Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje dashuri qe ka kaluar nepermjet xhelozise eshte si nje fytyre e bukur qe ka kaluar line: ajo ngelet gjithnje me njolla.
--- Bourger

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 92 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Lajme :: SHBA redukton ndihmen ekonomike per Shqiperine
Postuar nga: Albo

Lajme Intervistė e ndihmėsadministratorit tė agjencisė amerikane pėr zhvillim ndėrkombėtar USAID, Kent Hill

SHBA: Ja pse u reduktua ndihma pėr Shqipėrinė

“Shqipėria ka probleme me korrupsionin, me trafiqet, dhe vėshtirėsi tė mėdha ekonomike. Ndihma u ul pėr gjithė rajonin”

TIRANĖ – Ndihmėsadministratori i agjencisė amerikane pėr zhvillim ndėrkombėtar USAID, pėrgjegjės pėr Evropėn dhe Eurazinė, Kent Hill deklaroi dje nė njė intervistė pėr radion “Zėri i Amerikės” se ndihma pėr Shqipėrinė ėshtė pakėsuar ashtu siē ka ndodhur edhe me vende tė tjera tė botės. Por sipas tij, “nėse njė vend si Shqipėria e ka vullnetin tė ecė pėrpara ka mė shumė shpresa qė ndihma tė vazhdojė”.
Pėr herė tė parė nė strategjinė pėr sigurinė kombėtare vitin e kaluar, ndihma e huaj u rendit si shtylla e tretė pėrkrah diplomacisė dhe mbrojtjes nė kėtė strategji. Ēfarė duhet tė presin vendet e huaja nga ky ndryshim dhe a do tė ndryshojė ndihma e huaj pėr ta?
Nė mars tė vitit tė kaluar presidenti Bush mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm ku u shfaqėn shenjat pėr njė ndryshim madhor nė politikėn e jashtme. Pėrsa i takon ndihmės amerikane pėr vendet e huaja si rrjedhojė u krijua fondi pėr sfidėn e mijėvjeēarit, i cili brenda njė periudhe rreth 3-vjeēare do ta shtojė me 5 miliardė dollarė ndihmėn amerikane, njė rritje kjo prej afro 50%. Kjo nismė vėrteton se ndihma amerikane pėr zhvillimin ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e strategjisė sonė pėr sigurimin kombėtar. Gjithashtu, ajo tregon se pėrparimi ekonomik dhe politik i vendeve ka njė rėndėsi thelbėsore, pasi bota ėshtė mė e sigurt se do tė ecė pėrpara. Por pėrveē kėsaj, nisma tregon bindjen e presidentit se ne duhet t’u japim mė shumė ndihmė vendeve qė e pėrdorin mirė atė dhe atyre qė e kanė udhėheqjen, e cila jep prova se ėshtė e angazhuar pėr qeverisje tė mirė demokratike, se merr vendime qė synojnė pėrmirėsime deri tė jetesės. Domethėnė, nėse udhėheqėsit kanė vullnetin tė bėjnė reforma qė sjellin pėrparime, qeveria amerikane do tė ketė mė shumė vullnet qė t’u japė atyre mė shumė ndihmė, do tė jetė pak a shumė njė nxitje qė do tė shpėrblejė ato vende qė marrin vendimet e nevojshme pėr tė shkuar drejt reformave qė sjellin pėrparimin.
Disa nga problemet qė ju pėrmendėt pėr fondin e sfidės sė mijėvjeēarit ekzistojnė edhe nė Shqipėri, siē mund ta dini. Si mendoni se do tė preket ndihma pėr Shqipėrinė nė kėto probleme?
