Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Oratoria ka shpesh inkonveniencen e atyre operave, muzika e te cilave pengon te degjohen fjalet; ketu jane fjalet qe pengojne te shihen mendimet.
--- Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Njerezit e Rezistences
Postuar nga: Albo

Histori Muajin e fundit, ne kemi publikuar nje seri shkrimesh qe perbejne dokumenta qe shohin driten e publikimit per here te pare, dhe hedhin drite per etapen me te perfolur te historise sone moderne, etapen e monarkise dhe pushtimit fashist. Keto shkrime, jane shkrimet e ditarit te ndihmesit (adjutantit) te Mbretit Zog, Hysein Selami, i cili ka qene protagonist i gjithe zhvillimeve brenda familjes mbreterore ne ato vite..


Te gjithe e dinin se ne fillim nuk kishin me se cfare te benin. Kete, me shume se te gjithe, ne dy muajt e pare te pushtimit fashist ne vitin 1939, e dinin njerezit qe kane qene afer monarkise. Ishin mbledhur qindra te tille ne Jugosllavi, vendin me te afert, qe e mendonin si trampoline, per t'u kthyer ne Shqiperi.

Por, tashme nuk eshte e lehte. Te gjithe e dine kete dhe madje shume nga ata tuten. Eshte kjo nje nga arsyet, qe mbreti Zog I, dergon si te deleguarin e tij personal ne Jugosllavi, adjutantin Hysein Selmani. Duke hequr subjektivizmat, qe jane normale ne kujtime te ketij lloji, duket se misioni i adjutantit ka qene i qarte. Duhej nje ndihme, per te stabilizuar dhe per te inkurajuar shqiptaret me te spikatur, per te luftuar fashizmin. Mburoja me e madhe do te ishte lufta e popujve te medha, qe ne muajt e pare ende lekundeshin dhe i hapnin rruge kapricove te Hitlerit dhe Musolinit.

Dhe, eshte koha, kur ne skene dalin listat e tre grupeve te rezistences qe kane lidhje me tre grupe shoqerore ne mergim. Jane edhe emrat e Myslym Pezes dhe Haxhi Lleshit. Eshte e cuditshme, qe adjutanti vazhdimisht i sjell para kujtimeve ata. Me interesante ne keto kujtime tek "Korrieri" eshte bashkepunimi me Jugosllavine, duke ditur qellimet aspak miqesore, me te cilen jane te rrethuara keto dy vende, per njera-tjetren. Ndersa ndodh e kunderta me te deleguarin e mbretit. Atij i hapen dyert dhe nga kujtimet e tij duket se per Zogun ruhet shume miqesi. Nje miqesi, qe ai e ruan, per te pergatitur luftetaret e tij, qe nuk e kane braktisur dhe me te cilen shpreson se do te kthej lirine. Sepse per formen e rregjimit, mbreti ne fund thoshte se ishte dakord, qe te vendose populli per gjithshka. Keshtu, si "rastesisht" shfaqen emrat e pare te shume luftetareve te rezistences, duke na dhene nje panorame me te plotesuar te antifashisteve te pare. B.an

Si do organizohej rezistenca

Adjutanti i mbretit vendos lidhjet e Zogut me ushtaraket jugosllave

Ne ditet e fundit ne Jugosllavi, misioni i adjutantit Hysein Selmani, behet i dukshem. Ai duhet qe te vendose lidhjet me ushtaraket jugosllave, sepse qeveria serbe nuk mund te mbeshtese realisht nje aksion te Zogut. Arrihet akordi i pare, me njerezit e ushtrise, qe jane ne opozite me qeverine, e qe do te pergatisin shqiptaret e rezistences. Hysein Selmani u ben te njohur jugosllaveve, se kerkon lehtesi per tre grupe rezistence. Ndermjet atyre qe do te drejtojne jane emrat e Haxhi Lleshit dhe Mustafa Gjinishit. Nderkohe italianet kane filluar te veprojne dhe jugosllavet druajne se plani do te merret vesh. Prandaj i kerkojne adjutantit, besnikeri te plote. Ka ardhur koha, qe Selmani, me urdher te mbretit te terhiqet ne Stamboll dhe te kerkoje menjehere ardhjen e negociatorit serb Ilic, ne residencen e re te Mbretit Zog. Teksa iken, adjutanti, haset me problemet e disa prej njerezve te monarkise, qe kane mbetur tashme ne Jugosllavi dhe jane frikesuar. U jep shprese dhe niset drejt Lartmadherise

Shkup, 14 qershor 1939

Per kete date adjutanti kujton: Ne oren 9 te mengjesit te kesaj date, isha duke biseduar me Akif Lleshin, Himce Kaben dhe Haxhi Lleshin. "Keta donin te ktheheheshin ne Diber, por une i mbajta derisa te nisesha per Turqi, mbase mund te kishim ndonje gje tjeter te re. Ne kete kohe ngarkova Major Murat Bashen e Profesor Mustafa Gjinishin, qe te shkonin ne Konsullaten Turke per t'i bere viziten Princ Xhelal Zogut me Familjen, si edhe te Murat Kaloshit vete te peste, si edhe te Sefedin Callakut e Hajredin Dallullit e sa te tjere. Te gjithe keta do te vinin bashke me mua ne Stamboll. Ne oren 10 te dites shkova ne Komanden e Armates se Shkupit tek Komandanti Gjeneral Nedel Kovic".

