Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Francesku, shenjti i munguar
Postuar nga: Albo

Feja Nga Dr. Moikom Zeqo

Duke shkruar disa studime mbi krishterimin e hershem, kam zbuluar mjaft figura interesante me origjine ilire dhe shqiptare, te cilat gezojne te drejten e shenjtoreve ne martirologjite e ndryshme, te botuara qe ne Mesjeten e hershme.


Qe ne vitin 100 mbas Krishtit, nje kryeshenjtor i Durresit, i quajtur shen Asti, u martirizua pikerisht ne Durres dhe per te u krijua nje kult vendes i mrekullueshem, aq sa ne afreskat e shekullit Xlll ne kishen e Rubikut, gjejme te rifiguruar mjeshterisht edhe portretin e shen Astit.

Sipas studiuesve te huaj, qe jane marre me krishterimin, jane afro 50 shenjtore ilire dhe shqiptare ne kohera te ndryshme. Del keshtu e domosdoshme te shkruhet nje antologji e martireve te krishtere iliro- shqiptare, qe do te plotesonte dukshem historine kombetare te Shqiperise, dhe do ta plotesonte me nje dimension ndricues dhe mrekulliberes te vecante.

Nje nga zbulimet e fundit gjate hulumtimeve te mia shumevjecare, ka te beje me nje shenjtor, qe gezon nje popullaritet dhe nje kult adhurimi te vecante ne Italine e Jugut dhe qe quhet _'Francesku i Durresit''.

Filipi i kthyer ne Francesk

Sipas studiuesit Eadding (Annales Minorum -Vell. Vl, f. 73), Francesku i Durresit ka lindur pikerisht ne qytetin bregdetar te Durresit, ne shekullin Xlll.

Emri i tij i pagezimit fillimisht ka qene Filip. Mbiemri, qe e ka shoqeruar me vone, shpjegon qarte se ai ka lindur ne Durres dhe e ka perdorur kete emer si patronim. Nuk dihen te dhenat per prinderit, origjinen shoqerore dhe historine e feminise te djaloshit me emrin Filip. Disa biografe kane shkruar se prinderit e Filipit _'qene mjaft te ndershem dhe te devotshem'', dhe Filipi, qe ne femijeri, _'filloi te mos i perfillte dhe te qendronte larg mentalitetit te aristokracise dhe opinioneve mbi gjerat qe ne jeten mondane dhe profane vleresohen se tepermi.'' Filipi keshtu u drejtua drejt jetes asketike dhe, domosdo, do te luante nje rol te madh ne nje levizje te posacme fetare te shekullit Xlll, qe lidhet me emrin e shen Franceskut te madh te Azisit.Ne 1219 Francesku i Azisit, hipi ne nje anije te kryqezatave ne Antikone, ndaloi ne Durres dhe pastaj arriti ne Siri, ku ndenji deri ne vitin 1221. Ai kishte si qellim te udhetimit te tij nderrimin e fese, te Sulltanit me Melek -El- Kamel, ta konvertonte ate ne te krishtere. Nderkohe, Francesku i Azisit, formoi Urdhrin e Franceskaneve, qe kritikonte ashper format e feudalizuara te krishterimit te Romes dhe predikonte nje kthim drejt nje krishterimi humanist, te ngjashem me krishterimin apostolik te hershem. Mbas vitit 1221 Francesku i Azisit u kthye me ngut ne Itali dhe kaloi permes Shqiperise dhe afersisht ne te njejten kohe, ngriti ne qytetin e Lezhes nje kishe franceskane dhe, per fat temire, ruhet edhe mbishkrimi latin qe e deshmon kete ngjarje. Ka shume gjasa, qe ai te kete ngritur nje kishe te tille te urdhrit te franceskaneve dhe ne qytetin e Durresit dhe te kete pikerisht ai qe e ka takuar dhe ka ndikuar te Filipi, i cili u be menjehere ithtar i franceskaneve. Keshtu, Filipi kaloi nga jeta civile, ne ate fetare dhe u riemerua me emrin e udheheqesit te madh te franceskaneve, te gjeniut fetar, pra te Franceskut te Azisit. Nga emri laik i filipit, ketej e tutje ai do te njihej me emrin Francesku i Durresit. Sipas autorit Q.I. Corrado, Francesku i Durresit shkoi ne Itali dhe u vendos ne nje manastir, te parin e ketij lloji ne qytetin Oria, duke u bere frat ne _'Urdhrin e Murgjerve te Vegjel''. Corrado, me librin e tij te botuar ne Napoli ne 1571, fq. 45, shkruan se Francesku i Durresit nga Durresi, ku kishte jetuar ne menyre te shenjteruar qe ne vitet e para te jetes, erdhi nga Pulia dhe u vendos ne Oria. Sipas studiuesit kryesor te ketij shenjti, D. T Albanesse (studjues ky, pra, arberesh), qe ka bere nje liber te shkelqyer per historine e lashte te Orias, thuhet se Francesku i Durresit ka lindur ndermjet viteve 1200 dhe 1205, dhe thuhet se ka vdekur ne 1305, cka do te thote se ka bere nje jete te gjate si patriarket biblike dhe ka vdekur ne nje moshe mbi 100 vjec. Kjo eshte ne kontrast me jeten e ashper asketike, qe ka jetuar vete shenjti. Manastiri franceskan i Orias ishte atehere jashte mureve te qytetit, rreth 200 m larg nga porta Brindizi. ketu Francesku i Durresit i falej dhe i pergjerohej nje pishe te mbjelle nga duart e Franceskut te Azisit, fidani i se ciles thuhet, ne menyre legjendare, se qe marre nga Shqiperia.

