Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Po qave nga gezimi, mos i fshi lotet sepse ti ia vjedh ato dhembjes.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Art :: Tek hajati i Sali Shijakut
Postuar nga: Albo

Art Nė shtėpinė 300 -vjeēare prej qerpiēi tė piktorit tė Vojo Kushit e Mic Sokolit. Si e ka kthyer shtėpinė e vet nė muze

Piktori 70 -vjeēar hap sėndukun e kujtimeve. Si jeton ende nė tė shkuarėn

Belina Budini


TIRANĖ - Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Sali Shijaku. Piktorin e popullit qė krijoi tablonė e famshme me tank kur qemė nxėnės e kemi ngatėrruar ndonjėherė me heroin e popullit duke e futur nė pikturėn e tij mes Vojo Kushit, Sadik Stavalecit pasiqė ndodhte qė na dilte nga mendja emri i Xhorxhi Martinit. Nė fakt atė qė Sali Shijaku pati pikturuar e kishte pėrjetuar nė ankth rreth moshės 10 -vjeēare. Nga tabloja e kuqe, siē e quan Sali Shijaku, pikturėn me Vojo Kushin, deri tek ekspozitat e fundit nė Tiranė, Venecia e ambasadat e Evropės, ja kujtimet e Sali Shijakut. 70 -vjeēari qė jeton nė tė njėjtėn shtėpi qerpiēi 300 -vjeēare, ku edhe ka lindur, rrėfen pėr gazetėn “Shekulli” pjesė nga e shkuara e vet mbresėlėnėse dhe si vazhdon ai ta jetojė tė tashmen njėlloj si tė shkuarėn. Vizitė nė shtėpinė e tij muze, tė restauruar tri herė me fonde tė shtetit. Pėrpjekjet pėr t’u rikthyer pas nė kohė. Ditėt e Sali Shijakut nga hajati i ri i shtėpisė sė vjetėr tek dhoma e restauruar e zjarrit, mes pikturave tė shumta dhe objekteve artizanale, ulur mbi pastiqe, pranė oxhakut tė ndezur, duke pritur e pėrcjellė “miq” qė e gjejnė derėn tė hapur.

