Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Deshira eshte per pasionin ajo qe kenaqesia eshte per lumturine: por deshira shpesh behet pasion edhe asnje kenaqesi s`eshte bere akoma lumturi.
--- Rivarol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Elita :: Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar nė Marseje
Postuar nga: Albo

Elita Historia e panjohur e vajzės nga familja Bezhani e Vlorės, e cila studioi dhe u diplomua pėr Drejtėsi nė Francė. Si u burgos nga komunistėt dhe kalvari i vuajtjeve pas dėnimit

Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar nė Marsejė, qė fshinte rrugėt e Tiranės

Nga Nini Mano


Portreti i Erifili Bezhanit, nė vitet e fėmijėrisė sime tė hershme, nė imazhin e pėrftuar ashtu, vjedhurazi bisedave tė kujdesshme tė tė medhenjve, ishte thuajse i pakapshėm. E rritur dhe e shkolluar fillimisht nė Greqi, e mė pas nė Francė, fotografitė e Erifilit nė albumet e familjes, mė kishin ofruar imazhin e personazhit magjepsės tė tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne tė vegjėlve, mbremjeve tė gushtit, buzė detit, nė lagjen Skelė, nė Vlorė nė mes tė viteve 60-tė. Vizioni I kalorėses sė shkėlqyer, qė rrugėn nga lagja Goricė, ku banonte gjyshja, deri nė Kala tek tezja, nė Berat, e merrte me gallop tė shpejtė, shumė ndryshe nga vajzat e tjera tė sė njejtės moshė, mė afronin zanėn e bukur tė pėrrallave.

Me kalimin e viteve, kur e rritur, fillova tė mėrrja pjesė nė bisedat e mė tė mėdhenjve, portreti i Erifilit nisi tė paraqitej ashtu, sic ishte nė tė vėrtetė: plot vitalitet, endrra dhe ambicje profesionale, qė u thyen nė mes papritur, pėr njė shkak shumė tė pakuptimtė: kundėrvėnia e shtetit ndaj koncepteve, pėrpjekje intelektuale tė saj pėr shoqėri demokratike tė vėrtetė nė Shqipėri.

Familja ku u rrit Erifili

Me jetėn e Erifili Bezhanit lidhen histori tė spikatura karakteresh shqiptare, por shumė tė dhimbshme dhe tragjike tė njė familje me prejardhje tė hershme intelektuale. Tė tilla janė jetėt e fėmijėve tė Pavllo Bezhanit nga Vlora dhe Amalia Kolea nga Berati. Pavllo ishte bir I familjes sė njohur Bezhani, familje e madhe, e pasur, me aktivitet tė madh tregtar eksport-import nė Vlorė, Greqi, Itali deri nė Egjyptin e largėt. Bezhanėt njihen nė historinė e zhvillimit tė tregut financiar shqiptar, pasi qė nga viti 1850 hapėn tė parėn bankė private nė Shqipėri, e njohur fillimisht si "Banka Pandeli & Lefter Bezhani". Ndėrsa Amalia Kolea ishte vajza e vogėl e avokatit nga Berati, Kristo Kolea, pėrfaqėsues i Monopolit francez tė duhaneve "La Regie Des Tabac" nė perandorinė Otomane nė teritorin Shqipėri, Greqi, Maqedoni. Amalia Bezhani ka qėnė poete, e para vajzė shqiptare, e cila ka botuar poezitė e saj nė revistėn "Bleta Shqiptare", botim i komunitetit shqiptar tė Misirit nė Egjypt, nė fund tė shekullit XIX, kur jetonte me tė vėllanė, patriotin Sotir Kolea. E mbetur e ve shpejt, nė vitin 1918, Amalia Bezhani me mėncuri tė vecantė, jo vetėm qė drejtoi dhe zhvilloi biznesin e familjes brenda dhe jashtė vendit, por u kujdes pėr shkollimin sa mė tė mirė tė 3 fėmijėve. Ndėrsa vajzat, Erifili dhe Evrinomi studjuan dhe u diplomuan nė universitetet e Francės, djali Aleko studjoi pėr Ekonomi nė Romė, Itali nė mes tė viteve 30-tė. Pėr tė tre ushtrimi i profesionit nė vendlindje, bashkė me idealin pėr tė ndryshuar dhe pėrmirėsuar bashkė me jetėn, edhe konceptet e vjetra fanatike shqiptare, u ndėrprenė nė moshėn mė productive me ardhjen e PKSH-sė nė fuqi.