Ashtu si pjesė tė tjera tė Evropės juglindore, Shqipėria ka probleme me korrupsionin, probleme tė mėdha me trafiqet, ka vėshtirėsi tė mėdha ekonomike, etj.. Strategjia e presidentit Bush e bėn tė qartė se nėse njė vend si Shqipėria e ka vullnetin tė ecė pėrpara ka mė shumė shpresa qė ndihma tė vazhdojė. Ne pėrballemi me pakėsim tė ndihmės pėr pjesė tė ndryshme tė botės dhe nuk ėshtė e lehtė tė garantohet e njėjta sasi ndihme, qoftė edhe nė krahasim me vitin e kaluar. Por ēfarėdo sasie ndihme tė jetė e mundur, duke marrė parasysh furnizimet nė buxhet, ne duam t’ua japim ato para vendeve ku ėshtė e qartė se ka njė ndjenjė pėrgjegjėsie pėr reformėn. Kėshtu qė nėse zyrtarėt nė Shqipėri kanė vullnetin tė bashkėpunojnė me ne, kjo e lehtėson argumentimin e kėrkesės sonė drejtuar Kongresit pėr vazhdimin e ndihmės pėr kėtė vend dhe ne po pėrpiqemi ta vazhdojmė mbėshtetjen, nė mėnyrė qė Shqipėria tė bėhet njė shoqėri krejtėsisht demokratike me reforma ekonomike nga e cila pėrfitojnė tė gjithė qytetarėt. Nė Shqipėri ka ende shumė probleme ekonomike dhe korrupsioni i dėmton tė gjithė, por nėse Shqipėria do tė bashkėpunojė me programet e ndihmės amerikane nė mėnyrė qė tė ndėrmerren hapa pėr pėrmirėsimin e gjendjes, kjo do ta ndihmonte atė, por edhe ne qė tė argumentonim kėrkesėn pėr vazhdimin e ndihmės.
A mendoni se udhėheqja nė Shqipėri po bėn aq sa ē’duhet pėr t’i trajtuar kėto probleme dhe pėr ta marrė ndihmėn?
Unė mendoj se Shqipėria ėshtė shumė e rėndėsishme pėr SHBA. Pėrsa i takon Evropės Lindore dhe rajonit tė Ballkanit Shqipėria ndodhet nė njė pozicion shumė tė rėndėsishėm. Ne jemi shumė tė interesuar qė Shqipėria tė pėrparojė ekonomikisht dhe politikisht. Ka mjaft njerėz nė Kongres dhe kėtu nė Agjencinė Kombėtare pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar qė duan tė nxisin vazhdimin e ndihmės pėr Shqipėrinė. Pėrsa i takon shkallės sė pėrgjegjshmėrisė sė udhėheqėsve do tė thoja qė nė ēdo vend ka njė spektėr tė udhėheqėsve politikė dhe kjo vlen edhe pėr Shqipėrinė, ku ekzistojnė politikanė tė tė gjitha llojeve, por e di qė disa njerėz nė agjencinė tonė mendojnė se ka zyrtarė shqiptarė, me tė cilėt ata vėrtet mund tė punojnė dhe qė kuptojnė se ēfarė duhet tė bėhet pėr tė bashkėpunuar, por ka raste tė tjera qė ata punojnė me zyrtarė pėr tė cilėt kanė ndjesi se nuk janė aq tė angazhuar sa ē’do tė dėshironim ne. Ne bashkėpunojmė me ata qė na mbėshtesin dhe janė tė hapur dhe nuk punojmė edhe aq shumė me ata qė nuk janė aq tė hapur. Fondet pėr ish-vendet komuniste nė Evropėn Lindore nė bazė tė programit tė ndėrtuar pėr kėtė qėllim po pakėsohen dhe Shqipėria ėshtė prekur nga njė pjesė e kėsaj rėnieje. Kėshtu qė ndoshta kemi mė pak fonde se deri para njė viti. Besoj se shuma e parave pėr vitin 2003 mund tė jetė rreth 28 milionė dollarė, por nuk e di me siguri, sepse Kongresi nuk e ka miratuar ende buxhetin pėrfundimtar. Besoj se agjencia amerikane pėr zhvillimin ndėrkombėtar do tė kontribuojė me ato para pėr programe tė ndryshme si ato pėr bujqėsinė, konsolidimin e demokracisė dhe kreditė e vogla, pėr punėn nė luftėn kundėr trafiqeve. Besoj se do tė kemi fonde pėr kėtė vit qė mund tė sjellin pėrmirėsime nė Shqipėri.

Marrė nga VOA



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.