Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė di tė vjedhė, di edhe tė fshijė gjurmėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Emigracion :: A ėshte i Vlefshėm Kontributi i Diasporės?
Postuar nga: Albo

Emigracion Shkruar nga z. Richard Lukaj
Kryetar I Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan
New York, NY



Ardhja nė Tiranė e greko-amerikanit Nikos Gadzojanis (i njohur edhe si Nikollas Gaixh), dhe veēanėrisht pritja zyrtare e rezervuar pėr tė nga ana e qeverisė shqiptare dhe nga ambasada amerikane, shkaktuan polemika tė shumta dhe reagime nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen jo vetėm pėr vizitėn e Gaxojanisit, por dhe pėr rolin e diasporės nė zhvillimet e ndryshme nė Shqipėri e mė gjerė. Shtypi shqiptar pasqyroi letrat e mėrgimtarėve ne Greqi, Itali, Angli e gjetkė, dhe media raportoi reagimin e shumė politikanėve shqiptarė si ish-Presidenti Mejdani, Znj. Jozefina Topalli, zotėrinjtė Sabri Godo, Sabit Brokaj, Genc Pollo, Pjetėr Arbnori etj. Shumica e tyre shprehėn rezervat pėr personin nė fjalė, pikėpamjet qė ai pėrfaqėson, ashtu dhe pėr mėnyrėn se si ai u trajtua.

Shpresojmė qė media me ndihmėn e vetė zotit Gaxojanis ta ketė bėrė tashmė tė qartė se ai nuk ėshtė njė mik as i Shqipėrisė dhe as i shqipėtareve, e mbi tė gjitha, ai nuk pėrfaqėson ndonjė element tė shėndoshė tė shoqėrisė apo qeverisė greke qė ka nė gjirin e saj greko-amerikanė tė nderuar si Mininstri i Jashtėm z. Papandreu. Nuk duhet tė harrojmė se jo shumė kohė mė pare, disa politikanė shqiptarė nėpėrmjet instrumentave tė tyre mediatikė, mohuan me ngulm se kishin takuar grekun Gaxojanis nė njė ishull tė Greqisė, mbase tė shqetėsuar nga efekti qė mund tė kishte ky “takim sekret” nė karrierėn e tyre politike sidomos nė atmosferėn kacafytėse tė asaj kohe. Ēfarė ka ndryshuar qė atėhere qė takimet me Gaxojanin jo vetėm nuk fshihen por meritojnė njė pritje protokollare? Asgjė pėr sa i pėrket pikėpamjeve tė Gaxojanit. Megjithėse nė mėnyrė mė tė moderuar, edhe gjatė kėsaj vizite Gaxojanis vazhdoi tė mbante pak a shume te njejtin qendrim antishqiptar qe ka demonstruar dekaden e fundit. Ai iu permbajt perseri tezave qė 30% e shtetasve ne Shqipėri janė grekė, (pra rreth njė milion banorė), qė Shqipėria nuk mund tė kėrkojė tė drejta (lexo pavarėsinė) pėr dy milion shqiptarėt e Kosovės pa i dhėnė mė parė tė njėjtat tė drejta minoritetit grek, dhe qė camėt e merituan dėbimin e dhunshėm, pasi ata paskeshin qenė bashkėpuntorė tė nazistėve gjermane.

Duke qenė se veprimtaria anti-shqiptare e Gazojanosit zhvillohet kryesėsisht nė Amerikė, ishte mė se e naturshme qė midis shqiptarėve qė reaguan mė shumė e mė ashpėr pėr kėtė ngjarje, ishin shqiptarėt e Amerikės, midis tė cilėve dhe Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan. Pavarėsisht se tė gjithė ne e kuptojmė qė takimet qoftė dhe me “armiqtė” janė pjesė e jetės politike, pėr shumicėn tonė dhe me sa duket dhe pėr njė pjesė tė shėndoshė tė publikut shqiptar dhe spektrit politik, ishte e habitshme qė Shqipėria zyrtare, pėrfshirė dhe njė pjesė tė opozitės, diskutuan me Gaxojanisin vetėm axhendėn e kėtij tė fundit dhe aspak qėndrimet e tij tė mėsipėrme e tė pėrsėritura. I armatosur tashmė me fotografitė dhe buzeqeshjet qė ka marrė nė Tiranė, zoti Gaxojani tani mund tė bėjė “parada” pa frikė nė Kongresin Amerikan (siē ka bėrė disa here nė tė shkuarėn) e tė vazhdojė ti mbushė mendjen atyre pėr persekutimin e minoritetit grek nė Shqipėri; pėr mė tepėr, ti thotė qė tani ka dhe mbėshtetjen e gjithė faktorėve politikė nė Tiranė. Pikėrisht nė sajė tė kėsaj pritje spektakolare qė ju rezervua Gaxojanisit nga Tirana zyrtare, puna e shqiptaro-amerikanėve pėr ti treguar kongresmenėve dhe senatorėve amerikanė tė vėrtetėn mbi tė drejtat e minoriteteve greke nė Shqipėri dhe atyre shqiptare nė Ballkan, puna qė bėjnė ata pėr tė rritur sensibilizimin nė lidhje me tė drejtat e mohuara tė shqiptarėve tė Ēamėrisė, papritmas ėshtė bėrė disa here mė e vėshtirė se sa mė pare.

