Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne burse, vjen nje moment ku, per te fituar, duhet folur ebraisht.
--- A.Scholl

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Njoftime :: Kontributi juaj financiar
Postuar nga: Albo

Njoftime Te gjithe vizitoret dhe anetaret tane jane te lutur te lexojne kete mesazh nga krijuesi i Albasoul.com. Kerkohet mendimi juaj ne kete pike pasi me poshte do te diskutohet mbi te ardhmen e ketij komuniteti. Lexoni dicka me shume mbi te rejat qe do te gjeni tek Albasoul.com se shpejti, dhe cfare mund te beni ju qe te ndihmoni ne kete drejtim.

Ne rradhe te pare, jemi teper te kenaqur qe kemi arritur te jemi faqja me e vizituar shqiptare ne rrjet. Ne 3 javet e para qe ne beme publik versionin e ri, Albasoul numeron mbi 500 anetare te rregjistruar dhe shifra e vizitoreve te parregjistruar eshte 10fish me e madhe. Jane me mijra vizita faqesh, jane ore te tera qe ju shpenzoni dite per dite ne keto faqe, duke diskutuar ne forum, duke bere muhabet me bashkeatdhetaret ne dhomen #shqiperia, duke perdorur email, duke degjuar muzike shqiptare, duke lexuar poezi, duke mesuar me shume mbi historine dhe burrat me te shquar shqiptare ne mbare historine tone. Te gjitha keto ju serviren ju falas dite per dite, dhe ne duam qe te ngelen te tilla edhe ne te ardhmen.

Komuniteti dita dites po merr forme dhe prania juaj ne keto faqe i jep jete ketij komuniteti. Nga nje ane gezohemi qe popullariteti i Albasoul ka arritur kulmin, por nga ana tjeter ndjejme detyrimin karshi jush per tua bere prezencen tuaj sa me te kendshme.

Kontributi juaj financiar

Ne rradhe te pare, dua qe te theksoj fort qe Albasoul.com nuk eshte nje inisiative fitimprurese. Te gjitha sherbimet tona do te ngelen te hapura per te gjithe ju, falas dhe pa kurrfare detyrimi nga ana juaj. Pjesmarrja dhe anetaresimi do te ngelen te hapura per kedo per aq kohe sa ju respektoni rregullat morale dhe etiken e te shprehurit ne kete komunitet dinjitoz.

Gjithashtu, kini parasysh mirembajtja e faqes dhe sherbimeve ka nje kosto financiare plus kontributit vullnetar qe stafi yne dedikon ne te. Deri me sot ne masen 90% te gjitha shpenzimet jane mbulur nga krijuesi i Albasoul, qe ka te ardhura te pakta pasi eshte ende student. Shumica prej jush jeni vete studente dhe e njihni shume mire buxhetin e nje studenti.

Ne jemi perpjekur dhe do te perpiqemi edhe ne te ardhmen te gjejme nje sponsor qe do te sponsorizonte gjithe projektin. Te sponsorizosh nje projekt si Albasoul, do te mjaftonin rreth $1500 ne vit. Kjo eshte shuma qe do te shkonte per te mbuluar kryesisht "hosting", mbajtjen e materialeve tona ne nje server qe do tua sherbente ju kur ti vizitonin. Rritja e trafikut ne faqe ka cuar edhe ne rritjen e tarifave keshtu qe ne po eksplorojme opsionet tona.

$1500 USD ne vit, per nje komunitet qe ka 3000 vizitore te rregullt qe na vizitojne dite per dite, nuk eshte asgje. Por nga ana tjeter, kjo shume rendon ndjeshem buxhetin e nje studenti. Do te mjaftonin qe secili prej ketyre 3000 vizitoreve te kontribuonin $0.50 ne vit dhe problemi do te qe i zgjidhur. E kam te qarte qe shume prej jush nuk kane mundesi te kontribuojne, dhe ne ju kuptojme plotesisht.

Sa eshte vlera e oreve te tera qe shpenzoni tek Albasoul?

Ne shpenzojme ore te tera qe tu ofrojme ju sherbime te reja, dhe per kete nuk duam asnje lloj shperblimi nga juaj. Te gjitha te ardhurat qe ju do te kontribuoni do te investohen ne kete komunitet. Gjithcka do te jete transparente dhe te gjithe ata qe do te ofrojne ndihmen e tyre, emrat e tyre dhe shuma perkatese do te dali ne nje faqe te vecante te projektit. Ne te njejten menyre, ne do te jemi te hapur se si do te shpenzohen te gjitha te ardhurat qe ju do te kontribuoni.

Te dashur vizitore,

Eshte deshira jone e perbashket qe Albasoul.com te zgjerohet akoma me shume me materiale dhe sherbime qe ju sjellin kenaqesi ju, dhe femijeve tuaj ne mergim. Edhe pa sponsor, edhe pa kontribut financiar nga vizitoret tane, Albasoul.com do te beje perpara. Shpejtesia me te cilen do te eci perpara varet pikerisht nga heqja e barres financiare qe na frenon ne shume inisiativa te reja.

- Pasurimi i seksionit te muzikes me albume te reja
- Publikimi i filmave shqiptare ne rrjet
- Publikimi i mendimeve te anetareve tane ne nje reviste apo gazete periodike ne rrjet.
- Krijimi i nje agjensie lajmesh nga vete anetaret tane ku ju mund te informoheni mbi te rejat me te fundit nga cdo cep i botes. Lajmet do te serviren jo nga gazetare te paguar, por nga vete vizitoret tane. Mos harroni, vizitoret tane jane nga te 5 kontinentet dhe nga me shume se 100 shtete ne mbare boten.
etj.. etj..

Qe keto plane te shohin driten e publikimit kerkojne motivimin dhe punen tone plus kontributin tuaj financiar. Jam i bindur se do te gjej ne mirekuptimin tuaj, ashtu sic gjetem nje mirekuptim edhe per sponsorizimin e forumit shqiptar.

Krijuesi i Albasoul
13 Janar 2002

P.S Mendimet dhe idete tuaja jane gjithmone te mirepritura


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.