Cudirat legjendare te Franceskut te Durresit meqenese rryma e franceskaneve kritikonte ashper luksin dhe sjelljet princerore te kardinaleve, si kryemotiv te tyre misionar kishin asketizmin. Asketizmi qe nje nga format me te skajshme te protestes shoqerore dhe fetare, per ta kthyer krishterimin mes popullit te thjeshte qe vuante.

Francesku i Durresit praktikonte agjerimet e gjata, e fshikullonte rreptesisht cdo dite trupin e tij kocke e lekure nga te pangrenet, derisa nxirrte edhe gjak me ane disa grepash hekuri. 7 vitet e fundit te jetes se tij ai hoqi dore nga buka dhe u ushqye vetem me barishte dhe uje. Sipas deshmise se fratit Macara, ndodhi nje ngjarje e mahnitshme ne Manastirin e Orias.Ne kete manastiri qene mbledhur freterit e provinces per te bere nje meshe solemne. Frati i varfer, Francesku i Durresit, qe ngarkuar ate dite te bente detyren e ulet te kuzhinierit te manastirit dhe dhe kishte marre urdher te prere nga ai kujdestar, qe te punonte dhe te mos ishte ne meshen e shenjte. Por deshira e Franceskut te Durresit qe aq e larte , aq e kundershtueshme, saqe _'me vullnetin e providences hyjnore u hap nga nje e care neper te tre muret, qe ndodheshin midis tij, pa u ndjere asnje levizje ose zhurme, qe keshtu syte e ketij njeriu te shenjte te mund te shikonin Naforen mbi altarin ku do te behej mesha.'' Keshtu u be e pamundura. Ne nje autor tjeter thuhet qe u hapen mrekullisht jo 3 por 7 mure, sepse deshira e Franceskut te Durresit u plotesua nga Zoti. DjaLli ziliqar, nga shenjteria qe kish treguar Francesku i Durresit, deshi te hakmerrej, duke thyer pjatat dhe enet e kuzhines se manastirit, qe te deshtonte dita e festes per freterit e provinces ne kuvendin e Orias. Sipas autorit Albanesse, _`Demoni i ferrit ne forme qeni dhe maceje njekohesisht, i derdhi te gjitha gjellet e freterve, duke copetuar pjatat, kupat dhe enet e menses se caktuar, duke bere nje zhurme te llahtarshme, saqe Francesku i devotshem mendoi se po ndodhte termet''. Mund te ndodhte skandali qe freterit te mos e kuptonin kete qe kishte ndodhur dhe te hakmerreshin per Franceskun e Durresit, por vazhdon Albanesse -befas u degjua trokitje ne porte, Francesku rendi per tek ajo, e hapi dhe pa kater djem te rinj, shume te bukur, me pamje te hijshme dhe terheqese, qe mbanin ne krahe kanistra plote me buke, me gjelle te shijshme dhe ene te nevojshme per mense. Djemte thane se keto dhurata i dergoheshin fratit Francesku te Durresit, per freterit e tjere dhe se freterit, kur i shijuan keto ushqime, mbeten te mahnitur nga shija hyjnore e gjelleve, gje s'kishte ndodhur kurre me pare. Kjo histori e mrekullise ndodhet e rafiguruar ne disa afreska, madje edhe ne kapelen e djathte te Kapeles se Kishes se Shen Franceskut te Azisit. Francesku i Durresit vdiq dhe u varros me 1305 ne Oria. Me kalimin e kohes, ai u shenjterua se tepermi.

