpia botuese “Onufri” romani “Hija” rivjen mė sė fundi tek lexuesi shqiptar, pikėrisht 17 vjet pas shkrimit tė tij.

Peripecitė e dorėshkrimeve

Atėkohė njė dorėshkrim nuk mund tė nxirrej lehtėsisht nga Shqipėria. Siē shėnon shkrimtari nė krye tė librit, meqė nxjerrja e dorėshkrimeve origjinale ka qenė e ndaluar me ligj, u mendua njė rrugė pėr tė shmangur rrezikun. Autori, gjatė daktilografimit, ka bėrė disa retushe tė sipėrfaqshme tė veprės, duke e paraqitur si pėrkthim nga shkrimtari gjerman Zigfrid Lenz. “Pėr kėtė mjaft emra tė personazheve e tė mjedisit, u zėvendėsuan me emėrtime tė botės gjermanike”,- thotė shkrimtari. Dhe vite mė vonė pikėrisht me shkrimtarin gjerman Zigfrid Lenz ėshtė krijuar njė situatė mjaft e kėndshme. “Nė njė takim ndėrkombėtar shkrimtarėsh nė Oslo tė Norvegjisė mė 1992, Zigfrid Lenz, i njoftuar pėr ngjarjen shfaqi publikisht kėnaqėsinė e tij, qė pa e ditur as vetė, i kishte huajtur emrin e vet pėr t’i shėrbyer si mbrojtje njė kolegu tė largėt nė vėshtirėsi”. Kėshtu shėnon Kadare pėr shkrimtarin gjerman Lenz. Romani “Hija ėshtė pėrkthyer 10 vjet mė parė nga pėrkthyesi Jusuf Vrioni dhe u botua nė frėngjisht prej “Fayard”-it mė 1994. Tekstit fillestar i janė bėrė retushe tė natyrės gjuhėsore artistike nė vitin 1992, pėrpara botimit nė frėngjisht.

Nė shtypin e huaj

Ndėr shėnimet e shtypit tė huaj mbi kėtė libėr, janė shkėputur disa radhė, tė cilat janė vendosur edhe nė kopertinat e romanit tė botuar mė sė fundi nga Kadareja. Disa prej tyre po i rendisim mė poshtė. “Ndėrsa diktatura mbahet ende nė fuqi nė vendin e tij tė Lindjes europiane, personazhi kryesor i romanit, njė kineast pak a shumė i dėshtuar, gėzon kohė pas kohe privilegjin qė tė dėrgohet me shėrbim nė Paris. Sa herė qė kthehej nga qyteti dritė i Parisit, atij i duhet tė japė llogari para miqve tė tij tė mbetur nė rrathėt e ferrit.
Kjo metaforė danteske nuk ėshtė pa vend, kur bėhet fjalė pėr brendinė e veprės, por pikėsėpari edhe pėr fatin e saj, paraqitur nė version gjysmė tė koduar nė vitet 1984-1986, dorėshkrimi u depozitua me njė kuti bankare nė Paris, sipas njė dėshire dhėnė botuesit pėr ta botuar menjėherė nė rast “aksidenti” qė mund t’i ndodhte shkrimtarit. Nė njė farė mėnyre vepra e kishte kapėrcyer kufirin e ferrit nė vend tė autorit tė saj.
Por romani nuk kufizohet nė ndryshimet lidhur me kėtė argument. Nė Perėndim tregimtari zbulon nė mėnyrė graduale se nuk i pėrket nė tė vėrtetė botės sė tė gjallėve, se ėshtė “i ngrirė” nga vdekja, mbretėria e sė cilės shtrihet nė Lindje.
Koha e shkurtėr dhe kushtet e qėndrimit, ankthi i kthimit, nuk i japin ngrohjen e shpresuar: Atij i duhet tė niset pėr t’u mbyllur nė vendin e tij, pėr t’u futur nė arkivolin e tij, si personazhet e baladave tė lashta (kujtojmė Kostandinin dhe motrėn e tij Doruntinėn rreth tė cilėve kjo temė bėhet gjithnjė e mė pranishme gjatė gjithė faqeve tė librit.
Ky roman ėshtė romani i kapėrcimit tė kufirit tė pamundur, kapėrcimi i vdekjes, ėndėrr rimishėrimi-aspirata qė kanė pushtuar njerėzimin qė nga origjina e tij. Pėrveē kėsaj, ato trajtohen kėtu me dekorin e jetės moderne: aviona, kafene kabare, ambasada, mbrėmje mondane, rrugė, dhoma hoteli, telefon, etj- duke ruajtur dimensionin tragjik tė skemave tregimtare tė dikurshme, kur heronjtė ngriheshin nga vendi i tė vdekurve nė kthetrat e njė shqiponje dhe jo nė bordin e njė fluturimi ajror “Tiranė-Paris..”
Tema e izolimit tė njė vendi tė shtetasve tė tij, tė artistit dyfish tė vetmuar, trajtohet kėtu me njė dimension thuajse kozmik, madhėshtor, ku pėrmenden edhe nota biblike”

Vlerėsime

E kanė krahasuar me Gogolin, me Kafkėn, me Orwellin. Por ai i Kadaresė ėshtė zė origjinal, universal, e prapė me rrėnjėt thellė nė tokėn e vet. Shusha Guppy, “Indipendent on Sunday”
Ismail Kadare ėshtė padyshim shkrimtari mė i shumanshėm i kohės sonė. Alain Bosquet, “Le Quotidien de Paris”
“Kadare ėshtė i rrahur me tė gjithė dallgėt e artit modern bashkėkohor. Veēse ai gėzon avantazhin e madh qė kurrė tė mos ketė pasur nevojė tė ēajė kryet pėr recensentėt gjermanė. Ai ka mundur ta mbrojė veshjen e artit tė tij nga tė gjithė luspat e shėmtuara tė “izmave” zhurmėmėdha , aq shumė tė ēmuara prej “doktorėve” tanė tė kritikės…vepra e tij sa ē’ ėshtė ushqim shpirtėror, po aq ėshtė edhe art sublim. Michael Kleeberg, “Die Welt”


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.