Kush ishte Erifili Bezhani

Erifili Bezhani lindi nė Vlorė nė 16.11.1910. Pas mbarimit tė shkollės fillore nė vendlindje, e ėma e dėrgoi pėr shkollim nė Korfuz. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, shkon nė Francė me tė motrėn, ku studjon fillimisht pėr Letėrsi Frenge dhe mė pas kryen studimet nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, nė 1939. Vazhdon me studime tė mėtejshme deri sa merr edhe "Licenciee en Droit". Ushtron 2 vjet profesionin e avokates nė Marsejė, nė vitet 1941-42, ku fejohet me njė avokat tė njohur aristokrat francez. Kur ishte nė kulmin e lumturisė, nga njė fakeqėsi e sė motrės Evrinomi, e diplomuar edhe kjo si "Profesore e D'Etudes Francaises "nė tė njejtin Universitet, Erifili Bezhani lė pas gjithcka dhe e shoqėron atė pėr nė Shqipėri. Ishte kohė lufte, dimėr I vitit 1943, kur dy motrat zbritėn nė Portin e Vlorės pėr tė mos u larguar mė kurrė prej luftės deri nė vdekje. Pas njė qėndrimi nė qytetin e lindjes, sė bashku me nėnėn, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe nė vitin 1944 vendosen nė Tiranė. Gjenden shumė shpejt nė qėndėr tė grupeve me intelektualė tė dalluar shqiptarė, shkolluar nė vende tė ndryshme tė Europės. Nė vitet e para tė clirimit, me fillimin e pushkatimeve tė nėcionalitėve, Erifili kupton se ardhja e PKSH nė krye tė vendit, nuk ishte rruga qė do tė vendoste sistemin pluralist demokratik. Ajo ishte si shumė intelektualė, qė bashkė me shkollimin universitar jashtė atdheut, kishin pėrvetėsuar, pėr fatin e tyre tė keq e tragjik, bashkė me normat e edukimit perėndimor, edhe modelin e shoqėrive tė verteta demokratike. "Eshtė njė raprezalje e frikshme, jashtė shembullit tė vendeve europiane, ndaj duhet ndalur", shprehej tek tė afėrmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet nė lėvizjen antikomuniste tė grupimit "Bashkimi Demokrat", ku bėnin pjesė anėtarė tė grupit tė Deputetėve, Liberal-demo-krateve, social-demokratėt, etj. Miqtė e saj tė pėrhershėm me tė cilėt shoqėrohej, ishin intelektualė tė njohur tė kohės si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj. Veterania e LNCL-sė, Andromaqi Nocka, kujton:" Erifili ishte demokrate nė shpirt, ashtu sic duhet tė jenė sot politikanėt. Unė vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumė vitesh Erifili Bezhanin, ishte me Dhimitėr Paskon, u ulėm nė njė local dhe tė dy, mbaj mėnd qė bisedonin pėr politikė, rreth rrugėve pėr vendosjen e demokracisė. Jo vetėm nė atė rast, por asnjėherė Erifili, nuk mė tėrhoqi vėmėndjen pėr bindjet e mia politike, sepse dinte tė respektonte cdonjeri. I vetmi faj pėr tė cilin u dėnua Erifili ishte se guxoi tė fliste hapur, me zė tė lartė vazhdmisht pėr