Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Deshira per privilegje dhe shija per barazi kane qene pasionet dominuese te francezeve te te gjitha koherave.
--- de Gaulle

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Mbreteresha Elisabeta II dekoron presidentin shqiptar
Postuar nga: Albo

Lajme Elisabeta dekoron Moisiun

Moisiu: Mbėshtesim pa hezitim luftėn kundėr terrorizmit

TIRANĖ – Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ėshtė pritur, dje, nė njė audiencė nė “Buckingham Palace’ nga Mbretėresha e Elisabet. Presidentit shqiptar iu dha njė dekoratė e lartė, “Urdhri i Shėn Mikelit dhe Shėn Gjergjit”. Kjo ishte edhe pika kulminante e vizitės treditore tė presidentit shqiptar nė Britani, ku ai pati takime me zyrtarė tė qeverisė si dhe grupe joqeveritare dhe biznesi. Presidenti Moisiu tha nė njė intervistė ekskluzive pėr BBC nė shqip se me vizitėn e tij nė Britaninė e Madhe ai kishte promovuar marrėdhėnie mė tė ngushta midis tė dy vendeve. Sipas njoftimit pėr shtyp tė kėshilltarit Arjan Konomi, presidenti Moisiu tha se shpresonte se marrėdhėniet me Britaninė e Madhe, qė janė shumė tė mira nė fushėn politike dhe ushtarake, tė forcohen edhe mė shumė nė fushėn ekonomike.
Ndėrkohė, presidenti i Republikės, Alfred Moisiu gjatė qėndrimit tė tij nė Londėr, u takua edhe me sekretarin britanik tė Mbrojtjes, Geoffrey Hoon. Presidenti i konsideroi “marrėdhėniet nė fushėn e mbrojtjes dhe tė sigurisė midis dy vendeve tona mjaft tė mira dhe bashkėpunimin nė kėtė fushė tė institucionalizuar tashmė”. Presidenti Moisiu i shprehu sekretarit britanik mirėnjohjen pėr “pėrkrahjen e deritanishme britanike pėr njė integrim sa mė tė shpejtė tė Shqipėrisė nė strukturat e Alenacės Atlantike”, duke u ndalur nė hapat konkrete qė Shqipėria po ndėrmerr pas Samitit tė Pragės, por edhe atij tė Tiranės tė 12 shkurtit, ku Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia po bashkėpunojnė nė funksion tė plotėsimit tė standardeve pėr anėtarėsim nė NATO. Presidenti mė tej theksoi faktin se Shqipėria mbėshtet pa asnjė hezitim luftėn kundėr terrorizmit, si njė luftė kundėr luftės qė shkakton humbjen e jetėve tė civilėve, njė luftė pėr paqen. “Vendi ynė e ka shpallur veten qysh nė fillim si njė dhe i pandarė i koalicionit ndėrkombėtar kundėr terrorit dhe se do tė mbėshtesė pa rezerva njė luftė tė mundshme kundėr Irakut”,-u shpreh presidenti. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Hoon, sipas Konomit, vlerėsoi vendosmėrinė e Shqipėrisė nė mbėshtetje tė luftės kundėr terrorizmit si dhe punėn dhe pėrpjekjet e vendit tonė pėr t’u integruar nė NATO dhe rolin e Shqipėrisė nė rajon.
Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu zhvilloi njė takim edhe me njė grup biznesmenėsh britanikė, tė kryesuar nga kryetari i "The D Grup", Paul Cautly. Sipas kėshilltarit tė presidentit, Arjan Konomi, Presidenti Moisiu theksoi se ky takim do t'i shėrbejė mė mirė zhvillimit tė investimeve tė biznesit britanik sidomos nė sektorėt strategjikė, nė turizėm, infrastrukturė etj.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.