Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Allegoria eshte nje lloj genjeshtre te cilen erresira e saj e shpeton nga perbuzja.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 134 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Shqiperia dhe Miqte e rradhes
Postuar nga: Albo

Histori Ky eshte artikulli ne vazhdim nga "Biografia e Mbretit Zog", nje seri kujtimesh te ndihmesit(adjutantit) te mbretit Zog, qe ka hedhur ne leter te gjithe veprimtarine Mbretit Zog para dhe pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste.


Gjithmone eshte dashur nje ombrelle per vendet e vogla. Historia e Shqiperise e ka provuar, se kjo ombrelle ka pasur lidhje direkt me ekzistencen e shtetit shqiptar. Eshte kaq e vertete kjo, sa ne momentet kur fashizmi ka okupuar Shqiperine dhe pergatitet te veproje ndaj Greqise dhe Jugosllavise, shtetet ballkanike masin forcat duke u kujtuar se kush u qendron nga mbrapa. Eshte "e qete" Greqia, e cila ka Angline pas vetes; ashtu si Jugosllavia qe ka Francen pas saj. Shqiperia pa askend prane vetes, i duhet qe te sodise mbretin ne mergim dhe nga ana tjeter te mesohet me pushtimin fashist. Eshte koha kur kurora e Shqiperise i eshte vene ne koke Vitore Emanuelit te III dhe fashistet kane filluar qe nga territori i ish-aleateve te tyre te vegjel te shtrijne kthetrat pertej.

A duhet per nje vend te vogel, nje aleat i madh? Kete karte Shqiperia duhet thene se ne shume kohe e ka luajtur mire. Kuptohet se pa ditur asnjehere qe te mbante vazhdimisht nje drejtim te caktuar. Por, miku duket se ka qene ai qe nuk ka premtuar shume. Keshtu, pa asnje cudi, miku i perhershem ka mbetur Turqia. Vendi, i cili thuhet, jo vetem me humor se eshte drejtuar realisht, pergjate te gjithe historise se tij nga shqiptare. Dhe Turqia, pa zhurme kurre nuk i harron miqte e saj. Ajo e mban te mbrojtur mbretin shqiptar dhe madje e ve te gjithe trupen diplomatike ne Evrope, ne mbrojtje te shqiptareve. Eshte, kjo pjese e historise, qe pershkojme ne kujtimet e Korrierit, kur mbreti ka vendosur qe te udhetoje ne drejtim te Evropes. Thjesht, per te pare se cdo te behet me tej. Por, nderkohe, e kupton se nuk eshte e lehte me miqte. Ne Poloni, e percjellin; ndersa ne Rumani i japin shprese, mbetet Franca, aleatja e perkohsme, qe perpara fashizmit, pak kohe me vone, ka kapitulluar me po aq "dinjitet" sa Shqiperia.

Ne ditet e veshtira duket miku i mire dhe ne kete dite shqipetaret e vitit 1939, pane se ata kishin fare pak. "Ju me detyruat qe te ikja", i pergjigjet troc Mbreti shqiptar, perfaqesuesit jugosllav ne Stamboll, qe negocion me qeverine e tij.

Udhetimi per nje Rezidence te re

Mbreti Zog i shprehet te deleguarit serb: Ju na detyruat te iknim

Kane kaluar pak kohe, nga pushtimi fashist, dhe mergata shqiptare eshte organizuar ne tre qendra nga adjutanti i mbretit, Hysein Selmani. Ky i fundit, papritmas eshte rikthyer ne Stamboll, sepse monarku, pas nje bisede me kryetarin e shtetit turk ka vendosur qe te levize. Ai do te shkoje ne Rumani, tek mbreti Karol; pastaj do te shkoj ne drejtim te Polonise. Qe andej, sipas fjaleve te tij do te shkoje per pak dite pushime tek mbreti i Suedise. Qellimi eshte Franca, vendi qe nuk ka pranuar pushtimin fashist te Shqiperise dhe nje nga Fuqite e Medha boterore, ku monarku shqiptar do te mbeshtetet. Por, nga ana tjeter, si ne te gjithe jeten e tij mbetet skeptik. Zyrtaret franceze, qe ka takuar, ende nuk e parashikojne katastrofen ku ndodhet. Kjo perben nje mase, ku mbreti shikon paradoksin. Por, nuk ka se cfare te beje. Tani diktohen rregulla te tjera. Ne keto momente, ai mbledh veten dhe pergezon adjutantin per organizimin e Mergates ne Jugosllavi. Nuk harron qe ne nje moment, ti kthehet te derguarit te posacem serb Ilic, e t'i thote hapur: Se ju na detyruat qe te linim vendin

Istanbul, 25 qershor 1939

Eshte momenti i mberritjes ne Stamboll, pas nje turi te gjate bisedimesh ne Jugosllavi, per te ardhmen e rezistences ne mergim. Ja cfare kujton, adjutanti i mbretit, Hysein Selmani: "Ne oren 8 te mengjesit, po te kesaj date, mberritem ne stacion Sekerrci, Istanbul. Aty, Princin Xhelal e derguam me nje hotel afer Sekerchiu. Ndersa Murat Kaloshin e shoket e tjere me nje hotel tjeter. Ketu kishte dale Ministri Asaf D'jadjuli, Sotir Martini dhe Hiqmet Delvina, e disa te tjere ku ai kishte rezervuar keto Hotele. Avniu me Ismail Shemen e Nezi Biben shkuan ne apartamentin tim. Ndersa, Sefedin Callakun e Hajredin Hallullin i mora me vete. Une, Ministri D'jadjuli, Sotir Martini, Hiqmet Delvina shkuam direkt ne Hotel "Pera Palace". Ne te njejten kohe, Konsulli Shqiptar Hajrullahi me Sefedin Callakun e Hajredin Hallullin vijne mbrapa me nje makine. Porsa, hyme ne Hotel "Pera Palace", aty ne sallon ishte Mbreti bashke me Kryeministrin Kota".

