Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Beni vetem bamiresi anonime. Ato kane avantazhin e dyfishte qe shmangin mosmirenjohjen dhe abuzimin.
--- Alexandre Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 84 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Demokraci :: Apel: Per ke bien keto kembana?
Postuar nga: Albo

Demokraci Atentati i pastert terrorist ndaj Prof. Ylli Pango qe kish per qellim eliminimin e tij fizik, tregon qarte se sa poshte ka rreshqitur shoqeria shqiptare ne duart e krimit te organizuar. Ky atentat, nuk duhet pare vetem si nje atentat i izoluar ndaj nje individi, perkundrazi, ky atentat eshte goditja me flagrante e fjales se lire deri me sot ne shoqerine shqiptare post-komuniste. Bomba nuk kish per qellim te eleminonte fizikisht thjeshte profesorin, ajo behet ne kuadrin e diktatit te krimit mbi fjalen e lire.

Shqiptaret i kane ende te fresketa 50 vjetet e diktatit komunist, dhe ashtu si 60 vjet me pare, eleminimi i inteligjences shqiptare eshte hapi i pare i instalimit te nje diktature te re ne vend. Diktatura fillon pikerisht atje ku perfundon liria e fjales.

Gjeja e pare e shenjte qe Zoti u dha njerezve ishte pikerisht Fjala e Tij. Me anen e kesaj Fjale njerezit dallojne te miren nga e keqja, driten nga erresira, te verteten nga genjeshtra, dashurine nga urrejtja, lirine nga skllaveria, shpetimin nga vuajtjet e perjetshme. Fjala e lire eshte ajo qe e dallon njeriun nga skllavi. Fitorja me e madhe qe shqiptaret gezuan me rrezimin e diktatures 50-vjecare komuniste, ishte pikerisht fitimi i se drejtes humane per te shprehur hapur dhe pa frike mendimet e tyre. Kjo liri eshte njesoj si ajri qe mban shpirtin gjalle per inteligjencen shqiptare ku hyn edhe profesori i nderuar Pango. Profesori me perkushtimin dhe kontributin e tij ne procesin e demokratizimit te shoqerise shqiptare, ishte shembulli me i mire i nje intelektuali qe e ndjen pergjegjesine dhe detyrimin e tij ndaj fateve te vendit dhe popullit te tij. Ishte pikerisht kjo arsyeja qe ai nuk ka nguruar asnjehere te shprehe mendimet e tij ne shtypin dhe mediat shqiptare per problemet e mbrehta qe po kalon shoqeria shqiptare. Me anen e ketyre shkrimeve dhe me shembullin e tij, ai u ka percjelle gjithe intelektualeve shqiptare mesazhin e pjesmarrjes ne jeten e vendit duke shprehur mendimet e tyre. Eshte pikerisht ky imazh qe profesori ka ngritur me mendimet e tij, qe me shtyu dhe mua qe te shkruaj kete artikull, pavaresisht se nuk kam patur nderin ta njoh ate nga afer.

Fjalet qe dolen nga goja e profesorit pas aktit te shemtuar, jane nje mesazh i drejtperdrejte per te gjithe shqiptaret ne pergjithesi dhe intelektualet shqiptare ne vecanti. Nese jeta e nje profesori te nderuar kercenohet nga krimi i organizuar, jeta e cdo shqiptari eshte e kercenuar! Ky akt ne vetvete perben nje zhurme kumbuese e "Kembanes se Lirise" qe duhet te zgjoje nga gjumi te gjithe shqiptaret e ndershem qe dine te cmojne sa duhet lirine e fjales ne demokraci. Por per ke bien keto kembana?

Per institucionet e shtetit shqiptar

Nese autoret e ketij krimi nuk kapen dhe nxirren perpara drejtesise sa me pare atehere mund te thuhet me plot goje se krimi i organizuar e ka mposhtur tashme autoritetin e ligjit. Ne Shqiperi nuk mbreteron me autoriteti i ligjit demokratik, por autoriteti i krimit te organizuar qe arrin deri atje sa te shkele me kembe edhe ate me te shenjten, jeten e shtetasve. Nese qeveria shqiptare nuk denoncon kete akt sa me pare, dhe nuk ve ne levizje gjithe strukturat e saj per kapjen e autoreve, atehere te gjitha akuzat e koheve te fundit mbi kryeministrin Nano dhe njerezve rreth tij per implikim ne krim, jane te verteta. Nese qeveria nuk eshte ne gjendje te vere ne vend autoritetin e ligjit, maksimumi qe ajo mund te beje eshte dhenia e doreheqjes. Ne te kundert, vazhdimesia e nje qeverisje e pafuqishme per te luftuar krimin, vetem sa do te vertetoje akuzat nga te gjitha krahet per nje partneritet te krimit me pushtetaret. Te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise duhet te ushtrojne presionin e tyre ndaj administrates aktuale per marrjen e masave te garantimit te jetes se shtetasve ne menyre qe akte te tilla te mos perseriten ne te ardhmen. Askujt nuk i hyn ne pune nje qeveri qe nuk garanton dot as ate me te rendesishmen, sigurine e jetes.

