Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miresia civilizon inteligjencen.
--- de Shazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Njoftime :: Krimi i organizuar sulmon Lirine e Fjales ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Njoftime Pse e sulmuan Ylli Pangon!

Nje dite pasi Ambasadori Amerikan Xhefri vizitoi Fakultetin e Sociologjise, duke u deklaruar ashper kunder krimit dhe ne favor te respektimit te te drejtave te njeriut, Dekani i Fakultetit, Keshilltar i jashtem politik i Presidentit Moisiu, njeherazi komentator i shtypit te perditshem dhe mediave elektronike, Ylli Pango, u plagos ne shtepine e tij.

Nje granate e mbetur pa autor, por e hedhur me synimin e qarte per ta eleminuar fizikisht ose minimalisht per ta trembur duke i shkaktuar jo pak plage, ka qene agresioni i rradhes ndaj nje njeriu publik. Me gjuhe te renduar dhe ne gjendje jo te mire shendetesore, vete Pango i ka mohuar gjithe pistat e tjera, duke e konsideruar aktin e ndodhur, tentative per t'i mbyllur gojen dhe atentat ndaj shtypit te lire.

Padyshim, akti ndaj Pangos eshte jo vetem me i rendi, por edhe me ekstremi qe ka ndodhur ne nje seri shkeljesh te lirise se shtypit dhe tentativave per manipulimin e se vertetes. Edhe pse lidhja direkte duhet perjashtuar, ai nuk eshte gje tjeter vecse reflektim i situates se krijuar mes mediave e politikes dhe pasoje e tensionit te ngritur mes tyre.

Eshte pak te thuhet se ne betejen kunder krimit te organizuar, kontrabandes, denoncimit te krimit ordiner dhe bandave, shtypi ka marre nje rol paresor. Ka qene aktivizimi i mediave ne kete drejtim qe ka arritur jo vetem sensibilizimin e opinionit publik, por edhe venien perpara pergjegjesise dhe levizjen ne drejtimin e duhur te institucioneve dhe politikes. Ky qendrim dhe kjo lufte ka pasur dhe do te kete nje kosto, por padyshim, prezenca e shtetit ne favor dhe ne mbeshtetje te shtypit, garantimi i lirise dhe pacenueshmeria e tij, jane nje aleance e forte ne luften kunder krimit.

Fatkeqesisht situata nuk ka qene aq pozitive dhe cdo rendim i saj, eshte nje motiv me shume per sulmet e elementeve kriminale ndaj shtypit. Kur mediat neperkemben nga qeveria, kur Kryeministri shndrrohet ne nje admiral te betejave kunder gazetave dhe televizioneve, kur mekanizmat ekonomike te shtetit vihen ne levizje per te falimentuar shtypin e pabindur, kur fjala ndryshe dhe kritika konsiderohet nje herezi, kur analistet kercenohen me gjyq dhe denime, kur vete shteti behet pale ne luften e pabarabarte me mediat, nuk eshte aspak cudi qe krimi te intensifikoje dhe radikalizoje goditjet e tij. Qe te godase me ashper, duke e konsideruar veten, ne kete rast, ne mos nje aleat, nje ndihmes te atyre segmenteve shteterore qe duan te cenojne fjalen e lire. Ylli Pango eshte ndeshkuar dje per te vetmin mekat, se ka dashur te thote gjithnje te verteten, ashtu sic e ka pare ai.

Korrieri


Atentat me granate Profesor Ylli Pangos

Dekani i Fakultetit te Sociologjise, ne Universitetin e Tiranes, Profesor Ylli Pango, teksa dilte nga shtepia per shkuar ne pune, eshte plagosur nga shperthimi i nje "bombe surprize" e vendosur brenda oborrit. Nje fije fillispanje e lidhur me kujdes me qepenin e garazhit, nga persona te paidentifikuar ka kryer aktivizimin e nje granate ofensive. Si u gjet dhe u dergua per ne Spitalin Ushtarak dhe trajtimi mjeksor i tij ne pavionin VIP te repartit Gastroenterologjik

Reflekset dhe hedhja e menjehershme kane shpetuar Profesor Ylli Pangon, nga shperthimi i nje "bombe suprize" te vendosur ne oborrin e shtepise se tij. Disa persona ende te paidentifikuar nga policia, kane mundur te kalojne porten kryesore dhe pa u pare nga askush kane hyre deri ne garazhin e katit te pare te baneses 3-kateshe ku banon profesori. Ne tubin e shkarkimit te ujerave autoret kane vendosur nje granate ofensive. Siguresa e granates e lidhur ne nje fije najloni gati per t'u aktivizuar ka shperthyer ne momentin kur Pango po hapte qepenin e garazhit pas se ciles ishte lidhur fija. Ne momentin e shperthimit, me nje refleks qe do i shpetonte me pas jeten, Pango, eshte hedhur menjehere ne krahun tjeter. Ciflat e granates e kane goditur Pangon ne ne pjesen e barkut dhe kembeve, por pa shkaktuar vdekjen e tij. Ylli Pango, dekani i Fakultetit te Sociologjise ne Universitetin e Tiranes, eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ende nen mbikqyrjen e rrepte te mjekeve, jashte rrezikut per jeten, ndersa jane caktuar dy police roje tek dera.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 08.00 te mengjesit te djeshem. Profesori si cdo dite tjeter ne ate ore, ishte duke dale nga shtepia per shkuar ne fakultet. Ai kishte zbritur shkallet e viles 3-kateshe, prane Oxhakut te Qytetit Studenti, 200 metra larg postes se policise. Teksa hapte qepenin per te nxjerre automjetin tip "Benz", Pango ka dalluar nje granate, sipas policise, ofensive, te shperthente. Ne menyre instiktive ai eshte hedhur nga krahu tjeter, por pa i shpetuar dot forces shperthyese te granates ne ato momente. Copeza celiku e kane goditur ate ne bark dhe kofshe duke shkaktuar plagosjen e tij. Zhurma e madhe e granates, ka terhequr vemendjen e pjestrave te familjes dhe te fqinjeve aty prane. Teksa e ka gjetur Pangon te pergjakur ne pluhurin e ngritur prej granates, e motra, e cila banon ne te njejten shtepi me te, nuk ka pritur shume, por e ndihmuar nga nje fqinj i tyre e ka nisur urgjent me nje makine te rastit per nbdihme mjekesore ne Spitalin Ushtarak. Nderkohe qe policia ka mberritur menjehere ka bllokuar vendin e ngjarjes.