Istanbul, 25 qershor 1939

Sapo hyra ne Hotel "Pera Palace", aty ne sallon kishte qene duke na pritur Mbreti Zog me Kryeministrin Kota, kujton adjutanti. "Une u paraqita. Mbreti u ngrit dhe me mori ne gryke duke me thene se "Mire qe erdhe kolonel dhe miku yt Ilici erdhi dje e bisedova pak me ta. Ju lavderon shume juve per te gjitha qe keni zhvilluar ne Jugosllavi". Une pas ketij falenderimi, u fala me Kryeministrin. Edhe ky me tha: "Bravo kolonel, keni bere pune te medhaja sepse une vete asgje nuk pata mundesi te realizoj ne Greqi".

Mbreti me pyeti gjate e gjere per gjeneral Nedicin dhe per gjeneral Nedel Kovicin. Aty i spjegova pak se gjeneral Nedici eshte Ministri i Luftes por e ka humbur gjithe simpatine ne ushtri. "Kete ma tha dhe ai vete, por si mik eshte po ai qe ka qene. Ndersa, komandanti i Armates se Shkupit, Gjeneral Nedel Kovici eshte shume i forte, kryekeput kunder kesaj Qeverie dhe shume armik me Gjeneral Nedicin. Ka pothuaj te gjithe simpatine me te madhe ne ushtri dhe eshte kryekeput mik i vertete. Kjo do te duket edhe ne raportin qe do t'ju parashtrojme".

Mbreti iu kthye Kotes duke i thene: "Ja, koloneli beri shume pune ne Jugosllavi, aq sa ka fituar besimin e plote para miqve dhe armiqve ne Qeverine Jugosllave. Kete ma konfirmoi edhe Milo Ilici. Po ashtu edhe menyren sesi arriti te siguroje ndihmat per emigrantet me se miri. Jane 30 dinare ne dite per person, si edhe studentet i rregulloi me bursa etj. Oficeret, nga ana e tyre, kane te drejte te njejte me oficeret jugosllave ne klubin e oficereve dhe jane te lire te shetisin kudo. E, me teper,- vazhdoi Mbreti- nje gje qe nuk e besoja qe ka organizuar tri qendra funksionimi ne Jugosllavi: Nje per oficeret, nje per profesoret, nje per kreshniket. Ju vete do te shikoni me vone programin, qe eshte nje veper e madhe si edhe jane siguruar kater qendra sigurimi per lajmetaret: nje ne Struge, nje ne Diber, nje ne Topajan te Lumes, nje ne Prizren dhe nje ne Podgorice me etikete Jugosllave. E pastaj na tha,- keto ne hollesi do t'i bisedojme pas dite".

Mbreti Zog, pastaj mu kthye-kujton adjutanti- dhe me spjegoi mbi sa kishte biseduar me Kryetarin e Republikes Turke Ismet Inonue ne Yallove. Mbreti ishte teper i kenaqur mbi sjelljen burrerore e bujare te Presidentit Inonue. E si pasoje e ketyre bisedimeve kishte vendosur te bente nje udhetim per France dhe ne Britanine e Madhe. Gjate kalimit do te takohej edhe me Mbretin Karol te Rumanise, per te biseduar per disa ceshtje qe ishte dakord me Presidentin Inonue. Zogu, nga ana e tij, mendonte se po te deshironte do te bente nje takim ne Detin e Zi. Kjo se kjo ceshtje eshte ne interesin e Ballkanit, si edhe te Rumanise e Turqise. Per kete arsye dhe nga kjo Mbreti shpejtonte qe te bente vizita ne Europe. Ndersa, per sa i perket Qeverise do te qendronte ne Turqi. Dhe kur te kthehej Mbreti nga Evropa kishte per te biseduar se ku ishte vendi me i pershtatshem.

Pastaj adjutanti vazhdon: Si mbaruam keto fjale, une u ngrita dhe i kerkova leje Mbretit qe te shkoja pak per te shikuar Mbretereshen dhe Princin.

"Mire,- me tha koloneli im, -shko se dhe Mbreteresha do t'ju shohe. Por, do te hame dreke, sepse ketu kam edhe Mehmet Konicen. Do te rrini edhe ju te dy qe te bisedojme".

"Une menjehere hipa lart kur Mbreteresha me buzeqeshje me tha : 'Mireseerdhe kolonel i dashur, qenke mire. Dhe keni kaluar shume mire sepse Mbreti eshte teper i kenaqur prej veprimeve tuaja ne Jugosllavi. Me te vertete keni bere shume pune te mira'.

'Princi qenka shume mire',iu pergjigja. Pashe pak dhe Princeshat, e zbrita poshte, ku ishin grumbulluar ne sallon plot Ministra dhe njerez te tjere".