Me tej adjutanti vazhdon:" Kisha lene oren e caktuar dhe ai me priti me buzeqeshje". "Mireseerdhe mik i dashur", me tha. Pastaj me mori perkrahu dhe hyme ne zyre. Ishim vetem, Gjenerali, une dhe Avniu. Me tha:"Si kalove ne Beograd". Une i thashe: "Shume mire". Pastaj ja tregova te gjitha, sa kisha biseduar me Ministrin e Puneve te Jashtme si dhe me Loiticin, dhe me Gjeneral Nedicin. I thashe se me kane pritur shume mire e natyrisht te trishtuar nga situata e keqe qe ndodhemi. I fola edhe per Milio Ilicin, per faktin qe Qeveria e kishte ngarkuar te shkoje ne Stamboll per te biseduar brenda mundesive "sic kane per ta sjelle rrethanat".

Si mbaruam mbi bisedimet e Beogradit, kujton adjutanti,i thashe: "Duke i vene ne dukje se me perkrahjen e Excellences suaj do te deshiroja te beja nje organizim te vogel". Pastaj i dhashe nje kopje te programit, natyrisht serbisht. Ai e mori dhe i leshoi syte menjehere. Pastaj me tha:"Kete e keni propozuar ne Beograd".

"Jo, aspak"- i thashe.

"Kete, vetem juve jua thame. Kjo mbetet krejt e fshehte dhe pa rene ne sy, jo vetem te armikut por te askujt dhe sic permban programi". Pasi e kendoi pak, kur po e studjonte me verejtje i shtova se: "Une nuk deshiroj kurre, t'ju ve ne nje pozite te veshtire".

Gjenerali, si e studjoi duket se i pelqeu se tepermi. M'u kthye e me tha:

"Miku im, kjo nuk eshte vetem nje veprim ne interesat e Shqiperise, por eshte edhe ne interesat tona. Neser dhe une do te jem dakord".

Menjehere thirri Kryetarin e Shtatmadhorise Gjeneral Kovacovicin. Dhe, si u pershendetem i foli mbi kete organizim te emigranteve shqiptare.

I tha:" Natyrisht kjo eshte ne fshehtesine me te madhe, e kjo na intereson. Qe ky sherbim te behet ne ato qendra tonat, qe nuk bijne ne sy te askujt. Dhe, persa u perket brenda eshte puna e tyre. Keta persona qe kane per te luajtur posten duhet te kene krahet tona, qe t'u jepet cdo lehtesi. Per kete kolonel Selmani nuk ja ka hape biseden askujt. Mbetet vetem ne mes nesh dhe une e pelqej kete veprim. Por, ti studjoje, qe te jesh mire ne dijeni qe ne mungesen time kjo mos te pengohet por te lehtesohet".

Kryetari Shtatmadherise, nga ana e tij, e studjoi dhe tha: "Kjo nuk na sjell ndonje dem pervec dobi. Por, lipset te punohet ne nje fshehtesi te madhe, se po te na diktojne me ndonje fakt patjeter do t'i terheqin verejtjen qeverise me protesta te renda. Vetem kesaj duhet t'i veme mend". Keshtu mbetem krejt dakort. Pas kesaj, gjenerali Nedel Kolic me tha: "O miku im keni bere shume mire qe ma thate. Une jam ne dijeni mbi keto veprime, prej Struge e deri ne Podgorice. Po dua t'ju them se tani jemi plotesisht dakord. Vetem se na jepni emrat e lajmetareve qe do te kalojne kufirin, si edhe zonat e tyre qe te jene ne dijenine tone, kur keto do konsiderohen sa jane tonat dhe jo tuajat per te pasur te gjitha sigurimet".

Komandanti i Armates se Shkupit Gjeneral Nedel Kovic, vazhdon adjutanti,- me tha pastaj:"Persa ju deshironit mbi organizimin, jemi plotesisht dakord. Ashtu edhe sic biseduam. Por, tani te bisedojme nje tjeter gje: Te vini ne dijeni Madherine e Tij Mbretin Zog I, mbi sa po ju bisedoj. Por, ne fjalen miqesore, qe do te mbahet krejtesisht sekret derisa te perfundoje ky program, qe me sa duket nuk ka per te kaluar gjate. Tani, ketu sic keni kuptuar dhe biseduar: Ne mes te ushtrise e Qeverise ka konflikt te madh. Saqe kjo mund te vendose nentedhjete perqind te ushtrise per te bere nje Grusht Shteti e per te hedhur kete Qeveri. Bile, nje pjese per t'i nxjerre jashte shtetit dhe pjesen tjeter per t'i burgosur. Ne ate kohe miku im do te jemi ketu e do te bisedojme ne detaje me te gjera. Une do te jem gjithmone mik e besnik i Madherise se Tij, Zog I Mbretit te Shqiptareve. Por, me pare se do te niseni do te bisedojme me gjate. Sepse ju presin miqte ne Hotel". Pastaj u pershendetem dhe menjehere dolem.

