Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Art :: Yjet e Kinematografise shqiptare te harruar
Postuar nga: Albo

Art Sulejman Pitarka sheh pjesėrisht vetėm nga njėri sy; Kadri Roshi vuan nga mushkėritė; Drita Pelingu ka bėrė operacionin e 6-tė; Demir Hyskja kaloi njė koma tė rėndė diabetike

Si po shuhen sot yjet e kinemasė shqiptare nga sėmundjet

Ilir Bushi

Para disa ditėsh mora nė telefon Sulejman Pitarkėn, por sapo folėm pėr kujtimet tona e ndjeva ngashėrimin e tij dhe pas pak i lagur nga lotėt mė tha: Drita tė lutem mbylle telefonin sepse nuk mund tė flas dot mė". Kėshtu e nis bisedėn aktorja e Teatrit Kombėtar, Drita Pelingu e cila shpreh njėkohėsisht krenarinė dhe keqardhjen e saj pėr kollosėt e brezit artistik tė pasluftės, tė cilėt aktualisht ndjehen tė vetmuar e tė braktisur. Kadri Roshi sapo ka dalė nga Senatoriumi, Drita Pelingu ka bėrė operacionin e tretė nė zemėr, Sulejman Pitarka sheh vetėm me njė sy nė masėn 40 pėrqind, ndėrsa Demir Hyskja pasi kaloi njė komo diabetike qėndron vazhdimisht me ilaēe brenda kontrolleve mjekėsore. Ndėrkohė Antoneta Papapavli jeton e paralizuar, ndėrsa Margarita Xhepa e Tinka Kurti mbajnė nė gadishmėri aparatet e tensioneve duke kontrolluar pulsin ēdo tre-katėr orė.

Gjėja e parė qė bie nė sy pas njė vėshtrimi tė shpejtė ėshtė fakti se shumica e artisėve tė kėtij brezi idealistėsh vuajnė pasojat ė sėmundjeve qė burojnė nga profesioni, ose ngaqė kurimi i tyre ėshtė vėshtirėsuar sepse aktorėt nuk kanė dashur tė shkėputen nga skena pėr asnjė moment. Kėshtu Kadri Roshi tregon se ftohjen e fortė tė mushkėrive e ka kujtim nga roli i Arturo Ui-sė, ndėrsa Drita Pelingu tregon se pas operacionit tė parė nė apendicit, ajo nuk bėri regjim shtrati por shkoi menjėherė nė provat e shfaqjes. Kėshtu qė pas pak kohėsh iu nėnshtrua njė operacioni tė dytė e mė tej njė operacioni tė tretė. Kėtu nuk llogariten edhe tre operacionet qė ka bėrė nė zemėr. Nga ana e tij, Sulejman Pitarka sheh vetėm nga njėri sy nė masė tė kufizuar, sepse puna e tij voluminoze, (role, shkrime skenarėsh e dramash, pėrkthime, tensione, etj), kanė qenė voluminoze. Po kėshtu Demir Hyskja dozėn e diabetit dhe dhimbjet e forta nė zemėr i ka kujtim nga shėrbimet e shumta nė tė gjithė Shqipėrinė, ku shumė rrallė i qėllonte tė hante nė shtėpinė e tij, me dietė tė kufizuar. Ndėrkaq, Antoneta Papapavli, ka kaluar njė paralizė tė rėndė dhe ndodhet vazhdimisht nėn kujdesin e mjekėve. Ndėrsa, Edi Luarasi vuan edhe pėr shkak tė vuajtjeve tė shumta qė provoi nė internim. "Sidoqoftė ky ishte fati ynė i pėrbashkėt dhe nėse nuk do tė vuanim nga kėto sėmundje profesionale, atėherė mund tė na gjendej ndonjė sėmundje tjetėr", shprehet Kadri Roshi. Por mė tej ai shton se, nga sėmundjet mė tė vėshtira qė urren mė tepėr ėshtė vetmia.