Historia e vjedhjes se nofulles se shenjtit

Shekuj me vone tradita gojore tregon se dy hajdute arriten te nxirrnin nga dheu nofullen e kafkes se shenjtit, per ta shitur dhe per te perfituar nga kjo relike e pazakonte. Ata e fshehen kete nofull midis sendeve, brenda nje torbe, dhe e ngarkuan ne nje kale. Por kali u rrezua pertoke dhe nuk levizte dot nga vendi. Njeri nga hajdutet e mori nofullen ne doren e tij dhe e zune te dridhura te tmerrshme. Atehere sakrilegjasit e kuptuan mekatin e tyre te mbrapshte dhe e kthyen nofulen ne manastir dhe keshtu shpetuan nga te dridhurat. Nofulla dhe eshtrat e Franceskut te Durresit, u bene relike, gjithashtu cudiberese. Kulti i ketyre relikeve u vinte ne ndihme grave ne lindje, ose te plagosurve rende, duke u shpetuar jeten, ose per te bere realitet lutjet per renien e shirave ne kohe thatesirash te medha.

Deri ne vitin 1500 fama e relikeve te Franceskut te Durresit u rrit. Mbas vitit 1571, Francesku i Durresit u be kulti kryesor per lavdine e kishes ne Oria, e cila kerkonte nje autonomi dhe donte te ndahej nga kisha e Brindizit,gje qe u arrit ne 1591. Autori Matarelli Pagano shkruan se rreth vitit 1590, Francesku i Durresit, se bashku me shen Barsanofion, quhen dy mbrojtesit pajtore ne qytetin Oria dhe jane paraqitur alegorisht, ne formen e dy luaneve, te pikturuar ne stemen e qytetin te Orias.

Ne shekullin XVll peshkopi i Orias, Rafaele Palma, beri konsakrimin e kultit te Franceskut te Durresit, duke e quajtur _'l1 Beato''d.m.th. _'I bekuari''.

Pikturat ikonografike dhe hymnet poetike per Franceskun e Durresit

Ka nje bibliografi te madhe per Franceskun e Durresit. Por para se gjithash, kjo bibliografi eshte frymezuar nga legjendat rreth tij, por dhe nga ikonografite pikturike.Nder me te vjetrat eshte nje gravure e shekullit XVll, e cila, me vone eshte riprodhuar me ndryshime te tjera. me e pasur ne hollesi eshte nje pjaster bakri, me format 15 X20cm, qe ka te grafizuar ne menyre sintetike me 5 kuadro, episodet me te shquara te jetes se shenjtit. I paharrueshem eshte sidomos afresku ne kapelen e Kishes se Shen Franceskut te Azisit. Ne disa afreska te tjere tregohet edhe per ngjarjen e vjedhjes senofulles se shenjtit, per mrekulline e ushqimeve te ardhura nga providenca hyjnore, apo per procesionet kushtuar kultit te Franceskut te Durresit.

Nder librat qe pasqrojne ikonografine e mesiperme duhet permendur vecanerisht libri i Lorencos Corrados, i lindur ne 1600 ne Oria, dhe vdekur ne 1678. Ky, ne 1661, notoi nje liber te tij me 8 hymne te shenjta ne greqisht dhe latinisht, kushtuar shenjtoreve te Orias, ku spikat ne mmenyre te vecante hymni dedikuar Franceskut te Durresit. Ky hymn eshte perkthyer dhe ne italisht dhe, ne strofen e tij te dyte, thuhet qarte se Francesku erdhi ne brigjet e Durresit, qe ishte dhe qyteti i tij i lindjes. Hymni ne fjale eshte perkthyer ne italisht nga Mario Belini.

