Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te thuash qe njeriu eshte i perbere nga forca dhe dobesia, nga drita dhe verberia,nga vogelsia dhe madheshtia, kjo nuk do te thote qe ti besh procesin atij, por ta perkufizosh.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Shendeti :: Arditi, banori me i ri i fshatit SOS
Postuar nga: Albo

Shendeti Ende nuk ėshtė vendosur ē’do tė bėhet me fėmijėt e ēiftit Zyberi, por ka shumė mundėsi qė t’i jepen njė ēifti tjetėr

Arditi, banori mė i ri i fshatit SOS

Nuk i dhembin mė pesė gishtat e prerė dhe ecėn thuajse pa probleme

Elda Spaho

Ardit Zyberi banon qė prej 5 ditėsh nė fshatin e fėmijėve SOS nė Tiranė. Nė mėngjesin e sė premtes vogėlushi ka lėnė shtratin mė ēarēafė blu tė spitalit pediatrik, pėr ta zėvendėsuar me njė shtrat tjetėr, po me ēarēafė blu, nė njėrėn nga shtėpizat e SOS-it. Arditi ėshtė pėrshtatur sakaq mė ndryshimet e reja dhe vazhdon tė mos kėrkojė pranė asnjė nga familjarėt, gjė qė ėshtė pak a shumė e shpjegueshme: sipas tė dhėnave qė janė mbledhur deri tani nė administratėn e fshatit tė fėmijėve, del se vogėlushi ka kaluar shumė kohė nė spitalin e Kukėsit, edhe para se t’i digjeshin gishtat. Ai ka shpenzuar aty shumė muaj nga 5 vitet e tij tė jetės dhe ėshtė mėsuar tė rritet larg shtėpisė.