vendosjen e demokracisė dhe pėr nevojėn e pluralizimit politik nė Shqipėri. Kishte njė fjalor tė pasur qė shoqėronte argumentat rreth kėtyre ideve. Aty u kapėn edhe nė dėnimin e saj". Pėr guximin dhe burrėrinė qė e kakrakterizonte Erifilin, ish-I dėnuari plotik, Dr. Isuf Hysenbegasi ka lėnė kėtė kujtim:" Mes viteve 1945-46 njė pėrfaqėsues anglez bėri njė takim me inteligjencėn e Tiranės. Medis tė tjerave, ai tha :"Ne Shqipėrinė nuk do ta lėmė nė duart e komunistėve". Nė atė moment ndėrhyri Erifili Bezhani duke thėnė :"Shikoni Egjyptin qė po ju rrėshqet nga duart, sa pėr fatin e Shqipėrisė, ai ėshtė pėrcaktuar tashmė". "Kush jeni ju zonjė", e pyeti anglezi. "Jam njė grua shqiptare", ju pėrgjigj Erifili Bezhani". Nė 16 Maj,1947, pas arrestimeve tė bujshme tė grupit tė Deputetėve, tė liberal-demokratėve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi I vitit, dėnohet me 20 vjet "heqje lirie" nga Gjykata Ushtarake e Tiranės. Dėrgohet nė burgun famėkeq tė Burrelit, duke u rreshtuar nė historinė e burgimeve antikomuniste nė tė 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, qė provuan bashkė me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat cnjerėzore. Ish I burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan nė kujtimet e tij: " Erifili u dėnua pothuajse nė tė njetjėn kohė me Musine Kokolarin, Shega Kėlcyrėn dhe Nurie Koculin, bijė e Qazim Koculit. Ishin 4 fermat e para qė u futėn nė burgun ferrė tė Burrelit. Mė vonė erdhėn Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Tė gjitha ishin me karakter tė fortė dhe tė papėrkulura". Drita Kosturi nė kujtimet e saj rreth torturave qė hiqnin tė burgosurat gra nė burrgun e Burrelit, pėrmėnd qėndresėn e Erifili Bezhanit dhe shoqeve tė saj nė burrgun e Burrelit:"Kam takuar shumė gra tė burgosura me akuza politike, gra qė pėrmbanin brenda vetes virtyte tė larta tė gruas shqiptare, tė ushqyera nga tradita e brezave tė tėrė. Gra me karakter tė fortė, me shpirt tė gjerė demokratik, nė tė cilat krenaria mbyste dhimbjen pėr kushtet nė tė cilat ndodheshin. Janė nga ato gra tė cilave lotėt u gėlltiteshin nga sytė pa mundur t'u rreshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frieda Sadedini e mjaft tė tjera". Nė Nėntor, 1951, kur vuante burgimin nė Burrel, emri I Erifili Bezhanit pėrfshihet nė listat e amnistisė tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, falė ndėrhyrjes sė miqve tė vjetėr tė familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e sajkishte mbėshtetur financiarisht luftėn Nacional-Clirimtare. Qė nga kjo kohė dhe deri nė vdekje, nis etapa e dytė e mundimeve tė Erifili Bezhanit pėr mbijetesė, me shumė mundime poshtėrime dhe privime.