Cfare thane mjeket

Ngjarja e rende ka mobilizuar kiurget me te mire te Spitalit Ushtarak. Me udhezimin e Ministrit te Mbrojtjes, Pandeli Majko, eshte ngritur nje ekip mjekesh per te kryer ekzaminimet dhe kurimin e Ylli Pangos. Per rreth 5 ore profesor Pango, eshte mbajtur ne terapi intensive ne Repartin e Reanimacionit ne Spitalin Ushtarak. Pasi i jane kryer te gjitha ekzaminimet dhe kirurget i kane hequr cifelat siperfaqesore, Ylli Pango eshte derguar ne pavionin VIP te repartit Gastroenterologjik. Sipas mjekut kirurg Afran Mici, Pango ka dy plage te renda ne bark dhe nje thyerje ne kembe. Nderkohe, qe per kete te fundit kirurgu Mici tha se nuk nevojitet nderhyrje kirugjikale, per dy plaget e tjera megjithese ekzaminimet nuk kane perfunduar ende mendohet se cifelat nuk kane hyre aq thelle ne muskul sa te demtojne organet jetesore. Dje profesor Ylli Pango i eshte nenshtruar nje nderhyrje te suksesshme kirugjikale, per heqjen e copave te celikut te marra ne shperthim. Nderkohe, dy roje te policise se rendit jane vendosur te kryejne sherbim 24-oresh tek dera e dhomes numer 1 te pavionit VIP, ku ndodhet Pango.

Prononcimi i Prof. Ylli Pango

Pango: Ngjarja, finalizimi i shantazheve dhe kercenimeve te vazhdueshme

"Jeta ne vend eshte bere kaq e rrezikshme dhe e pacmuar. Nuk eshte hera e pare qe mua me behen shantazhe te tilla kur shpreh mendimin e lire". Keshtu eshte shprehur dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale Ylli Pango nga Spitali Ushtarak, ku kuronte plagosjet e marra nga shperthimi i nje "bombe surprize", ne garazhin e shtepise se tij. Pango ka permendur se shpesh ka qene objekt kercenimesh me telefonata, sa here shprehte mendimin e tij te lire. Madje per keto shantazhe dhe kercenime, nje muaj me pare ai kishte sinjalizuar edhe policine por me kot. "Shantazhi ndaj meje"- vijoi Pango "koincidon me prononcimet e djeshme te ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi Xhejms Xhefri, i cili tha se ne vend nuk respektohen te drejtat e njeriut. Une kam pasur shantazhe dhe kercenime sa here qe jam shprehur lirshem. Miqte e mi me kane keshilluar, "ki kujdes", sepse mund te ndodhi cdo gje. Nuk gjej arsye tjeter. Kam pasur gjithmone kur kam folur dhe kam shkruar hapur dhe lire, kam pasur gjithmone telefonata anonime, kam pasur kercenime, ndonese keto gjera dihen dhe nga policia. Dhe eshte nje koicidence, ajo qe foli ambasadori amerikan, tregon tamam gjendjen ku jemi dhe ndoshta rasti im qe ilustrimi". Keto jane fjalet me te cilat profesor Pango ka pershkruar ngjarjen e rende dhe ka bere apel per dhenien fund te akteve te tilla kriminale te cilat kane per qellim eleminimin fizik te politikaneve, njerezve te drejtesise, dhe se fundi sic do te theksonte dhe vete profesoreve. Ai ka falenderuar mjeket dhe njerezit te cilet e kane ndihmuar per t'a cuar ne spital.


Presidenca: Gjatė gjithė paradites sė sotme, presidenti Moisiu ka ndjekur raportimet e ekipit mjekėsor tė Spitalit Ushtarak mbi gjėndjen shėndetėsore tė profesor Ylli Pangos, Dekan i Fakultetit Socilogjik dhe kėshilltar i jashtėm i presidentit tė Republikės. Ai dėnon ashpėr kėtė akt, duke e cilėsuar atė jo vetėm njė sulm ndaj jetės sė tij, por edhe njė goditje tė krimit kundėr inteligjencės dhe u kėrkon autoriteteve shtetėrore tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr zbardhjen e ngjarjes. Pavarėsisht nga motivet e kėtij akti kriminal, tė cilat mbeten tė sqarohen nga policia, Shėrbimi Informativ i Shtetit dhe Prokuroria, Presidenti Moisiu i shpreh solidaritet zotit Pango dhe familjes sė tij dhe shpreh bindjen se, ai mbetet njė intelektual i shquar dhe luftėtar i fjalės sė lirė. Ai i uron zotit Pango shėrim tė plote dhe kthim sa mė tė shpejtė nė gjirin e fakultetit sociologjik, pėr tė cilin vendi ynė ka aq shumė nevojė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.