Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cfare eshte bukuria? Nje konvencion, nje monedhe, qe ka vlere vetem ne hapesire edhe kohe.
--- Ibsen

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Historiku i Alfabetit Shqip
Postuar nga: Bel-ami

Ceshtje Kombetare Ajo cka mban gjalle vetedijen e nje Kombi padyshim qe eshte Gjuha e Tij.Nje Komb pa Gjuhe eshte i destinuar te zhduket dhe asimilohet.
Ne kete kendveshtrim vetedija dhe zgjimi i Shqiptareve nen pushtimin osman padyshim qe varej edhe nga faktori Gjuhesore,pa Gjuhe ne nuk do te kishim as Komb.
Si u arit kristalizimi i Alfabetit te pare Shqiptar qe do te perfshinte te gjitha trojet Shqiptare dhe kolonite e mergimit

Historia e formimit te Alfabetit tone Kombetar eshte nje histori e gjate dhe shume e nderlikuar.Ndarjet tokesore Veri-Juge,grupimet e popullsise ne tre Besime te ndryshme Myslimane Katolike dhe Orthodokse
e kane nderlikar se tepermi kete hap te rendesishem te vetedijes sone Kombetare.
Vlen te permendet se nje faktor mjaft i rendesishem ka qene edhe trysnia e ushtruar nga Fuqite e huaja karshi Popullates Shqiptare.
Per here te pare eshte bere fjale per nje Alfabet te Gjuhes Shqipe ne vitin 1332,nga nga nje frat Domenikan i quajtur Brochart.Kete Alfabet Ai ja paraqiti Mbretit te Frances, Philippe De Valois, ne nje raport per ckishte pare ne vendet e ndryshme qe kish vizituar, me qellim qe t'a shtynte Mbretin t'ia niste njej kryqezate. Duke permendur Shqipetaret e Veriut, frati shkruante: « ...sadoqe qe Shqipetaret kane nje gjuhe krejt te ndryshme nga ajo e Llatinevet, ata perdorin shkronjat Llatine ne librat e tyre »
Ne te vertete dokumentin e pare te Gjuhes Shqipe,pra Formulen e pagezimit e gjejme te shkruar me germat Latine (1462).Ky dokument ben pjese ne nje leter baritore te Peshkopit te Tiranes dhe Durresit Pal Engjellit.
Nje tjeter dokument i shkruar Shqip mendohet qe gjendet ne Biblioteken "Ambriozana" te Milanos.Behet fjale per nje pjese te Testamentit te Ri.Sipas studiuesve (Stavri Skendo) ky shkrim eshte i shkruar ne dialketin Tosk
dhe nen frymen e fese Orthodokse.
Duke bere nje paralele mes ketyre Alfabeteve te Gjuhes Shqipe te shkruar shikojme qarte trysnine apo influencat kulturore qe kane ushtruar ne Shqiperi dy nga fqinjet tane para pushtimit Osman.
U desh njefare kohe qe te dilni ne drite te tjera botime ne Gjuhen Shqipe.Kjo vonese shpjegohet me faktin se Ballkani e bashke edhe Shqiperia me te po perballeshin me nje tjeter kulture qe perhapej nen forcen e jataganit.
I pari botim pas pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Osmane eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Ky liber eshte shkruar me Alfabet latin,por edhe me disa germa Cilirike.Afersia e popullsive sllave te Jugut qe jetonin ne bregun Dalmat me prifterinjte Katolike Shqiptare mendohet te jete shtytja qe ka bere qe ne Alfabetin e Mesharit te hasim edhe germa Cilirike.Megjithate ky Alfabet nuk ndeshet me sepse ne veprat e Pjeter Budit gjejme nje Alfabet te ndryshem nga ai i Buzukut,sadoqe edhe ky ishte mbeshtetur ne germat Latine.
Kete Alfabet e perdori edhe Bogdani ne vepren e tij "Ceta e Profeteve".Ky Alfabet u ruajt deri ne fillimin e shekullit te 20-te dhe u "pagezua" me emrin "Abece-ja e Shkrimtareve te Lashte te Veriut".
Ne Shqiperine e Jugut veprat qe kane mbeteur ende jane te datuara relativisht vone,megjithse edhe keto kane karakter kishtar.Kjo vonese shpjegohet me kushtet ne te cilat ndodheshin dy Kishat,Ajo katolike ne Veri dhe Kisha Orthodokse ne Jug.
