Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Injoranca eshte kushti i nevojshem i lumturise se njerezve. Ne s`dime thuajse asgje per veten e dime gjithshka per te tjeret. Injoranca perben qetesine tone; genjeshtra lumturine.
--- A.France

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Berisha: Mareveshja pozite-opozite u shkaterrua
Postuar nga: Albo

Politike Marreveshja u prish. Pazari vazhdon

Nga Edmond Arizaj


Fytyra e Berishes, teksa kumtonte me dhimbje fundin e marreveshjes se tij me Nanon, te linte pershtypjen e nje klienti te zemeruar nga tregtari i pashpirt. Nje klient, i shfrytezuar deri ne palce, i cili pervec pak mallrave, te cilat nuk i hynin me ne pune tregtarit, nuk arriti te shkepuse asgje tjeter.

Ato pak minuta te erreta, mes Nanos dhe Berishes, para gjashte muajsh, nuk jane zbardhur akoma dhe gjasat jane te mos zbardhen shpejt. Shumekush foli per nje marreveshje, por e verteta mund te jete krejt tjeter. Nje pazar. Nano do te jepte "kete, ose keta" ne shkembim "te asaj". Dhe dihet se cfare dorezoi Nano. "Dhuroi" kryetarin e Sherbimit Informativ Shteteror (pa permendur presidentin), dhe leshoi pe, per kryetarin e Gjykates Kushtetuese kryetarin e Kontrollit te Larte te Shtetit, si dhe per ligjin elektoral, por pa i dorezuar tek Berisha (nuk mund te dorezoje as bashkine e Tiranes, sic synon Berisha). Ne kembim Nano mori qetesine formale te Berishes, per premtimin e hapjes se negociatave. Sigurisht qe per Shqiperine ky premtim eshte nje zero e madhe per me shume se nje dekade, por Nanon e vendos ne kryeministrat kyc te Ballkanit.

E pas kesaj, tregtari "hileqar" nuk ia ka me nevojen klientit shumekerkues, duke i dhene dhe nje goditje nga krahet, ndarjen administrative, duke perdorur armen e dikurshme te Berishes.

Dhe per prishjen e marreveshjes-pazar, u nxorr si shkak nga ana e Berishes, manipulimi ne zgjedhjet e Elbasanit. Vete lideri demokrat, duhet te kete qene i bindur se Nano nuk mund te falte kete zone elektorale, kur kishte futur per kandidim nje nga kabineti i tij, perballe nje figure pak si shume te konsumuar (me dhimbje meqe i takon medias), te cilin ndoshta dhe vete Berisha nuk e donte deputet. Por "kausuz beli", u gjet. Berisha, pavaresisht se politikan i holle dhe me informacione te shumta, e kuptoi se kishte marre vetem nje gisht, dhe kishte dhene nje dore.

Tashme marreveshja-pazar, mund te kete vetem nje gremc per t'u kapur; moslejimin e krijimit te polit te trete, i cili i sjell shume humbje Berishes dhe teper kokecarje Nanos. Pra tregtari dhe klienti, perseri do te perplasen tek njeri-tjetri. Per te mos e lejuar kete, Berisha, duke shfrytezuar prishjen e pazarit te pare, kerkon t'u mbushe mendjen partive te djathta, per bashkim. Ne kete menyre, eleminohet mundesia e krijimit te nje poli te trete politik. Keshtu qe edhe ai 40-50 perqindesh elektorat qe voton, do te jete ose per PD-ne e madhe, ose per PS-ne e Nanos. Por Berisha nuk mund ta arrije kete bashkim, pa sulmuar qeverine, kur jo vetem aleatet, por edhe te tijte nuk e kane mirepritur ndryshimin 180 gradesh te politikes se tij. Nderkohe qe Nano vazhdon i qete te flase per reformat ne bashkepunim me opoziten, ashtu si ka bere nje vit, gjashte muaj dhe tre muaj me pare. Marreveshja-pazar, mund te rishfaqet ne nje kohe tjeter, ndoshta jo me fytyren e vitit te kaluar, por pak me e kamufluar. Dhe ndoshta jo me me fytyren e Nanos, por nje tjeter socialisti te fuqishem.


Koha Jone
9 Janar 2002


Kryeministri u pėrgjigjet sulmeve tė kryetarit tė PD nė mbledhjen e djeshme tė Kryesisė

Nano: Berisha mos e prish Paktin
"Marrėveshja u shėrben dhe njerėzve tė opozitės"


TIRANE

Nano i kėrkoi dje Berishės qė tė mos prishė marrėveshjen pozitė-opozitė. Njė ditė pas deklaratave tė kryetarit tė PD-sė se pakti tashmė nuk ekziston, Nano mbajti njė fjalim nė Kryesinė e PS-sė, ku iu pėrgjigj tė gjitha pyetjeve dhe akuzave tė bėra si dhe pėrsėriti disa herė kėrkesėn qė marrėveshja tė vazhdonte tė ishte funksionale, "nė tė mirė tė integrimit dhe nė tė mirė tė vetė opozitės", tha ai.