Pasi vjen dreka, adjutanti shton: U ulem ne buke Mbreti, Mbreteresha, Princeshat e Kryeministri Kota, une, Asaf D'jadjuli, Sotir Martini, Mehmet Konica dhe filluam qe te hanim buke. Mehmet Konica i spjegonte Mbretit:'Qe kur erdhi koloneli ne Beograd ne Hotelin "Sirbce Kral", aty banoja dhe une. Ky me tha se kam ardhur te shikoj pak Beogradin kur te nesermen ne oren 9 te mengjezit vjen N/Ministri i Puneve te Jashtme Loitici me makinen e vet dhe shkojne. Kur u kthye ne dreke me tha Mehmet Bej merre Gani Begun dhe Bazin e te hame dreke se bashku. Mire, po ku ishe iu drejtova. Po gjithnje si ne shaka, ai i ikte fjales. Ne mbremje ne oren 8.30 vjen adjutanti i Gjeneral Nedicit me gjithe makinat zyrtare, para Hotelit ku ndodhej Ganiu. Ai i njihte mire kolonelin e Gjeneral Nedicit dhe i thote: Perse keni ardhur. Ai i pergjigjet: Te marrim kolonel Selmanin se ai sonte eshte per darke tek Gjenerali ne shtepi. Pra, ky kurre nuk me tregonte'.

Mbreti duke qeshur iu pergjigj: "Ėshte shume zor me ushtaret. Por, ka kaluar shume mire e jam i kenaqur".

"Mire, mire,- perseri e merr fjalen Mehmet Konica,- prape te nesermen na thote do te hame darke bashke me te gjithe. Por, ky nuk dukej askund vetem me Avni Derallen. Kur na vjen ne oren 8 te mbremjes bashke me Loiticin. Dhe, ne po e pritnim, sic na kishte thene. Me te vertete, ai e mbajti fjalen dhe erdhi bashke me Loticin per darke. U falem me njeri-tjetrin dhe pastaj u prezantuam edhe me Bazin, sepse ai nuk e njihte ne tryezen e bukes".

Duke biseduar Loitici na tha: "Na mbyti koloneli. Jo vetem mua, por edhe Ministrin Cincar Markovic, derisa na beri qe te pranohen sugjerimet e tij. Une prape i cova syte tek koloneli, por ai nuk e perfilli fjalen e Loiticit. Ai ketu kuptoi se ne nuk jemi ne dijeni dhe nuk u hap me gjate asnje problem".

Mbreti dhe Kryeministri u keputen se qeshuri.

"Sa i keq eshte,- tha Mbreti, qe nuk ju ka vene ne dijeni. Por, sidoqofte ka kaluar shume mire e ka bere pune te medhaja, sidomos me rregullimin e 800 e ca emigranteve, me banim e ushqim e te gjitha. Sepse, ne sot, me kushtet tona- kurre nuk ishim ne gjendje t'i ndihmonim. Kjo vetem moralisht dhe ndonje gje te vogel".

Pasi hengrem dreke, pime edhe kafe, u shperndame per te pushuar. Pastaj, Mbreti me Mbretereshen hipen lart dhe une shkova ne apartamentin tim. Aty pashe femijet e mi qe u kenaqen shume kur me pane. Pushova pak se isha edhe krejtesisht pa gjume dhe fjeta deri ne oren 6 te mbremjes. Pasi u ngrita shkova direkt ne Hotel "Pera Palace".

Aty gjeta gjithe ministrat dhe Abdurahman Matin, Abaz Kupin, Taf Kaziun dhe Murat e Miftar Kaloshin, vazhdon adjutanti. Si u falem me te gjithe e duke biseduar me thirri Mbreti te shkoja lart. Shkova atje, por aty nuk kishte as nje njeri. I parashtrova te gjitha mbi cdo veprim dhe biseduam bashke per nje raport me gjithe detajet e duhura.

"Mbretit, me teper, i pelqeu fakti persa i parashtrova mbi gjendjen e brendshme jugosllave. Sidomos mbi Gjeneralin Nedel Kovic, kujton adjutanti. Kjo i interesonte shume atij. Per kete pune me beri qe ta perseris shpeshhere. Sidomos atehere kur i flisja per lidhjen e ushtrise me Britaniket e francezet. Kjo e kenaqi Mbretin pa mase. Arsyeja ishte se kete nuk e dinte as Ilici. "Sic ta parashtrova kjo eshte teper sekret, e askujt mos ja thuaj", me tha mbreti, thote Selmani.

Vete mbreti me foli per Gani Kryezine sepse i kishte folur Mehmet Konica. Iu pergjigja se:"Nuk pata shume kohe qe te bisedoja me te. Vetem ne dreke e ne darke qe e kam pasur. Ai u soll shume mire dhe natyrisht jugosllavet e besojne. Si edhe i perserita fjalet qe me tha kur me shoqeroi ne aeroport. Kujtoj se ka per te ardhur, kur te ktheheni ketu nga Evropa".

Pas kesaj me pyeti mbi Lleshajt dhe per mbare njerezit si Naim Starova, Myslim Pezen e Profesor Mustafa Gjinishin e Profesor Hasan Recin, e te tjere. Po ashtu mbi oficeret. Ketu i spjegova se: "Profesor Gjinishi eshte nje element shume i vlefshem me gjithe shoket. Natyrisht se, ata anojne nga e majta, por sot jane te bashkuar e te betuar dhe nuk i ndan asgje. Asqe shikojne tendenca te ndryshme, vetem interesin e Atdheut. Ata kane shume respekt per ju dhe jane kryekeput nen udheheqjen e Madherise suaj".

"Gjithashtu Akif Lleshi, Himce Kaba, Haxhi Lleshi, jane shume mire dhe kane marre persiper sic e shihni ne programin e veprimeve gjithe pergjegjesine e Qendres se Kreshnikeve me qender ne Diber, i shtova Mbretit. Si edhe rregullimin e lajmetareve, qe dy here ne jave do te dalin e te hyjne brenda ne Shqiperi. Jane betuar e jane teper te kenaqur. I kam patur gjithnje prane vetes ne Shkup e Gostivar. Po ashtu Mehmet Ali Bajraktari dhe Zenun Binaku, Gani Serdari e Jashar Lela, si edhe Jusuf Selmani jane se bashku po te lidhur me Akif Lleshin. Oficeret jane shume mire dhe teper aktive. Natyrisht me nje bindje e disipline te forte nen urdherat e N/kolonel Kucuk Ullagajt e Major Murat Bashes. Jane me teper se 400 oficere mjaft te afte. Major Murat Basha punon shume mire me nje vullnet e disipline te kenaqshme".

