Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria tė habitė, bukuria tė koritė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 166 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Jeta e Baba Reshat Bardhi
Postuar nga: Albo

Feja Historia e panjohur e Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve. Si ia dogjėn partizanėt shtėpinė nė Lusme tė Kukėsit, ardhja nė Tiranė, dorėzimi si Dervish dhe vuajtjet nga komunistėt

Baba Reshat Bardhi: "Jeta ime si Kryegjysh i bektashinjve"

Dashnor Kaloēi

Pas njė ftese tė bėrė nga zv / Kryegjyshi Botėror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Kryegjyshatės, Kujtim Ahmataj, morėm rrugėn pėr nė periferi tė kryeqytetit, ku nė njė kodėr tė bukur rrėzė ish-Ndėrrmarjes Tipografike tė Ushtrisė, e cila pjesėn mė tė madhe tė vitit ndodhet e tėra nėn gjelbėrim, ndodhet godina e madhe e Kryegjyshatės, e cila ėshtė dhe qėndra e bektashinjėve tė gjithė Botės. Nė njė nga dhomat e katit tė dytė tė asaj ndėrtese tė bukur e pėrfunduari sė ndėrtuari nė vitin 1941, na pret dhe na uron mirseardhjen vetė Kryegjyshi Botėror, Haxhi Dede Reshat Bardhi, njeriu i butė qė rrezaton vetėm mirėsi, i cili sot, mė katėr mars 2003, ka dhe njė ditė tė veēantė tė jetės sė tij. Pikėrisht sot, ai feston fillimin e ditės sė parė tė vitit tė 68 tė jetės sė tij, jetė tė cilėn e ka kaluar nė mes gėzimeve tė pakta dhe vuajtjeve e peripecive tė pafund. Po kush ėshtė Baba Reshat Bardhi, cila ėshtė e kaluara e tij, si erdhi ai nė funksionin e lartė tė Kryegjyshit Botėror dhe si i kaloi njėzet vjet tė jetės sė tij si punėtor i ndėrrmarjeve bujqėsore?