Sipas sondazheve tė medias dhe dhjetra letrave qė na janė dėrguar, shumica e shqiptarėve kudo nė botė e ka pritur me respekt dhe mirėnjohje kėtė pėrkrahje tė interesave kombėtare nga ana e shqiptarėve tė Amerikės. Gjithsesi, ne vumė re me shqetėsim se njė grup i vogėl autorėsh por dhe disa punonjės apo pėrfaqėsues tė qeverisė kanė shprehur opione jo vetėm tė kundėrta me ato tė diasporės, por deri dhe fyese. Ndėrkohė qė kundėrshtia e pikpamjeve ėshtė gjėja mė normale nė njė shoqėri demokratike, ajo qė na la shije mjaft tė hidhur ėshtė fakti qė fyerjet e drejtuara ndaj komunitetit shqiptar kanė ardhur nga segmente tė shtetit shqiptar, duke demostruar nė rastin mė tė mire keqkuptime tė thella. Prandaj, ndonėse duam tė besojmė se artikullshkruesit janė tė izoluar nė opinionin e tyre, besojmė se ka ardhur momenti i pėrshtatshėm pėr tė trajtuar disa nga argumentet apo “akuzat” qė gjenden mė lehtė nė shtypin shqiptar si dhe tė japim vlerėsimin tone mbi rolin qė ka dhe duhet tė ketė diaspora nė zhvillimet nė rajon.

Diēka qė vihet re me lehtėsi nga kushdo qė lexon kėto opinione ėshtė njė mllef i brendshėm e i pashpjegueshėm. Duket sikur autorėt apo njerėzit qė ata pėrfaqėsojnė ndjehen tė fyer se, sipas tyre, shqiptarėt nga Amerika po pėrpiqen ti japin mėnd shqiptarėve tė Shqipėrisė. Ky kėndvėshtrim, nė rastin mė tė mire ėshtė naiv, e nė rastin mė tė keq ėshtė pėrēarės, e si rrjedhojė, i dėmshėm. Askush nė kėtė botė nuk ka monopol mbi dijen e askush midis shqiptarėve nuk ka monopol mbi atdhedashurinė. Ndonėse pėr arsye historike ne shqiptarėt mbase kemi krijuar njė “fobi” nga ndėrhyrjet nga jashtė, asnjė nuk ka pėrse tė ndihet i fyer sepse shqiptarėt e diasporės po thonė fjalėn e tyre, qoftė edhe tė ashpėr, pėr zhvillimet nė trojet prej nga ku vijnė apo ku kanė ende familjet. Nė se bartėsit e kėtyre opinioneve ndjehen tė justifikuar nė mllefin e tyre, atėherė ata duhet ti kthejnė sytė historisė e tė nxjerrin disa mėsime nga ajo.