Per me poshte, adjutanti i raporton mbretit Zog se:" Per cdo eventualitet ne Qeveri si edhe ne Komanden e Armates se Shkupit, e tek Shefi i Policise kam caktuar pergjegjesit perkates te emigranteve shqiptare. Sepse duhet thene qe per dite ikin e dalin ne Jugosllavi. Per administrimin e tyre jane caktuar: per ushtaret N/kolonel Kucuk Ullagaj e Major Murat Basha; per intelektualet, profesoret, studentet e nenpunesit :Profesor Mustafa Gjinishi; e per Kreshniket, bajraktaret e civila te tjere: Akif Lleshi e Himce Kaba. Te tre grupet pergjegjese kane nga nje lidhje me te tre autoritetet e Shkupit ne dore. Qe per cdo nevoje do te jene ngushtesisht te lidhur me seksionin, qe merret me kete detyre te emigrates shqiptare. Per te filluar punen: Cdo qendre i dhashe nje shume te hollash per te blere nga nje shaptilograf dhe nje shpenzim te vogel per udhetimet e lajmetareve; qendres se oficereve i dhashe 200 napolona leter; qendres se kreshnikeve 100 napolona leter; qendres intelektuale 300 napolona leter. Sepse keto kane me teper pune dhe jane te gjithe aktive e shkrimtare. Ashtu si Gjeneral Nedici ne Beograd dhe po ashtu edhe Guvernatori ne Shkup dhe Komandanti Armates Shkupit, Gjeneral Nedel Kovic, me kane siguruar se nuk do t'u priten keto ndihma. Edhe kur buxheti te mbarohet, sipas vendimit te keshillit Ministror, deri ne daljen e buxhetit te ri sipas vendimit, qe eshte per 6 muaj: Ne keto do t'i perballojme nga shpenzimet e tjera tonat. Dhe kur autorizimi te dale i plotesuar, mos te keni asnje merak. Kete sigurim ma jepnin ne premtimin e tyre personal".

Ndersa per ne Shqiperi, adjutanti i kujtoi mbretit se:"Qendrat ne Shqiperi, rreth kohes persa qendrova ne Shkup jane te lidhura me Librazhdin. Kapiten Ahmet Cami, Mati, Lura, Cermenika dhe Belshi i Elbasanit, Krraba, Shengjergji, Bulqiza, Bllaca, Reci, qe keto ne saktesi jane duke u organizuar ne fshehtesi per te qene per cdo gje te gatshem. Kurse ushtria me vete, kreshniket me vete, shkollat me vete, shtuar ketu se deri tani shkollat e disa mesues kane treguar nje vullnet me te gatshem se te tjeret, besojme se edhe te tjeret brenda nje kohe te shkurter, kane per te qene ne rregull".

Istanbul 26 qershor 1939

Ne bisedime ne "Pera Palace" me Madherine e Tij Mbretin Zog, Kryeministri Kota, Ministri Asaf D'jadjuli, kolonel Husein Selmani, u rrah i gjithe problemi mbi viziten e Mbretit ne Europe. Kishte ardhur tek Mbreti dhe Justin Goudardi, me gjithe nje tjeter. Ketij kurre nuk i ishte mbushur mendja se do te kemi nje lufte te shpejte. Sidoqofte, kujton adjutanti,- Madheria e Tij Mbreti, persa i kishte thene dikur edhe Konte Ciano, u kujtoi te pranishmeve se: "Kur armatimi gjerman ka mberritur kulmin, ajo do te pergatiste planet per nje lufte. Kjo sepse akoma shtetet e tjera si Franca, Britania e Madhe nuk jane aspak te gatshem. Dhe Gjermania do te perfitoje sot me kete armatim te madh qe ka pergatitur. Prandaj ka shpenzuar gjithe rezervat e financen. Sepse po mos te perfitoje per momentin me kete armatim, atehere nuk do te jete ne gjendje qe ta veje ne vend. Keshtu,- me tha edhe Ciano, duke me shtuar se me 1940 Gjermania eshte ne lufte, dhe si shkak per kete do te zere Dansingun", tha mbreti. Me poshte ai vazhdoi:"

Po keshtu edhe Presidenti Inonue, nuk beson per nje lufte te shpejte. Por sidoqofte eshte krejt e nevojshme qe te shkoni ne France, me tha- po ashtu dhe ne Britanine e Madhe. E gjithe ceshtja e te ardhmes varet atje. Dhe, ambasadoret e Turqise i keni ne dispozicion per t'ju ndihmuar per cdo problem. Se po ju njohen si aleanca keto dy Shtete te Medhaja e gjithe bota demokrate ju ka njohur, me shtoi Inonue", tha Zogu I. "Dhe takimin me Mbretin e Rumanise Karolin e kini parasysh. Se ai po te dha fjalen nuk e luan. Megjitheqe, ai mundet te anoje me kohe nga ana gjermane. Nuk duhet harruar se ai ka mjaft influence ne Jugosllavi e ky ka mundesi te ndryshoje gjendjen e sotme jugosllave".