Kush ėshtė Reshat Bardhi

Baba Reshati u lind nė vitin 1936 nė fshatin Lusme tė Kukėsit, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Lidhur me kėtė dhe fėmijrinė e tij nė ato kohė tė vėshtira, Baba Reshati, me zėrin e tij tė butė dėshmon: Qė nė moshė fare tė vogėl kur nuk isha mė shumė se nėntė vjeē, u detyrova qė tė dilja pėr tė kullotur ato pak bagėti qė kishte familja jonė e varfėr, pasi nė atė kohė ne ishim tetė fėmijė dhe unė isha i gjashti nga vėllezėrit e motrat. Pėrveē varfėrisė sė madhe qė e kishte pllakosur asokohe familjen tonė, ishte dhe njė e keqe akoma edhe mė e madhe qė na kishte pllakosur tė gjithėve. Ajo ishte Lufta vėllavrasėse qė kishte filluar nė mes shqiptarėve dhe fitilin e saj e kishin ndezur jugosllavėt, me anė tė emisarėve tė saj qė kishte sjellė nė Shqipėri. Nė atė vorbull tė asaj lufte civile qė kishte nisur me furi pas vjeshtės sė vitit 1943, u gjet dhe familja jonė e varfėr aty nė fshatin Lusme tė Ēajeve tė Kukėsit. Megjithėse nė atė kohė unė nuk kam qenė mė shumė se nėntė vjeē, e mbaj mėnd si tani mėnxyrėn qė ra mbi shtėpinė tonė nė vjeshtėn e vitit 1944. Ndėrsa isha duke ruajtur bagėtinė nė mal, vura re njė shtėllungė tė madhe tymi qė po dilte nga shtėpia jonė. Menjėherė i lashė bagėtitė vetėm dhe u nisa si rrufe nė drejtim tė shtėpisė prej sė cilės vazhdonin tė dilnin fjolla tymi edhe mė tė mėdha. Kur u afrova pranė shtėpisė, vura re se ajo ishte pėrfshirė nga flakėt e mėdha tė zjarrit prej saj filluan tė dilnin jashtė vėllezėrit e motrat e mia. Deri nė atė kohė nuk kisha parė skenė mė tė tmershme dhe menjėherė zura tė qaja na frika. Ndėrkohė qė disa nga vėllezėrit dhe motrat e mija kishin dalė nė oborr dhe qanin me zė tė lartė, nana jonė, Hania, fillo tė ulurinte duke thėrritur emrat e fėmijve tė tjerė qė akoma nuk kishin dalė dot nga shtėpia. Kur dolėn edhe ata, e nana jona na numėroi shtatė fėmijė nė oborrin e shtėpisė, ajo ia dha ulurimės duke bėrtitur me tė madhe: "Rexhepi, Rexhepi", dhe u fut nė mes flakėve qė po shtoheshin akoma dhe mė shumė. Rexhepi ishte vėllai ynė i vogėl qė nė atė kohė nuk ishte mė shumė se dy-tre vjeē dhe nėna u fut pėr ta nxjerrė. Pas pak minutash ajo doli nga shtėpia me Rexhepin nė krah dhe flakėt e zjarrit e kishin pėrpirė duke iu shpėrndarė nėpėr trup. Pas shumė pėrpjekjeve ne ia arritėm qė t'ja shuanim flakėt e zjarrit qė i kishin pėrpirė trupin e nėnės me gjithė vėllanė e vogėl nė krah. Ndėrsa ne shpėtuam tė gjithė, kulla jonė u dogj e tėra dhe atė pasdite vjeshte teksa ishim duke ikur pėr t'u strehuar tek njė kushėriri ynė, rrugės unė mėsova se shtėpinė na e kishin djegur me qėllim. Dhe pėrpara se t'i vinin zjarrin asaj, ata kishin hyrė brenda duke kontrolluar dhe kthyer pėrmbys gjithshka ndodhej aty. E gjitha ajo kishte ardhur si pasojė e luftės vėllavrasėse qė kishte nisur asokohe nė Shqipėri dhe yshtjen asaj ia kishin dhėnė jugosllavėt. Ndėrsa ishim mbledhur tė gjithė nė shtėpinė e kushėririt tonė, vėllezėrit mė tė mėdhenj i thanė nėnės qė tė mos mėrzitej, pasi ata do t'ua mernin hakun atyre qė na i kishin vėnė flakėn shtėpisė. Por nėna jonė, Hania, e cila ishte njė grua fisnike qė rrezatonte vetėm mirėsi, iu drejtua duke u thėnė: "Jo bijtė e mi, nuk ia vlen qė shqiptarėt tė hakmerren me njėri tjetrin", kujton 68-vjeēari Baba Reshat Bardhi lidhur me djegien e shtėpisė sė tij nė vitin 1944. Edhe pse ai nuk ka dėshirė qė t'i pėrmėnd autorėt e asaj maskare, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se atė gjė ia bėnė brigadat partizane, pasi shtėpia e tyre njihej si bazė e mbėshtetėse e forcave nacionaliste.

