Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Ceshtje Kombetare :: TABUJA DHE TABUTI
Postuar nga: ILovePejaa

Ceshtje Kombetare SE KONGRESI I GJUHES SE UNISUME SHQIPE (1972) KA DESHTUARE ARGUMENTE ASHT KOSOVA.


I

DANTE. Lexova kėto ditė nė “International Herald Tribune” ca tė dhėna shumė interesante pėr Danten. Poeti kombėtar Dante Aligeri, themeluesi i ‘lingua franca’, i gjuhės moderne tė gadishullit italian, 90 pėr qind e fjalorit tė tė cilit edhe sot e kėsaj dite pėrdoret nė Itali, herė pas here qe akuzuar se po e pėrdor gjuhėn vulgare mė me dėshirė se atė latine, gjuhėn standarde tė asaj kohe. E kishin tallur duke i thėnė ‘ėshtė poet i madh tamam sa pėr njė kėpucėtar’. E akuzonin se e pėrdor gjuhėn vulgare pėr ēėshtjet divine, se me gjuhė rruge flet pėr filozofinė dhe shkencėn, etj.etj. U habita se sa i vjetėr qenka ky keqkuptim. Keqkuptimi mes Lingua Latina dhe Lingua Franca. Qė nga kolumna ime e parė nė “Kohėn Ditore” doja qė patjetėr t’i shpjegoja arsyet e mia pse kisha vendosur qė brendapėrbrenda kėsaj forme elastike e tė lirshme gazetarie, siē ėshtė kolumna, tė pėrpiqem ta kujtoj e ta shkruaj idiomėn mė tė folur tė shqipes sot e gjithmonė – gegnishten. Ja qė, asohere nuk e dija se po bėja diē tė lashtė e tė njohur qė nga Danteja: provokimin e standardit.



TABUJA. Gjithmonė mė ka provokuar e ndaluara. Tabuja. Qė nga viti 1972 janė dy tabu qė mė sfidojnė: gjuha standarde dhe dialekti geg. Njėrėn s’guxon ta ndryshosh, pėr tjetrėn s’guxon as tė bėsh pyetje. Pėr tė parėn tė thonė se u bė sot e pėrgjithmonė dhe s’ka se si tė ndryshojė ndonjėherė. Pėr tė dytėn thonė se vdiq dhe s’ke ē’humb kohė me tė. Nga ana tjetėr, e gjithė literatura qė po lexoja mė thoshte se gjuha me gjithė komponentet e saj mund tė evaluohet, alternojė, pėrmirėsohet, rregullohet, korrektohet, biles edhe tė zėvendėsohet me njė tjetėr. ‘Ėshtė e ditur se tė gjitha gjuhėt janė fatalisht imperfekte dhe josistematike, me shumė boshllėqe e elemente tė panevojshme. Ndaj, nė ēdo situatė, njeriu ka tė drejtė qė qėllimisht ta ndryshojė dhe pėrmirėsojė gjuhėn e vet. Kjo mund t’bėhet me iniciativė private, pėrmes influencės sė njerėzve tė njohur, autoriteteve, prestigjit, propagandės dhe pushtetit -- Edhe po ta mendonim njė situatė ideale, kur normėn do ta respektonin tė gjithė, kur tė gjitha devijimet dhe gabimet do tė ndaloheshin, kjo edhe sikur tė ishte e mundur, nuk ėshtė pėr t’u bėrė. Sepse kėshtu njė pjesė e gjuhės do tė fiksohej njėherė e pėrgjithmonė, duke mos e lejuar progresin dhe ndryshimin e saj. Standardizimi ideal i gjuhės, edhe teorikisht edhe praktikisht, ėshtė njė gjė e pamundur. Edhe po ta kishim standardin, ėshtė njė shpresė qė tė mban se nuk do t’i pėrmbaheshin tė gjithė dhe kėshtu mund tė pėrfitojmė nga pėrdorimi spontan, biles edhe nga gabimet e mundshme. Prandaj, liria individuale ndaj ēėshtjeve tė gjuhės duhet tė garantohet, po si gjithė tė drejtat e tjera tė njeriut’. Kėshtu foli Valter Tauli