Me poshte mbreti vazhdon:"Presidenti Inonue me shtoi se: Kur do te bisedoni me Mbretin Karol, mund t'i thoni edhe mendimin tim qe eshte i domosdoshem. Nderrimi i shtetit te sotem jugosllav eshte i mundur sepse ai ka mberritur ne nje krize shume te keqe. Por eshte me e mira ta marre ushtria ne dore e tjetra po te deshiroje me u takua me mua une jam gati kur te doje. Me nje vend ne Karadenize, me keshilloi perfaqesuesi i lart turk, u tha mbreti.

Duke iu kthyer qendrimit te Turqise, mbreti iu tha: "Persa i perket Qeverise Mbreterore Shqiptare dhe Legates, do te funksionoje rregullisht ne programet e tyre. Legata eshte po me te njejtat te drejta qe ka pasur. Pra eshte baraz me Legatat e tjera. E Madheria Juaj me tha: Vendin e keni ketu ne Turqi, e ju presim sa me shpejt te ktheheni me te gjitha plotesimet e duhura per interesat e Atdheut tuaj. Keni vemendje shume me britaniket, se e gjithe puna aty varet. Bisedimet me Presidentin Inonue, prej 6 oresh ne Yallove, kane qene krejt te perzemerta e miqesore me plot zemer. Ai vete me percolli deri tek vapori, e pasi u pershendetem me keto fjale u ndame".

Duke iu kthyer gjendjes se Jugosllavise mbreti kujton se:" Sa i perket gjendjes jugosllave, kjo piqet me sa na thote edhe Koloneli. Qe Inonue eshte mire ne dijeni se Mbreti Karol ka Motren qe eshte Mbreteresha e Jugosllavise. Dhe ushtria eshte besnike e Mbretereshes. Ketu ne eshte se Mbreti Karol do ta kete me gjithe, atehere ai me zemer mund te loze nje rol te shpejte ne kete situate. Kjo duke ndryshuar Qeverine e sotme. Por, une, gjithsesi, ne bisedimet qe kam patur me Mbretin Karol do ta kuptoje mire qendrimin e Tij a eshte pro gjerman a pro anglo-francez".

Mbreti, si mbaroi mbi bisedimet me Kryetarin e Republikes Turke Ismet Inonuen, ne Yallove, tha: "Ne lidhje me bisedimet e Yalloves, vertetohen krejtesisht me sa keni pohuar ju kolonel. Ne Jugosllavi eshte e vertete ajo qe thate. Sepse Gjeneral Nedicin e njoh mire. Dhe meqe ai ju ka pritur e folur sinqerisht, une dua te them se: ai eshte vertete nje ushtar i madh dhe sot Minister i Luftes. Por nga qe sot ndodhet i bashkuar me kete Qeveri, ai e ka humbur rendesine ne ushtri. Dhe sot vertete personi me i forte dhe ai qe ka per te luajtur nje rol te vertete eshte Gjenerali Nedel Kovic, komandanti i Armates se Shkupit. Te gjitha sa perbente raporti i juaj ne lidhje me bisedimet ne Jugosllavi ishin me te vertete te medhaja. Saqe ne fillim nuk e besoja, derisa kete ma vertetoi Milo Ilici, ne bisedimet qe kam patur me to dhe bile Ilici. Me shtoi se: kurdo qe nevoja do ta lipe, te dergohet kolonel Husein Selmani. Kjo sepse te gjithe e njohin dhe e respektojne. Ata kane besimin ne fjalet e pakta, por te sakta, qe ju keni thene".

Mbreti pastaj u kthye nga Kryeministri Kota dhe tha se: "Fatkeqesisht Kryeministri me gjithe perpjekjet e tij te medhaja nuk pati mundesi te arrije asnje gje me Qeverine Greke. Ata jane shume te frikesuar nga fashizmi, e sic duket edhe anglezet e keshillojne pa pase qe mos t'i japin asnje shkak zemerimit fashizmit.Vetem po ju them, na u drejtua Mbreti- ne rast se Italia mesyen Greqine, Britania e Madhe qenka gati. Por edhe nese nuk qenka gati, ajo do te hyje ne lufte kunder Italise, sepse Flota Britanike ne Mediterrane ka bazat me te rendesishme ne Ishujt Greke. Ketu nuk ka per te duruar. E pra une habitem pse trembet kaq fort Greqia?- tha Mbreti Zog. Dhe nuk marr vesh se c'eshte arsyeja qe Kryeministri Grek Metaksai te njohe menjehere okupimin e Shqiperise prej Italise. Ai deklaron se eshte i kenaqur sepse u be i afert me fashizmin...

Mbreti Zog iu kthye kolonel Selmanit duke i thene:" Si mendoni per personelin qe kemi ne Greqi. Ata nuk i ndihmojne dhe i perdorin jo mire. C'mundemi te bejme per keto?" Kolonel Husein Selmani i parashtroi Mbretit atehere se kur ishte ne disa bisedime me Gjeneral Nedel Kovic, i kishte referuar gjendjen e ketij personeli duke i dhene edhe nje liste.

Ai i ishte pergjigjur, sipas fjaleve te adjutantit:"Po te deshironi mundeni me i sjelle edhe ata ketu. Sepse zaten per dite po kalojne kufirin e vijne. Dhe ata nuk qenkan nje shume e madhe. Por, me tha tjeter duke me kujtuar se: A nuk do te ishte me mire per cdo eventualitet qe ata te ndodhen atje, se ka per te ndryshuar kjo situate si edhe ne Greqi, edhe tek ne. Prandaj, me tha- mendoje mire kete gje".

Une i parashtrova Mbretit qe heperhe, le te mbeten atje. "Le te presim se per cdo dite kemi te reja dhe me sakrifica te vogla do t'i mbajme atje".