Nga Kukėsi nė Tiranė

Po si rrodhi fati i familjes sė Reshat Bardhit pas djegies sė shtėpisė sė tij nga forcat partizane? Lidhur me kėtė, ai kujton: "Pasi na o dogj shtėpia, babai na tha se ne do tė iknim qė andej, pasi pėr familjen tonė priteshin mynxyra tė tjera, ndoshta dhe mė tė mėdha se ajo e djegies sė shtėpisė. Jo vetėm babait, por edhe ne fėmijėve nuk na vinte mirė qė po largoheshim nga shtėpia jonė, por babai na tha se nuk kishim rrugė tjetėr. Babai na tha se do tė vendoseshim nė njė qytet shumė tė bukur, tė cilit ne nuk ia kishim dėgjuar emrin ndonjėherė. Ikja nga fshati ynė ku kishim lėnė kujtimet e fėmijėrisė, nuk ishte fort e lehtė dhe qė andej ne u nisėm me lot ndėr sy. Por prindėrit tanė na qetėsonin duke na thėnė se atje nė Tiranė do tė ishim mė mirė dhe ne do tė shkonim edhe nėpėr shkolla. Ndėrsa ishte i vendosur pėr t'u larguar nga Lusme, babai shiti bagėtinė bashkė me disa toka qė kishim dhe pasi rregulluam ato pak plaēka nė disa kuaj qė na i dhanė tė afėrmit tanė, u nisėm duke ecur nė njė rrugė tė gjatė. Pas disa ditėsh ne mbėrritėm nė Tiranė dhe u vendosėm nė njė shtėpi pėrdhese diku nė periferi tė qytetit, rrėzė njė kodre ku ndodhej Kryegjyshtata Botėrore Bektashiane", kujton Baba Reshati shpėrnguljen e familjes sė tij nga ai fshat i largėt i Kukėsit dhe vendosjen nė Tiranė, afėr atij vėndi ku ishte ajo godinė kulti, me tė cilėn ai do tė lidhte mė pas tė gjithė jetėn e tij. Ato vite tė largėta kur familja e tij u vendos nė kryeqytet, Baba Reshatit i kujtohen shumė mirė dhe ai tregon se pėrveē ruajtjes sė bagative, asokohe atij i duhej qė tė vazhdonte edhe shkollėn. Po kėshtu atij i kujtohen shumė mirė ato vite qė ai i quan "vite helmi", pasi "shqiptarėt po vrisnin dhe vritinin shqiptarėt e tjerė". Atij i kanė mbetur nė mėndje gjyqet e asaj kohe dhe turmat qė bėrtisnin "Tradhėtarėt nė litar". Baba Reshati thotė se i kujtohet si tani ajo kohė kur nuk ishte mė shumė se njėmbėdhjet-vjeēar dhe nė njė nga rrugėt ku po kalonte ai, turma tė mėdha njerzish qė ishin duke dėgjuar me artopolante njė gjyq, shpėrthyen nė duartrokitje kur u dha vendimi me vdekje pėr ata qė po gjykoheshin aty. Lidhur me kėtė ai shton: "Nuk e di sepse nė ato ēaste ndjeva njė si zbrastirė dhe m'u kujtua shtėpia jonė e djegur nė Lusme. Ajo kohė ishte njė kohė e mallkuar, si njė mallkim gjaku", kujton ai vitet e para tė pasluftės kur u vendos me familjen nė Tiranė.

Nė 1954, Dervish nė Kryegjyshatė

Ndėrsa Reshati i vogėl 11-vjeēar ruante bagėtitė e familjes sė tij nė kodrat pėrreth Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve, shikonte me habi njerėz tė ndryshėm qė hynin e dilnin vazhdimisht nga ajo godinė qė ai akoma nuk e kuptonte mirė se ēfarė ishte. Lidhur me kėtė dhe hyrjen e tij mė vonė si Dervish nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve, Baba Reshati kujton: "Aty nga viti 1948, nė krye tė Kryegjyshatės kishte shkuar dede Ahmeti nga fshati Brataj i Vlorės. Ai ishte njė njeri shumė i dėgjuar pėr urtėsi dhe sidomos pėr forcėn e tij sugjestionuse qė kishte. Nė atė kohė qė erdhi nė Tiranė, ai mblodhi rreth vetes shumė besimtarė tė rinj, duke u pėrpjekur qė tė ngjallte tek ata jo vetėm bektashizmin, por edhe ndjenjat e thella tė mirkuptimit dhe dashurisė midis shqiptarėve. Ndėr ata djem tė rinj qė patėn rendur pėr "tė marrė dorė " tek dede Ahmeti, isha edhe unė", kujton me nostalgji Baba Reshati pėr dede Ahmetin, njeriun e mirė e ēudibėrės qė e futi atė nė botėn hyjnore tė bektashizmit. Lidhur me kėtė, ai shton: "Dede Ahmeti mė merrte shpesh dhe tė dy shkonim tek varri ku preheshin eshtrat e Naim Frashėrit, kėtu nė oborrin e Kryegjyshatės. Ai mė fliste gjatė pėr Naimin dhe dinte pėrmėndėsh pjesė tė tėra tė poezive tė tij dhe sidomos tė "Qerbelasė" tė cilat m'i recitonte herė pas here. Kur mbaronte sė recituari, pėrkėdhelte njė gurė tė bardhė dhe mė uronte: "Paē fat dhe punofshi pėr vatanė, siē kanė punuar martirėt e Qerbelasė", kujton Baba Reshati fjalėt e dede Ahmetit dhe dobėsinė e tij pėr Naim Frashėrin. Shtatė vjet mė vonė, nė gushtin e vitit 1954, Reshat Bardhi u vesh Dervish pranė Kryegjyshatės dhe bekimin atij ia bėri dede Ahmeti. Atė ditė ai e kujton si njė nga ditėt mė tė shėnuara tė gjithė jetės sė tij dhe shprehet se ishte shumė i emocionuar sepse po merrte mbi supe njė barrė tė rėndė. Lidhur me kėtė ai shprehet: "Bektashzmi si rrymė dhe si predikim, ka vullnete tepėr tė mbara, por kėto vullnete realizohen pėrmes mundimeve tė mėdha. Dy ditė mė pas ndėrsa dede Ahmeti mė shihte tepėr tė menduar, mė pati thėnė: "Edhe unė kur u dorzova Dervish, kėshtu kam qenė i menduar", kujton ai fjalėt e dede Ahmetit, i cili mė pas do tė bėhej njė nga idhujt e tij.