Gjate pushtimit Turk,kisha Katolike shikohej nga Osmanet si nje "armik" i perandorise,pasi kishte lidhje me Vatikanin,ndersa Kisha Orthodokse kishte shume here me shume liri veprimi saqe ishte bere edhe pjese e administrates Osmane.Kjo gjendje per Kishen Orthodokse vazhdoi deri ne kohen kur Rusia doli si mbrojtesja e te Krishtereve Orthodokse.Patriakanes se Stambollit ju dobesuan shume pozitat ne Shqiperi edhe pse nje pjese e Popullsise Sqiptare nderoi besimin ne Islam.
Atehere Kisha Orthodokse filloi propaganden fetare per te forcuar Besimin.Vlen te theksohet se veprat e shkruara nga Orthodokset ne ate kohe ne te shumten e rasteve kishin nje fryme Helenizimi.
Ne Voskopoje ne shekullin e XVIII dolen ne drite dy vepra,njera i perket Theodhor Kavaliotit dhe titullohej
"Fjalor i Greqishtes popullore,Vllahishtes dhe Shqipes" ndersa tjetra i perkiste Mjeshter Dhanilit dhe qe titullohet
"fjalor katergjuhesh" pasi ishte shtuar edhe gjuha Bullgare karshi greqishtes,vllahishtes dhe Shqipes.
Keto vepra qe ishin me sakte fjalore u shkruan me alfabetin grek dhe Mjeshter Dhanili ne parathenien e fjalorit te tij e tregon qarte se kishte si qellim greqizimin e popullsive Vlehhe dhe Shqiptare.Ne gjysmen e dyte te shkullit te XVIII Kostandin Berati shkroi "Liber kendimi i Greqishtes dhe Shqipes" por edhe ky perdori si alfabet ate Grek.
Ne vitin 1824 ne Korfuz botohen te Kater Ungjijte Greqisht edhe Shqip.Per pjesen Shqipe u perdoren te 24 germat greke si dhe 9 germa te tjera te posacme.Ky Alfabet u prit mire ne Shqiperine e Jugut pasi u perdor edhe me vone ne vitin 1885.Ky alfabet u krijua nga nje grup perkthyesish nen kryesimin e Grigor Argjirokastritit,peshkop Shqiptar i ishullit te Eubese.
Naum Veqilharxhi ne vepren e tij "Liber Kendimi"1845 perdori nje tjeter alfabet.Ky alfabet nuk u perdor nga ndonje tjeter dhe mbeti vetem ne zonen e Korces.
Kostandi Kristoforidhi ne verpat e tij perdori dy alfabete ne perkthimet e tij te Ungjillit.Ne perkthimet qe beri ne dialektin Geg ai perdori gemrat Latine ndersa ne dialektin Tosk perdori germat Greke.
Vec dy alfabeteve qe kemi permendur deri tani ne veprat e shkrimtareve Shqiptare shikojme te shtohet edhe nje tjeter Alfabet.Behet fjale per alfabetin Arab,qe erdhi si pasoje e pushtimit te Shqiperise nga Turqia.
Veprat e para datojne ne shekullin e XVIII."Evraheja" e Muhamet Kycykut,poezite e Nazim Trakulles dhe poezia "anakreontike" e Mulla Hysen Dobracit jane disa nga keto vepra.Disa prej ketyre shkrimtareve ishin Syni dhe te tjeret Bektashi (besnike te nje sekti Pantheist te deges Shia) qe ishin perhapur ne Shqiperine e Jugut.Ne pergjithesi keto botime ishin vjersha me klarakter fetar.Ne vitin 1877 Hoxha Tahsin qe jetonte ne Janine nxjer ne drite nje alfabet te mbeshtur ne shkronjat Turke,por menjehere u arestua nga autoritetet dhe u dergua ne Stamboll,pasi Gjuha Shqipe ende nuk i gezonte te drejtat ashtu sikunder disa gjuhe te tjera brenda Perandorise.
Nje vend te vecante zene edhe botimet e mergatave Shqiptare ne Greqine e Jugut dhe ne Itali.
Marko Bocari ne vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip per konsullin Francez Pouqueville.Ky fjalor u shkrua me germa Greke dhe u botua ne vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.
Alfabetet qe perdoren Arbereshet e Italise,sadoqe nga origjina ishin Orthodokse dhe nga Jugu i Shqiperise
qene bashkuar dhe perdoren vetem Alfabetin Latin .Vetem Dhimite Kamarda perdori alfabetin Grek ne Gramatiken e tij si dhe ne shtesen e saj.Megjithate ky alfabet ishte perdorur edhe me pare nga Albanologu Hahn ne botimin e tij Albanesische Studien.