Kur u ktheva ne Hotel, vazhdon adjutanti- aty gjej Profesor Mustafa Gjinishin dhe Agronom Abedin Cicin. Ata me lajmeruan se studentet i kane nxjerre nga Ferma. Momentalisht nuk kishin si t'i rregullonin. Dy shqiptaret thoshin se ata kishin mbetur shume keq: si per banim ashtu edhe per instruksione. Menjehere dergova kapiten Avnine bashke me Profesor Mustafa Gjinishin tek Guvernatori. Ata sa ja kishin parashtruar gjendjen, funksionari jugosllav menjehere ka dhene urdher qe mos te nxirren nga Ferma, derisa t'u dale bursa per ne kolegjet e ndryshme, ashtu sic ishte propozuar nga Ministria e Arsimit ne Beograd.

Ne kete kohe adjutanti ishte ne bisedime me Ferhat Dragen e Ilias Alushin. Keta i thoshin se duan te nisen sa me pare per Stamboll, "por jane shume te tronditur e te frikesuar". Une, vazhdon Hysein Selmani- ju thashe se: "Cdo te thote ky frikesim i juaj, une tani sapo dola nga Komandanti i Armates me plot nderime. Ja si e shikoni me ka lene ne dispozicion dhe nje major". Atyre nuk ju mbushej mendja vetem se donin, sa me shpejt qe te niseshin. "Po mire,- u thashe- pasi te hame buke merrini biletat dhe nisuni sonte. Ata pastaj shkuan ne sallon se aty ishin edhe Akif Lleshi, Himce Kaba, Major Murat Basha, Profesor Mustafa Gjinishi. Ne sallonin e bukes kemi biseduar mbi gjera te vjetra dhe si mbaruam se ngreni dolem per te pire kafe. Ne kete kohe, na vjen edhe Princ Xhelal Zogu. I prezantova me Ferhatin dhe Ilias Alushin dhe ata filluan bisedimet. Por keta donin qe te shkonin dhe te blenin biletat e trenit per Stamboll. Kjo ishte arsyeja qe une i mora e shkova lart ne dhome, ku ju dhashe 100 napolona ari. Qe t'i kishin me vete, deri ne Stamboll. Pastaj ju thashe se: Takohemi atje. Pasdi shkuan dhe moren biletat jane nisur menjehere, kujton adjutanti.

Nderkohe, adjutanti vazhdonte bisedimet me Kryetaret e Qendrave te funksionimit. "Ju vura ne dijeni qe me Komandantin jemi dakord. Vetem qe sic kemi biseduar dhe ne baze te programit duhet qe ne asnje menyre mos te merret vesh prej askujt. Se jo vetem se deshton veprimtaria jone por humbim besimin edhe tek miqte jugosllave. Kjo do te mbahet ne fshehtesine me te madhe sepse agjentet fashiste qarkullojne gjithkund. Dhe mos harroni qe mund te kete edhe nga elementi yne qe mund te bijne viktime me padashje. Lajmetaret e armikut mund te pengojne..................... te kene pengime por te gjitha lehtesirat".

Shkup, 18 qershor 1939

Per kete dite adjutanti shton se: Kur po bisedonim me Kryetaret e Qendrave, marr nje telegram nga Stambolli ku me urdheronin qe te nisem sa me shpejt per Stamboll. Duke kenduar telegramin me thirren ne telefon Stamboll nga "Pera-Palac" Hotel. Aty ishte Sotir Martini, Ministri i Oborrit Mbreteror Shqiptar. Ai me komunikoi urdherin e Mbretit Zog, qe duhet te vihesha sa me pare me udhe ne menyre qe "me 25 te muajit Qershor duhet te jesh ketu, per disa bisedime me rendesi. E ne eshte se akoma nuk keni mbaruar pune atje, mund te shkoni prape". Megjithese insistova se akoma nuk kam mbaruar pune e pres disa persona nga Shqiperia, qe kishin nje rendesi te madhe. Ne kete kohe mori vete telefonin Mbreti e me tha:"Duhet qe te vini sepse une nisem per France. Si te bisedojme mund te shkoni prape ne Jugosllavi, por me 25 duhet te jesh ketu".

Shoket, qe isha ne bisedim e degjuan bashkebisedimin time dhe nisjen e njehershme. Kuptohet se u erdhi keq sepse ishin mesuar perdite me mua duke folur. "Ata pane shume ndihma qe autoritetet serbe na plotesuan, packa edhe ne disa pjese te programit akoma nuk qe plotesuar". Por, ne, vazhduam bisedimet gjithnje, mbi fillimin e punimeve.