Nė shtėpi
Duart kryqėzuar pas kurrizit, kokėn pėrkulur poshtė, ai ēapon si njėherė njėqind herė mbi ato gurė kalldrėmi. Dy kanatat e portės sė madhe janė hapur tej e tej nė pritje tė miqve. “Mirėmėngjes xhaxhi Sali” e pėrshėndesin njė grup djemsh qė drejtohen pėr nga dera e shtėpisė. “Mirėserdhėt djema”, -ua kthen plaku dhe e ngul prapė vėshtrimin tek gurėt e kalldrėmit. “Kėto gurėt e zinj qė kam vendosur kėtu do t’i zėvendėsoj me tė bardhė, kėshtu forma e lules qė u kam dhėnė ka pėr t’u dalluar mė qartė”, - na tregon piktori pėr gurėt e kalldrėmit tė oborrit. Ka mundur ta ruajė atė oborr 300 -vjeēar siē ka qenė dikur, ashtu si edhe shtėpinė prej qerpiēi, hajatin, “hamamin”. Trashėgiminė e katėr brezave qė kanė jetuar nė atė shtėpi e ka kthyer nė “modė”. Fletėt e njė mulliri druri tė gjyshit, qypat e detit, sėndukėt e nėndajės Mahmude, sofra, gjyma e tepsia, shilte e postiqe, tė gjitha i gjen nė shtėpinė e Sali Shijakut. Por tė gjitha kėto janė nė funksion tė shtėpisė, e cila ka mbrojtje tė veēantė nga shteti dhe ku vazhdon tė jetojė qė nga viti 1933 piktori i njohur. Odėn e zjarrit e ka kthyer nė galeri tė pikturave tė veta dhe relikeve tė traditės. Nuk e ka inaguruar kurrė por vizitorėt nuk i mungojnė asnjė ditė. E ndėrtuar nė kohėn e perandorisė turke, Sali Shijaku tregon se “Kjo shtėpi mė parė mendohet tė ketė qenė spital ose burg grash”. Ėshtė njė ndėr llojet e shtėpisė tiranase nė zhdukje dhe modeli mė i mirėmbajtur i saj, tipi i banesės tradicionale kryeqytetase. Me fanatizėm, Sali Shijaku e ka “kthyer atė nė identitet” siē ka qejf ai tė shprehet. Pėrpara 20 vjetėsh e braktisi apartamentin qė i dha shteti pėr t’u rikthyer nė shtėpinė prej qerpiēi, nga e cila qe larguar qė tė restaurohej. Ėshtė shumė i lidhur me atė shtėpi. “Atėherė kur shtėpia jonė nuk ishte ndėr tė vetmet e kėtij lloji nė Tiranė dhe kur vija re ndonjė shtėpi tjetėr si imja, por pėr shembull me strehėz pak mė tė madhe, bėhesha xheloz dhe mendoja si e si ta zmadhoja strehėn”, - kujton Sali Shijaku. Pas tre restaurimeve dhe mirėmbajtjes sė vazhdueshme, shtėpia e Shijakut vazhdon tė jetė nė formė tė mirė dhe siē tregon piktori as qė pyet pėr tėrmetet, ndėrkohė qė nuk ngjet e njėjta gjė me ndėrtesat e reja rrotull saj, qė ndiejnė edhe lėkundjet mė tė vogla. “Kjo ndodh sepse muret prej qerpiēi qė bėheshin dikur prej ustallarėve lidheshin me breza druri dhe gjithė kjo sipas njė teknike antisizmike”, - thotė ai. Tani krijimtaria dhe talenti i piktorit tė njohur janė vėnė nė shėrbim tė asaj shtėpie, ku jeton vetėm me tė shoqen. Qė nga oborri tek kopshti, hajati, hamami e deri tek dhomat brenda, Sali Shijaku ėshtė ēdo ditė nė kėrkim tė ideve origjinale qė t’i realizojė pėr shtėpinė e vet-banesė-muze-bar-restorant. Nga njė pemė kacavjerrėse nė oborr, varur si me krahė, ai ka krijuar figurėn e njė shqiponje, e cila natėn bėhet e kuqe kur ndizen llambushkat me tė cilat piktori ia ka veshur krahėt e degėzuara. Fare pranė pemės-shqiponjė ka vendosur njė fletė mulliri, tė cilėn siē thotė e ka marrė nga mulliri qė gjyshi i vet kishte dikur nė Tiranė. Rrėzė portokalleve qė nuk mund tė mungojnė nė njė shtėpi qytetare tirane, ka vendosur qypa tė mėdhenj, qė dikur siē tregon ai i kanė shėrbyer familjes Shijaku pėr tė mbajtur vajin. “Janė 200 -vjeēarė dhe quheshin qypa deti sepse transportoheshin nė anije, nuk prodhoheshin nė Shqipėri”, - kujton piktori. Gurėt e kalldrėmit thotė se janė tė lumit Erzen. Pusi vazhdon tė jetė nė vendin qė Sali Shijaku e quan gjithnjė hajat si dikur, por qė nė fakt tani ka formėn e njė kafe-bari nė natyrė, mbuluar me kashtė dhe ku janė vendosur ca tavolina e karrige. Mbi llampat ka vendosur shporta kashte qė drita tė zbutet. Njė gardh shkurrishtesh dhe tullash e rrethon hajatin. Pusin e ka shndėrruar nė njė shatėrvan tė ēuditshėm qė u ngjan mė tepėr krojeve nė fshatra. Uji del nga njė kokė femre nė qeramikė nė formė qypi dhe nuk ėshtė ujė pusi, por ujė ēesme dhe derdhet nė dy hulli tė gurta rrotull pusit. Ndėrsa ornamenti mė i ri i hajatit ėshtė njė oxhak nė formė qelesheje tė stėrgjatur, i cili ngjan sikur ka vite qė rri aty nė cep tė hajatit, ngaqė ėshtė ndėrtuar sipas njė modeli tė vjetėr qė nuk bėn kontrast me pjesėt e tjera tė oborit e tė shtėpisė. Mullarėt dhe dordolecėt nuk i mungojnė kopshtit tė Sali Shijakut. Njė mullar me sy, gojė dhe mustaqe ka qenė pėr njė kohė tė gjatė personazh i kopshtit tė shtėpisė sė tij, ndėrsa dordolecėt prej kashte piktori nuk pėrton t’i thurė ēdo verė. Hamami ose banjot vazhdojnė tė jenė jashtė si dikur nė shtėpinė e Sali Shijakut. Nė prag tė derės sė shtėpisė po rriten dy pemė bambuje. Me tė hyrė brenda shtėpisė syri tė ndeshet me njė mori pikturash, ndėrsa nė tė majtė tė kap njė sėnduk tė vjetėr tė kthyer nė vepėr arti pas motiveve me tė cilat piktori e ka transformuar. Nė tė majtė vijon dhoma e ndenjes me shilte, postiqe, oxhak dhe plot piktura. Gjithnjė nė katin e parė hyjmė nė dhomėn e zjarrit, qė ėshtė edhe mė e bukura e shtėpisė. Nė fund tė dhomės, dy palė shkallė tė ngjisin nė mafile, aty ku mė parė rrinin gratė duke bėrė muhabet ose duke u falur. Galeria e pikturave vazhdon nė kėtė kat tė dytė tė shtėpisė pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė mureve prej qerpiēi tė lyer me gėlqere ndėrsa dyshemeja poshtė ėshtė e pashtruar, e mbuluar me qilima tė vjetėr e tapete. Tavani ėshtė i hapur me trarė tė zinj qė mbajnė ēatinė me tjegullat. Nė katin e dytė gjenden dhomat ku rrinė tė zotėt e shtėpisė, disa tė rregulluara disa jo. Janė gjithsej shtatė dhoma nė tė dyja katet.

