Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ja keshilla me e mire per nje njeri te arsyeshem: mos i zer bese nje gruaje, edhe kur ajo po te thote te verteten.
--- Euripide

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Mendimi djathtas
Postuar nga: Bajri

Politike ESE

"...Ashtu ėshtė, ia ktheva unė, por ka akoma: Unė nuk ju kam thėnė veēse gjysmėn gjer tani. Qytetarė, qė jeni tė gjithė pjesė pėrbėrėse e Shtetit, ju,- do t'ju them duke vazhduar pėrrallėn tonė; jeni vėllezėr; por Zoti qė ju ka krijuar ka vėnė ar nė pėrzierjen e atyre qė ishin caktuar pėr tė qeverisur tė tjerėt, dhe kėshtu kėta janė njerėzit mė tė ēmuar. Futi argjend nė pėrzierjen e ndihmėsve dhe hekur e bakėr nė atė tė bujqėrve dhe artizanėve tė tjerė.

Duke qenė nga ana tjetėr, se keni tė gjithė njė zanafillė dhe jeni tė ngjashėm me njeri tjetrin, mund tė ndodhė fare bukur qė nga njė njeri i racės sė artė tė lindė njė fėmijė tė racės sė argjendtė, qė nga raca e argjendtė tė lindė njė fėmijė i racės sė artė, dhe e njėjta gjė mund tė ndodhė edhe me racat e tjera, dhe Zoti shpalli nė krye parimin e parė pėr qeverisėsit, qė janė mbi tė tjerėt, mbasi askush tjetėr nuk do ta ruaj me kaq pėrkushtim Shtetin se sa ata, tė cilėt do tė jenė aq tė mirė si rojtarė sa mė e pastėr tė jetė raca a tyre. Dhe nėse fėmijėt e tjerė kanė nė pėrzierje bakėr ose hekur, nuk duhet tė shfaqim shenja mėshire nė asnjė menyrė, por atyre u duhet caktuar posti qė u pėrket si artizanė o si bujqėr dhe e kundėrta, nėse prej kėtyre tė fundit lindin nga ata qė kanė ar e argjend nė pėrzierje, atėhere kėta duhen nderuar dhe duhen ngritur nė postin e rojtarit tė Shtetit, tė parin, dhe nė tė ndihmėsit tė dytin, mbasi njė orakull ka parathėnė se kur hekuri dhe bakri do tė ngrihen nė postin e rojtarit, atėhere Shteti ka pėr tė marrė fund. Kjo ėshtė pėrralla. ..."

Platoni -"Republika" Libri i Tretė, Kreu XX, f. 134-135)


