Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Barrėn e kalit mos ia ngarko gomarit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Lajme :: Dritat 25 pėr qind mė shtrenjte
Postuar nga: Albo

Lajme Kryesia e socialistėve merr vendimin politik. Dhe pėr biznesin ēmimi do jetė me 5 pėr qind mė shumė

Tarifa e konsumit mbi 300 kilovat orė shkon 12 lekė

Altin Kreka

TIRANE

Ēmimi i energjisė elektrike u rrit dje me 25 pėr qind. Shumė shpejt faturat e KESH-it do jenė mė tė rritura. Qeveria premtoi se brenda vitit 2005 ēmimi do tė vazhdojė tė rritet deri sa tė mos jetė mė nevoja pėr tė subvencionuar blerjen e energjisė elektrike nga KESH-i.

Komiteti ndėrministror i energjisė dhe mė pas Kryesia e PS-sė shqyrtuan dhe miratuan kėtė rritje tė ēmimit tė energjisė. Kryeministri Nano tha se pėr familjet e varfėra ēmimi rritet nga 4 lekė pėr kilovat nė 4.5 lekė pėr kilovat. Ndėrsa pėr mė tė pasurit ēmimi rritet edhe me 2 lekė, nga 8 lekė pėr kilovat nė 10 lekė pėr kilovat. Qeveria do tė vazhdojė qė tė mbajė kategorizimin e familjarėve qė konsumojnė deri nė 300 kilovat/orė nė muaj dhe ata qė e tejkalojnė kėtė masė. Nė grupin e dytė Nano futi familjarėt qė harxhojnė energji pėr ngrohje, pėr freskim (kondicioner), gatim apo pėr TV mbi 29 polsh. "Ndėrkohė qė kjo ndėrhyrje disiplinon ndjeshėm konsumin e shtresave tė popullėsisė qė mund ti pėrballojnė kėto pajisje shtėpiake. Qėllimi ėshtė qė pėrmes mekanizmave tė tregut ti pėrjetojmė konsumet e kėtyre shtresave pėr burimet alternative dhe efikase, duke i dhėnė fund shpėrdorimeve qė bllokojnė sistemin energjetik nė tėrėsi", tha Nano nė mbledhjen e Komitetit ndėrministror. Pak orė mė pas nė mbledhjen e Kryesisė sė PS-sė ai e shpjegoi kėtė vendim me nevojėn e reformave tė thella nė ekonominė e vendit pėr tė pėrafruar tregun me atė rajonal.

TVSH

Nano, por edhe strukturat e tjera tė qeverisė pėrmendėn dje rritjen e ēmimit tė energjisė pa futur kėtu TVSH-nė. Nėse do tė merrej parasysh kjo taksė, qė shqiptarėt e paguajnė tashmė, atėherė ēmimi i energjisė elektrike nuk ėshtė 4 lekė, por 4.8 lekė pėr tė varfėrit dhe jo 8 lekė por 9.6 lekė pėr tė pasurit. Me rritjen e re ēmimi shkon nė 5.6 lekė pėr konsumatorėt e parė dhe nė 12 lekė kilovati pėr ata qė kunsumojnė mė shumė. Kryeministri tha se kjo ndėrhyrje do tė shėndoshė financiarisht KESH-in deri sa ky tė mbulojė tė gjitha kostot. Qeveria nė buxhetin e vitit 2003 ka planifikuar 5.8 miliardė lekė pėr sektorin energjetik. Donatorėt e huaj si Banka Botėrore kanė kėrkuar qė KESH-i tė eliminojė subvencionet e blerjes sė energjisė elektrike dhe tė jetė nė gjendje qė tė pėrballojė gjithēka pa ndihmėn financiare tė shtetit. Sipas donatorėve, kjo bėhet duke mbledhur tė ardhurat dhe duke rritur ēmimin. Aktualisht KESH-i ka zona tė tėra qė nuk mbledh tė ardhurat. Shumė qytete nė veri paguajnė faturat e energjisė nė nivelet minimale, deri nė 10 pėr qind, duke krijuar njė borxh tė madh ndaj KESH-it dhe qė se paguajnė asnjėherė. Mbledhja e tyre do rriste tė ardhurat e KESH-it dhe do tė ndikonte nė pėrmirėsimin e situatės. Nė drejtim tė reformave nė sistemin energjetik qeveria ka ecur shpejt me rritjen e ēmimit, rritje e cila duket se do tė vazhdojė qė tė paguhet vetėm nga ata qė paguajnė rregullisht energjinė. Nano tha dje se "me kėto masa ne do tė synojmė frenimin e konsumeve parazite tė energjisė nga tė gjithė ata qė vazhdojnė ta konsiderojnė atė si mall falas. Duke thelluar mė tej reformėn ne do tė vazhdojmė ti mbrojmė shtresat nė nevojė, nuk do tė favorizojmė mė jashtė logjikės sė integrimit tonė nė realitetin qė na rrethon konsumatorėt parazitė".


JA SI RRITET ĒMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE

o Ēmimi i energjisė elektrike tė konsumuar nėn 300 kilovat nė muaj, nga 4 lekė pėr kilovat bėhet 4.5 lekė pėr kilovat, dhe me TVSH bėhet 5.6 lekė pėr kilovat.
o Ēmimi i energjisė elektrike tė konsumuar mbi 300 kilovat nė muaj, nga 8 lekė pėr kilovat bėhet 10 lekė pėr kilovat dhe me TVSH bėhet 12 lekė pėr kilovat.
o Biznesi do paguajė 5 pėr qind mė shumė



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.