Dhe i thash Major Murat Bashes, se I kreu vizitat per Princ Xhelal Zogun, etj. Ne Konsullaten Turke, ai m'u pergjigj se gjitheve ua dorezova pasaportat me gjithe viza te kryera, qysh sot ne dreke, keto jane te gatshem.Kur jemi ne keto bisedime na lajmerojne:

Se ne Resnje kane dale 27 persona dhe brenda tyre jane 12 studente te shkolles se mesme. Edhe une ngarkova Profesor Mustafa Gjinishin bashke me kapiten Avni Dorallen qe te shkonin tek Guvernatori per t'i terhequr. Me ta shkoi edhe kapiten Avni Dorallen, qe ne emrin tim t'i lutej Guvernatorit qe kur ne te shkonim per Turqi ketu persa u perket mesuesve dhe studenteve, eshte i ngarkuar Profesor Mustafa Gjinishi dhe persa u perket oficereve e ushtareve, eshte ngarkuar N/kolonel Kucuk Ullagaj dhe Major Murat Basha. Ndersa per lidhjen me Bajraktaret dhe civilat e tjere eshte ngarkuar Akif Lleshi, Ibrahim Kaba e Haxhi Lleshi. Aty menjehere Guvernatori ka urdheruar seksionin, persa ishte i ngarkuar per emigrantet shqiptare dhe qe atje kane perpiluar nje liste te ketyre pergjegjesve. Menjehere kane dhene urdher per 27 vete, qe kishin dale ne Resnje, per t'i sjelle menjehere tek te tjeret.

Pasi erdhen ata ishin shume te kenaqur. Sidomos Profesor Mustafa Gjinishi, qe me falenderoi duke shprehur se: "Ne te vertete, qendrimi juaj ketu na ploteson cdo gje dhe na rrit moralin. Para se te vini ju, ne ketu kemi qene si rober lufte pa asnje ndihme, pa asnje liri shetitje, pa asnje te drejte. Kurse sot shkoj tek Guvernatori e ai ngrihet ne kembe e na jep doren. Jemi te lire ku duam te shkojme si edhe per te punuar. Pra, me falni jo per kompliment po ne te vertete e meritoni poziten e larte qe Lartmadheria e Tij, Zog I Mbreti i Shqiptareve ju ka besuar, sepse jeni patriot e burre i ndershem. Kudo ju japin cmimin e merituar e besimin e fjales. Ky eshte fakt dhe jo fjale. Ne kurre nuk e besonin qe te mberrijme ne nje shkalle qe te cmohemi e te nderohemi si njerez dhe bile si miq. Kjo i kushtohet zotesise e ndershmerise dhe besimit tuaj. Dhe, kur te huaj ju cmojne dhe ju besojne, e pse ne mos t'ju japin voten, kontributin dhe besimin tone. Nuk di per t'u shfaqur sa zemra me deshiron, vetem se ju them te betuar jemi me ju, me mish e me shpirt. Ju kemi ne kryesiper kryetare, qe na nderoni e na nxirrni faqebardhe kudo. Ju paste Perendia dhe ne kujdes te mire etj".


Shkup 22 qershor 1939

Ja cfare kujton adjutanti per kete dite: Ne oren 10 te dites se kesaj date isha tek Komandanti i Armates se Shkupit Gjeneral Nedel Kovici. I lajmerova se me duhet te shkoja sa me pare ne Stamboll, qe me daten 25 te ndodhem atje. "O miku im, me tha gjenerali,- po me vjen keq se u mesuam. Por, na vini prape si ne vendin tuaj ta konsideroni Jugosllavine per cdo gje si vendin tuaj".

"Po, -i thashe- po ketu eshte major Murat Basha, N/kolonel Kucuk Ullagaj e Profesor Mustafa Gjinishi dhe miku juaj Akif Lleshi e Himce Kaba, qe jane shume te mire".

Ne bisedat e para me hapi sic ju shpjegova mbi gjendjen e ketushme. Parashihet nje ndryshim i shpejte dhe ne kohe.

"Ju lipset menjehere te vini ketu, jo ne Shkup po direkt ne Beograd, tek miku yt Gjeneral Nedel Kovici. Sepse atehere kam bindjen qe koha ne qofte se do na lejoje mund te bejme shume pune. Dhe vertet se Nazizmi do te marre masa te egra kundrejt Jugosllavise. Por, do te kemi shprese se deri atehere Anglo-Francezet do te jene te pergatitur ne mos krejt por deri diku. Kjo sepse ushtria eshte ne lidhje te ngushte si me Britanine e Madhe dhe me Francen. Dhe kur do te behet ky ndryshim, ato do te jene menjehere ne dijeni". Pastaj vazhdoi:"Nazi-fashizmi, ka per te kerkuar me seriozitet qe Jugosllavia te nenshkroje nje akt dhe mos si aleate, por te pakten te jete perbri tyre. Ashtu sic ka vepruar sot kjo Qeveri. Por, ne nuk kemi per ta pranuar ne asnje menyre. Ja kjo i ngjan kerkesave qe ju beri Musolini juve, si shkak. Keto fjale jane krejt sekrete, por si ju thashe ne miqesine e burrerine e Husein Selmanit. Ua them dhe ja parashtroni Madherise se Tij, Mbretit Zog I sepse sulmi eshte vendosur, por koha nuk eshte caktuar akoma. Por nuk ka per te kaluar gjate, se brenda ketyre 6 muajve kjo Qeveri mund te hyje kembe e krye nen nazi-fashizmin. Kete kuptohet se nuk e deshirojne Anglo-Francezet e jemi ne lidhje te ngushte me to. Ne deshirojme sa me pare, qe te ndodhe, por kjo pak varet edhe tek ata.