SHQIPĖRIA. Interesimi im pėr gjuhėn standarde u ngjall vetėm me tė shkuar pėr herė tė parė nė Shqipėri. Pa shkuar, unė isha njėri jush: i bindur se ne nė vitin 1972, njėherė e pėrgjithmonė, kemi fiksuar standardin e shqipes dhe s’ka mė kush ta luaj. Se gjuha shqipe, tė cilėn ne kosovarėt po e flisnim, nuk ėshtė standardi i caktuar nė vitin 72, ma kumtuan nė Shqipėri. Aktualisht, ata nuk e thoshin se ky s’ėshtė standardi, por aq ishte i pėrēudnuar sa mezi e kuptonin. Mė mirė do t’ishte sikur t’kishit mbetur tek gegnishtja, mė thoshin. Kėshtu nisi interesimi im pėr gjuhėn dhe standardin, duke dashur ta kuptoja se ē’ka ndodhur ashtu me ’72 sa ne nė Kosovė, me tė gjitha nivelet e edukimit dhe shkollimit, me Akademi e institute, si dhe me tridhjetė vjet pėrvojė aplikimi tė kėtij standardi, duhet qė t’i rishkruajmė veprat dhe tė hyjmė sėrishmi nė provimin e – gjuhės standarde shqipe!



STABILITET FLEKSIBĖL. Linguistja e njohur Janet Byron, pasi konstaton se gjuha shqipe shndėrrohet nga njė gjuhė policentrike e dy varianteve (toskė dhe gegė), nė njė gjuhė monocentrike, sjell me qindra fakte konkrete tė dominimit tė dialektit toskė gjatė pėrpilimit tė standardit, duke konstatuar se, nė shumė raste ’standardi reflekton dialektin e lidershipit politik tė asaj kohe’. Ajo konstaton me ēudi se ėshtė njė qėndrim i pėrgjithshėm, natyrisht i heshtur, qė tė luftohet, madje tė shlyhet fare, dialekti gegė. ‚Njeriu s’ka se si tė mos e vėrejė rolin e elitės pėr standardizimin e normave gramatikore, sado kjo ēėshtje ėshtė njė taboo mes shkencėtarėve nė Shqipėri. Ėshtė krejtėsisht e lehtė tė dallosh komponentet toske nė gramatikė -- Standardi pakrahasimisht mė shumė akcepton elementet toske, ndėrsa ato gege i hedh poshtė -- Vetėzgjedhja e normave gramatikore vėrteton preferencat pėr dialektin toske -- Standardizimi nuk duhet tė mbėshtet seleksionimin e vetėm njė alternative duke i luftuar tjerat -- madje edhe nėse janė hudhur, ato mund tė pėrdoren si gjetje stilistike.’ Por, mbi tė gjitha, zonja Byron sjell nė linguistikėn dhe mendėsinė shqiptare faktin e pamohueshėm se ‚njė komunitet lingual normal ėshtė gjithmonė divers’. Ajo na e kujton Haugenin qė thoshte se ‚diversiteti i pasur i gjuhėve dhe dialekteve pėrbėn realitetin e njeriut. Tė pėrpiqesh t’i hekurosėsh njaq sa ato tė jenė uniforme ose identike nė referencė, ėshtė jo vetėm njė punė Sizifi, por njė qėllim monstruoz i padenjė pėr njė humanist. Sepse, gjuha ėshtė edhe shfaqje e personalitetit dhe e identitetit tė njeriut’. Pėrmes Haugenit, zonja Byron na kujton se duhet gjithmonė tė gjindet njė balans mes uniformitetit dhe diversitetit tė kodeve. ‚Balansi mes diversitetit dhe uniformitetit ėshtė domosdo, jo vetėm pėr njė planifikim gjuhėsor, por edhe pėr standardizimin vetė, i cili gjithmonė duhet tė ketė njė shkallė tė caktuar fleksibiliteti.’ Dhe, mbi tė gjitha, zonja Byron nuk harron tė na kujtojė se ēdo standardizim dhe planifikim shoqėror e pėrcjell procesi i evaluimit, rishqyrtimit tė normės. Ndryshimi i rrethanave dhe normave shoqėrore kėrkon edhe evaluimin e normės gjuhėsore. ‘Gjuha standarde duhet tė jetė fleksibile nė kodifikimin e saj, nė mėnyrė qė ta bėjė tė mundur dhe ta lejojė modifikimin nė linjėn e ndryshimeve kulturore.’ (Paul L. Garvin). Gjuha duhet tė ketė stabilitet fleksibėl. Dhe, vetėm kujtojeni se sa shumė ka ndryshuar realiteti shoqėror, kulturor e hapėsiror i shqiptarėve nga viti ’72. Sot, realiteti gjeografik, hapėsira kulturore, hapėsira gjuhėsore e shpirtėrore shqiptare ėshtė krejtėsisht e tjetėrt. Madje, ishim dėshmitarė tė dy fenomeneve globale: shembjes sė komunizmit dhe luftės nė Kosovė. Gjithēka nė botėn tonė ka ndryshuar, nė ne dhe rreth nesh ka evoluar, pos njė gjėje – standardit tė Kostallarit!



GJUHA GEGE. Si tabu. Si tabut, nė tė vėrtetė. Mėnyra si e kanė mbyllur e nuk lėnė ta hapėsh, m’i kujton arkivolet e JNA me ushtarėt shqiptarė qė i kthenin tė vrarė nga shėrbimi, duke thėnė se kanė vdekur vetiu, nė mėnyrė natyrore, si - gegnishtja. Por, kur familjarėt donin ta hapnin arkivolin, nuk lejohej. Ai ishte i llamarintė dhe i pikur, si konservė. Njė nga paragjykimet e mėdha dhe gabimet e mėdha qė u bėnė ėshtė vendosja e dialektit tosk (si bazė e letrares) dhe dialektit geg nė raport subordinimi. Njėri ėshtė i arirė, e tjetri i tejkaluar. Njėri i bukur, e tjetri i shėmtuar. Njėri i gjallė, e tjetri i vdekur, duke e harruar se tė dy kėto dialekte e pėrbėjnė gjuhėn shqipe. Janė gjuhė shqipe. E shikova kėto ditė njė kozeri nė TVSH. Ju kujtohet: Skenderbeu i thėrret gjithė politikanėt e kohės nė njėfarė pajtimi kombėtar. E ēuditshmja e asaj kozerie ishte se Skenderbeu fliste gegnisht! E politikanėt e moderuar, natyrisht, gjuhėn e moderuar. Pėr autorin gegnishtja ėshtė e vdekur njashtu si Skenderbeu. Kujtim i largėt, diēka e harruar. E tejkaluar. Nė njė bisedė me mikun tim Artur Zheji, e bisedova shkurtazi mėnyrėn se si ėshtė luftuar idioma gege nė Shqipėri. Ai ma vėrtetoi fije e pėr pe dyshimin tim: kinemaja! Filmi. Nė filmat e famshėm tė kinostudios ‚Shqipėria e Re’ zakonisht personazhet pozitive, god guys, flisnin toskėrishten letrare. Ndėrsa negativėt, bad guys, gjithmonė ishin gegė, dhe flisnin ‚trashė’. Armiqtė e popullit nė filmat e kinostudios ‘Shqipėria e Re’, nuk e flisnin gjuhėn e re, por tė vjetrėn, gegnishten. Ata qė e flisnin toskėrishten ishin tė bukur, femrat i pėlqenin, ata ishin me mision, po ndėrtonin njė botė tė re, tė drejtė e tė lirė. Nuk besonin n’Zot, nuk besonin nė pronėn private, kėndonin kėngė ruse e kineze. Nga ana tjetėr ishin ata qė flisnin gegnisht. Femrat s’i pėlqenin, ishin tė shėmtuar, besonin n’Zot, besonin nė pronėn private, nuk i donin rusėt dhe kinezėt. Dhe, nė fund, kėta qė flisnin gegnisht ja i burgosnin, ja i vrisnin. Sipas njė kėso vije tė farė dramaturgu amator tė studios ‘Shqipėria e Re’, ende sot e kėsaj dite mbetemi tė ndarė nė Kosovė. God guys janė gjithė ata qė flasin dhe mbrojnė letrarēen, ndėrkaq bad guys gjithė ata qė dyshojnė ose provokojnė letrarēen. E keqja e kėsaj pune ėshtė se tash pėr tash, tė paktėn publikisht, kėshtu nga njė gazetė, si bad guy, ai qė beson n’Zot, qė beson nė pronėn