Qė kur shoqėria njerėzore filloi tė pėrdorė pasuri natyrore, mė tė fortėt zotėronin mė shumė tė mira materiale. E gjithė kjo arrihej vetėm nė sajė tė forcės dhe mendjes. Rendja drejt pasurisė, drejt tė pasurit nė zotėrim mjete dhe prona pėr tė prodhuar kėto tė mira materiale ėshtė nė thelb tė natyrės njeriut. Duke qenė se prona ėshtė gjithmon njė siguri mė shumė, njerėzit krijuan ligje dhe ndėrtuan shtete, qė nė thelb janė masa mbrojtese pėr tė ruajtur kėto prona nė zotėrim. Patricėt dhe plebejtė, ndarja e shoqėrisė njerėzore nė klasa gjatė periudhės sė Perandorisė Romake, ėshtė shembulli mė i mirė pėr tė treguar kahjen se tė majtėt kėrkonin organizimin, donin tė kishin pushtet politik, pėr rrjedhojė tė arrinin tė mira ekonomike. Kėtė gjė e bėnė qė nė fillimet e organizimit nė shtete, duke kaluar nėpėr tė gjitha fazat e rendeve shoqėrore. Mjafton tė hedhėsh njė vėshtrim tė shpejtė, dhe menjėherė shihet qartė se gjithmonė ata qė janė marrė me politikė janė djathtas, zotėrojnė prona, i mbrojnė ato, dhe ligjet qė krijohen janė nė funksion tė mbrojtjes sė kėtyre pasurive. Po tė marrim si tė mirėqenė, pėr efekt arsyetimi, se tė djathtėt janė tė pasur, dhe anasjelltas, tė pasurit janė djathtas, mund tė thuhet se shumica e atyre qė janė marrė me punėt e Shtetit, rrjedhimisht janė paria, ose mund tė quhen ndryshe "gjaku blu". Mund tė jenė edhe "Rojtarėt e Shtetit" ashtu siē i quan Platoni. Gjithmonė pėr punė arsyetimi mund tė shkohet me tej; duke qenė se pothuajse vetėm kėto 300 vjetėt e fundit filluan tė sendėrtohen teoritė Revolucionit Francez, fillimisht nė Amerikė pastaj edhe nė Europė, filluan tė ngrihen Republikat e para, tė themelohen Shtete Moderne ose "Shtete tė sė Drejtės", pra atėherė mund tė thuhet se tė majtėt filluan tė merren seriozisht me punėt e Shtetit, tė bėhen edhe ata "Rojtarė Shteti", e rrjedhimsht tė shkojnė drejt mendimit djathtas. Pa dashur tė shkohet mė tej pėr gjėra qė dihen, mund tė thuhet se politika ka qenė monopol i tė djathtės.
Si mund tė arrihet ne njė pėrkufizim tė tillė? Kur thuhet "monopol i sė djathtės", kjo nuk ka vlerėn e njė pėrfundimi, nė kuptimin qė vetem tė djathtėt kanė pasur ose kanė tė drejtėn per t'u marrė me politikė. Ky term ėshtė pėrdorur pėr tė treguar fenomenin dhe kahjen, mė tepėr pėr efekt arsyetimi, kurrsesi pėr ta quajtur njė pėrfundim tė drejtpėrdrejtė.
Ndarja e shoqėrisė njerėzore nė klasa, nuk ishte asgjė tjetėr, veēse krijimi i njė klase tė re politike, e nje grupi tė ri shoqėror tė shtresėzuar nė klasė, pėr tė zotėruar edhe kėta tė mira materiale, pra politika filloj tė shihet si njė instrument qė tė bėn tė pasur. Duke vazhduar kėtė linjė arsyetimi, nuk ka se si tė mos thuhet: e majta duke shkuar drejt pushtetit nuk bėn asgjė tjeter veēse shkon drejt mendimit djathtas, veprimit djathtas. Eshtė krejt tjetėr gjė rruga qė ndiqet, shumė herėt me anė tė luftėrave, pushtimeve, ideologjive fetare, teorive revolucionare, revolucioneve dhe komunizmit. Shpesh herė kėto ideologji nuk janė mė tė mirat, nuk janė tė drejta, shkojnė ndesh me natyrėn njerėzore dhe sjellin aq shumė tragjedi, sa krejt historia njerėzore ėshtė e mbushur me lumenj gjaku qė rėndojnė vertet shumė nė ndergjegjen planetare. Rendja drejt pushtetit nė thelb mbetet qellim nė vetvete, jo ideologji, jo idealizėm, por thjeshtė ėshtė pragmatiste. Ideologjitė nė vetvete janė mė shumė sisteme mendimi tė ndėrtuara shumė hollė mbi tė cilat ndėrtohet rruga drejt pushtetit.

Po tė shohim ata qė pėrbejnė klasen politike nė Shqiperi, qė nė pamje tė parė dallohet shumė lehtė ajo cfarė u tha me siper. Kjo ndoshta edhe pėr shumė arsye specifike tė krijimit tė Shtetit Shqiptar. Pa marrė pėrsipėr ndonjė analizė tė thellė pėr historinė politike tė Shqipėrisė, por vetem tė gjykohet pėr mbi ata qė pėrbėjnė sot klasen politike, pėrfitohet njė pamje e qartė qė do te ishte pak a shumė kėshtu:

