Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eshte gabim te flasesh per nje zgjedhje te keqe ne dashuri, sepse sapo behet fjale per nje zgjedhje, ajo s`eshte vecse e keqe.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Gjuha :: A ėshtė gjuhė zyrtare Shqipja nė Shqipėri?
Postuar nga: Albo

Gjuha Nga Kristina Jorgaqi

Ndėr tė drejtat qė Kushtetuta u njeh shtetasve shqiptarė, ėshtė, siē shumė mund tė mos e dinė, e drejta pėr ta pėrdorur shqipen si gjuhė zyrtare. Kushtetuta u garanton shtetasve, gjithashtu, mbrojtje e pėrkujdesje ndaj kėsaj pasurie kombėtare. Shtetasit, nga ana e tyre, janė tė detyruar qė shqipen ta pėrdorin atje ku shtihet nė punė ēdo gjuhė zyrtare e botės.

Pra, ta pėrdorin nė arsim, nė administratė, nė media (shtyp, radio e televizion), nė shėrbimet publike, nė mbishkrime e shpallje tė vendosura nė vende publike, nė reklama, nė mbledhje, takime zyrtare e biseda publike etj. Po sa i ushtron realisht shqipja funksionet e njė gjuhė zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė?
Tė jesh qytetar i vėmendshėm, pa qenė doemos gjuhėtar, mjafton, besoj, pėr tė konstatuar se shqipja nuk ėshtė, pėr fat tė keq, alternativa e vetme qė garanton dhe shpall si tė detyrueshme Kushtetuta. Kush udhėton me mjetet e transportit publik dhe vėmendjen s’ia kanė tėrhequr shkrime e shėnime nga ato qė vendosen nėpėr parete autobuzėsh, trenash e tramesh nė mbarė botėn?! Fjalė qė tregojnė hyrjen e daljen e pasagjerėve, shėnime qė u tėrheqin vėmendjen udhėtarėve pėr tė mos i folur shoferit, mbishkrime qė tregojnė rastet e kundravajtjes dhe dėnimin pėr to, vendet e rezervuara pėr tė moshuarit e invalidėt etj. s’i gjen kurrė shqip, po veē italisht e frengjisht, madje dhe greqisht e spanjisht. Gjithkujt atėherė i lind e drejta tė mendojė se, veē shqipes, edhe kėto gjuhė i kryekan do funksione tė gjuhės zyrtare nė Shqipėri. E nėse udhėtojmė me mjetet tona private, prapė asgjė s’ndryshon. Bindja veē pėrforcohet: me dhjetėra postera reklamash, qė nga ato tė cigareve e deri tek prezervativėt, mbushur gjithė mbishkrime nė anglisht, i sheh tė vendosura ngado pėrgjatė autostradave e rrugėve kombėtare. Madje s’ka nevojė vetėm tė udhėtosh. Si kalimtar i zakonshėm, qė i pėrshkon ēdo ditė nė kėmbė rrugėt e qytetit tėnd, bindesh pėrfundimisht. Emrat e lokaleve qė dallohen gjithkund, bėjnė punėn e tyre: lokale qė shesin tė linjta, por qė quhen “biankeri” a “intimo shop”; lavanderi qė e kanė harruar kėtė emėr, po thirren tashmė “dry cleaning”; lokale qė shesin syze optike e qė emėrtohen “ottica”; lokale qė prodhojnė e shesin akullore, po quhen “gelateria” etj.
Po tė kėrkonit punė e nga halli tė ishit i detyruar ta lexonit shtypin ēdo ditė, ju ka rastisur? E nėse s’keni ditur anglisht, me siguri shumė shanse, thjesht edhe pėr t’i lexuar lajmėrimet, i keni humbur. Kush konsumon ato pak produkte ushqimore qė prodhohen nė vend, prapė lypset tė dijė ca anglisht a italisht pėr tė kuptuar si pėrdoren. Po ndodh qė, edhe kur i kupton kėto gjuhė, nuk arrin tė kuptosh, sipas rastit, diēka tjetėr: pse kutia e njė qumėshti, prodhuar e ambalazhuar diku fare pranė Tiranės, ta japė nė italisht informacionin pėr konsumatorin (shkruar, madje, me gabime); pse qesja e njė kafeje tė njohur, e reklamuar me tė madhe si prodhim shqiptar, tė mos ketė as edhe njė fjalė tė shkruar nė gjuhėn shqipe? Merret me mend, pas kėsaj, se ē’mund tė heqin konsumatorėt shqiptarė tė mallrave tė shumta me prejardhje nga tė gjitha kontinentet. Mallra me etiketa e mbishkrime ku gjen qė nga hieroglifet kineze, gėrmat cirilike e greke, te shkrime gjuhėsh tė tė gjitha vendeve ish-komuniste tė Europės, pėr tė mos pėrmendur pastaj ato tė gjuhėve tė mėdha europiane. E pra, shembėlltyra postmoderne e Kullės sė Babelit s’mund ta ketė emrin veē Shqipėri.