Emėrimi si Kryegjysh i Bektashinjve

Po si rrodhi mė pas jeta e Dervishit tė ri, Reshat Bardhi dhe cila ishte karriera e tij nė rradhėt e bektashinjve: "Lidhur me kėtė ai kujton: "Nė vitin 1958, dede Ahmeti u thėrrit dy herė nga Sigurimi i Shtetit dhe iu bėnė presinone tė mėdha. Pas kėsaj atij i thanė qė duhet tė shkonte nė teqenė e Drizarit nė Mallakastrėn e Egėr. Sipas fjalėve qė dėgjova nė Kryegjyshatė, dede Ahmetit i kishin thėnė qė, atje ku do tė shkonte, ai e kishte tė ndaluar qė tė takohej me njerėz dhe duhej tė lėvizte nga teqja vetėm me urdhėr tė Degės sė Brendshme tė Fierit. Sapo dėgjova kėto fjalė unė vajta menjėherė nė dhomėn e tij dhe pasi i putha duart, e shikova drejt e nė sy. Ai ishte shumė i trishtuar. Menjėherė i kėrkova qė tė shkoja edhe unė me tė nė Drizar. Pasi u mendua ca, ai mė pa drejt e nė sy dhe mė tha: "Po edhe t'i do tė vish me mua nė Drizar". Pas kėsaj ne shkuam tė dy nė fshatin Drizar, ku teqja e tij ndodhej nė majė tė njė mali. Brenda njė kohe tė shkurtėr ambienti pėrreth asaj teqeje u shėndrua nė njė bahēe me dhjetra rrėnjė pemėsh, sepse baballarėt e dervishėt qė ishin aty, me nxitjen e dede Ahmetit, punuan me njė pėrkushtim tė madh. Pas kėsaj Teqja e Drizarit nė krahasim me shtėpitė e varfėra tė atij fshati, dukej si njė gjė e bekuar dhe aty nisėn qė tė vinin me qindra besimtarė nga Kukėsi, Bulqiza, Kruja, Burreli, Vlora, Kolonja, Delvina dhe rrethe tė tjera tė vėndit. Por e gjithė ajo punė qė ne kishim nisur me aq devotshmėri, nuk ishte e thėnė qė tė vazhdonte gjatė. Sepse aty nga viti 1967 filloi ndalimi i fesė dhe prishja e objekteve tė kultit. Tamam nė atė kohė, mė 30 qershor tė vitit 1967, dede Ahmeti me dorėn e tij shkroi Dekretin e Shenjtė dhe nė mėnyrė ilegale ma bėrėi tė ditur atė. Me anė tė atij dekreti ai mė njihte mua si zėvėndėsin e tij dhe me atė rast ai u tregonte tė gjithė besimtarėve bektashian, se donte apo nuk donte Partia, donte a po nuk donte komunizmi, ky besim do tė mbetej deri sa mbi dhe tė mbetej me frymė edhe bektashiu i fundit. Dhe desh zoti e ato fjalė tė tija u vėrtetuan", kujton Baba Reshati lidhur me emėrimin e tij nė funksionin mė tė lartė tė Bektashinjve, duke na treguar dhe tekstin origjinal tė atij dekreti ku shkruhet: "Urdhėroj tė gjithė klerikėt dhe besimtarėt bektashinj, jo vetėm tė Shqipėrisė, por dhe tė gjithė globit tonė, ta njohin haxhi dede Reshat Bardhin, nė vėndin tim, sepse ky ėshtė pasqyra mė e ndritur qė do tė prijė denjėsisht. Tė diturit do ta nderojnė me diturinė e tyre, trimat do ta mbrojnė me trimėrinė e tyre, bujarėt do ta mbrojnė me bujarinė e tyre. Tė gjithė besimtaėrt pa pėrjashtim t'i pėrulen dhe tė marrin dritė prej Tij, ashtu siē yjet marrin dritė nga dielli". (Ahmet Dede, Vlorė 30 qershor 1967), kujton Baba Reshati emėrimin e tij nė funksionin mė tė lartė tė Bektashinjve.