Partitė politike tradicionale shqiptare tani pothuajse janė krejt tė parėndėsishme nė aspektin e peshės politike. Kjo per shume arsye, duke filluar qė nga mė e rėndėsishmja; lufta e pamėshirėshme qė iu bė ketyre forcave politike nga komunizmi. PPSH-ja pėrdori shumė mjete pėr tė eleminuar kundershtarėt politik. Ekuilibrat politik rajonal dhe botėror qė u krijuan pas Luftes se Dyte ishin shumė favorizues pėr komunistet shqiptar, ideologjia komuniste ishte njė plus pėr tė shtuar gjakėsinė dhe grykėsinė pėr pushtet. Dhe me kryesorja, fitorja mbi fashizmin deri nė njė fare mase iu dha tė drejtėn e fituesit, qė duhet tė marrė pjesėn e luanit nė pushtetin e sapofituar. Eshtė e tepėrt tė thuhet qė klasa tradicionale politike shqiptare u persekutua deri nė monstuozitet. Kjo tashmė ėshtė lehtėsisht e provueshme.

Duke parė me shumė vėmendje lindjen dhe rritjen e komunizmit nė Shqipėri vėren se nė fillimet e tij ata qė e pėrqafuan ishin kryesisht nga shtresa e pasur dhe e mesme e arsimuar e popullsisė. Gati tė gjithė ishin tė shkolluar jasht vendit, bijė pasanikesh tė mesem, qė tė mbrujtur me idetė shumė joshėse pėr njė Rend te Ri Botėror, pėr barazi sociale dhe drejtėsi, nė tė vertet nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me bishėn e "diktaturės se proletariatit" qė do tė vinte mė vonė. Eshtė me vend tė thuhet se komunizmi qė erdhi nė Europė ishte njė devijim i frikshėm i teorive tė Marksit, aq mė tepėr po te flitet per komunizmin nė Shqipėri tė zbatuar nga PPSH-ja. Tė pėrshkruash atė cfarė ndodhi pas viteve tė para tė Luftės ėshtė e tepėrt. Komunistėt shqiptar po shkonin drejt pushtetit, por rruga e tyre po mbulohej me gjak, dhe nė themelet e kėsaj ngrehine socialiste po flijoheshin shumė jetė njerzore, shumica tė pafajshme. Pėr tė kuptuar mė mirė dėshtimin e kėsaj "ideologjie tė deformuar", ndoshta duhet bėrė njė parashtrim tjetėr.
Ēfarė ishte nė thelb komunizmi? Sigurisht ishte njė Ideologji. Terreni dhe koha kur lindi ishte mjaft pjellore, ishte koha e filozofive tė mėdha, e pėrmbysjeve tė mėdha. Revolucioni qė filloi nė Francė, do shtrihej nė kohė dhe hapėsire, dhe sidomos nė kohėn kur nė horizont po shfaqej Nazizmi. Nė Rusi ndodhi Revolucioni i Tetorit, ndėrsa pjesa tjetėr e Europės ishte pėrfshirė nė valėt e Luftės sė Parė. Nė krizėn e madhe globale, Europa do tė ishte vėrtet njė vatėr shumė e mire pėr lulėzimin e ideve komuniste. Kriza ėshtė e gjatė, dhe kjo gjendje do tė vazhdojė deri nė prag tė Luftės sė Dytė. Kėshtu me kėtė pamje qė kemi, njė pjesė e mirė e energjive njerzore ishte mbėrthyer pas komunizmit dhe padyshim duhej pėrdorur edhe kjo forcė. Ndoshta vetėm ai vrulli i madh revolucionar i komunistėve mund t'i bėnte ballė makinės mė tė tmerrshme tė luftės qė kishte parė deri nė atė kohė njerėzimi. Nė kėtė kohė ndodh aleanca mė e ēuditshme, perėndimi kapitalist me komunizmin e lindjes janė sė bashku pėrballė nazizmit.
Megjithė kėta faktor qė nė tė vėrtet tė shtyjnė tė mendosh se komunizmi ėshtė me baza shumė tė forta, atij i mungon njė element shumė i rėndėsishėm dhe thelbsor; prona private. Pra zbatuesit e "komunizmit praktik" hoqėn elementin kryesor mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar e gjithė shoqėria njerzore. Kjo ėshtė e barabartė me shkuarjen kundėr kohės, kėsisoj nuk ėshtė as dielektike, teori mjaft e njohur kjo dhe e predikuar edhe prej vet komunistėve.