Njė ditė e Arditit

Vogėlushi ka lėnė pas varfėrinė, urinė dhe tė ftohtit, javė mė parė nė njė kasolle nė Gjilan tė Kukėsit. Nuk i ka harruar, por deri tani nuk i ka zėnė asnjėherė nė gojė. Ka lėnė pas dhimbjet e gishtave tė prerė, tė cilėt edhe tani ia viziton pėrditė ndihmėsmjekja e SOS-it. Ecėn pa problem, edhe pse 5 gishtat nuk i ka mė prej dy javėsh. Nė vend tė tyre, poshtė ēorapeve prej pambuku, ai mban fasha. “Deri tani nuk ėshtė folur pėr ndonjė zėvendėsim tė mundshėm tė tyre”, -thotė njėri nga pedagogėt e fshatit tė fėmijėve, Edmond Fetahu.
Arditi zgjohet herėt, kur ora nuk ka vajtur akoma 7.00 dhe e kalon gjithė ditėn mes lodrave e fėmijėve tė tjerė. Pas disa kohėsh do tė shkojė nė kopshtin e atyshėm. Ai ėshtė bėrė qė nė moshė tė mitur njė “hero” faqesh gazetash e kronikash televizionesh dhe nuk shqetėsohet fare nga aparati fotografik. Ha me oreks, pa naze, nuk qan dhe shqipton me lezet “nėnė Shaqja”, ndoshta me po atė lezet tė dikurshėm, kur shqiptonte emrin e nėnės sė vet biologjike, Hanifes. Manushaqja, njė grua e gjatė, mbi tė dyzetat, ėshtė tani nėna e tij e re, e pėrkohshme, e fshatit SOS. Kurse pesė vajza e djem pak mė tė rritur se ai, janė motrat e vėllezėrit e rinj, me tė cilėt ai ndan shtėpizėn, televizorin dhe tryezėn e bukės. Hidhet me zhurmė nė krevat, me zhurmėn e njė fėmije 5-vjeēar dhe tregon me dorė njė palė pantofla jeshile. “M’i ka blerė nėnė Shaqja”, -thotė duke qeshur.
Zyberėt, a do tė bashkohen nė njė familje?
Ēfarė do tė ndodhė me familjen Zyberi, anėtarėt e sė cilės janė shpėrndarė sa andej kėtej? Nuk bėhet fjalė pėr 3 fėmijėt mbi 18 vjeē, tė cilėt deri tani nuk janė interesuar fare pėr fatin e mė tė miturve. Janė pikėrisht kėta tė fundit, hallexhinjtė e vėrtetė. Pesė prej tyre banojnė nė shtėpinė e fėmijės “Zyber Hallulli”, nė Tiranė, nė pritje tė njė vėllai tjetėr, qė deri tani nuk ėshtė dukur nė kryeqytet. Ai jeton tek disa tė afėrm nė Kukės. Arditi jeton nė fshatin SOS, nėna e tyre vazhdon tė jetė pacientja e spitalit psikiatrik, nė kryeqytet, me tė shoqin qė i bėn “shoqėri”. A do tė mund tė mblidhen ndonjėherė bashkė? Me sa duket jo. Mendohet qė prindėrve t’u hiqet kujdestaria e tė gjithė fėmijėve nėn moshėn 18-vjeē. Gjithsesi ata nuk do tė lihen pa prindėr. “Nuk e kemi vendosur ende, por deri tani na ėshtė dukur mė e pranueshme qė tė gjithė fėmijėt t’i jepen nė kujdestari njė ēifti tjetėr, qė do ta pranojė njė gjė tė tillė”, -shpjegon drejtori nacional i fshatit SOS, Edmond Zhupani. Kjo ėshtė njė praktikė e re nė Shqipėri, por deri tani tingėllon si mė e mira pėr t’i dhėnė udhė njė rasti tė tillė. Nė asnjė vend dhe me asnjė mėnyrė tjetėr fėmijėt nuk do tė mbaheshin dot bashkė. Sepse kjo ėshtė ajo qė kėrkohet tė arrihet: qė ata tė mos ndahen nga njėri -tjetri dhe tė fillojnė jetėn nė njė familje tė vėrtetė. A do tė mund tė gjendet njė ēift i tillė nė Shqipėri? Zhupani beson se po. Nė Shqipėri ekziston madje njė organizatė joqeveritare qė do tė merret me kėtė aspekt. “Mendojmė se ēifti i pėrshtatshėm duhet tė jetė rreth 35-40 vjeē. Do tė ishte mirė qė burri tė ishte edhe pak mė i vjetėr”, -thotė Zhupani. Ai thekson se kėtij ēifti do t’i jepet njė apartament, mundėsisht sa mė afėr fshatit SOS. “Natyrisht qė ai do tė pėrkrahet financiarisht dhe do tė trajnohet vazhdimisht”, -sqaron drejtori. Ndoshta ata do t’ia dalin, ndoshta njė ditė nuk do tė munden mė, gjithsesi kjo duket si rruga mė e mirė pėr tė rritur gjithė kėta fėmijė, nga 2-17 vjeē. Zhupani thekson se ky ėshtė thjesht njė nga variantet, asgjė nuk ėshtė vendosur pėrfundimisht. Sidoqoftė e gjithė kjo do tė marrė fund deri nė 15 mars, i pėrcaktuar si kufiri i fundėm pėr tė zgjidhur kėtė gjendje. Tė gjitha variantet do tė diskutohen nė njė grup pune prej katėr vetėsh, 2 punonjės tė Shėrbimit Social dhe dy tė tjerė punonjės tė fshatit SOS.

Mes lodrash politikanėsh

Arditi shtrėngon nė duar njė makinė plastike nė ngjyrė tė gjelbėr, lodra e tij e preferuar pėr momentin. Mbi krevat qėndrojnė njė arush i stėrmadh pellushi, mė i gjatė se vetė vogėlushi dhe njė hipopotam ngjyrė kafe. Duke qeshur me tė madhe, Arditi thotė se arushi e ka emrin Ilir Meta. Siē duket ka qenė pikėrisht ministri i Jashtėm ai qė ia ka dhuruar lodrėn. Kurse hipopotami mban emrin e Sali Berishės, i cili bashkė me bashkėshorten e vizitoi Arditin qysh ditėn e parė qė mbėrriti nė spital dhe i dhuroi shumė lodra .


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.