"Shume mire kolonel, qe paskeni fol edhe per ata. Dhe, kjo qe thoni eshte me plot arsye. A mendoni heperhe te rrijne atje? Edhe une kam bindjen se kjo gjendje shume shpejt ka per te ndryshuar e bile ne bisedimet qe do te kem me francezet, po ashtu me Britaniket do te flas mbi personelin ne Jugosllavi dhe ne Greqi e Turqi. Vetem me pergatitni nje kuader se: sa oficere, sa profesore e nepunesa dhe sa bajraktare jane. Kjo shifer duhet qe te sherbeje qe ta kem me vehte. Sepse kam shprese per nje ndihme. Sidomos me francezet, qe mund te na ndihmoje ushtria per mbajtjen e tyre. Nuk eshte nje gje e madhe per francezet dhe atyre mund t'ju nevojitet per t'u nderlidhur me informacionin tone. Kjo, sepse me ato qe me thoni, ata jane te lidhur me ushtrine jugosllave".

Pas ketyre, Madheria e Tij Mbreti Zog foli mbi delegacionet e kolonive shqiptare. "Qe sa me pare lipset te merren masat e mbledhjes se ketij kongresi kombetar. Ky kongres do te jete kompetent per te biseduar dhe shqyrtuar cdo gje, qe i perket punimeve politike e administrative dhe financiare. Qeveria eshte e lidhur ngushtesisht me kete problem. Per kete tha se: Kongresi do te jete sic jane dispozitat ne mes Parlamentit dhe Qeverise. Po, ne ate menyre, do te funksionojne, edhe eventualisht Lidhjet e marreveshjet me Shtetet dhe me Lidhjen e Kombeve do te jene te perbashketa. Mos harroni se kolonite do te sjellin rolin kryesor ne boten demokrate". Mbreti vazhdoi pastaj:" Jam i mendimit dhe shpresoj se une nga vjeshta do te jem ketu. Deri ne ate kohe do te keni pergatitur te gjitha programet dhe dispozitat perkatese. Menjehere te mblidhet ky kongres, ne menyre qe gjithnje te jeni ne kontakte te ngushta. Pra, ne kete kohe, te jeni gati per t'u nisur. Po sa te behet thirrja, ne kete kohe, do te dime edhe qendrimin e Britanise se Madhe dhe te Frances, kundrejt njohjes te Qeverise Mbreterore Shqiptare ne mergim".

Pas kesaj, Mbreti foli mbi gjendjen e pergjithshme ne baze te bisedimeve qe ka patur me Justin Goudardin, kujton adjutanti. Ky erdhi direkt nga Parisi tek Mbreti Zog per te biseduar mbi situaten e sotme. Ky sic dihet eshte nje personalitet i larte dhe mik i ngushte i Shqiperise. Por, ky me kembengulje pohonte se: Lufta eshte ndaluar edhe per 5 vjet. Se diten qe jam nisur per Turqi kam patur shume bisedime me Ministrin Daladier. Lufte nuk ka he per he. E kur une i thashe se: lufta nuk ka per te kaluar vitin, ne asnje menyre ai nuk e besonte. Me vone Goudardi i kishte shtuar se: "Ministri Daladier me tha se Franca kurre nuk e njeh okupacionin e Shqiperise. Prandaj, ka marre vendimin e njeh Legaten Mbreterore Shqiptare ne Paris me te drejtat qe ka pasur gjithnje". Mbreti u shpreh me poshte: "Kam shprese si me Francen ashtu me Britanine e Madhe te mberrijme me nje akord qe te njohin Qeverine Shqiptare ne mergim. Kjo eshte ajo qe me shtyn me teper qe po ju them qe: T'i jepni te gjithe rendesine e duhur pergatitjes se duhur te thirrjes se delegacioneve te kolonive, ne forme kongresi. Ashtu, sic e permendem, qe ne kthimin tim ketu menjehere te behen thirrjet. Sic ju thashe: Te gjitha programet e dispozitat te jene te mbaruara, kur do te thirren".

Madheria e Tij Mbreti, vuri ne dijeni Keshillin Ministror, per itinerarin ne nisjen per Europe: Ne Rumani aty do te kemi nje takim me Madherine e Tij Mbretin Karol. Natyrisht, vazhdoi mbreti- mund te pres dhe kolonine shqiptare e t'ju flas mbi sa biseduam. Pastaj do te shkoj ne Poloni dhe aty do te deshiroja te kem nje takim me Kryetarin e Republikes e Ministrin e Jashtem kolonel Beg. Prej ketej do te shkoje ne Suedi. Aty jame vetem per nje pushim dhe dua vetem qe te shoh atmosferen e Mbretit, prej Suedije. Pastaj direkt do te shkoj per ne France. Gjithsesi. kam per t'ju vene ne dijeni gjithkund qe te shkoje".

Po ne kete dite kishte Justin Goudarde me gjithe nje profesor francez per dreke. Goudardi do te nisej pasdite direkt per ne Jugosllavi dhe Itali. "Do te takohemi ne France", i kishte thene Goudardi. Bashke me Goudardin, Mbreti mbajti edhe kryeministrin Kota e Ministrin Asaf D'jadjulin per dreke dhe i urdheroi qe ta shoqeronin deri ne "Jesil Koy" aeroport.