Kontributi i shqiptarėve jashtė atdheut pėr pėrparimin e trojeve tė lindjes as nuk ka filluar dhe as nuk mbaron me disa deklarata pėr shtyp apo me intervistat nė television tė javėve tė fundit. Shumė nga ngjarjet mė madhėshtore nė historinė e kombit tone ose kanė pasur protogonistė shqiptarėt e mėrguar, ose kanė pasur zanafillėn nė gjirin e komuniteteve tė ndryshme tė shqiptarėve nėpėr botė. Skėnderbeu kalėroi nga oborret e sulltanit qė tė vinte nė Krujė e tė bėhesh heroi ynė kombėtar; rilindasit u bėnė djepi i kulturės dhe identitetit tonė duke i kėnduar maleve tė Shqipėrisė nga Egjipti ose Turqia; formimi i shtetit ekzistues shqiptar ne 1912 u bė me kontributin e shumė mėrgimtarėve midis tė cilėve dhe Ismail Qemali; shpėtimi nga pushtimi e copetimi nė 1917 i Shqipėrisė i erdhi pikėrisht nga Presidenti amerikan Wilson i influencuar pėr drejtėsinė e ēėshtjes shqiptare nga Noli e shqiptarėt e Amerikės; lufta e drejtė e popullit shqiptar nė Kosovė e Maqedoni u konceptua, fillua dhe u mbėshtet masivisht nga shqiptarėt qė banonin jashtė kėtyre trojeve. Ndonjė cinik mund tė thoshte se e vetmja gjė qė u krijua nga shqiptarėt pa mbėshtetjen e diasporės shqiptare qe regjimi 50 vjeēar mė i egėr komunisto-totalitar nė botė! Ndaj, ēdo pėrpjekje pėr tė distancuar kontributin e diasporės nė ēėshtjen kombėtare ėshtė i pafrytshėm e i dėmshėm sepse tė gjithėve ne do tė na duhej tė rishkruanim historinė e tė mohonim pjesė tė rėndėsishme tė identitetit dhe burimeve tona tė brendshme tė krenarisė.

Njė tjetėr argument tjetėr qė qarkullon herė zyrave e herė kafeneve, ėshtė se patriotizmi, nė rastin mė tė keq ėshtė njė anakronizėm qė i pėrket shekujve tė kaluar, dhe nė rastin mė tė mire patriotė tė vėrtetė me tė drejtėn e kontributit mund tė jetė vetėm ata qė vuajnė nė trojet shqiptare realitetin e zymtė dhe jo “diasporistėt” qė flasin nga cepat e ngrohtė tė Amerikės apo Europės. Pėr sa i pėrket pikepamjes sė pare, pavarėsisht se disa “elitistė” shqiptarė mund ta ndjejnė veten mė pare qytetarė tė botės se sa qytetarė tė Shqipėrisė, diaspora shqiptaro-amerikane ka pasur rast tė shohė jo mė larg se sa pas 11 Shtatorit se si tė gjithė kombi amerikan nxorri nė pah vetitė e tij mė tė mira, e ndjenjat mė tė larta tė dashurisė pėr Amerikėn. Patriotizmi i shėndoshė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse respekt i njė kombi apo individi pėr vetveten. E nė se dikujt i mungon ky respekt pėr vetveten, nuk ka pėrse tė presė qė tė respektohet nga tė tjerėt.

Nė se kontrasti midis patriotizmit dhe “kozmopolitizmit” ėshtė tė paktėn debat i vlefshėm teorik, lidhja qė bėhet midis patriotizimit dhe rehatisė personale ėshtė njė pikėpamje krejtėsisht e gabuar si nga ana konceptuale ashtu dhe nga pėrputhja e saj me realitetin. Nga ana konceptuale, ėshtė absurde tė pretendosh se patriotizmi ėshtė i vertete apo i merituar vetėm kur buron nga ata qė vuajnė nė atdhe. Po tė ishte ashtu, vendet ku mirėqenia eshte nė nivelet e saj maksimale duhet ta kishin patriotizmin nė nivelin zero. Pėr mė tepėr, paradoksalisht, disa nga bartėsit mė vokalė tė kėtij mendimi bėjnė pjesė pikėrisht nė atė shtresė e shoqėrisė shqiptare qė jeton shumė mė mirė se shumica e shqiptarėve. Nė se dikush ka 10 fishin e tė ardhurave mesatare dhe ka vendosur tė rrijė nė Shqipėri, kjo mund tė jetė e lavdėrueshme, por nuk e bėn atė me shume patriot se sa mėrgimtari qė nuk pa mundėsi jetese nė Shqipėri, Kosovė, apo Maqedoni dhe vendosi tė shkojė e robtohet nė punė nė Greqi, Itali, apo Amerikė.

