Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ariu nuk rron duke lėpirė shputat
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Kulture :: Eumero dhe skulptura e hyjneshes Athina
Postuar nga: Albo

Kulture Drejtori i Muzeut, pohon se ka konstatuar se njė statujė e gjetur nė Apolloni, vite mė parė, ėshtė njė kopje e statujės sė Athinasė, realizuar nga Fidia nė shek V p.es

Njė Athina e famshme, e fshehur nė Muzeun Kombėtar

Admirina Peēi

Njė statujė e hyjneshės Athina, e gjetur para disa viteve nga gėrmimet nė Apolloni, nxjerr nė dritė emrin e njė skulptori tė famshėm tė shekullit. I-II i quajtur Eumero. Saktėsimi se kjo shtatore, tė cilės i mungon koka, ėshtė njė kopje e pėrkryer e statujės sė famshme tė Athinasė, kryeveprės sė antikitetit realizuar nga Fidia, ėshtė njė zbulim me mjaft vlerė. Deri tani njihej fakti se nė botė kishte vetėm njė skulpturė ( kopje e kėsaj kryevepre) qė paraqet Athinanė dhe ajo gjendet nė Muzeun Arkeologjik nė Athinė. Ajo ėshtė quajtur kopja romake e statujės sė madhe nė Pallas Athinės. Ndėrsa statuja tė cilės i mungon koka, e zbuluar nė Apolloni, paraqet njė tjetėr kopje tė kėsaj statuje, e pėr mė tepėr ajo mban njė mbishkrim mjaft interesant nė fund tė saj, ku shėnohet edhe emri i skulptorit qė e ka realizuar. Ėshtė vetė drejtori i Muzeut Kombėtar nė Tiranė, Moikom Zeqo, qė pohon se ky identifikim ėshtė bėrė kohėt e fundit, nga ai vetė. Ai shton se ajo ėshtė njė shtatore prej mermeri, nė kėmbė, qė i takon hyjneshės Athina. “Kjo skulpturė e tregon hyjneshėn tė veshur me veshjen antike dhe ka kokėn e thyer, por ėshtė njė imitim i shkėlqyer i skulpturės sė Fidias, skulptorit mė tė madh tė antikiteitt shekullit tė V para krishtit”,- thotė Zeqo, duke rrėfyer edhe pėr kopjen tjetėr tė kryeveprės sė Fidias e cila ndodhet nė Athinė. “Deri mė dje besohej se ajo ishte e vetmja kopje e mbetur nga kryevepra e zhdukur e Fidias”- thotė Zeqo. “ Por tani del se ka edhe njė kopje tė dytė e cila ndodhet nė Muzeun Historik Kombėtar, qė ėshtė njė tjetėr imitim i kėsaj kryevepre”- sqaktėson ai.

Athinaja e nėnshkruar

Megjithėse shtatuja ėshtė mjaft e dėmtuar (i mungon koka dhe dy kolona ku Athinaja ka vendosur duart) ajo tregon pėr njė finesė dhe mjeshtėri tė madhe tė skulptorit qė e ka realizuar. Por veē kėsaj, ajo ē’ka ėshtė e rėndėsishme, sipas Zeqos, ėshtė fakti se kjo skulpturė mban njė mbishkrim interesant. “Kopja romake qė ruhet nė Muzeun e Athinės nuk ka asnjė mbishkrim”- thotė Zeqo, - dhe autori i saj nuk dihet se kush ėshtė. Kurse kjo kopje qė ndodhet nė muzeun Kombėtar ka mbishkrimin “ Eumero Athinaio Epoi” qė do tė thotė “Eumero Athinanė e bėri”- saktėson Zeqo, duke shtuar se kėsisoj njihemi me emrin e njė skulptori tė Apollonisė, emri i tė cilit nuk ishte dėgjuar mė parė. “Kjo pra ėshtė e vetmja kopje e kryeveprės sė Fidias, qė ka njė emėr autori”,- thotė Zeqo, duke e quajtur faktin e daljes sė kėtij emri nė skenė, si njė zbulim mjaft intrigues. “Ky skulptor i antikitetit qė quhet Eumero ka realizuar njė punė tė pėrsosur, duke u nisur nga imitimi i njė kryevepre si ajo e Fidias. Nė fakt statuja ka pėrmasa mė tė vogla se origjinali i famshėm, i cili ėshtė zhdukur. Vetė Zeqo pohon se mbi kėtė fakt ai ka shkruar njė shkrim studimor dhe ngacmimi kryesor ka qenė pikėrisht emri i kėtij skulptori qė del nė dritė. “Ai imiton shkollėn e Fidias, qė ėshtė e shekullit tė V para Krishtit”,- thotė Zeqo, ndėrsa saktėson se skulptura ėshtė e shekulli tė I-rė apo tė II-pas Krishtit. Kėsisoj vėrtetohet se ai nė kėtė periudhė ka vazhduar traditėn e njė skulptori shumė tė madh. “Ai duhet tė ketė qenė njė skulptor shumė i njohur i Apollonisė. Kėtė e vėrteton fakti se ai e nėnshkruan veprėn e tij. Kemi tė bėjmė kėsisoj me njė artist shumė tė mirė tė antikiteitt nė Apolloni, i cili ka njė mjeshtėri shumė tė lartė dhe nuk duhet tė ketė bėrė vetėm kėtė skulpturė. Por emri i tij nė tė tregon se kjo do tė ketė qenė njė vepėr vėrtet e arrirė e tij”,- thotė Zeqo, ndėrsa shton se do tė ishte shumė interesante tė gjurmohej edhe mė tej pėr tė parė nėse ka skulptura tė tjera tė realizuara nga Eumero. “Nuk ka mundėsi qė kjo tė jetė e vetmja vepėr e tij. Kėtė e tregon edhe fakti qė ai i ka vėnė emrin e tij si autor statujės, qė do tė thotė se ai ka qenė nė kohėn e tij njė artist me shumė famė dhe e ka pasur njė lloj krenarie pėr atė vepėr”,- thotė Zeqo. “Unė mendoj se Eumero duhet tė futet nė historinė e arteve tė antikiteit tė realizuara nė territorin Shqipėrisė. Ai i pėrket njė qyteti shumė tė madh arkeologjik, mė tė madhit tė skulpturave qė kemi sot, qė ėshtė Apollonia e Ilirisė, e cila ka qenė qyteti mė i famshėm ndėr tridhjetė qytetet mė tė famshme nė botė qė kanė pasur emrin Apolloni”.