E, me kaq, miku im i dashur, ju uroj rruge te mbare e suksese te plota ne sherbimin e Atdheut tuaj. Me nje clirim te shpejte. Dhe per sa i perket elementit tuaj ketu, mos keni aspak marak, se do te kene te gjithe perkrahjen time si ne funksionimet, po ashtu ne ndihmat. Shpresoj se kur t'ju therrasin keni per te ardhur menjehere mbi sa biseduam e do ju lutem Lartmadherise se Tij, Zog I Mbretit te Shqiptareve, qe t'i parashtroni homazhet e bashke me besnikerine time te patundur. Ruaj gjithmone miqesine dhe po ju them jam edhe me i forte sesa isha. Kete ja thuaj Mbretit, se ai e kupton". Pastaj mora leje e dolem. Ne dalje me ka perqafuar dhe u ndame.

Ne oren 12, kujton adjutanti, shkova tek Guvernatori per ta pershendetur e per ta falenderuar se tepermi per bujarine e pashoqe kundrejt meje qe kishte treguar. Me priti me nje buzeqeshje miqesore dhe pasi me futi krahun shkuam ne sallon. Aty i tregova se me thirri urgjent ne Stamboll Mbreti, qe me 25 duhet te jem patjeter atje. Sepse kemi disa bisedime shume me rendesi. Meqe kryeministri yne eshte kthyer nga Greqia ne Stamboll, e mund te kemi lajme te mira. Me tha: "Keni qene te kenaqur ketu, e mos te keni asnje merak persa u perket emigranteve, se ata personat qe ju keni caktuar si kujdestare te emigranteve i kam dhene urdher seksionit qe te nderlidhet me keto per cdo gje dhe urdhri u eshte komunikuar. E ju mik i dashur, ketu keni vendin tuaj, kurdo qe t'ju bjere rasti, na keni ne dispozicion". Pasi mora leje, une kam dale.

Nga Guvernatori, i cili me percolli deri tek dera e me perqafoi shkova direkt tek Komisari i policise. Kuptohet dhe aty u perqafuam se ky dinte dhe shqip sepse ishte "mola zeze". I erdhi keq pse po shkoja aq shpejt dhe me percolli me fjale te mira e bujari, saqe nuk behet me. Koha kishte shkuar vone, por une nuk ndenja gjate aty. Pasi mora leje u ngrita per te dale. Ky me ka percjelle deri jashte. Ndersa tek makina ne u perqafuam dhe u ndame si dy miq te dashur.

Pastaj une shkova ne Hotel. Kur u ktheva ne Hotel ishte ora 1 pasdite. Aty ishin i gjithe komisioni. Ne shkuam ne sallen e bukes dhe duke ngrene ju thashe: "A doni ndonje pije?"

"Po,- me thane duke qeshe Himce Kaba,- une dhe Haxhiu e pijme, ndersa keta te tjeret nuk e di".

"Jo edhe une- tha Profesor Gjinushi,- e duke qeshur e thirrem kamarierin e ai u solli lloj lloj pijesh. Por ata nuk pinin vetem thonin sa per shaka.

Si hengrem buke dergova Avni Dorallen per te blere dy ora dore ari. Njerin per Majorin e Komandes se Armates dhe tjetrin per nje komisar te policise qe ma kishin lene ne dispozicion. Ne kete kohe, une me njerezit e paresise, shkuam per pak ne nje kafe ne breg te Vardarit. Atje ishte nje lulishte shume e mire. Madje, i thashe kapiten Avniut, "se do te na gjenin ne ate lulishte". Aty kemi ndenjur mjaft.

Shkup 23 qershor 1939

Pas lajmerimit qe u be per nisjen e kolonel Husein Selmanit per Turqi, kishin ardhur ne Shkup prej Gostivari e vende te tjera mese 600 vete oficere, bajraktare e nepunesa te tjere. Per kete qellim ishin mbushur te gjitha sallonet e hotellit dhe bahcet rreth e qark Hotelit. Sa nje pjese, qe nuk e kisha pare me pare, u detyrova qe t'i marr brenda ne sallon te hotelit. "Ne oren 12 te dites vijne ne Hotel, Guvernatori, Komandanti i Armates Gjeneral Nedel Kolic, Kryetari Shtatmadherise Armates Gjeneral Kovacevic dhe Komisari i Policise Erdhen per te me thene rruge te mbare, kujton adjutanti, dhe me bene nje vizite. Dhe, kur hyme brenda ne sallon te hotelit ishin mbushur te gjithe sallonet me shqiptare. Ne i pame dhe i pritem shume mire e me plot miqesi".

Menjehere, kolonel Selmani i la shqiptaret dhe ju priu. Ata shkuan me nje sallon privat dhe duke qeshur i thane Guvernatorit se: "Ketu po e ndjejme veten si ne vendin tone". Kur, m'u pergjigj Guvernatori: "Ju urojme me gjithe zemer, qe sa me shpejt t'ju shohim ne Atdheun tuaj te lire e indipendent, me Mbretin e Shkelqyeshem e te dashur tuajin Zog I ne krye". Me poshte Guvernatori shtoi:"Me pelqen shume sjellja juaj bujare kundrejt bashkatdhetareve tuaj sepse perpjekjet tuaja bene qe te plotesohen nevojat e tyre. Dhe keta, ju simpatizojne se tepermi e ju duan fort. Duket se keni pasur marredhenie te ngushta me popullin ne Shqiperi. Kjo, edhe ne, na jep nje mallengjim".

