Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shume cmenduri te shkurtra, kjo quhet dashuri. Dhe martesa u jep fund ketyre cmendurive te shkurtera me nje budallallek te gjate.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: Kampioni i botes, roje porte
Postuar nga: Albo

Sport Rrėfimi i Ymer Pampurit, peshėngritėsit tė vetėm shqiptar qė ėshtė shpallur Kampion Bote dhe qė punon roje tek INIMA

Njė Kampion Bote, roje porte

Shtangisti: “Jetoj nė varfėri dhe jam i detyruar tė punoj pėr tė mbajtur veten dhe gruan”

Belina Budini

TIRANĖ – Mban veshur ende pantallona prej shantungu dhe xhup doku. Edhe biēikletėn me tė cilėn rend nga rruga “Ali Demi” pėr nė rrugėn e Elbasanit, e ka tė tipit tė vjetėr. Ēdo mesditė nxiton kėshtu pėr tė qenė nė kohė para portės tė cilėn ruan. Bėhet fjalė pėr dezhurnin e INIMA-s, njė 60 -vjeēar nga Tirana, jo mė shumė se 1 metėr e 52 centimetra i gjatė dhe megjithatė tani mbi 75 kilogramė nė peshė, i vetmi Kampion Bote i Shqipėrisė nė peshėngritje. 30 vjet pas shpalljes Kampion Bote nė Mynih tė Gjermanisė, Ymer Pampuri ėshtė shndėrruar nė roje tė Institutit tė Matematikės. Nuk i kanė munguar medaljet e titujt e nderit qė nga viti 1972, por ka qenė i detyruar tė bėjė punė tė rėndomta pėr tė fituar bukėn e gojės. Qė prej katėr vjetėsh punon si roje pėr tė fituar diēka mė shumė mbi pensionin prej 9 mijė lekėsh qė merr nga shteti. Sė bashku me gruan e vet tė papunė, Ymer Pampuri, jeton nė njė apartament dhomė e kuzhinė nė rrugėn “Ali Demi”. Ai rron me kujtimet e sė shkuarės sė shkėlqyer, e cila kurrė nuk i dha as tė tashme, as tė ardhme tė ndritshme nė Shqipėri. Pas 30 vjetėsh qė nga marrja e titullit Kampion Bote, Ymeri ndihet i harruar dhe i pavlerėsuar, edhe pse ka mbetur i vetmi nė historinė e peshėngritjes shqiptare, shpallur Kampion Bote. Ja peripecitė e njė sportisti shqiptar, qė stėrvitej me barkun bosh dhe tutat e pathara mirė nė trup dhe qė mban me vete pengjet e njė jete tė pashpėrblyer.

Rrėfimi

“Nė moshėn 7 -vjeēare isha i apasionuar pas cirkut. Isha njė akrobat amator por deri nė vitin 1962 isha bėrė profesionist dhe sigurova njė vend pune nė Cirkun Shtetėror Shqiptar”, - nis tė tregojė Ymer Pampuri, fillesat e veta qė mė pas do ta ēonin nė tjetėr drejtim. E ka zbuluar pėr herė tė parė talentin e Ymerit nė peshėngritje Telat Agolli, i cili mandej e mori Ymerin nė palestėr dhe nisi ta stėrviste. Kėshtu u nda pėrkohėsisht nga cirku peshėngritėsi i ardhshėm. Nuk ishte mė shumė se 20 vjeē kur u shpall pėr herė tė parė kampion kombėtar me peshėn 120 kilogramė. Hera e parė qė merrte pjesė nė garė dhe dilte i fituar. Dy vjet mė vonė, sė bashku me njė ekip prej 10 vetėsh, u nisėn pėr specializim nė Kinėn e largėt, e cila edhe pse nuk merrte pjesė nė kampionatet e peshėngritjes, kishte njė pėrvojė nė kėtė lloj sporti, sidomos pėr sa i takon teknikės. “Eksperienca kineze ishte tepėr e dobishme, nga kinezėt mėsuam mė shumė rreth teknikės sė peshėngritjes”, - tregon Ymeri. Bėhej fjalė gjithnjė pėr stilin forcė, i cili aplikohej asokohe ende. Nė 1972 Ymer Pampuri do tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Kampionatin Evropian qė u organizua nė Rumani. “Ishim nė pėrgjithėsi sportistė dhe trajnerė pa pėrvojė tė madhe. Shqipėria prezantohej aty pėr herė tė parė. U shpalla nėnkampion me peshėn 125 kilogramė, e njėjtė me atė tė vendit tė parė, por mandej pesha jonė trupore bėri diferencėn”, - tregon Ymeri. Tė njėjtin vit, Ymerit i ndriti ylli mė fort nė qytetin e Mynihut ku zhvilloheshin Lojėrat Olimpike. Pasi nė moshėn 27 -vjeēare, peshėngritėsi i “17 Nėntorit” tė Tiranės qe shpallur nėnkampion Evrope nė stilin Forcė, Ymeri theu nė Gjermani rekordin olimpik tė Yoshinobu Miyake tė Japonisė. Nė garėn e zhvilluar mė 29 gusht 1972 nė Forcė, Ymer Pampuri theu rekordin olimpik 127,5 kilogramė. Agjencia e lajmeve, AP, pati shkruar atėherė se “Sportisti shqiptar, Pampuri brenda pesė minutave thyen dy herė rekordin olimpik”. Rekordi i vendosur mė parė ishte 122 kg. “Arrita tė thyeja rekordin olimpik tė vendosur dhe tė shpallesha Kampion Bote pėr peshėn trupore 60 kilogramė”, - shprehet Pampuri. Megjithė kujtimet e mira tė trofeve, ai nuk duket i lumtur pėr to, pasiqė nė jetėn e tij ato medalje nuk kanė sjellė vlerė materiale. Pas njė muaji Ymer Pampuri u bė “Mjeshtėr i merituar i sportit” nga Federata Sportive.