Pėrveē sa mė lart, kjo linjė tė menduari tregon kuptimit e cekėt qė ekziston pėr gjendjen e diasporės nė Amerikė apo gjetkė. Sipas fjalorit si dhe nė kontekstin qė e pėrdorim ne, diasporė quhet komuniteti i shpėrndarė i njė populate homogjene. Nė kėtė kuptim, diaspora, si dhe organizatat e ndryshme tė saj, pėrfshijnė si milionerin shqiptaro-amerikan qė e filloi nga pjatalarės dhe ka arritur tė jetė i suksesshėm, ashtu dhe studentin e varfėr apo emigrantin e sapo ardhur tė cilit i duhet tė punojė 2-3 punė qė tė mbajė familjen. Mbase jo tė gjithė kanė tė njėjtėn influencė nė vendimet qė merr Senati Amerikan nė lidhje me Shqipėrinė, por shpesh ata kanė tė njėjtin dedikim ndaj Shqipėrisė dhe ēėshtjes shqiptare.

Gjithsesi, diēka qė ėshtė e pėrbashkėt si pėr milionerin ashtu edhe pėr kamarierin, ėshtė se kontributi i tyre nė tė mire tė trojeve shqiptare ėshtė vullnetar!! Tė gjithė anėtarėt e diasporės, si milioneri ashtu dhe studenti jo vetėm qė nuk paguhen pėr punėn qė bėjnė, por harxhojnė pafund nga koha dhe xhepi i tyre!!! Shpenzimet fillojnė qė nga mbėshtetja financiare nė fushatat elektorale tė senatorėve e kongresmenėve amerikanė qė mbrojnė interesat shqiptare, nė darkat e drekat qė shtrohen pėr personalitete tė ndryshme pėr ti bėrė ata tė interesuar nė ēėshtjen shqiptare, nė darkat e drekat qė shtrohen pėr figurat politike shqiptare tė tė gjitha krahėve pėr tė shkėmbyer mendime e pėr ti rritur atyre prestigjin nė komunitet e mė gjerė, nė paratė qė harxhohen pėr tė mbajtur dhe pėrtėrirė faqet e internetit, e deri nė kohėn (aq tė ēmuar nė Amerikė) qė harxhohet duke shkruar letra, deklarata pėr shtyp, opinione, artikuj gazete etj.

Disa autorė mendojnė se kanė zbuluar Amerikėn kur venė nė dukje “ndarjet” qė ekzistojnė nė diasporėn shqiptare. Duke qėnė se vetėm komuniteti shqiptar i Amerikės pėrbėhet nga rreth gjysėm milioni banorė, ėshtė normale qė, megjithėse pėrgjithėsisht me qėllime tė njėjta, midis tyre ka grupime interesash tė ndryshme qė reflektohen dhe nė strukturėn institucionale tė diasporės. Ajo qė harrohet nga kėta “analistė,” ėshtė se nė thelb, ndarjet apo “kontradiktat” nė gjirin e diasporės, nuk janė gjė tjetėr veēse reflektim i jetės konfliktuale tė faktorėve politikė shqiptarė nė Ballkan. Nė se politika shqiptare do ta kishte kuptuar mė pare se rruga drejt zhvillimit ekonomik e politik arrihet nėpėrmjet bashkėpunimit parimor dhe oponencės sė ndershme, edhe puna e diasporės nė mbrojtjen e interesave shqiptarė kėtu nė Amerikė do tė kishte qenė me efikase. Vetėm se opinioni publik shqiptar, qeveria shqiptare, si dhe departamenti i shtetit amerikan, duhet tė verė re me kujdes se qėndrimi i tė gjithė organizatave apo individėve tė diasporės nė lidhje me vizitėn e Gaxojanis nė Shqipėri ka qenė dhe ėshtė nė njė emėrues tė pėrbashkėt.

Hera herės shohim pėrpjekje tė izoluara nga disa individė qė venė nė lojė aftėsitė e anėtarėve tė ndryshėm tė komuniteti shqiptaro-amerikan pėr tė komunikuar nė shqip. Ndonėse “dėshira e mire” e kėtyre autorėve pėr tė ruajtur shqipen ėshtė pėr tu lavdėruar, gjithkush duhet tė kuptojė se aftėsia e komunitetit shqiptar nė amerikė pėr tė folur anglisht ėshtė shumė mė e rėndėsishme pėr interesat shqiptare se sa aftėsia e tyre pėr tė folur shqip. Ēka ėshtė edhe mė e rėndėsishme, e vėrteta ėshtė se nė pjesėn e tij mė tė madhe, komuniteti shqiptar i ruan me fanatizėm gjuhėn, kulturėn dhe doket shqiptare. Nė Amerikė ka ēdo vit festival shqiptar me kėngė e valle, ka botime dinjitoze tė shkruar nė shqip, ka gazeta prestigjioze qė botojnė vetėm lajme nga trojet shqiptare anglisht si dhe shqip.