Privacionet pas burgut

Nė vitin 1952, pas shumė ndėrhyrje miqsh, hyn nė Kolektivin e Avokatėve tė Tiranės ku nis punėn si e para femėr avokate. Thoma Haxhistasa, njė nga avokatėt e mbetur gjallė tė brezit tė vjetėr, I diplomuar nė Firence, Itali nė vitet 30-tė, djalė teze me Erifili Bezhanin, kujton:"Erifili ishte nė ato vite e vetmja avokate femėr nė punė. Si femėr, dallohej pėr qetėsi, burrėri dhe elokuencė tė shkėlqyer, ndėrsa si profesioniste, ndiqte vijėn e ashpėr tė logjikės juridike nė argumentimin e fakteve dhe provave. Falė aftėsive intelektuale tė lindur dhe tė kultivuar me finesė, tė forcės sė brendshme tė vecantė, dinte tė bėnte mbrojtje tė pakundershtueshme. Brenda 1 viti nė punė, u bė ndėr avokatet mė tė kėrkuara nė Kolegjin e Avokatėve nė Tiranė nga klientėt". Nė atė kohė u shfaqėn hapur xhelozitė profesionale tek pjesa mė maskiliste e kolegėve burra, qė nuk mund ta konkurronin as profesionalisht. Punon vetėm njė vit si avokate, pasi e pėrjashtojnė nga puna me motivacionin "e pa denjė dhe e pa zonja". Mban datėn 13 Tetor,1953 Promemorja, qė e para avokate femėr, tepėr e fyer, por edhe me krenari tė vecantė, I drejton Kėshillit Mbikqyrės tė Avokatisė, ku me argumente llogjikė, kundėrshton vendimin pėr pėrjashtimin nga puna, duke kėrkuar qė tė dėgjohet mbrojtja e saj: "Unė nuk jam e paaftė! Aftėsia dhe zotėsia ime provohet prej sukseseve qė kam pasur unė nė punė, suksese morale dhe materiale. Kurrė nuk mė ėshtė tėrhequr vėrejtja pėr punėn time, pėr studimin e dosjeve, pėr pėrgatitjen e mbrojtjes, pėr paraqitjen e provave. …Prej punės sime, tė gjitha paditė kanė ardhur nė preferim nga njerėz tė panjohur, tė cilėt nuk dinė as emrin tim, por vijnė e kėrkojnė nė Kolektivė "avokaten e trashė"… Pėrvec punės sime si avokate, kam punuar edhe pėr Ministrinė, pasi tė gjitha pėrkthimet prej shqipes nė frengjisht, i kam bėrė unė jashtė orarit tė punės dhe pa asnjė shpėrblim. Gjithashtu jashtė orarit tė punės, kam bėrė edhe pėrkthime prej gjuhės ruse nė shqip, prej nga ka pėrfituar e gjithė Kolektiva, si psh, Kodi Civil Sovjetik, qė ka trajtė me tė drejtėn e trashėgimit. … Unė nuk jam e padenjė! Pėrsa I pėrket moralitetit, mua mė njohin shumė dhe tė gjithė e dinė se kam kaluar njė jetė austere dhe monastike, njė jetė tė pastėr dhe tė qetė, kushtuar vetėm studimeve. Fama ime personale nuk ka as njollėn mė tė vogėl nė kėtė pikė. Pėrsa I pėrket cėshtjeve politike, unė vėrtetė kam qėnė nė burg, por nė kolektivat e avokatėve tė Shqipėrisė janė tė shumtė ata qė kanė qėnė nėpėr burgje pėr faje shumė mė tė mėdha se faji im, sepse unė me regjimet e sė kaluarės nuk kam pasur asnjė lidhje dhe me okupatorėt jo vetėm qė nuk kam punuar, por i kam luftuar duke ndihmuar me tė gjitha fuqitė e mia moralisht dhe materialisht Lėvizjen Nacional-Clirimtare. Deri sa pushteti mė rehabilitoi duke mė kthyer tė gjitha tė drejtat, edhe tė votės, nuk ka asnjė arsye qė tė mė ndalohet e drejta e profesionit. Drejtonjėsi i Kolektivės… u kishte thėnė disa kolegėve se unė u pėrjashtova se nuk kam triskėn e Frontit…". Erifili Bezhanit nuk j'u dha triska e Frontit, c'ka e shpallte nė fakt "armike tė popullit", por e mbante edhe nėn presionin e internimit, apo ridėnimit. Qė nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi tė punojė mė asnjė ditė si avokate, profesion, tė cilit I kishte kushtuar studimet, si dhe pėrvojėn 2-vjecare si avokate nė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Francės, nė Marsejė. Atė tė drejtė qė I dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi nė vendlindje rregjimi komunist. Pėrpjekjet pėr t'u rifutur nė Drejtėsi, Erifili Bezhani nuk I rreshti deri nė fund tė jetės sė vet. Nė familjen Bezhani ruhet edhe njė letėr e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik I vjetėr I familjes, ku I kėrkon marrjen e triskave tė Frontit pėr vete, mėmėn dhe motrėn dhe rifutjen nė punė si avokate. Pas pėrvojės sė tmershme tė burgjeve komuniste, aspak e frikėsuar, Erifili Bezhani nuk nguron t'I drejtohet Hysni Kapos me krenari, duke I vėnė nė dukje tė vėrtetėn e familjes Bezhani pėr ndihmėn materiale pėr luftėn Nacional-Ēlirimtare si dhe aftėsinė e saj profesionale si avokatja, qė nuk humbi asnjė proces gjyqėsor gjatė ushtrimit tė profesionit:"… Unė dua qė ju ta dini cėshtjen mirė, se nuk vij tek ju si mik I familjes pėr tė kėrkuar njė favor, por si udhėheqės pėr t'i kėrkuar qė tė ushtrojė influencėn e Tij me qėllim qė tė mė jepen tė drejtat qė mė takojnė nė bazė tė ligjeve tė pushtetit popullor…".