private, qė s’i do rusėt dhe kinezėt dhe flet e shkruan gegnisht - mbetem vetėm unė! Por, ndasht. Jam i gatshėm ta bart kėtė kryq. Pastaj, gegnishtja ia vlen. Sepse, ta zhdukėsh gegnishten ėshtė si ta shembėsh njė monument tė lashtė e tė bukur. Gegnishtja ėshtė njė monument i lashtė tingullor joni, njė piramidė tingullore. Keopsi dhe Akropoli jonė tingullorė, ku fshehen dhe ruhen shekujt nėpėr tė cilėt kaluan tė parėt tanė dhe ne. Kushedi, ndoshta nė tė fshihen edhe dėshmitė e prejardhjes. Ėshtė njė thesar i paēmim. Dhe, si ēdo gjuhė, ka nė vete enigmėn e padekoduar, tė pazbuluar ende. Kushedi. Ta shembėsh gegnishten ėshtė si ta kesh shembur Piramidėn e Keopsit, sepse askush nuk varroset mė nė tė. Ėshtė njėlloj si tė shembėsh Akropolin, sepse zotėrat nuk banojnė mė nė tė. E kėta tė vitit 1972, duke u pėrcaktuar vetėm pėr njėrin nga dialektet, atė toskė, kėta e shembėn shtėpinė nė tė cilėn, jo nuk banon askush, po e cila ishte dhe sot e kėsaj dite ėshtė pėrplot me njerėz. Ne qė nga viti 1972 jemi tė zėnė brenda gėrmadhave tė njė gjuhe tė cilėn e minuen.



ĒABEJ. Nga tė gjitha ato dokumente tė Kongresit tė Drejtshkrimit, duke ditur mendimin e profesorit tė nderuar Ēabej nga viti 1939, kur mbronte idenė e kompromisit mes dialekteve, unė sot, pas kaq vjetėsh, i lexova, ose thėnė mė mirė i dekodova si shqetėsime, ose ndoshta edhe hezitime, tė profesorit Ēabej kėto mendime nga kumtesa e tij nė Kongres: “Gjuha popullore pėrbėn rrėnjėn qė ushqen nė mėnyrė tė pareshtur gjuhėn e shkrimit. Kur kjo largohet nga ligjėrimi popullor, largohet njėkohėsisht dhe nga masat popullore, dhe rrezikon tė bėhet njė gjuhė letre, njė gjuhė artificiale. Nė qoftė se gjuha e shkrimit mbyllet nė vetvete dhe largimi i saj nga tė folėt popullor theksohet edhe mė tepėr, me kohė paraqitet mundėsia e njė diglosie, njė dygjuhėsie, gjė qė ka ndodhur nė disa gjuhė tė botės, edhe tė Evropės. Pėr disa arsye sociolinguistike, tė cilat nuk ėshtė vendi tė shtjellohen kėtu, edhe kalimi nga dialektet territoriale nė gjuhėn e shkrimit duhet tė jetė i ngadalshėm e i harmonishėm. Gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe“. E hatashme! Zoti Ēabej na e kishte dėrguar njė ‚message in the bottle’. Duhej vetėm njė gjeneratė e re ta zinte. Ta dekodonte. Kur shkova prapė nė Shqipėri, vizitova tė venė dhe tė bijen e zotit Ēabej. Doja t’i vėrtetoja kėto fjalė tė tij. Tė dyja, edhe zonja Ēabej edhe Brikena, e bija, botuesja e librave tė mi, ma vėrtetuan dyshimin e tij. Ai kishte njė skepticizėm, nuk ishte i sigurt. Natyrisht, sepse shkencėtari i vėrtetė do dyshojė, do e lėrė njė mundėsi tė madhe se mund tė ketė qenė edhe i gabuar. Sidomos nuk pajtohej me mėnyrėn se si luftohej gegnishtja. ‚Gjuha e shkrimit nuk duhet tė jetė dialektofobe’. Por, komunistėt nuk e kishin vetėm fobi. Ajo ishte gjuha armikut tė tyre ideologjik, ata donin ta shlyenin, ta zhduknin prej faqesh dheu, ta hanin! Komunistėt ishin glotofagė. Ata qė e hanė gjuhėn. Njashtu siē i hangrėn armiqtė e tyre ideologjike, njashtu ua hangrėn edhe gjuhėn.