Aksidentet sportive

Nuk hoqi dorė nga peshėngritja edhe pas heqjes sė stilit forcė. Ai nisi tė praktikohej me stilin shtytje dhe mori pjesė nė kampionatin ballkanik ku doli me medalje bronzi, nė Gjermaninė Lindore me medalje argjendi dhe nė Verona sėrish me medalje bronzi. Nuk pati suksesin e stilit forcė, por tashmė ishte njė peshėngritės i nivelit botėror. Jo gjithēka do tė ecte kaq fjollė pėr sportistin. Nė 1978 ia behu njė aksident shėndetėsor. Ymer Pampuri do tė kalonte njė trombozė fill pas njė seance stėrvitore, sėmundje qė do ta mbante njė muaj nė gjendje tė rėndė. “Pasi kalova me sukses kėtė sėmundje iu riktheva peshėngritjes, por nė vitin 1975 m’u desh tė kaloja njė tjetėr sprovė dhe bėra operacion miniskun (nė gju). Shqetėsimi kėtė radhė ia kishte behur nė shtetitn e largėt tė Kinės. Pasi u bė operacion, mjekėt ia kishin hequr shpresat pėr tė mbajtur prapė shtangėn. “Arrita tė ngrej 135 kilogramė pasi e mora veten nga operacioni dhe rekordi i fundit qė kam thyer ka qenė 138 kilogramė. E kam thyer nė 1975 nė Bullgari nė stilin shtytje”, - thotė Pampuri. Ai nuk do tė hiqte dorė prej shtangės deri nė moshėn 33 -vjeēare. Nė vitin 1981 heq dorė pėrfundimisht nga sporti qė i kishte dhuruar aq shumė emocione pėr disa vjet radhazi dhe u rikthye nė mjediset e Cirkut tė Tiranės, aty ku do tė dilte nė pension nė moshėn 50 -vjeēare. Pasi doli nė pension nė vitin 1994, Ymer Pampuri kėrkoi tė punonte pėr tė fituar jetesėn. Gruaja e vet ishte gjithashtu e papunė. Ajo kishte punuar nė ndėrmarrjen e trikotazhit dhe nuk e ka mbushur ende moshėn pėr tė dalė nė pension. Pėr tė siguruar bukėn e gojės, Ymer Pampuri, edhe pse i lodhur, u punėsua nė njė ndėrmarrje si punėtor lavatriēesh. Njė ēikatriēe nė ballė shėnjon njė aksident nė punė. Ndėrsa qė prej katėr vjetėsh Ymer Pampuri vazhdon tė jetė roje nė Institutin e Matematikės, ku thotė se e ka ndihmuar shumė drejtori Gudar Beqiraj. “Ky njeri mė dha njė rrogė, atėherė kur kisha nevojė mė shumė se kurrė dhe mė solli nė jetė. Ai ka qenė president i peshėngritjes dhe i ka ndihmuar sportistėt jo vetėm moralisht, por edhe materialisht”, - shprehet Pampuri.