Duke i qendruar kėsaj linje mendimi, pushteti pėr komunistėt shqiptar ishte vėrtet njė konsolidim i pandalshėm dhe konstant i forcės dhe dijes sė tyre. Ata krijuan shtresėn e re tė tė arsimuarve, ligje qė u shkonin shumė pėr shtat ideve dhe pushtetit qė krijuan. Thellė nė vetėdijen e tyre ata e besonin se tani e meritonin plotėsisht pushtetitn dhe tė mirat materiale qė vinin prej tij. Ndryshimet e viteve 90' i gjetėn nė pikat mė kyēe prej nga mund tė pėrfitohej, ata ishin nė pozicionet mė tė mira prej nga mund tė niseshin nė garėn e pasurimit. Thjeshtė, ata ishin nė gjendje tė pėrshtateshin mė lehtė me kushtet e reja dhe avantazhet qė tė krijonte liria dhe ekonomia e tregut tė lirė. Piksėpari ata e ruajten strukturėn e tyre partiake, i ndėrruan asaj emrin, ndryshuan programin, ndryshuan edhe kupolėn udhėheqėse, por nė thelb mbetėn po ata, dmth ata ruajtėn tė paprekur shtresėn qė i mbėshteste. Qenia nė opozitė nė vitet e para tė demokracisė u dha mundėsi qė tė "pastroheshin" nga mėkatet e 50 viteve, si dhe i forcoi shumė ekonomikisht. Riardhja nė pushtet pas kėsaj ata tani i ka bėrė tė "pakapshėm", sa tani janė kthyer nė pasanikėt dhe shtresėn mė djathtas tė shoqėrisė shqiptare. Edhe ligjet qė janė krijuar dhe krijohen nė kushtet e reja tė ekonomisė sė tregut tė lirė shumica u shkojnė pėrshtat pikėrisht kėtyre pasanikėve tė "majtė".
Kėtu ėshtė fjala pėr detaje tė ligjeve (aktet nėnligjore), nė kushtet specifike tė ekonomisė sė tregut, jo pėr ligjet nė tėrėsi.

Ēfarė i duhet medeomos shoqėrisė shqiptare?
Tė japėsh njė pėrfundim nuk ėshtė edhe aq e lehtė, si tė thuash tė mbarosh punė me disa perkufizime dhe pėrfundime. Megjithat tė japėsh njė mendim, ėshtė e dobishme. Duke parė kėtė gjendje shumė paradoksale tė forcave politike shqiptare, ndoshta e vetmja mundėsi mbetet "afrimi" i tyre. Bėhet fjalė pėr afrimin si shtresė politike, e "prapavijės ekonomike" qė mbėshtet kėto forca, qė nė thelb do tė thotė ngritje ekonomike e krejt shoqėrisė shqiptare, pra edhe e krahut te djathtė. Eshtė krejt e pavend qė politika e "majtė" pėrbėhet nga pasunarė tė mėdhenjė, e djathta pėrbėhet nė rastin mė tė mirė nga shtresa e mesme, dhe pjesa dėrrrmuese e saj ndodhet nė njė varfėri tė tejskajshme. Nėse nuk ndodhė afrimi i shoqėrisė shqiptare, kjo do tė thotė qė ajo tė mbetet e polarizuar, do tė thotė qe e "majta" tė vazhdojė tė forcohet pa prā, ndėrsa e djathta tė mbetet atje ku ėshtė, deri nė ēastin kur durimi humbet.