Por le tė pranojmė pėr hir tė argumentit se, pyetjes di apo nuk di shqip, njė pjesė e komunitetit do ti pėrgjigjeshin se nuk e di mire apo e ka harruar shqipen. A vertet ka ndonjė qė mendon se ky ėshtė fundi i zinxhirit tė pyetjeve qė mund dhe duhet tė ngrihen nga njė shtyp serioz dhe analiza tė mirefillta? A nuk i shohin ankesat e shqiptarėve ngado se, ndėrkohė qė me tė drejtė bėhet gjithshka pėr tė arsimuar minoritetet nė Shqipėri nė gjuhėt pėrkatėse, fare pak ėshtė bėrė pėr tė mbajtur kulturėn e gjuhėn shqiptare tė gjallė nėpėr botė? Do ishte mė me vend sikur analizat tė fokusoheshin nė mėnyrat se si gjendja aktuale mund tė pėrmirėsohet, si pėr shėmbull sponzorizimi i shkollave shqipe nė shtetet ku ka komunitete tė mėdha shqiptarėsh; konceptimi dhe botimi i metodave dygjuhėshe tė gjuhės shqipe pėr diasporėn (anglisht, greqisht, italisht etj); shpėrndarja e institucionalizuar e filmave, programeve, apo librave shqip apo atyre tė pėrkthyera nė shqip (sidomos atyre pėr fėmijė) etj. Duke ngritur vėmendjen ndaj kėtyre ēėshtjeve, autorėt do ti bėnin vėrtet njė shėrbim tė madh si diasporės ashtu dhe gjuhės dhe kulturės shqipe.

Nė ēfarėdo gjuhe qoftė, kuptohet qė jo gjithshka qė thotė diaspora ėshtė e drejtė. Gjithsesi, kjo nuk ėshtė kurrsesi arsye pėr tė refuzuar kontributin e saj, dhe aq mė pak pėr tu tallur me tė. Nė fund tė fundit nuk duhet tė harrohet se sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise vetėm pjesa e dukshme e dergesave qė erdhėn nga diaspora nė vitin 2001 ishte 615 milionė dollarė, shifer qė perben rreth 15% tė prodhimit kombėtar tė Shqipėrisė pėr vitin. Gjithashtu, nuk duhet tė harrohet se kryesisht me tė ardhurat vullnetare tė anėtarėve tė komuniteteve shqiptare janė mbėshtetur dy pėrpjekje monumentale pėr fitimin e tė drejtave tė shqiptarėve ne Kosovė e Maqedoni. Dhe sė fundmi, nuk duhet tė harrohet se pa pėrpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan pėr sensibilizimin e kėtyre ēėshtjeve nė tė gjitha nivelet, nga kongresmenėt, senatorėt e deri te Presidenti Klinton, ēėshtja shqiptare nė Ballkan do tė ishte shumė mė larg zgjidhjes se sa ėshtė tani.

Veēse tė gjitha kėto shpesh herė harrohen, dhe jo vetėm nėpėr artikuj gazetash, por disa here dhe nė takime zyrtare. Kushedi sa e sa here e kemi dėgjuar e gėlltitur “kėngėn” se diaspora duhet vetėm tė dėrgojė kursimet e saj nė Shqipėri, por mendimet e saj nuk kanė vlerė apo rėndėsi sepse ajo “eshte larg realitetit” nė vend dhe si pasojė nuk mund tė gjykojė drejt. Kjo pikėpamje ėshtė jo demokratike dhe fyese. Pėr mė tepėr, ajo ėshtė krejtėsisht nė mospėrputhje me atė tė gjitha qeveritė shqiptare qė nga 1991-shi e tutje kanė shprehur se duan tė bėjnė: tė tėrheqin mendimin e shqiptarėve qė janė arsimuar dhe formuar nė perėndim. Nė gjirin e komunitetit shqiptar nė Amerikė, por edhe nė vende tė tjera, ka me dhjetėra profesionistė tė arrirė qė punojnė e kontribuojnė nė institucione prestigjioze tė vendeve pėrkatėse. Aftėsia e tyre pėr tė gjykuar mbi fenomene tė ndryshme nė Shqipėri nuk ėshtė aspak mė e vogėl se sa ajo e specialistėve jo shqiptarė, dhe mbi tė gjitha, nuk ka pėrse dhe si tė varet nga afėrsia fizike qė ata kanė me skenat dhe prapaskenat e trilleve politike tė trojeve shqiptare.