Momentet e rralla nė palestrėn e institucionit ku punon. “Nuk jam mė nė formė se nuk kam takat”

Ditėt e Pampurit nė portėn e INIMA-s

Ēdo ditė e gjen para portės sė INIMA-s nga ora 13.00 e mesditės deri nė mbrėmje. Ai ėshtė dezhurn i rreptė. Ėshtė fatlum megjithatė qė nė katin e parė tė institucionit qė ruan gjendet njė palestėr, ēelėsat e sė cilės ai mund t’i ketė nė dorė kur tė dojė. Megjithatė shtangėn nuk e ka ngritur mė kurrė njėlloj qė nga viti 1981 kur hoqi dorė nė moshėn 33 -vjeēare nga peshėngritja. Tani madje thotė se nuk ėshtė mė nė gjendje tė mirė as pėr tė vrapuar. “Njė sportisti i duhet tė ushqehet mirė dhe tė mbajė regjim tė rreptė. Tani e kam humbur krejt formėn dhe mė vjen shumė keq pėr kėtė. Kam arritur rreth 80 kilogramė, ndėrkohė qė pesha ime mė pėrpara ėshtė luhatur nga 56 nė 60 kilogramė”, - tregon Pampuri. “Ēėshtja ėshtė se tani nuk kam mė as takat e as ushqim”, - shton ai. Thotė se do tė kishte dashur tė ishte edhe njė herė i ri, tani, pėr tė korrur tė tjera suksese prej talentit tė vet. “Atėherė ishte shumė e vėshtirė. Por njė ndihmė tė jashėtzakonshme kam patur prej familjes. Gruaja e hiqte ushqimin nga gojėt e vajzave pėr tė ma dhėnė mua, sepse duhej tė ushqehesha mirė. Edhe vajzat kujdeseshin shumė pėr mua. Mė lanin rrobat e stėrvitjes ēdo ditė. Kisha vetėm njė palė tuta dhe duhej t’i laja, t’i thaja e pastaj t’i vishja pėr tė vrapuar nė stėrvitje”, - kujton Pampuri. “Do tė kishte qenė shumė mirė pėr mua tė bėja ndonjė kontratė me ekipe tė huaja dhe kėrkesa kisha, por duhej tė merrja pėrsipėr rrezikun qė ikja ime do tė kishte pėr familjen dhe njerėzit qė lija nė Shqipėri, prandaj nuk e bėra kurrė kėtė hap”, - tregon Pampuri. Veē medaljeve e titujve, madje presidenti Rexhep Meidani i ka akorduar edhe titullin “Mjeshtėr i Madh i Punės”. Mė parė qe dekoruar edhe me urdhrin “Naim Frashėri” i klasit tė parė, por thotė se kurrė nuk i ėshtė dhėnė asnjė shpėrblim financiar dhe tani i gėzohet njė rroge prej punėtori roje dhe njė pensioni, ndėrkohė qė prej kohėsh ka kėrkuar prej institucioneve shqiptare njė pension tė posaēėm si Kampion Bote.

Ndryshe
“Kur stėrvisja miss-et”


“Gjithė jetėn kam qenė njė njeri me humor tė mirė, por tani nuk jam mė i tillė”, - shprehet Ymeri. Dhe nė fakt ai qesh shumė rrallė dhe flet vetėm pėr zhgėnjime tė njėpasnjėshme megjithė sukseset qė ka arritur nė peshėngritje. Tani gėzimi i vetėm pėr tė janė tre nipėrit e vegjėl, jo mė shumė se 5 -vjeēarė. Thotė se i studion ata me vėmendje e se ka pikasur tek njėri prej tyre talentin e ardhshėm tė peshėngritjes. Kėnga popullore ka qenė njė prej argėtimeve tė Ymerit pėrtej sportit, por tani thotė se nuk ndihet nė humor pėr tė dėgjuar muzikė tė tillė. Shton gjithashtu se ndihet mė mirė kur merret me stėrvitjen e talenteve tė reja, gjė qė megjithatė thotė se nuk e bėn shpesh. Rasti mė i veēantė ėshtė ai kur ka stėrvitur disa vajza tė “Miss Albanias” pėr njė vit rresht nė palestrėn e INIMA-s, aty ku punon, derisa ato kanė ardhur nė formė tė mirė trupore.

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.