Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėrtiti tė bijės, qė tė dėgjojė nusja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 179 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Do te nisin bisedimet Prishtine-Beograd
Postuar nga: Albo

Lajme Shefi i UNMIK-ut, pas njė takimi me liderėt kosovarė bie dakord tė fillojė zbatimin e njėrit prej tetė standardeve

Bisedimet Prishtinė – Beograd, javėn e ardhshme

Shtajner i kėrkon Serbisė tė dėrgojė njė delegacion ministerial nė Prishtinė pėr tė nisur bisedimet

Faton Osmani/Prishtinė

PRISHTINĖ – Shefi i UNMIK-ut, Mihail Shtajner u ka dėrguar dje njė letėr kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiē dhe zėvendėsit tė tij me kėrkesėn qė tė formojnė njė delegacion ministrash pėr tė filluar bisedimet me UNMIK-un dhe institucionet e pėrkohshme tė Kosovės, “rreth ēėshtjeve praktike dhe me interes tė dyanshėm”. Bisedimet planifikohet tė fillojnė nė Prishtinė, pėr t'u pasuar mė vonė me takime edhe nė kryeqytetin e Serbisė. UNMIK-u thotė se ēėshtja e statusit nuk do tė bisedohet nė kėtė fazė. Nė letrėn dėrguar Gjingjiēit dhe Ēoviēit, shefi i UNMIK-ut sugjeron qė nė kėtė takim tė bisedohet bashkėpunimi nė fushėn energjitike, raportet tregtare, bashkėpunimi nė transport, njohja e targave tė makinave dhe dokumenteve tė regjistrimit, njohja e dokumenteve tė identifikimit, dokumenteve tė udhėtimit dhe pantentave tė shoferėve, detyrimet e sigurimit social dhe kthimi i shėnimeve kadastrale. Duke bėrė publike nismėn, Shtajner tha se e merr kėtė hap pas “konsensusit strategjik” tė cilin e ka arritur nė fund tė javės sė kaluar, nė njė takim tė pėrbashkėt me kryetarin e Kosovės, Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Rexhepi, kryeparlamentarin Nexhat Daci dhe liderin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēin. “Nė Deklaratė (e nėnshkruar tė premten nė rezidencėn e Shtajnerit) gjendet njė paragraf mbi domosdoshmėrinė e bisedimeve tė drejtpėrdrejta…Nė deklaratė thuhet qė: nė mėnyrė qė tė merremi me ēėshtje praktike tė interesit tė pėrbashkėt, ne inkurajojmė institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes, qė t’i bashkangjiten UNMIK-ut nė dialog tė drejtpėrdrejtė me tė gjitha vendet”, -tha Shtajner, tre ditė pas kėtij takimi me liderėt kosovarė.
“Ne jemi dakord qė nė pajtim me pėrgjegjėsitė e marra, institucionet tė pėrfshihen nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me Kosovėn. Kjo ėshtė njė domosdoshmėri. Kjo do tė thotė se Kosova dhe liderėt e saj institucionalė dhe politikė janė duke u pėrpjekur qė tė zhvillojnė raportet me fqinjėt”, - theksoi Shtajner, nė konferencėn pėr gazetarėt.
Takimi i sė premtes ka qenė kremtim i njėvjetorit tė Marrėveshjes sė Koalicionit, ndėrkohė qė atė e bojkotoi kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj, i cili ėshtė njėri nga nėnshkruesit e marrėveshjes pėr zgjedhjen e kryetarit dhe qeverisė sė Kosovės. Gjendja e rėndė ekonomike nė Kosovė, nė veri tė Kosovės, vonesa e procesit tė privatizimit dhe kėrkesat e akumuluara tė kosovarėve, janė arsyet qė ka dhėnė lideri i AAK-sė pėr refuzimin e ftesės sė Shtajnerit.
Por Shtajner konsideron se deklarata qė ėshtė arritur, ėshtė njė konsensus strategjik lidhur me mėnyrėn se si tė vazhdohet kėtė vit nė Kosovė. “Kemi nėnshkruar njė deklaratė, e cila nuk duhet tė zhvleftėsohet, sepse ajo pėrbėn njė konsensus, i cili pasqyron konsensusin e bashkėsisė ndėrkombėtare”, - tha ai. I pyetur se a ekziston rreziku qė njėri nga ministrat e qeverisė sė Kosovės, ish -zėdhėnėsi i UĒK-sė, Jakup Krasniqi tė arrestohet nga autoritetet e Beogradit, nė rast se ai shkon atje, meqė dihet se kundėr tij nga pushteti serb ishte lėshuar fletėarresti nė vitin 1997, Shtajner u pėrgjigj: “Nuk mendoj se nėse kemi bisedime zyrtare, nėse kemi marrėveshje zyrtare tė dyanshme, diskutime dhe negocime se ka ndonjė rrezik pėr interferencė…Ne ofrojmė sigurinė kėtu nė Prishtinė, dhe presim qė ta kemi tė njėjtėn nė Beograd”. Fillimi i bisedave mes Prishtinės dhe Beogradit ėshtė edhe njė nga tetė standardet qė Shtajner ka pėrcaktuar t'u paraprijnė bisedave pėr statusin e Kosovės. Shtajner tha se fillimi i kėtyre bisedave ėshtė saktėsisht ajo ēka kanė kėrkuar ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Evropian, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, Moska zyrtare, Brukseli, Uashingtoni dhe qendrat e tjera tė rėndėsishme tė vendosjes. Por kryeadministratori Shtajner pėrsėriti qėndrimin se pėr ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, nuk ka ardhur ende koha. “Ne nuk kemi mandat ta bėjmė kėtė, kjo do tė merret nė llogari, kur tė vijė koha, ne nuk mendojmė se koha ėshtė tani”, -u shpreh ai.

Incidenti, Mitrovicė, sulm mbi stacionin e policisė sė UNMIK-ut

MITROVICĖ – Persona tė panjohur kanė hedhur njė granatė dore, tė dielėn nė mbrėmje, nė stacionin e policisė sė UNMIK-ut qė ndodhet nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, duke shkatėrruar tre automjete tė policisė dhe njė tjetėr civile. “Sulmi ndodhi tė dielėn vonė kur njė granatė u hodh nė oborrin e stacionit policor tė UNMIK-ut nė pjesėn veriore tė qytetit”, -tha dje zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Andrea Angjeli. Ai njoftoi se dėmtime tė lehta ka pėsuar edhe ndėrtesa, ndėrkohė qė tė plagosur nuk ka pasur nė kėtė incident, qė ndodhi nė pjesėn e qytetit tė kontrolluar nga serbėt. “Lidhur me kėtė rast, askush nuk ėshtė arrestuar deri tani”, -tha Angjeli.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.