Gjithsesi, pavarėsisht nga aftėsia dhe dėshira jonė pėr tė vlerėsuar dhe ofruar zgjidhje aty ku mendojmė se kemi mundėsi, ėshtė e vertetė qė bashkėpunimi midis diasporės dhe faktorėve politikė shqiptarė mund dhe duhet tė ishte nė njė nivel mė tė mire. Pėr tu arritur te kjo, besojmė se duhet tė ketė njė kuptim mė tė mire te rolit qė luan diaspora apo “lobet” e saj nė politikat e njė shteti.

Pėr arsye tė ndryshme, kryesisht pėr hir tė konfliktualiteti politik dhe psikologjisė leniniste “o me ne o kundėr nesh” nė trojet amėtare, shumica e grupimeve shqiptare tė diasporės janė perceptuar nga udhėheqja politike por dhe nga publiku si nje “mashė” nė duart e tyre jo aq pėr tė arritur qėllimet madhore tė shqiptarėve, se sa pėr tė shtuar pikėt e tyre pėrpara pasuesve politikė. Roli i lobit shqiptar nė Amerikė, pavarėsisht nga organizatat e ndryshme, nuk duhet tė konceptohet mė as si zgjatim i qeverisė, dhe as si zgjatim i opozitės. Shqiptarėt nė Ballkan kanė shumė ēėshtje tė mėdha e tė pazgjidhura dhe nuk mund tė kenė luksin qė tė shpenzojnė pėrpjekjet vullnetare dhe dashamirėse tė vėllezėrve tė tyre nė Amerikė duke i kanalizuar apo kufizuar ato ne kulisa partiake. Lobi shqiptar (dhe me kėtė kuptojmė tė gjithė shqiptarėt qė punojnė pėr tė mirėn e shqiptarėve) nuk duhet tė shihet sikur ėshtė zėdhėnėsi i qeverisė (e djathtė apo e majtė qoftė ajo) nė Washington. Pėr kėtė punė ekziston ministria e jashtme me ambasadat e saj. Shqiptaro-amerikanėt duhet tė angazhohen pėr tė arritur qėllimet mė afatgjata dhe mė dobiprurėse pėr kombin shqiptar, duke i vėnė atė nė ballė tė kėsaj pėrpjekje, aty ku faktorėt politikė shqiptarė nuk mund dhe nuk kanė si tė arrijnė pėr hir tė politikave ndėrkombėtare dhe konsideratave diplomatike.

E parė nė kėtė prizėm, ajo ēka duhet arritur midis diasporės nė Amerikė dhe faktorėve politikė nė Balkan, ėshtė institucionalizimi i marrėdhėnieve tė tyre pėr tė arritur njė bashkėrendim shumė mė tė mirė tė veprimeve pėr realizimin e platformave gjithėkombėtare tė zhvillimeve ekonomike, kulturore, dhe politike. Duhet tė bėhet rutinė qė kur shqiptaro-amerikanėt takohen me politikanė tė ndryshėm siē ka ndodhur nė tė shkuarėn e do tė ndodhė nė tė ardhmen (pėrfshi qė nga Presidenti i Amerikės, Ministri i Jashtem i Greqisė, apo pėrfaqėsues tė Ministrisė Italiane tė Ekonomisė) ata duhet tė kenė dėgjuar nga faktorėt e ndryshėm shqiptarė mendimin e tyre se ēfarė ėshtė e rėndėsishme tė arrihet nga kėto takime. Pėr kėtė duhen krijuar mekanizmat e pėrshtatshėm pranė ēdo institucioni qė ka si mision pėrmirėsimin e gjendjes sė shqiptarėve ne Ballkan. Nuk duhet tė harrohet se duke qenė qytetarė amerikanė dhe duke mos pasur mbi vete pėrgjegjėsira diplomatike, lobi shqiptar mund tė marrė mbi vete pozicione mė tė guximshme se sa mund ti lejojnė vetes faktorėt politikė shqiptarė. Ėshtė pikėrisht nė kėtė kėndvėshtrim qė pėrpjekjet tona do tė plotėsojnė njėra tjetrėn dhe do tė mundėsojnė mė mire arritjen e qėllimeve tė pėrbashkėta.