Kryesia e PS-sė dje u thirr nga Nano pėr tė miratuar datėn e mbajtjes sė KPD-sė qė cila do tė marrė vendime tė tjera lidhur me zgjedhjet lokale dhe kongresin e 4-t tė PS-sė nė nėntor. Nė hapje tė mbledhjes Nano mbajti njė fjalim tė gjatė, i cili u transmetua direkt, ku Nano foli pėr atė qė e quajti "aksioni reformues". Nano shpjegoi vendimin pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike dhe pas kėsaj u pėrqėndrua te situata politike nė vend. Debatet e fundit, tė cilat, sipas kryeministrit nisėn pas zgjedhjeve nė zonėn 52 tė Elbasanit, janė gėrvvėre apo gueralizma ballkanike. Ai tha se kohėt e fundit opozita ka ndryshuar sė tepėrmi, megjithatė Nano shtoi se "kundėrshtarėt tanė duhet tė kuptojnė se me votėn e popullit nuk mund tė luajė asnjė apo asnjė marrėveshje e ēfardo niveli qoftė dhe se asgjė nuk do ta zvendėsojė institucionin e zgjedhjeve". Nano mori nė shqyrtim shumė ēėshtje njė nga njė. Njė pjesė e madhe e tyre janė pėrmendur nga opozita si tė nevojshme pėr tu zgjidhur.


DEKLARATAT E NANOS NE KRYESINE E PS

- Komisioni Bipartizan pėr reformėn zgjedhore pavarėsisht vėshtirėsive qė ka hasur, mbetet i vendosur per shkak te maxhorancės sonė nė tė qė tė kthejė nė ligj vėrejtjet e institucioneve tė specializuara, OSBE/ODIHR
- Kundėrshtarėt tanė politikė duhet ta kuptojnė njė herė e pėrgjithmonė se me votėn e popullit nuk mund tė luajė me asnjėri, me asnjė marreveshje, e ēfardo niveli qoftė, dhe se asgjė nuk do ta zevendėsojė institucionin e zgjedhjeve.
- Komisioni i posacėm nė Parlament pėr Integrimin Euroatlantik u mbėshtet nga ne, u inicua dhe u mbėshtet tė drejtohet nga zoti Mediu, me votėn e maxhorances, se Komisioni hetimor per SHISH-in u mbėshtet, u krijua dhe kreu detyrėn me mbėshtetjen tonė dhe u drejtua nga zoti Ngjela e kėshtu me radhė. Kjo ndodh dhe do tė vazhdojė tė ndodhė sepse, ndryshe nga mendėsia e kundėrshtarit tonė politik, mendėsi e cila, pėr fat te keq, duket se pak ka reflektuar ndryshimet qė kanė ndodhur, ne kemi parim bazė tė qeverisjes sonė pjesėmarrjen dhe jo pėrjashtimin.
- Ne jemi angazhuar me pėrgjegjshmėrinė qė na karakterizon tė zgjidhim marrėdhėniet e pronėsisė nė pėrgjithėsi dhe tė zgjidhim problemet kritike qė kanė mbetur nė pronėsinė e tokės nė veēanti
- Nevojėn e ruajtjes me amendime gjithashtu tė ligjit 7501, nuk e bėjmė pėr shkaqe elektorale, por sepse mendojmė se kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tė shmangur trazirat sociale.
- Perpleksiteti i shfaqur nga disa drejtues tė opozitės nė lidhje me tė ardhmen e marrėveshjes pozitė-opozitė vjen nga segmente tė caktuara tė cilat kanė patur dhe kanė si ushqim tė vetėm konfliktualitetin tradicional tė politikės shqiptare ose nga individė dhe segmente politike dhe jo vetėm politike, tė cilat kanė pėrfituar dhe jane majmur vetėm nė mjegullėn e konflikteve.
- PS dhe une personalisht si kryetar i saj jemi tė vendosur qė ketė marrėveshje pėr progresin e intitucioneve tė reformave ekonomike dhe shoqėrore qė pėrafrojnė dhe integrojnė Shqipėrinė nė BE, ta ēojmė pėrpara, ta kanalizojmė mė mirė dhe ta bėjmė edhe mė efektive pėr tė ardhmen e vendit.
- Opozita duhet ta kuptojė se njė marrėveshje funksionale, nė radhė tė parė dhe kryesisht i intereson asaj, u intereson edhe njerėzve tė saj, edhe patriotizmit dhe profesionalizmit tė tyre
- Mjafton t'u hedhim nje sy "preokupimeve" te fjalimeve te nje vargu politikanesh pėrfaqėsues dhe jo pėrfaqėsues shqiptarė (sepse nuk ka evazion vetėm tregun ekonomik, por edhe nė politikė apo media, sepse ka zėra qė nuk perfaqėsojne asgjė dhe vazhdojnė tė inkasojnė pėrfitime tė pamerituara), tė percjellė edhe pėrmes tė pėrditėshmeve apo ekraneve shqiptare, preokupime qė po tķ krahasojmė me ato globale, me ato reale tė qendrave te mėdha tė vendimarrjes politike botėrore, dhe do tė vemė re se sa shumė rrugė kemi ende pėr tė bėrė me qėllim qė realisht tė integrohemi ne, politika institucionet, vendi, ekonomia, biznesi dhe qytetarėt nė realitete euroatlantike.

Gazeta Shqiptare
9 Janar 2002




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.