Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E verteta, ashtu si edhe drita, te verbon. Genjeshtra, perkundrazi, eshte nje muzg i bukur qe e ve cdo objekt ne dukje.
--- Camus

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Nipi i Dedė Gjon Lulit, egzekutohet nga komunistet
Postuar nga: Albo

Elita Dėshmia e 61-vjeēares Izabela Luli, pėr historinė tragjike tė babait tė saj, Gjelosh Lulit, kapitenit tė Artilerisė tė diplomuar nė Torino, i cili u masakrua nga komunistėt nė 1947

"Ja si ia prenė kokėn babait tim, kapiten Gjelosh Lulit"

Dashnor Kaloēi

Me ardhjen e komunistėve nė pushtet, babai im, kapiten Gjelosh Luli, qėndroi i fshehur nėpėr male duke u strehuar tek miqtė e tij, sa nė malėsitė e Hotit tė pėrtej kufirit dhe atė tė Kastratit kėtej kufirit, ku u rrethua dhe ra disa herė nė pėrpjekje me Forcat e Ndjekjes. Aty nga dhjetori i vitit 1947, ai u rrethua nė shpellėn ku streohej nė zonėn e Kastratit dhe mbeti i ngrirė nė dėborė. Pas shumė kėrkimesh kufoma e tij u gjet nga Forcat e Ndjekjes, tė cilat ia prenė kokėn dhe trupin e tij e lanė mbi dėborė qė ta shqyenin kafshėt e egra. Mė pas kokėn e tij ata e morėn me vete dhe sollėn nė Koplik, ku thirrrėn disa fshatarė qė e kishin njohur atė, pėr tė bėrė verifikimin nėse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr: Gazetėn", ėshtė 61-vjeēarja Izabela Luli (Mari) e bija e kapitenit tė famshėm Gjelosh Lulit, nipit tė heroit tė Deēiqit, Dedė Gjon Lulit, ish-komandantit tė pėrgjithshėm tė Forcave Nacionalistė tė Malsisė sė Madhe, i cili u masakrua nė mnėyrėn mė barbare nga forcat komuniste nė fundin e dhjetorit tė vitit 1947. Po kush ishte Gjelosh Luli, cila ėshtė e kaluara e tij dhe ku u diplomua ai? Cili ishte aktiviteti i tij gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut e nė periudhėn e pushtimit fashist tė vėndit dhe pėrse e masakruaun komunistėt kufomėn e tij?