Sic u pa me larte vetem "Abeceja e Shkrimtare te lashte" pati jetegjatesi reth 300 vjet,ndersa te tjerat nuk dolen jashte qarkut ose zones se shkrimtarit qe i perdori dhe nuk paten shtrirje kohore.
Ajo qe i bashkoi Shqiparet per te krijuar nje Alfabet Shqiptar qe te perdorej ne te gjithe Shqiperine pa dallime fetaro-krahinore ishtje Lidhja e Prizrenit ne vitin 1878.Lidhja hartoi nje program per autonomi administrative duke i dhene rendesi mesimit te Shqipes ne Shkolla si e vetmja ruge qe do te conte ne krijimn e nje alfabeti te perbashket mbare Shqiptar.
Ne Stamboll,Vellezerit Frasheri (Sami dhe Naim Frasheri) formojne "Shoqerine per botime Shqipe)1879.
Kjo shqoeri krijoi nje Alfabet te mbeshtetur ne shkronjat Latine dhe ne disa Greke si (f) dhe (dh).Ky alfabet ndoqi parimin "nje shkronje,nje tingull" dhe pati nje themel gjuhesor te shendoshe.Ky alfabet u perdor per organin e kesaj shoqerie :Drita" si dhe per botimin e Abetares dhe Kendimit si dhe te librave te tjere shkollore.
Ky alfabet u quajt me emrin "abeceja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim ne pothuajse gjithe popullsine Shqiptare perfshire edhe mergatat.
Konsujt Austriake ne raportet e tyre lajmerojne se ne vitin 1905 ky Alfabet perdorej ne te gjithe Shqiperine e Jugut duke perfshire Myslimane e Orthodokse deri ne Jugun e Prizrenit dhe Diber.
Fillimisht kjo nisme u perkrah nga Porta e Larte si nje ruge per te ndaluar trysnine Sllave dhe greke,duke cilesuar Kombesine Shqipatre nder Shqiptare,por sa u pa se reziku Slavo-grek kaloi Porta e larte filloi ndalin e perdorimit te ketij Alfabeti.Interesi i Sulltanit ishte qe ne Shqiperi te mbizoteronte alfabeti Arab ose ai Turk
sidomos ne popullsine Myslimane Shqiptare qe perbente pjesen me te madhe te popullsise.Duke percare popullsine ne Mysliane dhe te Krishtere,reziku per shkeputjen e Shqiperise behej shume here me i vogel,per te mos thene i pa mundur.
Shkollat Shqipe here lejoheshin nga Porta e Larte e here mbylleshin,si pasoje e politikes qe ushtronte Evropa.Politika Turke luhatej mes Liberalizimit dhe konservatorizimit.
Per te theksuar eshte edhe politika qe kleri Orthodoks Grek ushtroi ne percarjen e popullsise Shqipatre ne Myslimane dhe Orthodokse.Fillimisht Kleri grek mallkoi perdorimin e "Abecese se Stambollit" dhe ata qe e perdornin ate.Shume Shqiptare u vrane apo u helmuan nga greket vetem sepse kerkonin arsimin e tyre ne Gjuhen Amtare.
Ne Shqiperine e Veriut gjendja paraqitej disi me mire.nen mbrotjen e Austro-Hungarise ishin hapur dy shkolla
nje seminar Franceskan dhe nje institut Jezuit.Me vone u hapen edhe shkolla te tjera pasi interesi i Austro-Hungarise ishte ndergjegjesimi i Shqipareve me anen e kultures se tyre Amtare si kunderpeshe ndaj sllaveve.Ne vitin 1899 ne Shkoder themelohet shoqeria Bashkimi nen kryesine e Imzot Preng Docit,abat i Mirdites.Ky abat pati nje mbeshtetje te madhe ne klerin katolik dhe hartoi nje Alfabet te vetin.Ky alfabet u mbeshtet ne ate Latin dhe gemrat Shqipe qe nuk kishin korespodente ai i krijoi duke bashkuar dy germa psh: dz (xh) gh(gj).KY alfabet u perdor per te shtypur nje sere librash te financuar nga Austro_hungarezet por megjithate kjo {abece} mbeti vetem ne zonen e Shkodres.
Tre vjet me vone ne Shkoder u krijua nje tjere Shoqeri,Agimi nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda nje filolog dhe poet.Edhe kjo Shqoqeri prezantoi Alfabetin e saj.Edhe ky Albabet si ai i Stambollit perdori parimin "nje shkronje,nje tingull" por me ndryshimin sepse ne disa shkronja u vendosen shenja dalluese psh g'(gj" n'(nj)
Ky Alfabet u prit mire ne Kongresin Nderkombetar te Orientalisteve qe u mblodh ne Hamburg ne vitin 1902
dhe u perkrah nga KryePeshkopata Katolike e Shkodres.