Dhe, u kthye duke folur me Akif Lleshin, se e njihnin njeri-tjetrin mire. Pastaj me thane se: "Ju urojme rruge te mbare! Ketu, kurdo qe te deshironi jeni mik i cmueshem. Ta ndjeni veten si ne vendin tuaj".

Pastaj, me plot sinqeritet me kane thene se: "Madherise Se Tij, Zog I Mbreti I Shqiptareve i urojme plotesimin e gjithe veprimtarise duke u realizuar keto me clirimin e Atdheut". Pastaj ata me kane perqafuar. Natyrisht, i percollem deri tek makina. Te gjithe i rrethuan me nje simpati te plote dashurie dhe shkuan. Pasi shkuan, autoritetet e Shkupit ne hyme brenda po donim te hynin ne sallon, po pengoheshim se ishin nje shumice e madhe. Une mora vetem 100 vete ne dreke. Ndersa, te tjeret u shperndane neper restorante. Nuk ishte shtrenjte, por po u pergatisja per t'u nisur ne Stamboll.

Shkup 23 qershor 1939

"Tani jam me Kryetaret e Qendrave, duke biseduar mbi funksionimin e lajmetareve dhe caktimin e tyre si dhe duke biseduar me Akif Lleshin, Himce Kaben dhe Haxhi Lleshin", kujton adjutanti per kete dite. Se, keta po sa te nisem une, edhe keta do te nisen per Diber. Ata kane per te vene ne funksionim qendren e lajmetareve ne ate zone, qe eshte me me rendesi.

Pasi i kisha mbaruar te gjitha bisedimet, shton adjutanti- si me Lleshajt dhe me kryetaret e tjere dola ne lulishten e hotelit duke biseduar me te gjithe emigrantet. Kjo duke ju dhene kurajo si dhe duke i keshilluar qe te sillen shume mire me njeri tjetrin si edhe me nje bindje e disipline te plote kundrejt eproreve te tyre. "E lipset te jeni nje shembull para autoriteteve te vendit?! Mos te merziteni, se une kam per te ardhur prape ketu dhe ju kemi siguruar te gjitha nga autoritetet e vendit. Vetem prej jush deshiroj nje qendrim burreror e te bindur para autoriteteve e superioreve, qe keta ju nderojne dhe ju plotesojne eventualisht gjithe nevojat e tjera".

Ne oren 4 pasdite, u mblodhem te gjithe ne Hotel "Bristol", Princ Xhelal Zogu me gjithe familjen, Murat Kaloshi, Myftar Kaloshi, Dan Kaloshi dhe dy vete te tjere te Murat Kaloshit, toger Sefedin Callaku e toger Hajredin Hallulli, Ismail Shema e Nezir Biba. Te gjithe keta donin te vinin me mua ne Stamboll. Aty ishin edhe pothuaj mese 600 oficere paresie, profesora, nepunesa, studente e gjithsej qe pritnin per te me shoqeruar ne stacion.

Kolonel Husein Selmani kujton se i tha Princ Xhelal Zogut dhe te tjereve si edhe Murat Kaloshit per te shkuar ne stacion: "Do te jete me mire qe te zini vend me kohe ne tren, se une vij me vone me kapiten Avnine dhe Majorin Jugosllav e komisarin e policise. Ata kane marre urdher per te me shoqeruar deri ne kufirin Bullgar. Dhe, une me ato bashke do te vij". Shkuan keta te gjithe dhe Princi me familje.

Une, ne kete kohe, i thashe kapiten Avniut qe te therrase ne telefon N/Ministrin e Jashtem te Jugosllavise Loiticin, qe ta pershendes dhe t'i flas pak. Menjehere erdhi ne telefon dhe me shume simpati e miqesi, me tha: "Urdheroni mik i dashur".

Une i thashe: "Se tani po nisem per Stamboll, vetem deshiroj qe Milio Ilici, te vije brenda kesaj jave se Madheria e Tij Mbreti Zog I niset per France. Kjo me detyroi edhe mua te nisem shpejt, pasi me 25 duhet te ndodhem ne Stamboll".

Me tha:" Shume mire, tani po ja komunikoj Ilicit. Sepse dhe ai deshiron te niset sa me pare. Dhe e pres atje te vije direkt ne Hotel 'Pera Palace'". Ai me uroi rruge te mbare e gjithe te mirat. Po ne kete kohe me kerkon:" Nje minute sepse do t'ju pershendese Ministri Cincar Markovic". Ky me tha se:"Miku im kemi mbetur teper te kenaqur ne bisedimet miqesore, dhe ju them te verteten qe ketu keni lene kujtimet me te mira si nje burre fisnik e kurdo qe t'ju jepet rasti ketu jeni po si ne Atdheun tuaj. Ilicin e kemi porositur dhe neser mund te niset per ne Stamboll me avion dhe bisedoni atje. Ju uroj rruge te mbare e plotesimin e gjitha sa deshironi. Dhe me nje Shqiperi te lire me Mbretin Zog I ne krye". Pas kesaj u ndame.