Punėtor nė fermėn "Gjergj Dimitrov"

Pas vitit 1967 kur regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaloi lirinė e ushtrimit tė besimeve fetare dhe mbylli nė mėnyrė tė dhunshme kishat, xhamiat dhe objektet e tjera tė kultit, Baba Reshat Bardhi u dėrgua tė punonte si punėtor nė Ndėrrmarjen Bujqėsore "Gjergj Dimitrov", ku atij ia dha lopata dhe gėrshėrėt e krasitjes. Lidhur me kėtė ai kujton: "Rreth 20 vjet me rradhė punova nė punėt mė tė rėnda fizike, gati gjymtuese dhe nuk pranova qė tė bashkėpunoja me Sigurimin e Shtetit, duke refuzuar kategorikisht dy herė ofertat qė mė bėnė ata. Nė ato kohė tepėr tė vėshtira, disa nga miqtė e mij tė ngushtė mė ndihmuan qė tė mbaja gjallė besimin tek zoti. Zakonisht unė punoja me orar tė zgjatur apo me akord siē thuhej atėhere, dhe natėn. nė shi e nė dėborė, i hipur nėpėr spondet e makinave, shkoja dhe takoja dede Ahmetin e kujdesesha pėr tė. Ai mė ngrohte shpirtin. Dhe pėrsėri unė largohesha prej tij, sepse detyrohesha qė tė hėnėn tė paraqitesha pėrsėri nė punė. Por unė nuk ligėshtohesha, sepse vuajtjet e fisnikėrojnė mė shumė njeriun", kujton Baba Reshati vitet e tija tė punės nė fermėn "Gjergj Dimitrov" dhe vuajtjet pėr tė cilat nuk ka dėshirė tė zgjatet mė shumė. Pas vitit 1990, kur regjimi komunist u detyrua qė tė lejonte lirinė e besimeve fetare dhe hapjen e objekteve tė kultit, Baba Reshati u rikthye pranė Kryegjyshatės tė cilėn e kishin kthyer nė Azil pleqsh. Ndonėse me njė shėndet tė drobitur nga vitet e shumta tė punės sė rėndė fizike, me devocionin dhe pėrkushtimin e tij, Kryegjyshi Botėror Baba Reshat Bardhi, arriti qė ta kthejė atė objekt kulti ashtu si nė ditėt mė tė mira tė saj. Po me atė pėrkushtim ai vazhdon tė punojė nde edhe sot, duke u shėrbyer besimtarėve tė shumtė qė frekuentojnė ēdo ditė atė vėnd tė bekuar nė veri-lindje tė Tiranės, qė rrezaton vetėm mirėsi dhe mikpritjen bujare tė atij sekti qė veē tė tjerash, njihet dhe si simbol i shqiptarizmit tė vėrtetė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.