Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Azem Bejtė Galica
Postuar nga: Albo

Elita Azem Bejta u lind mė 10 dhjetor 1889. I rritur nė gjirin e njė familje me tradita luftarake e patriotike, qė nga fillimi u pėrcaktua pėr luftė tė pakompromis me secilin qė do t“i cenojė vatrat e tė parėve.

Si fėmij pėrjetoi ngjarje tė hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranė babanė dhe ia dogjėn shtėpinė, duke i lėnė tė pastrehė. Rropatjet e kėsaj familjeje nėpėr dallgėt e egra tė jetės ia forcuan ndjenjėn e atdhedashurisė dhe ia ngritėn nė njė ideal tė pashuar, pėr tė cilin e dhe edhe jetėn.

Tiparet e njė trimi tė paepur dhe tė njė vizionari tė mprehtė u manifestuan qė nė rininė e hershme tė kėtij djaloshi. Si i vogėl dallohej nga moshatarėt. Ishte i zgjuar e i shkathtė. I pėlqenin shumė kėngėt e trimėrisė dhe rrėfimet e pleqėve pėr ngjarje tė ndryshme nga historia kombėtare. Nė odat tona - shkolla, mori mėsime tė mira. Ky shpirt i shėndoshė qėndronte nė njė trup tė shėndosh, siq do tė thoshin latinėt. Edhe pėr zhdėrvjelltėsi ua kalonte tė gjithėve. Nė mundje, me ēobanė, ishte i pari. Por mbi tė gjitha atė e cilėsonin trimėria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkėn e dajės, e pati plagosur njė serb tė Selacit, (Stojanin) tė cilit ia kishin frikėn tė gjithė.

Shumėherė burrat e Selacit (dajat e tij) dhe tė Galicės bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumė i qetėsonte plaku i urtė i Galicės, mixha Rexhep duke u thėnė: «O burra, pse po lodheni aq shumė. Kah t“gan mirė asht, dajtė tirma e babėn trim.»

Gjatė viteve 1910 - 1912 shpėrthyen kryengritjet e pėrgjithėshme pėr pavarėsinė e tokave shqiptare. Mė 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli nė Drenicė, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin pėr njė luftė mbarkombėtare kundėr Perandorisė osmane.

Edhe Azemi, 20-vjeēar, u radhit nė ēetat kryengritėse tė Drenicės, tė udhėhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanėt ishin nisur pėr luftė pėrbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalė e i shoqėruar nga disa trima. Nė mes tė shumė trimave i ra nė sy djaloshi sypatrembur e i etshėm pėr luftė.

- I kujt ėshtė ai djalė? -pyeti Isa Boletini.

- I biri i Bejtė Galicės, Azemi - iu pėrgjigj njėri nga trimat qė e shoqronte.

Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.

Pasi u pėrshėndet me tė ia vuri dorėn nė krah dhe e pėrgėzoi: - Tė lumtė ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dėrgosh nė vend amanetin e babait tėnd, ta vazhdosh, rrugėn e tij luftareke. Kjo ėshtė rrugė e vėshtirė por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bė mal nga gėzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh nė sytė e tu tė etshėm pėr liri. Ai e paska lėnė njė trim qė do ta nderojė Kosovėn dhe mbarė kombin. Me fat rruga e lavdisė se njė vend qė lind brezni trimash nuk do tė humbet kurrė...

B e t e j a t e atyre viteve qenė tė vėshtira dhe tė pėrgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bėnin plane djallėzore pėr copėtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvėn ballkanike dhe atėherė kur bisha evro-aziatike po bėnte pėrpėlitjet e fundit, nė njėrėn anė, dhe shqiptarėt ishin molisur nga betejat e pareshtura, nė anėn tjetėr, ato u inkuadruan nė luftė. Kėshtu, mbi tokat e posaēliruara shqiptare, u vėrsulėn si njė lukuni ujqėrish grabitqarė ushtritė serbo-malazeze. Secila mundohej tė kafshojė njė copė mė tė madhe nga trupi i gjakosur.

Nėse luftėrat ballkanike pėr disa popuj ishin fatlume, se ua sollėn lirinė, pėr shqiptarėt e Kosovės ishin tė kobshme, sepse u sollėn robėri tė reja. Fitorja e 28 Nėntorit ishte gjysmake.

K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatėn shqiptare. U sulmuan ēdo gjė kombėtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e tė tjera, me qėllim qė tė bėhen shpėrngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapėn edhe shumė burgje e kampe turture. Nė Drenicė kampi mė famėkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumė dernicas.

Azem Bejta tė gjihta kėto ngjarje i pėrjetoi vetė, nė vijėn e frontit. Kurr nuk iu nda luftėtarėve tė lirisė. Mori pjesė edhe nė Betejėn Legjendare tė Merdarit, ku mbeten mijėra tė vrarė.

Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditė ishte mbajtur nė stacionin e Tėrnavcit. Pėr ēdo ditė e detyronin tė punoj nė rrugėn Mitrovicė - Pejė. Njė ditė derisa po punonin nė Vojtesh ra nė konflikt me xhandarin qė i shoqėronte (ruante). E qėlloi ēekan duke e plagosur pėr vdekje. Atėher e dėrguan nė kampin e Runikut. Atje kalonte shumė keq. Jeta ishte e rėndė dhe e mundimshme. Tė burgosurit i kishin futur nė njė baltė tė madhe midis njė livadhi tė rrethuar me tela xhembaēė e me roje tė dyfishuara. Shumė vdisnin nga mundimet dhe torturat. Njė ditė drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetėrore, tė mllefosur, i qesin nė pushkatim tė burgosurit. Azemi arrin tė shpėtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.