PATRIOTIZMI. Si u bė qė me aso lehtėsie tė padurueshme im atė dhe e gjithė gjenerata e tij tė heqin dorė nga idioma e tyre natyrore. E kuptova shpejt. Im atė ishte fėmijė prindėrish tė pashkolluar. Mu siē ishin edhe tė gjithė ata nga Kosova qė vunė gisht nė atė dokument tė vitit ‘72. Nė tė vėrtetė, ata u ndien tė letuar. Pėr ta gjuha gege ishte gjuha e prindėrve tė tyre tė pashkollė, gjuha e fėmijėrisė sė varfėr, gjuha e pakicės kombėtare nė Jugosllavi dhe gjithė tragjedia e tė qenit shqiptar nė njė shtet autarkik si Jugosllavia asohere. Kėndej, ku flitej gegnisht, nuk lejohej flamuri, nuk lejohej universiteti dhe shkollimi nė shqip, nuk lejoheshin kėngėt dhe ngjyrat kuq e zi. E andej, matanė, valonte flamuri shqiptar, vėrtet me yll, por ata nuk i vėnin kujdes detajeve. Mėsohej shqip, por atyre u kishte ikur detaji se ishte vetėm njė dialekt i shqipes. Kėndoheshin kėngė popullore shqipe, e ata nuk e vėrenin se tekstet u adaptoheshin kushteve tė jetesės nė njė shoqėri komuniste, ku traktoristi e merrte pėr nuse - mėsuesen! Me njė fjalė, im atė dhe gjenerata e tij e kishin vetėm njė tė metė: u iknin detajet. Nuk e dinin se djalli fle nė detaje. Pastaj, ata s’e kishin pėrjetuar gegnishten e oborrit mbretėror, ata s’e njihnin gegnishten e Shkodrės sė paraluftės, s’e njihnin gegnishten e Biblės, sepse ishin myslimanė. Gjithė ē’mbanin mend ishte gegnishtja si gjuhė e fukarallėkut, e analfabetizmit, gjuhė e hoxhallarėve hafuzė, gjuhė e hallave e tezeve me shamija tė mbytura nė analfabetizėm e anadollizėm, gjuha e punėtorėve fizikė shqiptarė nė Beograd, gjuha e raporteve tė vrazhda e tė prapambetura mes gjinive, gjuha e hakmarrjes dhe incestit tė katundeve tona. Ata, duke e flakur kėtė gjuhė, sikur flaknin prejardhjen e tyre, sikur hudhnin lėkurėn e rrėgjuar, rrobat e grisura e tė hangra. Ata po iknin nga identiteti i tyre, nga identiteti i pakicės shqiptare nė Jugosllavi. Ata e veshnin gjuhėn e re si njė palė rroba tė reja me tė cilat hynin nė njė botė tė re. Nė njė utopi nacionaliste, ku do te jetė vetėm njė komb dhe njė gjuhė shqiptare! Kėndonin ‚Shqipėri t’qofsha falė, tė kam nėnė, mė ke djalė’. Ata ishin lojalė ndaj Shqipėrisė, njashtu siē ishin edhe gjuhėsisht lojalė. Dhe, pėr fat, Shqipėria nuk i tradhtoi. Nuk ishin komunistėt e kohės sė tyre ata qė hanin gjuhė, qė u ndihmuan, por fėmijėt e tyre. Fėmijėt e komunizmit. Kėta nuk hanin gjuhė, kėta ishin shumė mė pragmatikė, kėta hanin para. Por, Kosovėn e ndihmuan. E ndihmuan nė ditėt mė tė vėshtira tė