Nė kuadrin e institucionalizimit tė marrėdhėnieve, tė gjithė faktorėt politikė shqiptarė duhet tė kuptojnė se respekti pėr institucionet ėshtė njė parim themelor i demokracisė amerikane, hapėsirė ku shqiptaro-amerikanėt veprojnė. Nė kėndvėshtrimin tonė institucionet e njė shoqėrie nuk janė vetėm presidentėt, kryeministrat apo qeveritė, por dhe opozita, sistemi i drejtėsisė, shoqėria civile, media, etj, tė gjithė mekanizma tė domosdoshėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė shėndoshė e tė vertetė demokratike. Nė kėtė frymė, duhet tė jetė e qartė tashmė se sovrani ėshtė populli dhe vota e tij. Pėrsa kohė zgjedhjet politike kudo nė rajon janė tė pranuara nga komuniteti ndėrkombėtar dhe organet e specializuara kombėtare e ndėrkombėtare, shqiptaro-amerikanėt e kanė pėr detyrė tė bashkėpunojne me institucionet dhe njerėzit qė janė zgjedhur nga populli pėr tė ushtruar funksionet e kėtyre institucioneve, gjithnjė nė shėrbim tė interesave tė shqiptarėve.

Gjithsesi, pavarėsisht nga qėllimi qė diaspora ka pėr bashkėpunim me insitucionet kurrsesi nuk duhet kuptuar se ajo nuk ka tė drejtėn bile dhe detyrėn tė kritikojė si pozitėn, opozitėn, apo dhe shtetin Amerikan, kur nė gjykimin e saj interesat e shqiptarėve po cėnohen. Duke qenė qė anėtarėt e diasporės janė njė grup vullnetarėsh tė cilėt nuk kanė interesa qė lidhen me mbajtjen e pushtetit apo marrjen e tij, shumicės sė anėtarėve tė saj nuk i errėsohen sytė nga interesat e ēastit. Pikėrisht pėr kėtė arsye shpresojmė qė faktorėt politikė tė popullit shqiptar nė rajon do tė kuptojnė se marredhėniet me diasporėn nuk janė vetėm ato tė mjeljes sė financave apo kursimeve tė saj, por edhe tė partneritetit nė shėrbim tė interesave tė popullit.

_______________________________________________________________________

Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan -KKSHA (National Albanian American Council -NAAC) ėshtė njė organizatė jo-politike e krijuar nga njė grup shqiptarėsh tė dedikuar ndaj ēėshtjes shqiptare. Nė kėtė organizatė kontribuojnė nobelistė, profesionistė tė shkėlqyer, bankierė e avokatė nė firmat mė prestigjioze tė botės, ekonomistė, biznesmenė, akademikė, politikanė, artistė, studentė, etj. Shumica e tyre janė shqiptarė me origjinė nga tė gjitha trevat e trojeve tona etnike e qė u pėrkasin pikėpamjeve tė ndryshme politike. Emėruesi i pėrbashkėt pėr tė tėrė ėshtė qėllimi i njėjtė, mbrojtja e interesave tė shqiptarėve kudo qė janė. Ajo ėshtė organizata e vetme shqiptare qė ka njė zyrė tė pėrhershme nė Washington D.C. si dhe njė tjetėr nė New York qė shėrben si instrument pėr ushtrimin e misionin tė NAAC qė ėshtė “mbėshtetja e shqiptarėve dhe promovimi i paqes dhe zhvillimit ekonomik nė Balkan, pėrmes inkurajimit tė politikave demokratike, promovimit tė respektit pėr tė drejtat e njeriut dhe zhvillimit tė programeve pėr arsimin dhe zhvillimin.” Per me shumė informacion per KKSHA/NAAC dhe aktivitetet e tij vizitoni faqet e internetit nė www.naac.org ose na kontaktoni nė adresėn naac@naac.org ose ne adresat postare Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan, 2021 L Street, NW, Suite 402, Washington D.C. 20036 dhe 481 8th Avenue, Suite 922, New York, NY 10001.

Shkruar nga z. Richard Lukaj
Kryetar I Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan
New York, NY



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.