Pas gjithė kėtyre shembujve, por edhe shumė tė tjerėve qė s’mundėm t’i pėrmendnim, njė gjė merret vesh qartė: njė nen njėrreshtėsh i Kushtetutės dhe njė shkronjė paragrafi e njė neni tjetėr s’ia dalin dot t’i garantojnė realisht shqipes statusin e saj zyrtar. Ē’duhet bėrė? Atė qė ėshtė bėrė ngado, nė shtete me gjuhė “tė mėdha” e “tė vogla”, qė nga Franca e deri nė Estoni. Tė hartohet e tė pėrpunohet, pra, njė legjislacion i tėrė gjuhėsor, qė t’i artikulojė me hollėsi parimet kushtetuese. Njė legjislacion qė, para sė gjithash, tė pėrcaktojė nė detaje fushat, sferat, rrethanat nė tė cilat shqipja duhet tė jetė detyrimisht e pranishme. Njė legjislacion, gjithashtu, pa frymėzime nacionaliste e puriste, por as kozmopolite tė skajshme, qė do ta shpallte tė detyruar mėsimin e gjuhės amtare nė shkollė tė mesme e, krahas kėsaj, edhe njohjen e tė paktėn dy gjuhėve tė tjera europiane. Njė legjislacion qė do tė parashikonte sanksione tė rrepta pėr shkelėsit e ligjeve gjuhėsore e qė do t’i hapte rrugė ngritjes dhe funksionimit tė institucioneve pėr tė kontrolluar zbatimin e dispozitave ligjore pėrkatėse etj. Pėr shqipen njė model i pėrshtatshėm pėr t’u parė do tė ishte legjislacioni francez aktual mbi gjuhėn frėnge, i njohur si i ashtuquajturi “ligji Toubon” (sipas emrit tė ministrit tė kulturės tė kohės, kur u paraqit dhe u miratua legjislacioni nė fjalė (1994)), njė legjislacion ky tejet i hollėsishėm, i zbėrthyer e i plotėsuar nė vitet e mėvonshme edhe pėrmes rregulloresh e dekretesh tė posaēme.
Nevoja e hartimit, nė kuadrin e politikave kulturore, tė njė politike gjuhėsore zyrtare nė Shqipėri, e cila do tė konkretizohej mė sė pari me legjislacionin pėrkatės, nuk ėshtė thjesht e ngutshme. Ajo duhet konsideruar urgjente, po tė shihet se thuajse tė gjitha shtetet e kontinentit tonė jo vetėm kanė pėrpunuar politika gjuhėsore kombėtare, por kanė hyrė tashmė nė njė fazė tė re, nė atė tė bashkėpunimit e koordinimit tė tyre. Shembulli mė i fundit ėshtė krijimi nė qershor tė v. 2002 i njė organizmi europian, tė quajtur “Federata Europiane e Institucioneve Gjuhėsore Kombėtare”, nė tė cilin janė bashkuar institucionet (akademi, institute etj.) gjuhėsore mė tė rėndėsishme tė 15 vendeve tė Bashkimit Europian me synimin pėr tė mbrojtur gjuhėt kombėtare, pra, plurilinguizmin (shumėgjuhėsinė) nė Europėn e bashkuar. Federata, nė dokumentin zyrtar qė ka nxjerrė, ka pėrvijuar tashmė linjat themelore tė politikės gjuhėsore komunitare gjithnjė nė favor tė njė tė ardhmeje europiane shumėgjuhėshe dhe ku anglishtes, tė ashtuquajturės “gjuhė globale”, i njihen funksione tė pėrcaktuara qartė nė raport me gjuhėt kombėtare. Unifikimi i monedhės nuk nėnkupton patjetėr unifikimin e gjuhėve. Europa ėshtė trualli i kombeve me rrėnjė tė thella historike, por dhe i shteteve kombėtare, simbol i tė cilave u bėnė thuajse gjithmonė gjuhėt kombėtare. Nė kėtė aspekt Shqipėria, mė shumė se nė gjithēka, ėshtė pjesė organike e Europės.
Rreziku (nėse ėshtė ky termi i duhur) qė i kanoset sot shqipes nuk janė aq fjalėt qė hyjnė prej gjuhėve tė tjera sesa kufizimi i pėrdorimit tė saj, margjinalizimi, nė daēi “dialektalizimi”, pėrballė gjuhėsh tė tjera “tė mėdha”, e sidomos pėrballė anglishtes, pėr sa kohė s’pėrdoret atje ku i takon. Njė politikė voluntariste e mbrojtjes sė shqipes nėpėrmjet ligjit duhet tė shihet vetėm si pjesė e njė strategjie gjuhėsore komplekse, qė duhet pėrpunuar sa mė shpejt.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.