Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E do shiun, por nė arėn e vet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Kuzhina :: Tenxherja e Madhe Shqiptare
Postuar nga: Fiori

Kuzhina Nje vezhgim me te hollesishem te kuzhines shqiptare kete rradhe e ka bere Estella, pjestare e forumit Shqiptar. Ajo ka pergatitur nje liste me recetat me tradicionale te zonave te ndryshme te Shqiperise. Per ata qe vuajne nga oreksi ju keshillohet leximi i temes ne vazhdim, te tjeret mos humbisni kohe po filloni gatuani...

Gatime te Veriut



Tave peshku e Shkodres

Merret peshku dhe pastrohet Krap (mundesisht), pastaj pritet ne feta, lyhet me miell, skuqet dhe vihet ne tave. Ne lyren e mbetur skuqet qepa e grire fare e hello, hidhet salce, uthull, hudhra, pak pistil, fare pak sheqer, kripe dhe piper, hidhet uje dhe si merr vale hidhet ne tave peshku. Tava futet ne furre per tu pjekur, por lihet me pak leng. Sipas deshires mund ti hidhet edhe gjethe dafine.

per 4-5 persona duhen

Peshk 2-3 feta per cdo person. mjell 3 luge gjelle per lyerjen e peshkut, lyre 2-3 filxhane kafeje, qepe 3 kokrra mesatare, salce 1 luge gjelle, uthull dy luge gjelle, hudhra 3-4 thelpinj, sheqerr 1 luge kafeje, pak pistil, kripe e piper i zi. Dhe ne fund pastaj dafina. Mund ti fusni gjethet e dafines edhe gjate pjekjes qe te clirohet aroma dhe te ndryshoje disi shija.



Cipe qengji e mbushur

Melqite e qengjit pervelohen, priten ne kubike te vegjel dhe skuqen me qepe te grira holle, hidhet oriz, kaurdiset pak, shtohet kripe, piper, rrush i thate pa fara dhe i regjur me pare, bajame te grira, kanelle, pak uje dhe zihet deri sa te behet pilaf i shkrifet. Cipa e qengjit (riza) ngrohet ne uje te vaket, hapet, vendoset mbushja, paloset, mblidhet ne forme bocoze qe te mis i dale mbushja, vihet ne tave dhe me pas piqet.

Per te gatuar duhen
1 pale melqi qengji, 2 kokra qepe mesatare, oriz dy filxhane kafeje, 2 luge me rrush te thate (luge gjelle), bajame te grira 1 luge gjelle, kripe, piper dhe 1 kokerr veze.



Qofte me spinaq

Spinaqi pastrohet, pahet mire dhe zjehet ne uje te valuar me kripe. pastaj kullohet, shtrydhet, pritet dhe kalohet sote ne tigan me pak lyre, aty mund ti shtoni gjize ose djathe te thermuar, veze, hudhra kripe dhe piper te zi. Brumi pergatitet si me siper. Pasi hiqet nga zjarri, bashkohet me spinaqin, ndahen ne qofte te rrumbullakta te cilat lyhen me miell gruri dhe skuqen ne lyre.
2 gota uji me miell, vaj per brumin 3 luge gjelle, pak kripe, sode buke gjysem luge kafeje, 2 kokrra veze, djathe i thermuar rreth 3-4 luge gjelle, 2-3 duar spinaq, 2-3 thelpinj hudhra, mjell gruri per lyerjen 3-4 luge gjelle, dhe lyre per skuqjen.



Gatime te Jugut



Peshk me arra e hudhra

Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne copa racioni, lyhet me miell dhe skuqet. Ne lyren e mbetur skuqet miell sa te zverdhet, shuhet me uthull, leng peshku ose uje, shtohen hudhra, arra te shtypura ne havan, kripe, piper, gjethe dafine dhe zihet pak sa te behet nje salce me trashesi mesatare. ne pjate vihet peshku i skuqur dhe siper i hidhet salce ose lengu i pergatitur.

Per 4-5 persona duhen:
Peshka 4-5 racione, vaj per skuqje 2-3 filxhane kafeje, miell 3 luge, uthull nje filxhan kafeje, hudhra 4-5 thejpinj, arra te qerruara nje dore, kripe, piper, dhe 1 gjethe dafine.



Pace me veze

keoket e bagetive te trasha pastrohen, cahen, lahen me uje te ftohte te rrjedhshem dhe zihen sa te ndahet mishi nga kocka. Gjate zjerrjes hidhet kripe, piper gjethe dafine qe mishi te marre shije. Pasi te kene zjerre mishi pastrohet nga kockat, pritet ne kubike te vegjel dhe hidht ne tenxhere, ku perzihet me hudhra, spec te kuq e uthull, pastaj rregullohet shija me kripe, hidhet leng nga i kokave, deri sa te jene mbuluar copat e mishit, peberja perzihet dhe hidhet ne tave. Ne nje ene te vogel rrihen vezet me niseshte dhe pak leng nga i kokave, i hidhet taves, qe sperkatet me lyre dhe piqet ne furre.

per 4-5 persona duhen:
Koke 2-3 Kg ose 5 lbs, kripe, piper, 2 gjethe dafine, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 1 filxhan kafeje, speck i skq 1 maje luge gjelle, veze 2 kokrra dhe niseshte 1 luge gjelle.



Gatime te Shqiperise se Mesme



Tave Lėmi

Mishi i prere ne racione zihet derisa te mbetet me pak leng. Pastaj me gjalpe kaurdiset qepa e grire holle, hidhet edhe mishi, kaurdiset me qepen, duke shtuar spec te kuq dhe vihet ne tave. Ne vecanti rrihen vezet me kos, lengu i mishit, niseshtea, kripa perzihen dhe u hidhen siper thelave. Sperkatet me gjalpe dhe piqet ne furre.


per 4-5 persona duhen:

Mish 4-5 racione, qepe 2 kokrra, gjalpe 2 luge gjelle, pak fare spec te kuq, veze dy kokrra, kos 2 gota. niseshte 1 luge gjelle, leng mishi 1 gote.



Qebap me veze

Te brendshmet e bagetive pa plendesin pervelohen dhe priten ne kubike mesatare. Kaurdiset ne fillim qepa me lyre, hidhen te brendshmet, shtohen kripe dhe piper i zi, spec djeges ose piper te kuq, pak uje dhe lihen te zjejne. Ne nje ene tjeter rrihen vezet me pak mjell, perzihen dhe hidhen tek melqite, dhe me pas i lejojme qe te zjejne per 8-10 minuta (Varet nga tensioni).
Me pas ato serviren.

Kjo eshte si pune para ushqimi, eshte per te hapur oreksin.
Per kete duhen. Melqi te grira 2 duar, qepe 2 kokrra (mesatare), kripe, lyre 2 luge gjelle, piper, nje maje luge spec djeges, veze 2 kokrra, dhe mjell nje luge gjelle.


Ju Beftė Mirė :)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.