Istanbul 27 qershor 1939

Kryeministri Koco Kota mblodhi Keshillin Ministror ne Legaten Mbreterore Shqiptare ne "Kunt Palace", Istanbul ku u mor ne bisedime me formimin e nje komisioni per perpilimin e gjithe dispozitave dhe programin e veprimeve te Kongresit te perbere nga kolonite. Ai tha per kete qellim:" Qeveria duhet ngushtesisht te jete e nderlidhur me kolonite shqiptare: Turqi, Rumani, Bullgari, Egjypt, Jugosllavi, France, Belgjike dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vecanerisht Vatren. Duke i vene ne dijeni se Qeveria Mbreterore Shqiptare ka pergatitur te gjitha projekt-programet e formimit te nje kongresi prej kolonive". Do te dergohej menjehere nje material, qe "po ua dergojme per te zgjedhur sa me pare nga 5-6 persona me te afte e te kulturuar, qe te na lajmeroni, se jeni gati qe t'ju caktojme daten e ardhjes ne Istanbul, Turqi. Delegatet e zgjedhur do te kene me vete provimin e kolonise".

Pastaj ai vijoi: Prej delegateve te kolonive do te formohej Kongresi Kombetar, qe do te zinte vendin e nje Parlamenti ne mergim. Kjo me te gjitha te drejtat politike, administrative e financiare. Ku Qeveria pa aprovimin e kongresit nuk mund te beje asnje veprim, vetem ne marreveshje e dakord Qeveria bashke me Kongresin ose Parlamentin. Kjo do te mblidhet ne Istanbul. Gjithashtu qendrimi i tij do te bisedohet se ku eshte me i pershtatshem per interesat e Atdheut bashke me Qeverine". Pastaj i beri nje panorame te situates diplomatike:" Shtetet, qe e kane njohur zyrtarisht Qeverine Mbreterore Shqiptare ne mergim, si dhe Legatat Mbreterore me gjithe te drejtat e barabarta me te tjeret dhe nuk e njohin okupacionin Italian jane: Turqia, Franca, Egjypti. Dhe, sa u perket Britanise se Madhe dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, akoma nuk na kane njoftuar. Vetem se Ministri yne ne Angli Lec Kurti ka lene Legaten e ka shkuar ne Tirane. Po ashtu, Xhemil Dino, Rauf Fica e Tahir Shtylla dhe keta kane shkuar ne Tirane. Komisioni, qe do te caktohet per hartimin e rregulloreve provizore dhe projekt- ligjet do te perfshije te gjithe pergjegjesite qe do te zhvillohen, si ne fushen politike, ekonomike, financiare dhe administrative. Kur, Kongresi te mblidhet ka per t'i shqyrtuar ne imtesi, duke marre parasysh gjendjen qe ndodhet bota mbare, ne lidhje me interesat e Shqiperise. Vecanerisht prej Kongresit do te zgjidhet edhe elementi i pershtatshem per te plotesuar disa dikastere ministrish qe mungojne, duke i dhene nje votbesim kongresi".

Keshilli Ministror mbaroi bisedimet dhe u shpernda per t'u mbledhur te nesermen, per caktimin e komisionit pergatitor per te gjithe anekset e Kongresit te Kolonive.

Mbreti Zog, ne bisedime me Milio Ilic i kishte parashtruar keto fjale, kujton adjutanti: "Qeveria Jugosllave eshte teper e prekur ne qendrimin e saj, me rastin fatkeq te 7 Prillit. Por, Madheria Juaj, jeni shume mire te njohur se kush ishin arsyet. Ta konsideroni se edhe ne po ashtu si Shqiperia ishim te izoluar dhe po ashtu ndodhemi edhe sot. Per Jugosllavine, ajo dite fatkeqe, eshte nje krize e rrezikshme qe shpejt do te jemi po ne ate situate qe pesoje Shqiperia. Madheria Juaj, cmoni mire se interesat e Ballkanit jane te njejta, dhe kjo nuk kishte asnje ndryshim me ate te 34. Po, ne ate kohe, Franca nuk na keshilloi urtesi, por i tha Italise: Ngadale, se ne rast qe Jugosllavia hyn ne lufte, une e kam aleate, e nuk mbetem indiferente. Por nuk duhet harruar se, ne ate kohe nuk kishte nje Gjermani te pergatitur sic eshte sot, qe kerkon shkak per t'u zbrazur ne lufte. Dhe keto tonat ende nuk jane gati, se edhe Angli-Francezeve nuk ju pelqen kjo. Derisa te jene te gatshem, atehere ata do t'i thone ndal, se ke te bejsh me neve. Gjermanet e dine fare mire kete, prandaj sic e thoni Madheria Juaj do te perfitoje nga mosgatishmeria e tyre.

Madheri, Qeveria Jugosllave e cmon fare mire gjendjen. Vetem se, te keni pak durim se do te vije nje dite per te biseduar. Bile haptas e jo fshehtas si sot. Kete e presim ne cdo kohe. Ky qe po ju them eshte vendimi i prere i ushtrise jugosllave ne kundershtim me Qeverine e sotme ku jam edhe une brenda, por me zemer jam me ushtrine si edhe i lidhur me ta".