Gjeloshi, nipi i Dedė Gjon Lulit

Gjelosh Luli u lind nė vitin 1912 tė nė fshatin Traboin tė Malsisė sė Madhe, nė familjen e patriotit tė madh dhe heroit tė Luftės sė Deēiqit, Dedė Gjon Lulit. Babai i Gjeloshit, Gjokė Luli, ishte kushėri i parė me djalin e Dedė Gjon Lulit, por e e gjithė familja e tyre jetonte bashkė nė njė kullė atje nė fshatin Traboin. Qė kur ishte fare i vogėl, Gjelosh Lulin, e pėrkundi nė djep, Nora e Hotit, "Heroina e Popullit", tė cilėn Dedė Gjon Luli e kishte nusen e djalit. Nga ajo familje e madhe, pėrveē Dedė Gjon Lulit, kanė qenė tepėr tė njohur edhe dy djemtė e tij, Kola me Gjergjin, tė cilėt patėn luftuar pėrkrah babait tė tyre. Kola vdiq tepėr i ri, pasi u helmua nga serbėt nė njė hotel tė Vlorės nė vitin 1910, nė shenjė hakmarrje ndaj Dedė Gjon Lulit, ndėrsa Gjergji mbeti i vrarė nė Luftėn e Deēiqit, teksa ishte duke ngritur flamurin sė bashku mė babanė e tij. Pėrveē kėtyre burrave qė kanė lėnė emėr tė madh, nga familja e Gjelosh Lulit ka qenė tepėr i njohur edhe Luc Nishi, nip i kėsaj shtėpie, i cili u vra duke luftuar me armė nė dorė nė Luftėn e Koplikut nė vitin 1920. Gjatė asaj beteje tė madhe, Luc Nishi i vuri gjoksin topit tė artilerisė serbe dhe trupi i tij u bė copa copa. Aty nga viti 1913 kur u bė ndarja e kufijve tė Shqipėrisė nga Fuqitė e Mėdha dhe fshati Traboin mbeti nėn juridiksionin e Malit tė Zi, si shumė familje tė tjera tė atij fshati, edhe familja e Dedė Gjon Lulit u shpėrngul qė andej dhe erdhi e u vendos nė njė fushė nė afėrsi tė qytetit tė Shkodrės. Edhe sot e kėsaj dite ajo fushė afėr fshatit Shtoj, njihet me emėrin: Hoti i Ri. Qė nga ajo kohė e nė vazhdim familja e madhe e Dedė Gjon Lulit ka jetuar nė atė fshat, kurse shtėpitė e tyre pėrtej kufirit nė Traboin, mbetėn tė shkreta pa njeri. Nė atė familje tė madhe qė u vendos nė Hotin e Ri, jetoi edhe familja e Gjok Lulit, babait tė Gjeloshit, i cili kishte gjashtė fėmijė: Pjetrin, Gjeloshin, Rrokun, Nolin, Gjelinėn dhe Nocėn. Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, familja e Gjok Lulit u respektua dhe u nderua shumė nga regjimi zogist, pėr arsye se ai ishte nip i heroit tė madh, Dedė Gjon Lulit. Nisur nga ky fakt, pėrveē djalit tė madh Pjetrit i cili qėndroi me prindėrit e tij nė shtėpi, tre djemtė e tjerė tė Gjokės, Gjeloshi, Rroku e Noli, pėrfituan bursa shtetėrore nga qeveritė e Monarkisė dhe studjuan nė universitetet e akademitė e Italisė. Ndėrsa Gjeloshi me Nolin u diplomuan nė shkollat dhe akademitė ushtarake, Rroku u diplomua nė degėn e Ekonomisė nė njė nga universitetet e Italisė.

Nė Akademinė e Torinos

Gjelosh Luli nuk ishte mė shumė se shtatė vjeē kur erdhi nė qytetin e Shkodrės dhe filloi mėsimet e para tė shkollės fillore. Pas kėsaj ai ndoqi mėsimet e gjimnazit klasik pranė Konviktit "Malet Tona" tė atij qyteti, ku u dallua si njė nga nxėnėsit mė tė mirė tė asaj shkolle. Lidhur me kėtė, e bija e tij, 61-vjeēarja Izabela Luli (Mari) dėshmon: "Pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė vitin 1929, babai, Gjelosh Luli, pėrfitoi njė bursė shtetėrore nga qeveria zogiste e asaj kohe dhe shkoi pėr tė ndjekur studimet e larta pranė Akademisė Ushtarake tė Torinos nė Itali. Nė atė akademi ai u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė degėn e Artilerisė dhe pas mbarimit tė saj bėri edhe njė vit tjetėr specializim nė kursin e Aplikacionit. Nė vitin 1934, babai u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua nė njė nga repartet e Regjimentit tė Artilerisė nė qytetin e Tiranės ku iu dha edhe grada e togerit. Pėrveēse profesionit tė tij si oficer artilerie ku ai ishte diplomuar me rezultate tė larta, babai nė atė kohė ishte i dhėnė shumė edhe pas shkrimeve publicstike dhe gjuhėve tė huaja, duke zotėruar shumė mirė italishten, frėngjishten e gjermanishten. Pasi shėrbeu pėr disa vjet nė Regjimentin e Artilerisė nė Tiranė, Gjeloshi u transferua pranė familjes sė tij nė qytetin e Shkodrės, duke u caktuar pėrsėri nė njė repart artilerie. Nė vitin 1936 teksa babai shėrbente si oficer nė qytetin e Shkodrės, u martua me nėnėn tonė. Elenėn, e cila ishte bijė e familjes sė njohur Mirakaj nga rrethi i Pukės. Nė atė kohė qė u bė martesa, nėna jonė sapo kishte mbaruar gjimnazin pranė Institutit Femėror "Nana Mbretė-reshė" nė qytetin e Tiranės, ku ishte diplomuar me rezultate shumė tė larta. Gjatė atyre viteve qė babai shėrbeu si ushtarak nė qytetin e Shkodrės, ku mori dhe gradėn e Kapitenit tė Parė, ai gjithshtu dha edhe mėsim si pedagog i gjuhėve tė huaja nė gjimnazin klasik tė Shkodrės. Qė nga ajo kohė babai filloi tė botonte vazhdimisht shkrime tė ndryshme nė shtypin e kohės, e kryesisht nė revistėn "Hylli i Dritės" tė cilėn ai e kishte shumė pėr zemėr. Ndėrsa babai ishte i dhėnė pas shkrimeve publicistike, nėna jonė, Elena, shkruante vazhdimisht poezi tė cilat edhe sot pas kaq vitesh, me shumė mundime ne i kemi ruajtur dhe i kemi nė shtėpinė tonė. Po kėshtu qė nė ato vite, Gjeloshi, kishte shfaqur hapur ndjenjat e tij antikomuniste me anė tė shkrimeve tė ndryshme qė botonte nė shtypin e kohės dhe ajo gjė njihej mirė prej tė gjithėve nė qytetin e Shkodrės", dėshmon Izabela Luli, lidhur me babanė e saj Gjelosh Lulin, tė cilit Mbreti Zog i dha mundėsinė e shkollimit nė Itali, pėr arsye se ishte nip i Dedė Gjon Lulit.

