Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri njė herė ka lindur, njė herė edhe do tė vdesė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Shendeti :: Veshkat, vdekja vjen nga mungesa e transplantimeve
Postuar nga: isli

Shendeti Nė Shqipėri ēdo vit shtohen 300 shqiptarė me veshka jashtė funksionit, por shumė pak prej tyre arrijnė t’i zėvendėsojnė ato.
Doktori: “Kemi mjekė tė specializuar, por nuk kemi fonde pėr aparatura”





Ata jetojnė prej vitesh me veshkat e katandisura sa njė kokėrr fasule. Tre herė nė javė udhėtojnė nga shtėpitė e tyre, kudo nė Shqipėri, drejt Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza” nė Tiranė. Kėtu kryejnė dializėn, njė mjekim qė nuk merr fund kurrė, me kripėra pėr veshkat e tyre. “Sikur ne tė mos vinim rregullisht kėtu, do tė na ngelej vetėm njė javė jetė”, -thotė njėri prej kėtyre tė sėmurėve, Kujtim Duka, nga Burreli. Dy shokėt e tjerė tė dhomės, (njėrin prej tė cilėve e quajnė gjithashtu Kujtim) nė sallėn nr.1 tė repartit tė dializės, tundin fort kokat. Ata ia kuptojnė hallet.
Me shiringa nė krah
E hėnė, e mėrkurė, e premte. Kėto janė ditėt e kalvarit tė ēdo shqiptari qė ka ngelur thuajse pa veshka dhe qė vjen tė bėjė dializėn nė QSUT. Me vete marrin qeset me bukė e shishet me ujė e akull. “Qėndrojmė shtrirė plot katėr orė, deri sa merr fund dializa, dhe na merr uria. Kurse ujin e blejmė gjithmonė me akull, qė tė mos pijmė shumė sepse dializa tė jep njė etje tė tmerrshme”, -thotė Kujtim Duka. 33-vjeēari i ka veshkat e sėmura qė nga fėmijėria. Ka nevojė tė ngutshme pėr transplantim, por nuk ka asnjė shpresė se do tė mund ta bėjė njė ditė. “Unė nuk kam para, madje nuk kam gjetur as ndonjė dhurues veshke”, -thotė ai. Burri i ri ėshtė i martuar dhe ka njė djalė tė vogėl, ndėrsa tani pritet tė bėhet baba pėr sė dyti. Gruaja e tij ėshtė shtatzėnė. Kujtimi nuk punon gjėkundi sepse veshkat e tij tė sėmura ia kanė flashkur fuqinė pėr tė bėrė ndonjė punė. I vetmi qė nxjerr ndonjė lekė nė shtėpinė e tij ėshtė i ati plak. “Por edhe ai s’mund tė punojė ēdo ditė dhe ne jetojmė me ato qė na japin tė afėrmit”, -thotė Kujtimi . Disa vite mė parė familja e tij shiti shtėpinė nė Burrel dhe erdhi me banim nė Kamėz. “Dhe e gjitha pėr shkak tė veshkave tė mia. Nuk ia dilnim dot qė tė vija nga Burreli nė Tiranė, tri herė nė javė, pėr tė bėrė dializėn”, -thotė Kujtimi. Pak metra mė tutje, njė banor i Lushnjės, ka tė tjera halle pėr tė qarė. Ai ėshtė 35 vjeē dhe ka 5 vjet qė bėn dializėn nė kėtė repart. Vjen tri herė nė javė nga Lushnja nė Tiranė. “Shyqyr qė kam makinėn time. Ma blenė vėllezėrit me paratė e tyre, se unė nuk kisha mundėsi tjetėr pėr tė ardhur kaq shpesh nė spital”, -thotė ai. Ashtu si Kujtim Duka, edhe ky burrė nuk mund tė bėjė asnjė punė. Askush nuk punon nė shtėpinė e tij dhe tė pestė, ai, gruaja, dy fėmijėt dhe nėna e moshuar, shohin para me sy vetėm dy herė nė muaj: kur ai merr siguracionin prej 7 mijė lekėsh ose kur e ėma tėrheq lekėt e pensionit. Ndodh edhe qė ndonjė nga miqtė t’u falė diēka. Ka vite qė e shtyjnė kėshtu. “Askujt nuk i bie ndėrmend pėr ne, shteti na ka lėnė nė mėshirė tė fatit dhe as qė kam shpresė se do tė kujtohen pėr transplantimin tim”, -thotė lushnjari. I lodhur nga ecejaket e pafrytshme, ai provoi katėr vjet mė parė ta merrte vetė nė dorė fatin e transplantimit (zėvendėsimit), tė njėrės prej veshkave. Por i shkoi huq, vetėm sa harxhoi para dhe nerva tė tjera. “Shkova nė Greqi, por gjithēka kushtonte shumė shtrenjtė. Klinikat mė kėrkuan 8 milionė e gjysmė dhrahmi”, -psherėtin mbi krevat.
