Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mjeku e sheh njeriun ne gjithe dobesine e tij; juristi e sheh ne gjithe keqesine e tij; teologu ne gjithe budallallekun e tij.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Art :: Na ishte njėherė kinema "17 nėntori"
Postuar nga: Albo

Art Magjia e filmit erdhi nė Shqipėri nė fund tė shekullit tė XIX, disa vite pas shpikjes sė famshme tė Lymierėve. Pas shfaqjes sė filmave nga disa opoeratorė shėtitės, kinemaja e parė u ngrit nė Shqipri nė Shkodėr, kinema "Grand ‑ Kino Skioptiko", nga austriaku Josef Stauber. Kinemaja u vendos nė njė mjedis tė shtėpisė sė Kol Idromenos, tė cilėn ai e kisdhte marrė me qera pėr njė periudhė 1- vjeēare. Kjo kinema funksionoi deri nė vitin 1914, kur filloi Lufta e Parė Botėrore.


Pas luftės nė vitet 20‑tė u ngritėn njėra pas tjetrės shumė kinema. Nė fillim nė Vlorė nga Kojdhel Zilja (Luari), kinema "Pėrparimi" nė 1920, mė pas nė Korēė kinema "Moderne" e me radhė kinema "Amerika", (1921), etj.

Nė pranverėn e vitit 1925, krijohet e para shoqėri kinematografike shqiptare, shoqėria "Kinema‑Theater Nacional", nė Tiranė nga vėllezėrit Beshiri, Xhuf Koljaka, Ferit Vokopola dhe Alqi Hodbari. Pėrfaqėsuesit e shoqėrisė kėrkuan ndihmė nga shteti pėr pėrjashtimin e paisjeve nga taksat doganore, njė subvencionim prej 20,000 frangash dhe dhėnien e ekskluzivitetit 15- vjeēar tė kinemave nė kryeqytet. Me gjithė kėrkesat e tyre tė pėrsėritura, ato u refuzuan me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr.8 dt. 3 janar 1926, nr.72, dt 22 maj 1926. Por kjo shoqėri e realizoi qėllimin e saj disa muaj mė vonė.

Mė 22 qershor 1926 u ēel kinemaja e parė e mirfilltė me pronarė shqiptarė, kinema "Nacional", ndėrtimet e sė cilės filluan qė nė vitin 1924, me arkitekt Skėnder Luarasin. Kjo ishte njė ngjarje e rėndėsishme nė jetėn kulturore artistike e vendit.

Mė vonė kinema "Nacional" ēeli degėt e saj nė disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė si nė Durrės, Elbasan, Shkodėr, Vlorė, Berat, Gjirokastėr, Pogradec, Kavajė, etj, duke u bėrė Shoqėria mė e fuqishme nė zgjedhjen, importimin dhe shfaqjen e filmave nė Shqipėri.

Njė kohėsisht kjo shoqėri mė vonė u bė pronė e vetme e vėllezėrve Beshiri, ku peshėn kryesore e mban padyshim Jusuf Beshiri si dhe i vėllai Hysen Beshiri.

Duhet thėnė se kinemaja nuk shėrbente vetėm pėr shfaqjen e filmave, ajo u bė edhe njė qėndėr e rėndėsishme kulturore, pasi aty jepeshin edhe shfaqje me grupe e artistė tė huaj e nga vendi me skeēe, kuplete, parodi, sidomos nė mes tė seancave filmike. Kėshtu u krijua njė grup aktorėsh stabėl, tė cilėt mbulonin veprimtarinė e saj artistike.

Kinema Theater "Nacional" filloi e para shfaqjen e filmave me zė nė Shqipėri qė mė 27 korrik 1931. Kjo kinema u inagurua me filmin "Vjedhėsi i zemrave", ku interpretonin Armando Falconi, Meri Kid, etj. Para filmit u shfaq edhe njė kronikė nga pritja madhėshtore qė iu bė Ēaplinit nė ēeljen e Festivalit tė Venecias.

Pas vitit 1945, ui bė shtetėzimi i saj. Iu ndėrrua emri nga "Nacional" nė "17 nėntori", dita e ēlirimit tė Tiranės. Ajo shėrbeu si kinema deri nė vitin 1991. Nė vitet e para shėrbeu edhe si sallė gjyqi, ku zhvilloheshin "gjyqet e popullit" ndaj popullit. Pas vitit 1991, si pronė ajo iu kthye tė zotėve, por qė nuk e mori kurrė atė funksion qė u krijua. Pėr disa vite shėrbeu si sallė pėr seanca spirituale, apo mė sė fundi si bingo, derisa dha shpirt mė shkurt 2003. Kėshtu shembet me e vjetra dhe e para kinema me arkitekture moderne ne Shqiperi.

Nė vendimin 180 te vitit 2000, kur fillon puna per harten e monumenteve te Tiranes qe mbrohen nga shteti, thuhet se nga Kinema "17 Nentori" do te ruhet vetem fasada. Anetaret socialiste te Keshillit Bashkiak, u shprehėn pro prishjes se kinema "17 Nentorit".

Vendimi i marre per prishjen e kinemase nga kryebashkiaku shemb nje pjese te rendesishme te se djeshmes tiranase. Qytetaret e vjeter te ketij qyteti, e rendisin si nje nder veprat e rendesishme dhe jane kunder prishjes se saj. Por vendimi i marre nga Rama megjithe kundershtimin e opozites dhe te opinionit publik, pret tashme zbatimin dhe ndertimin e nje pallati dymbedhjete katesh.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.