Kreu i nacionalistėve tė Malsisė sė Madhe

Pushtimi i Shqipėria nga Italia fashiste nė prillin e vitit 1939, e gjeti kapiten Gjelosh Lulin, si oficer nė Regjimentin e Artilerisė tė qytetit tė Shkodrės. Si shumė ushtarakė tė tjerė edhe ai e kundėrshtoi pushtimin fashist, por nė vitin 1940 kur iu bė thirrje tė gjithė ish-ushtarakėve tė Monarkisė sė Zogut, qė tė riktheheshin nė Ushtrinė Kombėtare, edhe ai u kthye dhe u emėrua pėrsėri nė Regjimentin e Artilerisė ku kishte shėrbyer vite mė parė. Lidhur me veprimtarinė e Gjelosh Lulit gjatė viteve tė pushtimit fashist dhe mbarimin e Luftės, e bija e tij. Izabela Luli dėshmon: "Nė vitet e para tė pushtimit, babai, nuk u pėrzie fare me punėt e politikės por vazhdoi tė shėrbente siu ushtarak i Artilerisė dhe herė pas here vazhdoi tė shkruante shkrime letrare e historike nė revistėn "Hylli i Dritės"e nė ndonjė gazetė tjetėr tė asaj kohė. Asokohe familja jonė banonte nė Lagjen "Badra" tė Shkodrės, ku pas motrės sė madhe Klarės qė kishte lindur nė vitin 1938, nė vitin 1942, aty u linda dhe unė. Nė atė kohė babai ynė njihej si nacionalist i flaktė e antikomunist i vendosur dhe tė tillė e kishte edhe rrethin e tij shoqėror, ku pėrveēse me shumė intelektualė tė njohur tė qytetit, ai kishte shoqėri e miqėsi tė ngushtė edhe me oficerėt: Mark Gjeka, Mark Mala, Mark Dredha si dhe me Gjon Dostanishtėn e Gaspėr Palin. Deri aty nga viti 1943, babai mbajti detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave Ushtarake tė gjithė Qarkut tė Shkodrės, ndėrsa mė pas kur filloi konflikti i armatosur midis forcave komuniste dhe atyre nacionaliste, ai doli nė mal dhe u zgjodh me detyrėn e Komandantit tė Forcave Nacionaliste tė Malsisė sė Madhe. Si komandant i atyre forcave nacionaliste, Gjeloshi, qėndroi maleve me armė nė dorė deri nė mbarimin e Luftės dhe nė nėtorin e vitit 1944, ai sė bashku me major Llesh Marashin dhe njerzit qė komandonin, shkuan nė qyetezėn e Koplikut dhe bėnė njė kuvend me popullin e asaj krahine. Gjatė atij takimi, Gjeloshi mbajti njė fjalim ku midis tė tjerash iu drejtua tė gjithė popullit qė ishte atje duke iu thėnė: "Lufta ka mbaruar dhe komunistėt e kanė fituar atė, prandaj ju shkoni nėpėr shtėpiat tuaja, sepse s'kena ma gjak me derdh kot. Ndėrsa unė po largohem e do tė vazhdoj rrugėn qė kam nis". Ky ishte dhe takimi i fundit i babait me malėsorėt e asaj krahine, sepse mė pas ai doli nė mal nė arrati", dėshmon Izabela Luli, lidhur me babanė e saj kapiten Gjelosh Lulin, qė nė atė kohė ishte komandant i Forcave Nacionaliste tė Malsisė sė Madhe.