Faik Konica filloi te perdorte nje Alfabet te vetin ne te perjohshmen Albania qe dilte ne Bruksel,per te krijuar nje Alfabet mbare Shqiptare,Perpjekjet e tij nuk paten shume sukses dhe Alfabetet qe mund te mernin trajta
Kombetare nebeten vetem tre.Aflabeti i Stambollit,alfabeti i shoqerise Bashkimi dhe ai i shoqerise Agimi.
At Gjergj Fishta,nje Poet Kombetar duke pare se pas Lidhjes se Prizrenit kishim nje bollek Alfabetesh filloi ti bente objekt ne satiren e tij.Ja nje pjese e shkeputur nga Anzat e Pernasit
per cdo kacube na bijne nga nji letrar ,
Qi, ethun trush me' pralla e me gazeta,
perfton ma n'fund e piell nji Abecedar .
Pjelle mushku po. Por prap Shqipnia e shkreta
Prej sish do t'ndahet n'njaq kortare e copa
sa shkrola iane prej A e deri n' Zeta...
Ardhja ne fuqi e Xhon Turqve (Turqeve te rinj) solli per Shqiptaret nje liri te madhe ne fushen e Arsmit.Tani Shqptaret gezonin te drejta si te gjithe popujt e tjere te perandorise Osmane.KJo liri veprimi i dha Levizjes Shqipatare per Pavarsi nje shtytje te madhe.Ne qytet e medha u krijuan Shoqeri apo Klube me karakter Arsimor por qe kishin qellime politike te pa shpallura.Filloi botimi i gazetave,librave dhe krijimi i nje Alfabeti te perbashket u be kerkese e dites.
Ne gazeten Liria qe botohej ne Selanik nga Midhat Frasheri u be nje thirrje per mbledhjen e nje Kongresi qe te vendoste njehere e mire per punen e Alfabetit Shqip.Bara per organizimin e Kongresit i ra Klubit te Manastirit
qe quhej Bashkimi.Ky Klub ishte nder te paret e krijuar dhe kishte nje rendesi gjeo-politike pasi ishte kryeqender e Vilajetit.
Ky Kongres i filloi punimet ne 14 Nentor te vitit 1908 deri ne 22 nentor dhe perbehej nga delegate Klubesh,Shoqerish,Mergatash,Shkollash,qytetesh.Ky Kongres kryesohej nga Midhat Frasheri qe ishte edhe ideatori.Pak pas hapjes se punimeve Kongresi vendosi krijimin e nje komisione nga delegatet me te afte per te zgjedhur Alfabetin .Ky Komision pati per Kryetar At Gjergj Fishten.Fillimisht Ky komision i vuri si detyre vetes tre ceshtje 1)Te zgjidhej njara nge tre abecete (ajo e Stambollit,Bashkimit,Agimit) 2)Te mereshin pjese
nga cdo abece per te krijuar nje te re 3)Te behej nje alfabet i ri.
Pasi rahu per me shume se tre dite ceshtjen e Alfabetit,komisioni doli ne perfundime Njera ryme mendonte
per te krijuar nje Alfabet te mbeshtetur ne 25 germat Latine dhe krijimin e germave te tjera me bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqerise Agimi.
Ndersa pjesa tjeter perkrahte Alfabetin e Stambollit.
Pas shume mbledhjesh Komisioni vendosi te linte ne perdorim te dy keto Alfabete,duke ja paraqitur kete vendim Kongresit.Ne fjalen e Tij,At Gjergj Fishta theksoi se edhe vetem Alfabeti i Stambollit do tu mjaftonte Shqiptareve per nevojat e tyre,dhe u rikujtoi delegateve se edhe Gjermanet perdorin dy Alfabete,ate Gotik dhe ate Latin.Megjithese Kongresi i Manastirit ishte nje ngjarje me rendesi per jeten Politiko-Kulturore Shqiptare
filluan te dalin pengesat e para.
Popullsite Myslimane te Kosoves dhe te Veriut nuk mund te pranonin nje Alfabet qe nuk ish si ajo e Kuranit
pasi propaganda e Hixheve pat zene vend ne keto popullsi.Turqit e Rinj qe ishin ne fuqi filluan te perdornin kete moment per te ndaluar perdorimin e Alfabetit Latin,duke pasur frike se mos Shqiptaret kerkonin pas kesaj edhe shkeputjen krejt nga Porta e Larte.