Per gjithe klasen politike shqiptare

Akte te tilla vetem sa krijojne nje tabllo te qarte te gjendjes qe mbreteron ne vend, dhe duke qene se jeni ju te zgjedhurit qe udhehiqni kete vend, mbani barren me te madhe te fajit. Ne nje shoqeri ku goditet liria e fjales, goditet autoriteti i ligjit dhe detyrimisht i gjithe sistemi politik shqiptar hidhet ne ere. Shqiperia eshte tashme ne nje gjendje te tille kritike, ku nuk behet me fjale per interesa politike por behet fjale per mbrojtjen e lirise dhe pluralizmit te kercenuara ne menyre te hapur nga krimi i organizuar dhe ata qe fshihen pas tij. Ka ardhur tashme koha, qe e gjithe klasa politike shqiptare pa perjashtim, te denoncoje para syve te shqiptareve dhe mbare botes akte te tilla terroriste qe tronditin themelet e demokracise shqiptare. Te gjithe politikanet shqiptare dhe njerezit e administrates publike, duhet te nderrmarrin hapa konkrete per te mbeshtetur drejtesine shqiptare ne luften kunder krimit te organizuar.

Vetem pak dite me pare, kryeprokurori i vendit deklaroi se shteti shqiptar po e humbet luften me krimin e organizuar per faj te implikimeve politike ne krim. Kjo akuze e rende qe vjen nga brenda institucioneve, perben nje faj te pergjithesuar qe rrendon mbi kabinetin aktual qeverises. Shqiptaret e ndershem duan te shohin drejtesi dhe lufte te hapur krimit te organizuar dhe pyetja qe ata kane eshte nje dhe e vetme: Interesat e kujt perfaqesoni, te atyre qe japin voten e lire apo atyre qe paguajne doren vrasese? Nese politika nuk percjell mesazhin e duhur me hapa konkrete sa me shpejt, gjendja ne vend do te precipitoje ne anarki. Syte dhe veshet e gjithe shqiptareve ne kete moment jane kthyer tek ju. Kupa e durimit u mbush dhe tani po derdhet.

Per mediat dhe shtypin

Jeni ju qe duhet te mbroni te paret lirine e fjales pasi ju jeni derivat i saj. Jeni ju qe duhet te denonconi hapur dhe me fakte te gjitha implikimet e pushtetareve apo njerezve politike ne krim. Jeni ju qe duhet te denonconi te paret dhe me fort kete akt te shemtuar ndaj prof. ylli Pango. Jeni ju qe dimensiononi oponionin publik ne vend duke permbushur misionin fisnik te mireinformimit te lexuesit. A e keni bere nje gje te tille deri me sot? Sigurisht qe jo. Nese do ta kishit bere, akte te tilla nuk do te kishin ndodhur. Ju jeni teper te zene te hapni editorialet dhe faqet e gazetave tuaja per njerezit e rruges qe sot i gjen ne kuvend dhe me pushtet, ne vend qe te stimuloni debatin e intelektualeve shqiptare per problemet e vendit. Bomba ndaj profesorit eshte bomba ndaj te gjithe mediave shqiptare dhe njerezve te saj. Eshte per te ardhur keq te konstatosh qe pushteti i mediave, ne pjesen derrmuese te saj, ka kaluar nga duart e lexuesit ne duart e krimit. Shtypi i lire dhe i pavarur nuk njeh partneritet por vetem oponence me te gjitha pushtetet dhe me te gjitha grupet qe cenojne interesat dhe lirite e individit. Sponsoria kryesore e luftes ndaj krimit te organizuar duhet te jete pikerisht media dhe shtypi i lire. Duhet qe te denonconi hapur dhe me fakte te gjitha implikimet e njerezve me pushtet ne krim, kushdo qofshin keta, pasi vetem ne kete menyre permbushni misionin tuaj.

Per shqiptaret e ndershem

Ju jeni nje shumice e heshtuar qe e dini me mire se kushdo se cdo te thote te ndihesh I braktisur dhe shpresevrare. Jeni ju qe jeni zhgenjyer nga klasa politike, nga mediat, nga drejtimi qe ka marre shoqeria ku inteligjences i imponohet me dhune heshtja teksa lirine e fjales e kane vetem ata qe jane ne partneritet te ngushte me krimin. Jeni ju qe duhet te perballeni me problemet e pafundme te nje jete te rendomte ku mungojne edhe elementet me jetike te jetes si energjia dhe uji i pijshem. Jeni ju qe zgjidhni rrugen e emigrimit si rrugezgjidhja e vetme per situaten e krijuar ne vend. Jeni ju qe edhe pse keni shume per te thene, ju mohoet e drejta e fjales dhe kjo ben qe te ndiheni te pafuqishem per te ndryshuar dicka ne fatet e vendit. Jeni ju qe teorikisht duhet te gezoni "pushtetin e sovranit", por ne realitet, pushteti i vetem qe sundon ne Shqiperi eshte ai i krimit.

Por te gjitha keto qe ju permenda me lart, nuk jane asgje perpara humbjes se lirise se fjales. Akti i fundit terrorist, ka per qellim te ngjalli frike e panik ne rradhet tuaja. Nese ju zgjidhni qe te heshtni sot, atehere ju dorezoheni lirine dhe fatet tuaja ne duart e krimit. Ju bej thirrje te gjithe intelektualeve shqiptare, brenda dhe jashte Shqiperise, te rinj apo te vjeter, qe te thone fjalen e tyre ne mbrojtje te lirise dhe demokracise shqiptare. Nje bombe mund te marri jeten e nje njeriu, por jo lirine e nje populli.Te gjithe ne kemi nje pergjegjesi dhe nje detyrim te perbashket per te mbrojtur me cdo kusht dhe cdo kosto lirine e fjales qe Zoti ia dhuron cdo njeriu. Nese 50 vjet diktature komuniste na mesuan nje gje, ajo eshte pikerisht vlera e pazevendesueshme qe ka liria e fjales. Mos zgjidhni te heshtni sot, pasi neser mund te jete teper vone...

Ilirjan Papa
7 Mars, 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.