Sulejman Pitarka

Nga ditėt e tij mė tė vetmuara aktori shqiptar mban mend vizitėn 3-mujore nė Shtetet e Bashkuara, ku shkoi pėr t'u ēmallur me fėmijėt. Por meqėnėse nė shumicėn e kohės ata ishin tė zėnė me punė, Sula merrej me televizorin ose rrinte nė ballkon duke numėruar katet e gradaēielave tė Amerikės. Ndjehej krejt i vetmuar kur njė ditė vendosi tė dalė pėrtej mureve tė vilės. Dhe duke lėnė pas zėrat e spikerėve tė huaj tė stacioneve televizive dėgjoi papritur njė zė qė e thirri: O Sulejman Vokshi, mirėse ke ardhė nė Amerikė". Ishte njė shqiptar nga Prishtina. "Unė nuk e njihja, por ai mu afrua dhe mė pėrqafoi, duke mė thėnė: Nė Tiranė ty tė njohin me emrin Sulejman Pitarka, por pėr Prishtinėn ti je Sul Vokshi". Por aktualisht, aktori shqiptar qėndron kryesisht nė shtėpi dhe vetėm nė ditė tė veēanta bėn njė xhiro tek rruga e ambasadave, pranė rrugės sė Durrėsit, rreth orės 16.00-16.30. Nė kėto xhiro shoqėrohet vetėm nga bashkėshortja e tij, Meri, e cila e shoqėron nė ēdo hap. "Meri pėr mua ėshtė gjithēka dhe pa atė nuk do tė mund tė bėja as gjymėn e atyre gjėrave qė arrita", shprehet Sulejmani pėr tė shoqen. Ajo gjithashtu i qėndron pranė edhe gjatė vizitave qė ai bėn rregullisht nė ambulancė. Aktori banon pranė gjimnazit "Qemal Stafa" dhe shtėpia e tij ka njė mobilim tė thjeshtė, gati tė pandryshuar qysh nga modelet e viteve 70-tė. Aktualisht dy djemtė e tij ndodhen prej kohėsh nė Amerikė. Ka lindur nė Dibėr nė vitin 1924 dhe mė 3 shkurt 2002 ėshtė shpallur "Qytetar Nderi i Dibrės". Para njė viti regjisori Pėllumb Dervishi realizoi filmin dokumentar "Me detin brenda", qė i kushtohej jetės sė Pitarkės. "Unė e quaj nder, faktin qė realizova njė film pėr gjeniun", shprehet regjisori. Ndėrsa Kadri Roshi shprehet pėr mungesėn e arsimimit profesional tė Pitarkės: Ai nuk kish ē'ta donte shkollėn sepse ishte vetė njė shkollė e madhe pėr teatrin". Megjithatė pas filmit tė fundit "Larg Barbarėve", Pitarka ka refuzuar ēdo ofertė tė regjisorėve pėr filmat artistikė. Nė kėtė mėnyrė duket se i ka dhėnė njė lamtumirė tė pashpallur botės kinematografike.

Kadri Roshi

Njeriu i vetėm qė ka trokitur pardje nė shtėpinė e Kadri Roshit ishte njė peshkatar nga Divjaka. "Meqė ti nuk ke ardhur kėto kohė pėr peshkim tė solla njė peshk tė freskėt nga shokėt", i tha ai. Faktikisht, aktori Kadri Roshi i porsadalė nga Senatoriumi i Tiranės, pas njė ftohje tė rėndė ka filluar tė lėvizė. Por ditėt e ftohta e kanė kufizuar intinerarin e tij, duke pritur njė stinė mė tė ngrohtė. "Ftohjen nė mushkėri e kam marrė gjatė shfaqjeve tė dendura qė bėnim pėr dramėn "Arturo Ui", thotė Kadriu. Mė tej ai sqaron se gjatė akteve tė ndryshme dramatike ai djersitej dhe nuk kishte mundėsi t'i shmangej sė keqes. Kjo gjendje vazhdoi shumė muaj, sepse atėherė pėr kėtė shfaqje spektatorėt nuk gjenin dot bileta dhe i blinin ato me pesėfishin e ēmimit. Kadriu ka lindur nė Ballsh mė 4 janar tė vitit 1927. Shtėpia e tij ėshtė nė rrugėn e Durrėsit, kati i tretė dhe mobiljet familjare janė tė pandryshuara qysh prej 25 vjetėsh. Vetėm portėn e vjetėr e ka ndrruar pak muaj mė parė. Megjithėse Kadriu pėrpiqet tė harrojė sėmundjen, ai ėshtė gjithmonė nė konsultė me mjekėt. Ēdo keqėsim i motit e acaron gjendjen e mushkėrive, ndėrsa nė verė ndjehet mė mirė. Sidoqoftė del mė shpesh nė publik dhe respekton ēdo ftesė qė i shkon. Edhe Kadriu ka refuzuar tre skenarė filmash por ende nuk ėshtė tėrhequr pėrfundimisht nga bota e Artit tė Shtatė dhe ka deklaruar se sė shpejti do tė luajė njė film tė ri. Nė shtėpi jeton vetėm me gruan ndėrkohė qė djali ka emigruar nė Greqi, ndėrsa vajzėn e ka tė martuar nė Tiranė. Kohėt e fundit ėshtė zgjedhur "Qytetar Nderi" i Ballshit, ndėrkohė qė Petrit Ruka ka xhiruar njė film dokumentar pėr jetėn e tij.