Ne Shkurt te 1909 Klubi Shqiptar i Filatit i shkruan Shoqerise Bashkimi te Manastirit qe ishte bere edhe qendra e ketyre Klubeve:": « Ju kemi shkruar shume here se Komiteti i Turqvet te Rij ( Cemiet) ne Filat eshte shume kunder gjuhes Shqipe. Ndashti po e tregon kete kundershtim krejt hapet; mbledh fshataret dhe u thote se Sulltani eshte kunder gjuhes Shqipe... Po ne kete kohe u thote te nenshkruajne rije deklarate kunder perdorimit te shkrimit Shqip»
Ne Korce Klubi Dituria u shqetesua kur pa se disa hoxhe predikonin se Aflabeti Shqip duhet te ishte me germa
turke dhe se germat Latine ishin te te "mallkuarve".
Ne 23 korik te vititt 1909 ne Diber Turqit e rinj mundesuan nje Kongres nen emrin e "Komitetit Konstitucional Osmanlli Shqiptar".Ne kete kongres moren nje pjese e madhe delegatesh nga Veriu dhe Jugu i shqiperise dhe Porta e Larte e perdori kete Kongres si karte ne syte e Evropianeve.
Ne 19 shkurt 1910 ne Korce u be nje demonstrate kunder futjes me pahir te Alfabetit Turk ne shkolla.Mernin pjese reth 15000 veta dhe u mbajten shume fjalime ne favor te Alfabetit Latin dhe Hafiz Aliu (nje Klerik Islam) e bekoi Alfabetin e Manastirit.Gjithashtu u derguan edhe telegrafe deputetve Shqiptare qe te mos hiqnin dore nga kersat per lejimin e arsimimit te shqiptareve ne Gjuhen Shqipe dhe te ndalonin hyrjen e alfabetit turk ne Shqiperi.Per tu vene re jane edhe deklaratet e 12 hoxheve te Filatit qe u shfaqen hapur pra Alfabetit Latin.Edhe ne Shqiperine Jugor,Bektashinjte luajten nje rol me rendesi ne favor te Alfabetit latin
ndersa ne zonat e Shqiperise se Mesme propaganda pro Turke kishte zene vend.
Carja mes Nacionalisteve Shqiptare dhe Turqeve te rinje ishte bere aq e madhe saqe u hoq dore nga ruga ligjore per te ndaluar hyrjen e alfabetit turk ne sistemin arsimor Shqiptar.
Ne vitin 21 mars te vitit 1910 ne Manastior mbidhet serisht Kongresi qe doli me vendimin se "Ceshtja e Aflabetit eshte nje ceshtje qe u oerket vetem Shqiptareve dhe se kjo ceshtje eshte zgjidhur perfundimisht dy vjet me pare".
Qeveria Turke i shikoi perpjekjen e Shqiptareve per te pranuar Alfabetin latin si nje hap drejt shkeputjet nga Porta e larte. Vete Veziri i madhe deklaron keto fjale:''Qeveria e quan deshiren e Shqiptarevet per te pranuar abecene Latine si hapin e pare te shkeputjes se tyre prej Turqise... Qeveria duhet te beje cmos dhe do te beje cmos pe'r te ndaluar perdorimin e abecese Llatine"
Kryengritjet Shqiptare dhe lufta Ballkanike coi ne Pavarsine e Shqiperise ne Nentor te vitit 1912,gje qe e shkeputi autoritetin e Portes se Larte mbi Arsimin e Shqiptareve.
Sic thame me larte Kongresi i Pare i Manastirit 1908 la ne perdorim Aflabetin e Shoqrise Bashkimi
si dhe ate te Stambollit.Ky i fundit mbante brenda tij disa germa greke per te zevendesuar shkronjat qe nuk gjendeshin ne ate latin.Gjate Luftes Ballkanike kur populli yne u perball me mizorite Greke,filoi ta identifikoj cdo gje greke si armike e detyrimisht edhe germat greke te Alfabetit te Stambollit.Ne Shqiperine e Jugut filloit tanime te perdorej vetem alfabeti me gemra Latine dhe per faktin sepse ishte me i lehte ne botimet brenda gjith Shqiperise.
Pra sic shihet pame me larte nje histori te shkurter te formimit te Alfabetit Shqiptar qe kemi edhe sot.Megjithese i permbledhur shkurt kjo histori mban brenda saj dramen e Shqiptareve ne keto 500 vjet,dhe pa pike dyshimi mund te themi se Historiku i Alfabetit eshte ne vetvete Historia e Shqiperise.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.