Erifili pėrkthyese

Nevoja pėr jetesė, kur dyert e drejtėsisė ju mbyllėn, e futėn Erifili Bezhanin nė botėn e pėrkthimeve. Falė njohurive tė shkėlqyera tė disa gjuhėve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (tė cilėn e mėsoi shkėlqyeshėm gjatė burgut), punon si pėrkthyese pėr disa institucione tė ndryshme. Lidh kontrata pėrkthimi me Shtėpinė botuese "Naim Frashėri", me institucione tė tjera shkencore, me Legata tė huaja nė Tiranė. Botimi "Terminologji e Drejtėsisė", "Metoda e gjuhės shqipe pėr tė huajt", "Kodi Civili I BRSS", shumė tė tjera qė gjenden nė ministrinė e Drejtėsisė, "Studime tė Akademisė Shkencave tė BRSS", "Punime tė Stalinit mbi Linguistikėn"; "Historia e teatrit "Balshoi", "Historia e muzikės ruse"; recensione filmash, artikuj shtypi pėr Legatėn Hungareze; "Kodi penal I RPSH", Ligje tė ndryshme pėr Legatėn e Polonisė; librin "Bota e atomit", botime nė gazetėn "Zėri I Rinisė" dhe nė shumė organe tė tjera tė shtypit tė kohės, mbajnė pėrkthimet e Erifili Bezhanit. Shumė miq dhe dashamirės, qė vlerėsonin vlerat dhe mėncurinė e saj, I hapėn rrugėn e kontratave. Por nuk ishte e thėnė qė tė vazhdonte me pėrkthimet. Pas burgimit tė saj, familjen e Erifilit, nėnėn dhe motrėn, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin nė njė vilė dhe i cuan nė bodrumet plot lagėshtirė tė njė shtėpie tė vjetėr nė Lagjen 1 Maj, rruga "4 Dėshmorėt", Nr.36 nė njė dhomė tė vetme, ku me komshinjtė e tjerė pėrdornin tė njejtin korridor si vend pėr gatim dhe njė cezme tė vetme. Njėri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por qė pėr militantizėm komunist, dinte tė bėnte shumė mirė luftėn e klasave, i shqetėsonte vazhdimisht, deri sa nė mes tė vitit 1958, nuk i lejoi mė tė pėrdornin as cezmėn, as vendin e gatimit. E ndjerė e privuar deri nė poshtėrim, Erifili Bezhani, pas shumė ankesash zyrtare nė organet e pushtetit local, qė rranė nė vesh tė shurdhėt, nuk mundi ta pėrballojė atė dhe e hodhi nė gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurės mė tė fundit tė pushtetit komunist: dėnimin qė tė bėnte punė tė detyruar si fshesaxhije nėpėr rrugėt e Tiranės dhe vetėm nė turnin e tretė! Pas 6 muajsh pune tė tillė poshtėruese pėr nivelin e saj intelektual, sėmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencė dhe nė operim e sipėr, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytė nė nė sallėn e operacionit nė spitalin e Tiranės. Erifili Bezhani. Ishte vetėm 49 vjec, avokate, e diplomuar pėr Drejtėsi nė francė, por jeta i rezervoi nė vendlindje fat tragjik, si rrallė pak femra tė shkolluara jashtė vendit. Pėrvecse kontributit si intelektuale nė vendosjen e demokracisė pluraliste perėndimore nė Shqipėri, apo dėnimit politik dhe burgimit si shumė tė tjerė, Erifili Bezhani vlen tė kujtohet dhe njihet si shembull i rrallė emancipimi pėr brezin femėror shqiptar tė viteve 30-tė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.