Kujtimet
Ai e kujton ende ditėn kur dalloi Vojo Kushin teksa kaloi nėpėr avllinė e shtėpisė sė tij aty nė rrugėn “Siri Kodra”, tek Selvija. “Ishte gjyshja ime, Nan Gjylja, ajo qė e njohu Vojo Kushin me kobure nė dorė. Kaloi nėpėr oborrin e shtėpisė sonė pėr tė shkuar tek shtėpia e xhaxhait, e cila me sa duket shėrbente asokohe si strehė e guerilasve. Unė isha rreth 10 vjeē dhe e mbaj mend momentin kur i kaloi pragun e shtėpisė sonė. Mbaj mend se pas betejės qė u bė nė Tiranė vėrshoi njė tym i kuq. Kjo ėshtė arsyeja pse nė tablonė time pėr Vojo Kushin mbizotėron ngjyra e kuqe”, - tregon Sali Shijaku. Tani i mungojnė “skalitjet” e heronjve, ndėrsa thotė se askush nuk kujtohet mė tė porosisė piktura heronjsh. Puna mė e fundit qė Sali Shijaku ka nė duar ėshtė njė pėrkujtimore pėr heronjtė e luftės sė Mallakastrės, tė cilėn ėshtė duke e ēuar drejt fundit. Por punė artistike ai quan edhe tė gjitha idetė qė realizon aty nė oborrin e shtėpisė sė vet dhe brenda mureve tė saj prej qerpiēi. Ėshtė duke menduar ndėrkohė qė tė krijojė njė hajatllėk origjinal, identik me atė qė ka ekzistuar dikur nė atė shtėpi. “Mendoj gjithashtu tė krijoj edhe njė shatėrvan me figura zanash e kreshnikėsh ose valltarė qė ndezin shaminė e beqarit”, - zbulon ai ndėrkohė qė shton se do tė pėrpiqet tė gjejė edhe njė palė vegjė si ato tė nėndejės Mahmude, e cila siē kujton ai, tirrte me elemine fillin e krimbit tė mėndafshit dhe mė pas e kalonte nė vegjė. “Mė kujtohej si e tirrte mėndafshin nė oborrin e shtėpisė, ajo atmosferė, si zgjatej filli nga njėri cep i oborrit nė tjetrin. Pėrveē kėsaj kujtoj edhe dybekėt, jo ato qė tundin dhallin por dybekėt pėr tė shtypur grurin ose orizin. Dy-tre punėtorė rrihnin nė dybek grurė ose oriz. Nėse do tė rikthej hajatin me kėto elementė do tė jetė njė gjė shumė origjinale e asaj kohe”, - kujton Sali Shijaku.

Intime
Si e shiti portretin nudo tė sė shoqes
Tė vetmin portret nudo qė i ka bėrė tė shoqes, Anės, me tė cilėn vazhdon tė jetojė nė shtėpinė e vet, e ka shitur nė Brazil, sapo e pati mbaruar. “Tani shumė vetė mė kėrkojnė t’u bėj portretin e grave tė tyre, jo nudo, por unė u them se, ngado do tė bėj tė duket Ana ime, prandaj ėshtė e kotė”, - na tregon piktori duke qeshur. Nė fakt, ai ėshtė autor i njė portreti tė mrekullueshėm tė Gruas sė Zadrimės si edhe i njė sėrė pikturash tė tjera shumė origjinale femrash, nuses me duvak, (njė ekzemplar tė tillė e ka vendosur mbi sėndukun e pajės nė shtėpinė e vet), kreshnikėve e zanave, valleve me shaminė e beqarit e tė tjera punė mė tė epėr me motive tė Tiranės por edhe tė tjera. Dy djemtė e Sali Shijakut, Noseti dhe Orgesi jetojnė nė Itali. Njėri prej tyre, Noseti, ka mbaruar Artet dhe bėn piktura. “Ai ėshtė gjithashtu shumė i preferuar nė Itali pėr punėt me guriēka, sheshe kalldrėmi, tė cilat i vijnė duarsh mė shumė se italianėve”, - tregon piktori.

Autoportreti

Limpreht deshi ta blinte


Ėshtė njė ndėr pikturat e tij mė tė veēanta qė ka varur nė dhomėn e zjarrit. Ashtu si ai e sheh veten e vet. Pėr tė realizuar kėtė pikturė e ka ndihmuar edhe e shoqja. Nė fakt ajo u bė shkas qė ai autoportret tė realizohej, nė kuptimin qė gjeti kornizėn dhe ajo qė mungonte ishte vetėm piktura. Ideja e Sali Shijakut ishte autoportreti dhe kėshtu e realizoi “veten time pak si tė ēmendur”. Kjo ishte edhe piktura e preferuar e ish-ambasadorit Josef Limpreht, i cili pasi kishte vizituar shtėpinė e Sali Shijakut kishte dashur tė blinte autoportretin e kėtij, por qė siē thotė piktori nuk preferon ta shesė. Vizitorė tė shpeshtė tė shtėpisė sė Shijakut janė zakonisht politikanė tė sė djathtės por edhe ambasadorė tė huaj.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.