Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Babanė e mirė nderojė, babanė e keq duroje
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Shendeti :: Fytyra e vertete e mjerimit dhe varferise
Postuar nga: Albo

Shendeti Teksa shume prej nesh, mundohen te ndertojne nje jete sa me komode dhe te mire, shume familje shqiptare mundohen te mbijetojne. Teksa shteti shqiptar gjen fonde per te organizuar dreka, pritje e percjellje, nuk gjen fonde per te ushqyer familjet e braktisura qe kane me nevoje se kushdo per perkujdesjen e shtetit dhe gjithe shoqerise, perfshi ne qe jetojme e punojme ne mergim.

Me poshte do te gjeni dy rrefime tragjike te raportuara ne shtypin shqiptar ne 24 oret e fundit. Lajme te tilla tragjike jane bere tashme nje realitet ditor qe i prek te gjithe qe i lexojne e degjojne, por qe askush nuk po kujtohet te beje dicka.


Fėmijėn e 12-tė tė familjes Zyberi e rritėn mjekėt, e ėma e lindi nė borė dhe e braktisi nė maternitet

Orėt e Arditit nė spitalin e Kukėsit
Tragjedia e Hasit, 4-vjeēari rrezikon kėmbėn


KUKES

Tė nesėrmen e momenteve mė tė vėshtira tė jetės sė tij ai ėshtė pėrmendur. Quhet Ardit Zyberi dhe ėshtė njė nga 13 fėmijėt e ēiftit me probleme nga Gjinari i Hasit. Tani ka vetėm 12 vėllezėr e motra, mė i vogli, Armiri, vdiq nga tė ftohtėt dhe uria. Shtėpia e tmerrit u zbulua vetėm tre ditė mė parė nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė. Hasianėt e dinė prej kohėsh qė atje jeton ende tmerri migjenian.

Tri ditė mė parė, Arditi u dėrgua nė spital, nė gjėndje koma.I paushqyer dhe me kėmbėt e djegura, sepse e ėma e sėmurė mendore, pėr t'ia ngrohur, ia futi nė zjarr. Herė pas here qan dhe kur e pyet se pse u dogj, tė tregon pėr tė ėmėn.

Arditi

Nė katin e tretė tė spitalit tė Kukėsit ndodhet reparti i Pediatrisė. Zėri i Arditit, i pranishėm nė kėto ambiente prej tre vitesh, ėshtė zėvendėsuar nga rėnkimet e tij. Nė dhomėn ku ėshtė shtruar qėndrojnė infermierėt dhe doktoreshė Hasie Zeneli. Arditi, i mbijetuari i tragjedisė nė familjen e Bajram Zyberit, sapo ka dalė nga agonia. Bėrtet me tė madhe dhė nė britmat dėshpėruese dėgjihet: "Oo, kėmba". Arditi qėndron nė shtratin e spitalit, i mbuluar nga njė ēarēaf i bardhė dhe diktoreshė Hasia zbulon kėmbėt e tij tė pėrcėlluara. "Ka shumė mundėsi, thotė ajo, qė gishti i madh t'i pritet. Kėshtu kanė vendosur kirurgėt. Ka ardhur nė gjendje tepėr tė rėndė nė spital. Madje nė gjendje kome, nuk reagonte fare. Sot ėshtė diēka mė mirė. Kėmbėn e ka tė gangrenizuar dhe tė djegur". Ndoshta atė ditė nė tentativė pėr t'iu afruar zjarrit ėshtė djegur. Sipas mjekėve, ai ende nuk ka dalė nga rreziku pėr jetėn, ka bronkopneumoni dhe ėshtė i enjtur e i mosushqyer. Arditi, megjithėse i vogėl, e di qė e ėma ėshtė e papėrgjgjshme dhe, kur e pyet se kush tė dogji, "budalja", thotė ai pėr tė ėmėn, qė e identifikon me njė budallaqe. Pranė kokės sė Arditit janė disa kartėmonedha 1000-lekėshė, tė dhuruara nga vizitorė tė rastėsishėm, pasi askush nga tė afėrmit nuk ka ardhur pėr ta parė.

Rikthimi nė spital

Duket se Ardit Zyberit nuk do t'i ndahet jeta nė spital. Qė nė momentet e para tė jetės ai ka shkuar aty dhe pasi ka jetuar shumė kohė (mbajtur nga spitali), tė dielėn ėshtė kthyer aty si pacient. Para njė muaji ai ka qenė sė bashku me vėllain e vdekur, Armirin 3 vjeē. "Njė vėlla i tij, rreth 20 vjeē (tani ndodhet nė Greqi) sė bashku mė njė tė afėrm erdhėn dhe e morėn mė kėmbėngulje", thotė njė infermiere, tė cilėn Arditi i vogėl e thėrret mami. Nė fakt ai kėshtu u thėrret tė gjitha grave qė janė me bluza tė bardha. Prej tre vitėsh, qė kur ka ardhur nga materniteti, Arditi ka jetuar nė spital, me njė kujdes tė jashtėzakonshėm tė personelit tė spitalit. Emrin ia ka vėnė nė maternitet mjekja Venezie Doēi. E ėma, pasi e lindi nė dėborė, e braktisi atė nė maternitet dhe njė vit mė vonė edhe Armirin e vdekur. Nė spital, Arditi ka pasur njė kujdes tė jashtėzakonshėm. Njė infermiere qė nuk i ndėrroi ushqimin nė njė vakt, u pushua nga puna. Sakaq, trafikantėt kanė tentuar t'i grabisnin pėr t'i trafikuar dy vėllezėrit. Por janė mbrojtur nga vetė bluzat e bardha. Ai ndodhet i shtruar dhe nė gjendje tė rėndė, pikėrisht nė dhomėn ku ka jetuar tre vjet rresht...