Drita Pelingu

Jeton e vetme, nė katin e katėrt tė pallateve tė reja nė rrugėn e Durrėsit, por ėshtė vazhdimisht nėn kujdesin e vajzės sė saj, e cila ėshtė mjeke dhe banon nė hyrjen pėrballė. Pelingu ėshtė cilėsuar si artistja rebele qė nuk ka pranuar kurrė regjimin e shtratit, madje as nė rastet e operacioneve tė rėnda. "Jam pedagoge nė Institutin e Arteve dhe puna e pėrditshme mė jep kėnaqėsi", shprehet ajo. Duke folur pėr tre operacionet nė apendicit, Drita tregon se ka vuajtur shumė, por nxitja pėr tė ridalė shpejt nė skenė i ka dhėnė forcė qė tė ngrihet. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me tre operacionet nė zemėr, ku mjekėt montojnė atje periodikisht nė ēdo tre vjet njė aparat mjekėsor. Ka lindur nė Vlorė mė 3 tetor tė vitit 1926 dhe gjatė jetės sė saj ka njohur mjaft pėrballje me vėshtirėsitė, njė prej tė cilave ka qenė vdekja e bashkėshortit Hysen Pelingu. Por megjithatė duket se ajo nuk ka ndėrmend t'i dorėzohet tekave tė moshės dhe vazhdon njė jetė aktive. "Kėto ditė pata njė takim tė sukseshėm me disa aktorė profesionistė pėr tė vėnė nė skenė "Hijet" e Ibsenit", shprehet ajo. Shkon ēdo ditė nė punė me autobuzin e linjės dhe shpesh e bėn rrugėn e kthimit mė kėmbė. "Ne artistėt nuk kėrkojmė kushte komode, as vetura, por disa gjėra minimale kemi tė drejtė t'i kėrkojmė sepse rrogat nuk na dalin as pėr ilaēe", thekson ajo.

Demir Hyskja

Nė njė kampionat tė bilardos qė u realizua vitin e kaluar nė qytetin e Elbasanit, Demir Hyskja ishte njeri prej favoritėve pėr vendin e parė. Aktori i madh shqiptar i cili vite me rradhė ka emocionuar shikuesit, tani rri nė rradhėn e pritėsve tė bilardos pėr tė kaluar kohėn e tij. Gjatė periudhės sė fundit ka kaluar njė komo tė rėndė diabetike dhe mjekėt i kanė dhėnė udhėzime pėr lėvizje tė kufizuara. "Jam mirė dhe ende shoh nė ėndėrr sikur mė thėrsenin pėr tė luajtur filma, por nė mėngjes trishtohem nga realiteti", shprehet ai. Ndėrkaq, Margarita Xhepa e Tinka Kurti megjithė shqetėsimet shėndetėsore e ndjejnė se kanė ende energji pėr kinemanė, por realisht projektet serioze mungojnė. Nga ana e saj Antoneta Papapavli ka kaluar njė paralizė tė rėndė, ndėrsa Esma Agolli, Ferial Alibali, Marika Kallamata etj, kanė kohė qė janė tėrhequr nga skenat. Po kėshtu edhe aktorja Edi Luarasi, jeta e sė cilės kaloi nėpėr ndėshkime e internime mizore dhe kontributi i saj nuk u vlerėsua. Ato tani takohen shumė rrallė me njera tjetrėn dhe rastet e fundit kanė qenė varrimet e aktorėve Ndrek Shkjezi e Vangjush Furxhi.

Frika

Gjėrat nga tė cilat kemi pasur mė shumė frikė, tanimė kanė ndodhur. Jetuam nėn diktaturė. U puthėm poshtė oxhaqeve tė TECI-t, duke u mbuluar me qymyr, thamė propozime dashurie nėn zhurmėn e tezgjahut ku faktikisht nuk dėgjohej asgjė, bėmė seks nėpėr bunkerė dhe pamė filma tė indoktrinuar. Kėto filma atėherė na i paraqitėn sa mė skematikė nė mėnyrė qė tė urrenim artin pėrgjithmonė. Por ne i kuptuam kolosėt. I kuptuam qartė princat e artit tė madh qė ndezėn dritėza shprese, ndėrsa vetė u shuan dalėngadalė, teksa largonin errėsirėn. Por humbjet njeriu i ndjen mė tepėr nė mėngjes. Prandaj nesėr kur tė dalim nga nata, do tė ndjejmė thellė humbjen e tyre dhe shuarjen. Atėherė, jo pėr kortezi por nga nevoja pėr tė qenė tė sjellshėm me veten, pas fjalės "faleminderit" do tė ulemi shkruajmė thjesht: Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Demir Hyskja, Drita Pelingu, Antoneta Papapavli, Edi Luarasi, ... Dhe lista do tė vazhdojė...


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.