Pasi mbarova me Beogradin ne telefon i telegrafova Ministrit tone ne Stamboll, Asaf D'jadjulit qe po nisesha per Stamboll.

Shkup 23 qershor 1939

Ne oren 5.30 kolonel Selmani u nis prej hotelit per ne stacion te Shemendiferit, ne kembe bashke me te gjithe Shqiptaret qe kishin ardhur per ta pershendetur: oficere, bajraktare, profesore, nepunesa, studente, ushtare emigrante.

"Pasi shkova ne stacion, kujton adjutanti- aty i mora ne qafe gjithe me radhe por nuk e leshonin. Saqe kur erdhi koha per t'u nisur treni, ai Majori Jugosllav qe ishte ne dispozicion e ndaloi trenin deri sa koloneli te mbaronte me to. Dhe keshtu hyri brenda ne tren me kapiten Avni Dorallen dhe Majori e komisari i policise qe do te na shoqeronin deri ne kufirin bullgar".

Sa hyri brenda kolonel Selmani treni filloi te nisej e koloneli qendroi ne porte te trenit duke pershendetur e duke u perqafuar me te gjithe bashkatdhetaret. Aty shpertheu nje thirrje "Rrofte Mbreti Zog I", "Rrofte kolonel Husein Selmani", "Rrofte Jugosllavia mike jone", e te tjera. Kjo vazhdoi derisa treni u largua dhe nuk dukej me. Pasi u largua treni, koloneli bashke me Avni Dorallen dhe majorin jugosllav e komisarin shkuan ne dhomat e tyre te vagonit. Ata menjehere shkuan ne sallon per te marre nga nje kafe, dhe aty u dergua edhe kapiten Avni Dorallen per te marre Princ Xhelalin dhe Murat Kaloshin, qe te vinin ne sallon. Erdhen Princi dhe Zonja e tij dhe Murat e Miftar Kaloshi. Aty duke biseduar dhe moren dikush kafe, dikush ndonje pije te vogel dhe kaluan pothuaj nje ore.

Pas kesaj u shperndane. Kolonel Selmani me pare vizitoi Princin, pastaj Murat Kaloshin, nuk ishin mire. "Deshirojme qe t'i nderroni dhomat", u tha koloneli. Por, ata nuk degjonin sepse donin te rrinin ne ato dhoma, ngaqe ishin me te lire. Dhe nuk donin qe te ndahen nga njeri tjetri. Princi ishte me Zonjen e femijet dhe me nje infermiere. Ishin gjithsej 7 vete. Ata donin qe te rrinin se bashku dhe Murat Kaloshi ishte vete i pesti. Edhe ky nuk donte qe t'i ndante shoket. Keshtu ata mbeten po ne ate dhome dhe nuk donin me ardhe ne Vagonli.

Kolonel Husein Selmani me kapiten Avni Dorallen dhe Majorin e komisarin jugosllav ishin vagonli. E kur erdhi koha e darkes derguan Avnine te merrte Princin me Zonjen si dhe Murat e Miftar Kaloshin, per te ngrene buke. Por, Princi kishte qene zhveshur e nuk deshironte se kishte marre buke me vete dhe nuk donte te ndaheshin nga femijet. Po ashtu Murat Kaloshit i kishte ardhur ajo semundja e zakonshme e akoma nuk ishte ne mend. Keshtu, ata nuk erdhen. Ishte vetem kolonel Selmani, kapiten Avni Doralla, Majori i Armates, Komisari i policise jugosllave e toger Sefedin Callaku dhe toger Hajredin Hallulli. Te gjithe shkuan ne sallen e bukes dhe aty kane qendruar nje ore e gjysem duke folur dhe duke ngrene buke dhe duke pire kafe. Kjo deri sa kaluan Nishin.

"Kur sosem ne kufirin bullgaro-jugosllav, kujton adjutanti,- aty u ndalua treni dhe ketu majori jugosllav dhe komisari do t'u ndalonin per t'u kthyer prape ne Shkup. I mora ne sallon dhe ju porosita nga nje pije te vogel. Ne bisede e siper ju thashe se: Kete e pijme per avenirin e mire te Jugosllavise mike e fqinje, si edhe per shendetin e miqve te mij ne Shkup, te Guvernatorit, Komandantit te Armates, Shefit te policise e te tjera".

Majorit i thashe: "I jepni ato nderimet e mia me miqesore Komandantit Gjeneral Nedel Kavic. I thuaj se gjithmone ruaj miqesine me te cmueshme kundrejt bujarise e burrerise se tij te pashoq, dhe i dhashe nje sahat ari dore. Po ashtu, i dhashe edhe komisarit nje sahat ari. Pastaj u ndava dhe u pershendeta.