Bashkė me qindra tė tjerė
A mund tė vdesin kėta njerėz nėse nuk u zėvendėsohet tė paktėn njė veshkė? Kur dėgjon kėtė pyetje, shefi i shėrbimit tė nefrologjisė dhe dializės, shikon thuajse me habi. Alketa Koroshi thotė se raste tė tilla ndodhin shpesh, sepse veshkat janė njė organ jetik pėr njeriun. Ai s’mund tė rrojė me veshka tė prishura. “Eshtė e njėjta gjė sikur tė pyesni a rron njeriu me zemėr tė prishur. Sigurisht qė jo, nėse ajo nuk i zėvendėsohet”, -shton shefi i repartit tė dializės, Myftar Barbullushi. Mė shumė se 300 tė sėmurė tė tillė i shtohen ēdo vit Shqipėrisė. Kjo do tė thotė se vendi ynė ka njė normė shtimi 100 pėr 1 milion banorė, tė atyre qė vuajnė nga insufiēensa renale kronike (humbja pėrfundimtare e funksionit tė veshkave). Kjo normė ėshtė vjetore dhe ėshtė mė se normale krahasuar me shifrat e tjera botėrore. Kėta tė sėmurė i kanė veshkat thellėsisht tė dėmtuara, thuajse tė dala nga funksioni. “Ata trajtohen me mėnyra tė ndryshme, por pjesa e tyre mė e madhe ka nevojė pėr transplantim veshkash. Dhe pjesa mė e madhe e tyre nuk ia del tė bėjė njė tė tillė”, -sqaron Koroshi. Transplantimi i veshkave nuk mund tė bėhet nė Shqipėri, sepse mungojnė aparaturat e duhura, megjithėse ka mjekė tė kualifikuar, sipas shefit tė nefrologjisė. Shqiptarėt qė kanė nevojė pėr kėtė operacion, mund t’i varin shpresat vetėm tek klinikat e huaja. Por janė shumė tė paktė ata qė mund t’i pėrballojnė vetė shpenzimet. “Njė transplantim veshkash mund tė shkojė deri nė 20 mijė $”, -thotė Koroshi. “Por ndoshta mund tė shkojė edhe nė 40 mijė $”, -shton Myftar Barbullushi. Tė dy mjekėt theksojnė se janė shumė tė paktė pacientėt qė kanė tė ardhura tė mjaftueshme pėr ta bėrė vetė transplantin. Tė tjerėt presin radhėn nėpėr lista dhe i kanė sytė nga Turqia. Qysh prej disa vitesh, mes kėtij shteti dhe Shqipėrisė ėshtė lidhur njė marrėveshje qė siguron 100 transplantime tė organeve tė ndryshme nė vit. Turqia i mbulon vetė shpenzimet dhe operacionet bėhen nė klinikat e saj. Brenda kėsaj shifre tė pėrcaktuar, reparti i dializės, ka kėrkuar qė dhjetė vende t’i rezervohen atij, pėr transplantim veshkash. “Deri tani, brenda kėtyre viteve, kanė bėrė transplant veshkash 40-50 persona, por kjo shifėr ėshtė shumė e vogėl krahasuar me numrin e atyre qė kanė nevojė”, -thotė doktor Koroshi, duke dhėnė alarmin se gjithė kėta tė sėmurė janė nė rrezik jete. Pėr mė tepėr marrėveshja me Turqinė, sipas tij, nuk ka shkuar mirė kėto dy vitet e fundit. “Tė dėrguarit janė refuzuar nga pala turke, vitin e kaluar mund tė jenė kthyer mbrapsht 2-3 prej tyre. Ministria jonė nuk na ka dhėnė shpjegime”, -thotė ai. Koroshi shton se para dy ditėsh ka takuar ministrin shqiptar tė Shėndetėsisė, Mustafa Xhanin, pikėrisht pėr problemim e transplanteve. “Nė Shqipėri ka mjekė tė specializuar pėr kėto lloj operacionesh, duhen thjesht fonde pėr tė blerė aparaturat”, -propozon shefi i nefrologjisė nė QSUT. Por deri tani, ēdo gjė ka ngelur vetėm fjalė.
Elda Spaho, G.SH




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.