C'behet me reliket e shenjtit

Ne vitin 1774, eshte ngritur nje kapele kushtuar Franceskut te Durresit dhe kultit te tij. Aty ruhen, ne kafaz te hekurt, eshtrat dhe reliket e shenjtit dhe celesat e ketij kafazi i mban vete ati kujdestar i Orias dhe kryetari i bashkise se qytetit. Dita e kultit te shenjtit eshte data 16 maj. Por, me vone, historianet saktesuan se data e vdekjes ishte 19 maj 1305,u vendos qe festa e kultit te tij te behet ne 19 maj, cdo vit. Kulti i Franceskut te Durresit nderlidh, ne pikamje kulturore dhe fetare, dy brigjet e Adriatikut: te Shqiperise dhe Italise. Eshte e domosdoshme qe ky kult te popullarizohet edhe ne Shqiperi, dhe sidomos ne qytetin e Durresit, ku mund t'i kushtohet edhe ndonje statuje apo nje kapele kishtare e Franceskut te Durresit, te mbiquajtur _'ll Beato'' (I bekuari)''.


Post Scriptum

Po jap te perkthyer ne shqip hymnin e shkruar ne latinisht per Franceskun e Durresit Hyjnorin:

Drita e mengjezit sapo rrezellin

Dhe driteperhapja e saj per Franceskun e Lumtur

Lavdine e madhe sjell - gezohu

Orija e lume,

Per ty do te gezohet toka e Durresit,

Qe nga yjet do t'i ul zerat melodike,

Qe te perkushtohen ty

Me yllesite e Olimpit.

Djaloshi i ri e braktisi boten, u perkushtua

Ne mjedisin e kuvendit te shen Franceskut,

Te Asizit, hyjnorit, qe me emrin e tij udheheq

me shembullin e Mesuesit!

Duke braktisur atdheun i sfilitur u afrua

Ne qytezen Orija ku u ngulit perjete

Jetoi ketu dhe fitoi shperblimin e vyer

Te jetes plot virtyt.

Sa shume zell, po sa pak ushqim per te

Francesku e torturonte trupin,

Me pak gjume dhe shume urata, punerende

e vetefshikellim.

Ushqimi - buka thate, pija- vetem uje,

Butesisht i perterinte fuqite e shkallmuara

Per shtate vjet me kembengulje, deshire te paepur

Vec barishte provoi.

I varfer por krenar, me pasterti te zemres

Sherbetor i pervuajtur dhe i gatshem per shoket

I sherbente yut dhe njerezve me me drite

Se sa yjet e larget.

Gjate meshave kur ostien pergatiste,k

Gjunjezuar nen kryq, i etur per te pare

Te Vetmin ne Tri - muret hapeshin befas

Per te pare gjithcka

Djalli i terbuar nga butesia e perkorja e Franceskut

Ne orgjira te medha defrehej pa cak,

Duke shpartalluar dhe perhapur kudo

enet e gostive pa fund

Cfare donte Djalli cub i humnerave te zeza?

Mos me te rinjte naive, te shtrire ne tryeza

Plot shporta frutash t'i genjeje keshtu

me nje pamje te jashtme?

Ndalet cdo hap i atij qe do te mbarte

Eshtrat e nofulles se Franceskut te Lumtur,

Nuk duhet te gaboje i miri dy here,

Pesha e te shenjtit nuk ngrihet.

Kur toka do t'i ushqeje frutet e saj

Trupi i Franceskut mbartet mes uratave

Si i zbritur nga qielli, sebashku me rete

E shirave jetedhenese.

O lule qiellore, mburoja e jone!

Kush eshte i denje te ta kendoje kengen?

Vete kori i engjejve ne lartesira kendon.

Nuk i degjoni se larteshmi?

Ne kete bote mizore plot fatkeqesi te medha

E lusim ndihmen tende te mencur e plot force.

Falenderimet tona te drejtohen ty

Ne ameshimin e pamate.

E pranofte Zoti lutjen tone te thekshme,

Krishti dhe shpirti i shenjte e fuqizofte

Me fuqi te barabarte me Atin

Qe eshte ne Tri vetat. Amen!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.