Caribrod 24 qershor 1939

Ne oren 7 te mengjesit te kesaj date arritem ne kufirin jugosllavo-bullgar, ne Caribrod, vazhdon ne kujtime adjutanti. "Ketu, pasi ju fola dhe ju dhashe gjithe mirenjohjen time per Gjeneral Nedel Kavicin dhe u dhurova nga nje sahat dore te arte si kujtim dhe kur po i perqafoja atyre u kane shperthyen lotet. Kane qendruar deri sa treni kaloi e nuk u pa me, duke nderuar, e natyrisht edhe une duke i salutuar ne dritaren e trenit". Pastaj u nisem per Stamboll, kur me vjen kapiten Avni Doralla e me lajmeron se Murat Kaloshi eshte shume i semure:"Menjehere shkova e pashe. Ishte permiresuar e kjo ishte po ajo semundja e zakonshme. E mora me vete, si Muratin dhe Miftarin e shkuam ne sallon me pi nga nje kafe. U permiresua krejtesisht dhe dukej se ishte mire aty. I thashe pastaj se: Ketu do te hame edhe dreke bashke se bejne buke te mire". Pastaj i thashe Avniut se shkoni pak tek Princi qe po te deshironte te vinte me gjithe Zonjen ketu, "se shohim ma mire gjithe kete panorame dhe pijme nga nje kafe, e kalojme kohen".

Shkoi Avniu dhe pas pak erdhen bashke me Princin e Zonjen. U kenaqen aty, ndersa Princi mori nje kafe, kurse Zonja mori nje shabeshe. Duke biseduar kaloi mjaft kohe. Kur u afrua koha e drekes i thashe Avniut te na rezervoje nje vend te mire per 8 persona ne sallen e bukes, sepse ishin Princi me Zonjen, Murati e Miftar Kaloshi, Sefedim Callaku, Hajredin Hallulli dhe une e Avniu, 8 persona.

"Aty hengrem nje dreke aq te mire e duke qeshur edhe kjo e shendoshi krejt Murat Kaloshin as qe degjoje me nga ajo semundja. I kenaqur hengri mire duke pire duhan e kafe. Kemi kaluar nje dreke, sa qe nuk kemi dale nga salloni i bukes deri sa mberrime ne Edrene, kufirin Turk. Atehere jemi ngritur e shkuam neper dhomat per t'u pergatitur se brenda nje ore e gjysem do te arrinim ne kufirin turk.

"Po te deshironi mund te hame edhe darken se bashku", u thashe. Murata tha: "Une, po me ty do ha darke". Keshtu u shperndane per te pushuar pak.

Ne oren 8.30 te mbremjes prape dergova Avnine per t'i marre. Por, Princi kishte rene te flinte e Murati e Miftar Kaloshi erdhen. Pastaj kemi qeshur se Miftari e Hallulli kishin deshire nga nje pije shlivavice e ata jua sollen. Por, ju sollen edhe meze te mire e ne mirrnim prej mezes. Ata nuk e kishin deshire qe t'ju hanim mezen. Pastaj kaloi nje mbremje shume e mire. Hengrem buke deri ne oren 12 te nates, aty shkuam te pushonim por te kenaqur se tepermi si nga darka ashtu edhe qe kaluam kohen shume mire.

Pse vendosi, Mbreti Zog, qe te levize per ne Evrope
Aktivizimi i qeverise Kote dhe Mirenjohja ndaj Turqise
Pse interesohet per Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezen, Monarkia

Mbreti Zog mban lidhje dhe i shpreh mirenjohje Kryetarit te Republikes Turke Ismet Inonue ne Yallove. Monarku shqiptar eshte i kenaqur mbi sjelljen burrerore e bujare te Presidentit Inonue. Dhe, pas ketyre bisedimeve, ka vendosur qe te beje nje udhetim per France dhe ne Britanine e Madhe. Ndersa, ne kalim do te takohet dhe me Mbretin Karol te Rumanise, per te biseduar per disa ceshtje qe eshte dakord me Presidentin Inonue. Eshte ideja e nje takimi ne Detin e Zi. Eshte kjo nje nga arsyet qe Mbreti shpejton te beje vizita ne Europe. Por, supozohet se mbreti duhet te shikoje se ku mund te qendroje i qete. Qeveria shqiptare, gjate kesaj kohe, do te qendroje ne Turqi.

Nderkohe ne Jugosllavi jane gati 400 oficere, qe presin qe te luftojne. Ata jane nen urdhrat e N/kolonel Kucuk Ullagajt dhe Major Murat Bashes. Monarket interesohen edhe per Haxhi Lleshin dhe Myslym Pezen, mes te tjereve, per fillimin dhe pergatitjen e rezistences.

Kryeministri Koco Kota mbledh Keshillin Ministror ne Legaten Mbreterore Shqiptare ne "Kunt Palace", Stamboll, ku mendon per formimin e nje komisioni per perpilimin e gjithe dispozitave dhe nje program te veprimeve te Kongresit te perbere nga kolonite. Behet fjale per kolonite ne Turqi, Rumani, Bullgari, Egjypt, Jugosllavi, France, Belgjike dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vecanerisht "Vatren".

Bisedimet me te derguarin jugosllav dhe cfare i ka deklaruar ai, ne emer te qeverise jugosllave, mbretit Zog I

Kortezi e gazetes Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.