Lushnje, vdes nga uria 59-vjecarja

Mungesa per dite te tera e bukes dhe ushqimeve te tjera, i shkaktoi vdekjen dje, nje gruaje te vetmuar ne Bubullime te Lushnjes. Nuk kishte lindur dot femije dhe pas vdekjes se te shoqit, jetonte me 2 mije leke pension mujor. Tregimi rrenqethes i fqinjeve: E gjetem te vdekur nga uria, pasi piu vetem kafe me ne

Soni KURANI

Xhemil BEHARAJ

Uria, i merr jeten nje gruaje ne Lushnje. Kalie Nasi 59 vjece, gjeti vdekjen naten duke gdhire dita e djeshme, pasi vuante ne vetmi, urine e plote per shkak te varferise se tejskajshme. E ndjera, u gjet pajete dje ne mengjes nga fqinja e saj, qe pa e llahtarisur skenen tragjike. Kalie Nasi nuk kishte mundur te lindte femije dhe pak vite me pare kishte humbur edhe bashkeshortin, duke mbetur e vetme ne shtepi. Ajo merrte nje pension qesharak prej 2 000 lekesh ne muaj qe nuk i mjaftonte as per buke thate. Uria e saj ishte bere kronike, pasi shume here tre vaktet e perditshme te ushqimit nuk i sajonte dot. Dhe nje nate me pare ra ne shtrat e uritur per te mos u ngritur me kurre e gjalle. Lajmi eshte konfirmuar zyrtarisht edhe nga policia dhe grupi hetimor dhe ai i ekspertizes mjeko-ligjore. Sipas tyre, "Kalie Nasi u gjet e vdekur ne banesen e saj ku rezultoi se shkaku i vdekjes eshte nga mosushqyerja bashkuar me te ftohtin e ketyre diteve". Burime te tjera prane vendngjarjes, bejne te ditur per gazeten, se kalia nuk vuante me pare nga ndonje semundje qe tradicionalisht u merr jeten njerezve ne moshe disi te thyer. E vetmja gje qe vuante prej kohesh, ishte varferia e tejskajshme qe i mori jeten pas nje rezistence jo shume te gjate.

Rrefimi: Si e zbuloba Kalien pajete

"Une hyra ne shtepine e Kalies si cdo dite tjeter qe te pinim nje kafe e t'i beja shoqeri per disa ore. I thirra disa here qe te ngrihej. Por nuk me degjonte dhe nuk me pergjigjej. Keshtu qe shtyva deren dhe hyra brenda. Pashe qe ishte e shtrire ne krevatin tek ne kuzhine dhe ishte e mbuluar me nje jorgan te vjeter. Hap jorganin dhe e tund tek supi per t'u zgjuar, - vazhdon tregimin ajo, - por perseri nuk m'u pergjigj. I cova doren ne trup dhe ai ishte akull i ftohte. E kuptova. Kishte vdekur. Mbeta thellesisht e tmerruar dhe nuk po e besoja se cfare kishte ndodhur". Keshtu rrefen per gazeten, Aristeja 60 vjece, fqinja qe cdo dite sikurse thekson, i bente shoqeri fqinjes se saj "me te mire".

Mungesa e femijeve dhe vetmia ne skamje

Ne fshatin Bubullime te rrethit te Lushnjes, gruaja ende ne moshe jo te vjeter, jetonte e vetme, ne nje shtepi te vjeter, qe me plot goje, mund te quhet nje kasolle fare larg baneses ku mund dhe duhet te jetojen njerezit. Aristeja tregon se "Kalia prej disa vjetesh ka qene e martuar. Por fati nuk i eci se nga martesa nuk ka pasur mundesi qe te linde femije. Kjo, i beri qe per disa vjet rresht, te jetojne te vetem, ketu ne kete periferi te fshatit tone". Fqinja thote se "Bashkeshorti i Kalise, i vdiq para afer pese vjetesh. Keshtu qe ajo mbeti krejt e vetme, nuk kishte njeri tjeter". Te ardhurat e saj financiare ishin fare te pakta, ne kufijte me diskriminues per nje jete afer normales. Jetonte qe pas vdekjes se burrit te saj, me nje pension prej 20 mije leke te vjetra qe merrte ne muaj". Per Kalien, nuk kujdesej asnje. Ne shtepine e saj, hynin e dilnin vetem disa komshinj. Ata e mbanin gjalle deri diku, shpirtin e saj te vetmuar. Por edhe pse deshira nuk i mungonte, nuk arrinin ta mbanin gjalle dhe me buke. Kalia ishte teper e varfer. Edhe pse "si ajo ka kaq shume te tjere ketu ne Lushnje, - sic shprehen fqinjet. Ndaj nuk arrinte dot te kishte asnje mundesi jetese. Me ato 2 000 leke, edhe buka thate, nuk arrinte te ishte e pranishme gjate gjithe muajit ne magjen e 59-vjecares.

Percjellja pas pak oresh, ne banesen e fundit

Nje ceremoni mortore e thjeshte ne pergatitje por teper e thelle ne mendimet qe vuri qindra njerez, u krye dje paradite ne varrezat e Bubullimes. Dergimi ne varreza, u be vetem pak ore pasi e ndjera u gjet e vdekur me mungese te ushqimit te perditshem. Kalia 59 vjecare, u varros nga fqinjet dhe disa te aferm qe erdhen sapo u lajmeruan per vdekjen tragjike. Nje ceremoni plot dhimbje, lot dhe trishtim ne fytyrat e te gjitheve. Per nje vdekje migjeniane, te padegjuar prej shume kohesh, gati deri ne mosbesimin se njerezit ne vendin e shqiponjave, mund dhe te vdesin nga uria.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.