saj, nė ditėt e luftės dhe tė deportimit masiv. Dhe, kėtė do t’ua kemi borxh gjithmonė. E mira e gjithė kėsaj ėshtė, siē thashė dhe u gėzova pėr tim et dhe gjithė gjeneratėn e tij, se Shqipėria nuk i tradhtoi. Njė ditė prej ditėsh ajo vėrtet ua ktheu me tė mirė gjithė atė atdhedashuri e patriotizėm tė ēmendur qė i kishte bėrė madje ta flaknin edhe idiomėn e tyre natyrore! E thashė, kjo gjeneratė e kishte vetėm njė tė metė: s’kishte sens pėr detaje. U iknin detajet!

II


SHTATĖ DITĖT E JAVĖS. Interesimet dhe shkrimet e mia pėr gjuhėn janė pjesė e pėrjetimit tim tė Shqipėrisė dhe njė dialog publik me tim et, qė pėr vite me radhė nė shtėpinė time ka qenė garancė se ajo qė ka ndodhur mė ’72 ėshtė diēka e mirė! Pėrjetimin dhe mendimet e mia pėr gjuhėn unė i pėrfshiva nė librin tim pėr Shqipėrinė dhe janė tė botuara nė Tiranė. Me kėtė rast dua qė ta pasuroj dhe vetėm tė shtoj diēka aty kėtu. E ka im at si ligjėrues nė studion e gazetarisė njė provė njohje drejtėshkrimi shumė tė qėlluar: kėrkon nga studentėt t’i shkruajnė ditėt e javės nė tabelė. Me qindra studentė deri mė sot kanė defiluar nėpėr atė studio. Dhe e besoni, asnjėri syresh nuk ka ditur t’i shkruajė pa gabim. Nė e parė, duket provė benigne. Por, pėr mua ky ėshtė njė alarm i pėrgjithshėm i njė shoqėrie qė pretendon se ėshtė e emancipuar dhe e kulturuar. Pėr mua kjo provė ėshtė njė dėshmi frapante e mosfunksionimit tė gjithė sistemit arsimor nė Kosovė. Si ėshtė e mundur tė bėhen 12 vjet shkollimi nė Kosovė, tė kalosh nėpėr duart e gjithė atyre mėsuesve, profesorėve, doktorėve, e tė mos dish t’i shkruash shtatė ditėt e javės pa gabim. Kjo mė bėn tė kujtohem mbi momentin dhe gjendjen linguale sot nė Kosovė. Pika tjetėr qė mė sė shumti mė dhemb janė fėmijėt. Po i krahasove fėmijėt tanė me fėmijėt nga Tirana, kur nisin tė flasin duken si tė lanun. Jo vetėm fėmijėt, por edhe akademikėt e shumėkush tjetėr, mė thotė im atė. Natyrisht, im atė kėtė e shpjegon me dembeli, mosvėnikujdes, arsimim jokualitativ, me ē’gjė pajtohesha vetėm pjesėrisht. Arsyeja tjetėr themelore ėshtė se atyre u ėshtė caktuar njė standard qė ėshtė i ndryshėm me tė folurėn e tyre, me idiomėn e tyre natyrore. Andaj edhe s’mbahet mend. Pastaj: sintaksa. Fjalėt janė shqipe, biles tė shkruara sipas normės, por shkaku i sintaksės serbe ajo gjuhė s’ka kuptim. Ndoshta ne qė flasim serbisht dhe kemi pėrvojėn e njėjtė nė Jugosllavi e kuptojmė, por nė Tiranė kjo gjuhė ‚e shkruar me normė’ nuk kuptohet. Si pėrfundim, tė gjitha pėrkthimet qė janė