Keto ishin fjalet e fundit te Milo Ilicit. Mbreti i degjoi me verejtje: "Ne bisedimet e tij ka nje kuptim- tha mbreti-dhe Milo Ilic, dhe ky ne luften Ballkanike ishte Major i Shtatmadhorise Jugosllave. E perdorte Qeveria edhe ne politike, sepse ai ishte mjaft person i zgjuar, por natyrisht edhe ushtar. Mbreti Zog, i tha Ilicit:"Deri diku keni te drejte e sidomos mbi Shtetet e Medha qe nuk ishin te gatshem. Po te njejtat keshilla na jipnin edhe neve qe te bejme nje kompromis. Por cili ishte kompromisi me Musolinin qe aty I eshte rritur hunda, derisa nje dite do te thyeje qafen kryekeput. Sepse, ajo mendja e madhe e tij, nuk kalon shume pa ja dhene mesimin e merituar por ne sot e pijme. E di fare mire ate qe me permendet te 1934. Por, di qe edhe: nje gje qe nuk ua fal ndergjegja eshte qe na penguat edhe per te luftuar kunder fashizmit qe sulmonte gjithe tokat shqiptare. Mire, nuk jeni ne gjendje per te na ndihmuar materialisht, por te pakten moralisht pse vepruat ndryshe. Por, u vute perbri fashizmit si aleate, me kercenime e propaganda jo burrerore kunder Shqiperise mike e fqinje. Na detyruat te dalim jashte shtetit. Ndersa ne kishim vendosur per te luftuar te pakten 6 muaj, nder rretat e maleve shqiptare, qe kjo ishte edhe ne interesin tuaj. Por, nje dite keto gabime e faje do t'i paguani miku im. Tani t'i leme keto dhe te shohim situaten perpara. Se per juve do te jete nje ndihme, nje miqesi reciproke me ne". Keto ishin fjalet e fundit qe ju pergjigj Milo Ilicit.

Pas kesaj, Mbreti e pyeti gjate e gjere, mbi gjendjen e sotme, si ne Jugosllavi dhe Greqi, ashtu edhe per fashizmin. Si e parashikonin te ardhmen? Sepse ky ishte shume i zgjuar dhe i lidhur me informacionet jugosllave, qofte te Qeverise dhe te Ushtrise.

Milo Ilici ju pergjigj: "Me falni se ky eshte nje mendim imi personal. Sot Madheri, sic u bisedua nuk ka per te kaluar aq gjate pa nje ndryshim situate. Sepse kjo furi e tmerrshme e nazi-fashizmit i zgjoi Shtetet e Medhaja, si Britanine e Madhe dhe Francen dhe Rusine. E pra nuk do te kaloje gjate pa u ndale perpara ketyre diktaturave. Sepse tani keto me nje shpejtesi e pa rene ne sy pergatiten. Britaniket jane forcuar tamam si ne kohe lufte dhe kane Marinen ne Mesdhe. Po ashtu, Franca ne pjeset e Mediterranes, si edhe shpejtesine ne armatimin ushtarak. Gjithashtu po marrin masa te shpejta ne bazat veriore, por keto lajme sic ju parashtrova jane nga sa une parashikoj, e degjoj. Pra, jo nje forme zyrtare e shtetit tim. Nje gje Madheri, diten qe Gjermania do te sulmoje Polonine, Anglo-Francezet, automatikisht jane ne lufte. Kjo eshte fatkeqesia e Jugosllavise dhe e Greqise, por sidoqofte Greqia mund te mbrohet nga Flota Britanike dhe fashizmi nuk eshte dhe aq i forte. Por, Jugosllavia eshte ne tmerrin me te madh prej Gjermanise. Sepse ose do te behet aleate, te pakten nen dirigjimin gjerman ose do ta okupohet.

Me keto fjale, Mbreti Zog e falenderoi Milo Ilicin, per te gjitha sa i parashtroi dhe e urdheroi kolonel Husein Selmanit qe mikun tone ta shetiste ne vendet e Istanbulit si ne Muze, etj. "Deri sa te nisem une, ky eshte miku yne. E nuk ka per t'u nisur pa u rehatuar ketu".

Natyrisht ky ishte ne Hotel "Pera Palace", mik i Mbretit, dhe me keto fjale nderuam Mbretin e dolem . Megjithese ishte vone, shkuam ne Bjuk Ada, e Sarijere. Atje hengrem nje dreke shume te mire ne Sarajeve se ate vend e kishte nje shqiptar me emrin Emin Alla, qe ishte shume i pasur dhe burre fisnik.

Mbreti ben turin e tij ne Evrope

Qellimi per t'u lidhur me dy Fuqite e Medha, Angli dhe France

Lidhja me komandantet e batalioneve, Spiro Moisiu, Fuat Dibra, Ndrec Prenga etj per te mos lene dezertimin e ushtareve

Protesta per pushtimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve

Starton udhetimi i mbretit Zog, ne drejtim te Evropes. Qellimi i tij eshte te udhetoje ne drejtim te Frances dhe Anglise sepse jane keto vende qe do te diktojne luften. Mbreti, nderkohe, do te beje nje tur te plote evropian, per te pare nje mundesi me shume per te ardhmen e tij. Vazhdon qe te shpresoje se: shume nga ata qe do te takoje do ta ndihmojne. Por nuk eshte keshtu. Nga Polonia duket se nuk ka shenja te mira, prej frikes. Beson tek mbreti Karol, qe e ka takuar me pare. Dhe vertete pritja ne Rumani i kalon parashikimet e tij. Monarket bisedojne dhe arrijne nje akord per te mbeshtetur njeri-tjetrin. Mbreti udheton drejt ne Letoni dhe prej andej ne Suedi dhe qe andej ne Oslo. Nga ana tjeter ndjek situaten ne Shqiperi: "Me lajmetaret e fundit kemi lajmeruar komandantet e batalioneve Major Ndrec Prengen, Major Fuat Dibren, Major Spiro Moisiun, Major Mahmut Golemin, Major Xhafer Shkembin, Kapiten Xhafer Balin, qe ne asnje menyre nuk eshte mire qe te arratisen ushtaret se prej kesaj nuk e ka nje dobi, vetem se deme e nje dite..."

Nderkohe pergatitet delegacioni per protesten e pushtimit te Shqiperise, ne Lidhjen e Kombeve



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.