Tre vjet i arratisur nėpėr male

Qė nga nėntori i vitit 1944 kur kapiten Gjelosh Luli u largua nga qyteti i Shkodrės, ai doli nė arrati dhe qėndroi i fshehur nėpėr male, pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik. Lidhur me kėtė dhe peripecitė e familjes, pas arratisjes sė tij, e bija Izabela dėshmon: "Pas arratisjes sė babait, nėna. Elena, me mua dhe motrėn Klarėn, (qė nė atė kohė ishim shumė tė vogla) nuk patėm fatin tė qėndronim shumė nė shtėpinė tonė, sepse qė nė janarin e vitit 1945 ne na internuan nė Katėr Rrugėt e Shijakut. Nė momentin qė po na nxirrnin nga shtėpia vetėm me rrobat e trupit, motra, Klara, qante me tė madhe duke kėrkuar njė fustan tė bukur qė ia kishte sjellė babai nga Italia. Nė atė kohė njeri nga ushtarėt qė po kontrollonin shtėpinė, doli nė dritare dhe pasi pyeti nėnėn se kė fustėn kėrkonte motra, e gjeti dhe ia hodhi atė nga dritarja, e motra pushoi sė qari. Nė Shijak ne na lanė nė njė stallė dhe mė pas na internuan pėrsėri nė Kalanė e Beratit dhe nė qytezėn e Kuēovės. Nė atė kohė qė ne ishim tė internuar atje, babai qėndronte i fshehur nėpėr male, sė bashku me mikun e tij, Major Llesh Marashin. Pas arrestimit tė Lleshit, babai qėndroi vetėm me mikun e tij tė ngushtė, (probatinin) Marash Dodėn nga Kastrati, duke u strehuar ndėr miqtė e tij nė atė krahinė. Aty nga fundi i vitit 1945, dymbėdhjetė burra tė Hotit shkuan nė Kastrat dhe morėn takim me parinė e asaj krahine, duke iu thėnė: "Na e dorzoni kapiten Gjelosh Lulin, se ėshtė marre pėr ne qė ai streohet kėtu nė Kastrat dhe jo nė Hot, qė ėshtė dhe vėndlindja e tij". Pas kėsaj kėrkese, paria e Kastratit iu pėrgjigj burrave tė Hotit duke iu thėnė: "Po edhe ne me bukė e kemi mbajt Gjelosh Lulin". Kastratasit nuk pranuan me e dorzu Gjelosh Lulin dhe e mbajtėn tė strehuar edhe pėr shumė kohė nė atė krahinė. Kur u dha njė amnisti nga qeveria komuniste e Tiranės, babai e detyroi probatinin e tij, Marash Dodėn, qė tė dorzohej dhe vetė qėndroi pėrsėri i fshehur nė njė shpellė nė Kastrat. Nga viti 1945 deri nė vitin 1947, atė e strehuan dy familje, nga kushėrinjtė e tij matanė kufirit, Mark e Kol Miri, tė fisit Dedėvukaj. Ndėrsa kėtej kufirit ai ka qėndruar i fshehur tek dy vėllezėrit, Mark e Lul Gjeloshi. Kur nė atė krahinė shkonin forcat tė shumta komuniste pėr kontroll, babanė e kalonin matėnė kufirit dhe kur kishte kontrolle andej, ata e sillnin pėrsėri kėtej kufirit. Nė vitin 1946, forcat shqiptare tė Ndjekjes e rrethuan shtėpinė e Mark e Kol Mirit nė Traboin tė Malit tė Zi, por babai mundi qė tė shpėtonte dhe iku ndėr male. Pas kėsaj forcat e Sigurimit e lidhėn Kol Mirin kėmbė e duar dhe i ndezėn dy zjarre anash tij. Ndėrsa filloi t'i fryhej mishi i trupit nga flakėt e zjarrit, Kola bėrtiti qė ta zgjidhnin, sepse do t'u tregonte vėndin