Si ishte vepra origjinale e Fidias?

Nė Historinė e Artit pėrshkruhet me hollėsi kryevepra e antikitetit statuja e Athinasė, e realizuar nga Fidia. E cilėsuar si njė shėmbėlltyre gjigante e drunjtė, rreth 36 kėmbė ( 11 metra e lartė), pra e lartė sa njė pemė , e mbuluar tej e tej me material tė ēmueshėm – parzmorja dhe rrobat e bėra prej floriri ndėrsa lėkura prej fildishi. Mburoja dhe disa pjesė tė parzmores shndrisnin nga njė ngjyrė e fortė, pa harruar sytė,qė ishin bėrė prej gurėsh tė ngjyrosur. Mbi kaskėn e perėndeshės kishte grifonė, kurse sytė e njė gjarpri tė madh e tė mbledhur kutullaē brenda mburojės, ishin , doemos tė shėnuar me gurė tė shndritshėm. Duhet tė ketė qenė njė pamje misterioze, adhurim-ndjellėse ajo qė shihte njeriu kur hynte nė tempull dhe menjėherė vihej pėrballė me kėtė statujė gjigante. Nė disa nga tiparet e saj kishte padyshim diēka thuajse primitive dhe tė vrazhdė, diēka qė pėrsėri lidhet me njė idhull tė kėtij lloji me ato bestytni tė lashta kundėr tė cilave kishte predikuar profeti Jeremiah. Pallas Athina, ashtu siē e ka parė dhe e ka derdhur Fidia, nuk ishte thjesht idhull i njė demoni. Nga tė gjithė burimet del se statuja e tij kishte njė dinjitet qė ju jepte njerėzve njė ide krejt tjetėr pėr karakterin dhe kuptimin e zotave tė tyre. Pėrveē Athinasė sė Fidias, edhe statuja e famshme e tij e Zeusit nė Olimp, kanė humbur pėrfundimisht, por tempujt ku kanė qenė vendosur janė ende dhe bashkė me to edhe disa zbukurime tė bėra nė kohėn e Fidias.

Konstatime tė tjera ndėr statujat e Muzeut Historik

Nė koleksionin e statujave tė antikitetit nė Muzeun Kombėtar, pas njė koleksionimi qė ka nisur prej disa javėve, janė bėrė edhe konstatime tė tjera pėr vepra tė caktuara. “Gjatė punės shkencore pėr klasifikimin e kėtyre skulpturave janė bėrė edhe disa korrigjime”,- thotė Zeqo, duke treguar se njė kokė qė deri mė sot konsiderohej si koka e Demostenit, ėshtė vėrtetuar tashmė se nuk ėshtė koka e Demostenit por ėshtė koka e njė magjistrati tė Apllonisė, i njė figure me rėndėsi vendase nė Apolloni sepse nga gjithė koleksioni i skulpturave qė i takon Demostenit nuk kombinon me kėtė portret.
Ndėrsa njė tjetėr skulpturė e zbuluar nė Butrint, e njohur si Dea e Butrintit, Zeqo thotė se nė tė vėrtetė ajo nuk paraqet njė kokė femre. “Ajo ėshtė koka e Apollonit. Saktėsisht kjo ėshtė njė kopje e kokės sė Apollonit e realizuar nė fillim tė shekullit tė parė tė e.s.
Po ashtu sipas Zeqos ka edhe statuja tė tjera tė kėsaj periudhe tė cilat nuk janė pikėrisht ato pėr tė cilat u identifikuan. Krahas kėtij koleksionimi, punonjėsit e muzeut, po punojnė nė mėnyrė intensive pėr katalogimin e tė gjithė objekteve “Konkretisht tani po merremi me sallėn e antikitetit. Po nxirren objektet, po bėhen kartelat, si dhe fotografitė dhe kalimi nė fiksimin dixhital”,- thotė Zeqo, duke shtuar se gjatė kėsaj kohe po bėjmė edhe rishikimin e disa datimeve, tė disa objekteve pėr tė realizuar njė klasifikim edhe mė tė saktė tė tyre.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.