"...Mbasi qė nga ēasti qė do tė bėhen pronarė tokash, shtėpishė dhe tė hollash, nga rojtarė siē ishin mė parė, do tė kthehen e tė bėhen tregtarė dhe bujqėr, dhe nga mbrojtės tė Shtetit do tė kthehen nė armiq dhe tiranė tė tij; do tė kalojnė jetėn duke urryer njėri-tjetrin dhe duke ngritur kurthe shoshoqit, dhe do tė kenė tmerr mė shume nga armiqt e brendshėm sesa nga ata tė jashtėm dhe kėsisoj do tė shkojnė drejt shkatėrrimit tė plotė si tė vetvetes ashtu dhe tė shtetit..."
"Republika" Libri i Tretė, Kreu XXI, f. 137

Se ēfarė ndodhė kur durimi i shoqėrisė soset, tashmė e dinė mire politikanėt shqiptarė. Besoj se asnjėri prej tyre nuk ėshtė aq dritshkurtėr sa tė mos e ndjejė se kėshtu nuk mund tė shkohet mė tej.
Ndoshta shembulli mė i mirė ėshtė niveli i ulėt i pjesmarrjes nė votime, shenjė kjo se besimi tek politika qė ndėrton shtet ka humbur. Qė nė kėtė moment "Rojtarėt e Shtetit", qė u bėnė me votėn e Klasės-Parti tė tillė, ata nuk i pėrkasin mė vetes sė tyre, thellė thellė ata nuk duhet dhe nuk mund tė mendojnė thjeshtė pėr veten e tyre, pėr tė mira materiale, pėr luks personal. Nė njė farė kuptimi ata nuk i pėrkasin mė vetvetes, por krejt klasės qė i mbeshtet, krejt asaj ēfarė pėrfaqsojnė, edhe mė shumė akoma, krejt shoqėrisė, kjo pėr njė arsye fare te thjeshtė: nė krye tė Shtetit nuk mund tė jenė shumė njerėz, nuk mund tė jetė krejt shoqėria, por vetem pėrfaqėsuesit e tyre. Pra kujt do i duhej njė shtet qė mendon vetem pėr pasurimin e klanit dhe njerėzve afėr tyre? Kush do ta pranonte tė ishte thjeshtė njė "lėndė e parė" nė funksion tė pasurimit pa fre tė "shtetit personal"? Nėse themi se demokracia ėshtė forma mė e pranueshme e Shtetit tė sė Drejtės, ky yni me siguri nuk ėshtė i tillė, dhe si i tillė, rrezikon shumė qė tė refuzohet pėrsėri. Kjo do tė kishte nje kosto tė papėrballueshme, tashmė edhe pėr klasėn politike shqiptare. Vetem pasi tė zhduken diferencat e mėdha sociale, vetem pasi forcat politike tė arrijnė tė konkurojnė me programe tė sakta zhvillimi, me projekte tė mirėfillta pėrmisimi, pra e thėnė ndryshe, vetem pasi reformimi politik tė mos jetė thjeshtė propagandė por i vėrtetė, atėhere mund tė flitet pėr stabilitet social e pėr rrjedhojė edhe politik.


"Ata duhet ta dinė se zotat kanė vendosur nė zemrat e tyre ar dhe argjend dhe prandaj nuk kanė nevojė pėr arin dhe argjendin e njerzėve; dhe se nuk u lejohet tė kėmbejnė kėtė ar tė pavdekshem me arin tokėsor; mbasi ari qė ata kanė ėshtė i kulluar, ndėrsa ai i njerzėve, nė tė gjitha kohėrat ka dalė nga krime tė shumta....Dhe kėshtu ata shpėtojnė edhe veten edhe Shtetin. Mbasi qė nga ēasti qė do tė bėhen pronarė tokash, shtėpishė dhe tė hollash, nga rojtarė siē ishin mė parė, do tė kthehen e tė bėhen tregtarė dhe bujqėr, dhe nga mbrojtės tė Shtetit do tė kthehen nė armiq dhe tiranė tė tij; do tė kalojnė jetėn duke urryer njėri-tjetrin dhe duke ngritur kurthe shoshoqit, dhe do tė kenė tmerr mė shumė nga armiqt e brendshėm sesa nga ata tė jashtėm dhe kėsisoj do tė shkojnė drejt shkatėrrimit tė plotė si tė vetvetes ashtu dhe tė shtetit..."


"Republika" Libri i Tretė, Kreu XXI, f. 137



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.