ku fshihej Gjelosh Luli. Ndėrsa Kola bėrtiste nga dhimbjet, vėllai i tij, Marku, qė ishte i lidhur nė njė trung lisi aty pranė, i bėnte me shenjė qė tė mos tregonte. Pasi e zgjidhėn, Kola i sorollati Forcat e Ndjekjes nėpėr male pa ua treguar vėndin ku fshihej Gjelosh Luli dhe ai mundi qė tė shpėtonte prej tyre, duke u arratisur nga njė shtėpi ku ata shkuan pėr tė kaluar natėn. Pas kėsaj Kola mundi qė tė arratisej nga Shqipėria, ndėrsa tė vėllanė e tij, Markun, e burgosėn me dėnime tė gjata. Pas kėsaj ngjarje, Gjelosh Luli, iku nga Hoti dhe u strehua nė Kastrat, ( i mbajtur nė vig nga fshataėrt pasi i kishin ngrirė kėmbėt) ku nė dhjetorin e vitit 1947 atė e rrethuan dy herė Forcat e Ndjekjes. Nė rrethimin e dytė ai iku nga shpella pa e kapur, por mbeti i ngrirė nė dėborė ku dhe e gjetėn tė vdekur forcat e Sigurimit. Pasi e gjetėn nė dėborė, ata ia prenė kokėn Gjeloshit dhe trupin e tij e lanė aty nė dėborė qė ta shqyenin kafshėt e egra. Kokėn e tij ata e sollėn nė qėndrėn e Malsisė sė Madhe, nė Koplik, dhe aty mblodhėn shumė fshatarė qė e kishin njohur atė, pėr tė bėrė verifikimin, nėse ishte ajo koka e Gjelosh Lulit. Aty nga pranvera e vitit 1948, trupin e tij e gjeti njė ēoban i atyre anėve, i cili e varrosi dhe vuri njė shenjė qė tė mos e harronte vėndin. Nė atė kohė ne na hoqėn nga internimi e na kthyen nė Shkodėr dhe nga ajo gjė ne e morėm me mėnd se babanė e kishin vrarė, sepse ishte si rregull qė kur vritej njė njeri, familjen e tij e kthenin nga internimi. Nė Shkodėr ne na morėn nė shtėpinė e tyre, Nora e Hotit me Katrinėn, vajzėn e Luc Nishit dhe tek ato ne kemi qėndruar gjatė gjithė kohės sė regjimit komunist. Por edhe pas vrasjes sė babait, fatkeqėsitė tona nuk mbaruan, sepse nė vitin 1953, arrestuan nėnėn tonė, Elenėn, tė cilėn e dėnuan me dhjetė vjet burg pėr agjitacion e propagandė. Dėnimi i saj erdhi pasi ditėn qė vdiq Stalini ajo tha: "Shyqur qė vdiq ky kriminel, por kur po i vjen rradha kėtij tonit". Deri nė vitin 1991, ne nuk e mėsuam dot tė vėrtetėn e zhdukjes sė babait, sepse pėr atė thuheshin shumė legjenda dhe ēobani qė e varrosi trupin e tij pa kokė, nuk ia tregoi asnjeriu deri nė shėmbjen e regjimit komunist. Aty nga viti 1991, ai na dėrgoi fjalė qė tė shkonim aty pėr tė marrė eshtrat e babit tonė, por kur shkuam ne, ai kishte njė muaj qė kishte vdekur. Pas shumė kėrkimesh, ne i gjetėm eshtrat e babait pa kokė dhe pas njė ceremonie qė bėmė nė fshatin Kushe, eshtrat e tij i sollėm nė varret e Rrmajt tė qytetit tė Shkodrės ku prehen e dhe sot", e pėrfundon rrėfimin e saj Izabela Luli, pėr babanė e saj, kapitenin e famshėm, Gjelosh Luli, tė cilin komunistėt e masakruan nė mėnyrėn mė barbare, duke i prerė kokėn nė natėn e vitit tė ri tė vitit 1947.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.