Xhandarmėria serbe, e ndihmuar edhe nga njė spiun shqiptar, vėhet nė ndjekje tė tij. E hetojnė dhe e rrethojnė nė malet e Mikushnicės. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset nė dorėn e majtė (nga ky moment gishtat e kėsaj dore i mbeten tė palėvizshėm). Pas disa orėsh kapet dhe dėrgohet nė burgun e Mitrovicės.

Tė nesėrmen ia arrestojnė edhe tė dy vėllezėrit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkė me shumė tė rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditėsh tė gjithė i nisin pėr nė Serbi. Pak ditė i mbajnė nė Zajeēar e pastaj i transferojnė pėr nė Pozharevc, nė burgun mė tė rėndė tė kohės.

Nė burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa pėr tė mos vdekur. Mbi njė vit e kaluan nė vetmi tė plotė, nėpėr qelitė e nėndheshme pėrplotė lagėshti, errėsirė e myk. Krahas tyre mbi ta pėr ēdo ditė ushtrohej edhe shum torturė barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatė, duhej mbijetuar.

Azemi ishte optimist dhe mbante qėndrim burrėror. Kurrė nuk u gjunjėzua as nuk u zhgėnjye. Nė zemrėn e tij kishte zėnė vend dashuria pėr Kosovėn. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij qė po vuante para grilave tė hekurtė. Tashmė ajo ishte shndėrruar nė njė ideal pė pashuar jetėsor. Gjithnjė shpresonte se njė ditė do tė kthehet nė Kosovė dhe do ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e trojeve tė veta. Shpesh e ėndrronte Kosovėn e lirė. Kėtė ua thoshte edhe shokėve. E shihte veten tė lirė duke vepruar drejt saj. Si nė vegim e dėgjonte zėrin e mekur tė nėnė-lokės qė e thirrte nė rrugėn e nderit, nė rrugėn e pavdekshmėrisė...

Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditė e bardhė agoi. U kėputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytėn rojet dhe, u kapėrcyen telat. Trimi vetė i shtati u gjend nė ajrė tė pastėr, i lirė...

Organet serbe, ai mėngjes pranveror, i gjeti tė hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zėra tė shqetėsuar e tėrė ankth:

-Alo...alo Komanda e Mitrovicės, a mė dėgjoni? Jam drejtori i burgut tė Pozharevcit. Tė lutem, dėgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh njė skandal shqetėsues. Njė grup tė burgosurish ėshtė arratisur. Tė gjithė janė nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarė i kemi gjetur tė mbytur pėrdhunisht. Tė lutem shumė, merri tė gjitha masat pėr t“i kapur, se po e mori vesh lartmadhėria e pat jeta ime...

-Ēfarė, ēfarė?! -u ēarkėdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta tė arratiset nga ai burg me gjithė ato labirinthe enigmatike e mu ne zemėr tė mbretėris sonė. A guxon te ndodhė kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk mė besohet se pėrndryshe do tė ēmendem. Kjo ėshė e tmerrshme dhe fatale. Medet ē“na paska gjetur ne qė do tė kemi punė me te. Kurrė mė organet tona nuk do tė kenė qetėsi nė kėto anė. Lirisht xhandarėt e postkomandave tona le ta lėshojnė Drenicėn. S“do tė ketė qetėsi asė krali ynė nė Beograd. Phu, ju marrtė djalli, ju marrtė, more kukuvajkat e dreqit!...

Tė arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa ēarė kokėn ē“po ndodhte nė qarqet shtetrore. Pas njė udhėtimi tė gjatė e tė mundimshėm, natėn e ditėn, maleve e fushave, tė lodhur e tė uritur, arritėn nė Kosovėn e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.

Azemi pa humbur kohė, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojė ēetėn e vetė luftarake. Bashkė me dy vllezėrit dhe disa trima nga fshartrat pėrreth qė u grumbulluan nė Galicė. Nėn hijėn e Qarrit qindravjeēarė (Lisi i vorreve) e shtruan sofrėn dhe u ulėn rreth saj. Nėna Sherife ua solli flamurin shqiptar, qė e kishte ruajtur nė fund tė arkės dhe pasi e shpalosi mirė e shtroi mbi sofėr. Trimat me dorėn e majtė nė zemėr e me tė djathtėn mbi flamur njėzėrit u betuan: «Betohemi nė kėtė flamur tė shenjtė se sa tė jemi gjallė do tė luftojmė pėr lirinė e kėtyre trojeve. Betohemi dhe bėjmė be se pėr Kosovė japim jetėn sikurse me le».

Kjo ēetė, e cila mė vonė do tė bėhet «Nėna e ēetave kaēake te Kosovės», menjėher filloi aksionet e veta luftarake. Kėshtu nisėn edhe ditėt e tmerrit pėr xhandarėt e posteve nė Drenicė dhe pėr spiunėt. Dhe gjtė trembėdhjetė vjetėve, sa ekzisoi kjo ēetė, arriti t“i zhviloj mbi shtatėdhjetė beteja tė suksesshme e fitimtare.



--------------------------------------------------------------------------------
Marr nga libri "AZEM BEJTĖ GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar mė 1995 nga shtėpia botuse SHKĖNDIJA, nė Prishtinė


Azem Bejtė Galica me Nusen e Maleve - Shotė Galica



Shenim: Materiali eshte postuar ne forumin shqiptar nga ILOVEPEJA.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.