bėrė nė Kosovė, ēkado qė njėherė ėshtė botuar nė Kosovė e do edhe njė rilekturė, njė riredaktim pėr ta kuptuar lexuesi nė Shqipėri. Dhe unė pajtohem plotėsisht me Tiranėn nė kėtė pikė. Sepse ju mund tė thuani pa gabim ortografik: ka ardh deri te kjo (‚doslo je do toga’); pėr vetėm 499 DM (‚za samo 400DM’); pritet ardhja e tij (‚ocekuje se njegov dolazak’); jemi nė njohuri (‚upoznati smo’); jemi nė pėrgatitje tė Vitit tė Ri (‚pripremamo se za Novu Godinu’); nuk vjen n’shprehje (‚ne dolazi u obzir’); nė krahasim me (‚u uporedjenju sa’) etj. Por kjo s’ėshtė shqip. S’prodhon kuptim nė shqipet. E keqja ėshtė se kjo ‚gjuhė letrare’ sot i dominon mediat tona, fakultetet, literaturėn. Kjo ėshtė gjuha letrare tė cilėn nė tė shumtėn e rasteve ma vėnė mua si pandan, ose mė akuzojnė se nuk i pėrmbahem. Por, pėr kėtė mė vonė.



KOMPETENCA. Kush je ti, mė thonė, qė do ta hapėsh kėtė ēėshtje. Im atė mė thotė se s’jam linguist dhe, e dyta, s’jam fare kompetent. Por, ta kesh Kosovėn sot nė njė kėso situate diglosie e tė mos e kesh as tendencėn mė tė vogėl evaluimi e rishqyrtimi, pėr mua ky qėndrim s’ėshtė shkencor. Kjo vetėkėnaqėsi e linguistėve dhe mungesė e ēfarėdo dyshimi nuk ma dėshmon praninė e shkencės nė kėtė fushė. Unė s’e ndjej pulsin e shkencės linguiste nė Kosovė. Mėnyra se si e kanė vulosur dhe e kanė mbyllur njėherė e pėrgjithmonė kėtė ēėshtje ėshtė mė e afėrt me tabunė sesa me shkencėn. Po ē’thotė shkenca? Ē’thotė dhe ē’e mundon shkencėtarin e vėrtetė? „Nuk ekzistojnė gjuhė tė mira e tė kėqija. Por edhe sikur ta zėmė se ekzistokan dhe ne linguistėt duhet qė ta caktojmė se cila gjuhė ėshtė mė efiēente – a thua kemi aso dije sa tė zhvillojmė kriteriumet qė do mund e ndajnė tė mirėn nga e keqja nė gjuhė dhe tė na thonė se cila ėshtė mė efiēente? Ne dimė shumė pak pėr strukturėn dhe pėrdorimin e gjuhės; dhe ne dimė shumė pak pėr mendimet e njerėzve pėr gjuhėn, a u pėlqen apo jo. Konflikti mes njė njė planifikimi qė mbėshtetet nė linguistikė dhe problemeve qė dalin nga e folura tė mbėshtetura nė empiri, demonstrojnė se kėndvėshtrimi i linguistėve nė gjuhė dhe vizioni i tyre pėr bukurinė e gjuhės ėshtė vetėm njė aspekt i realitetit social e lingual: njerėzit vėrtet kanė kėndėvėshtrime tjerafare sa i takon gjuhės sė tyre ose tė huaj. Dhe, po e huqi komuniteti pėrdorimin e gjuhės standarde, atėherė pak rėndėsi ka se a ishte ajo e bukur ose jo.“ (Björn H. Jernudd). ‚Asnjė planifikues i gjuhės ose trup planifikuesish gjuhėsorė nuk guxojnė tė thonė ndonjėherė se kanė tė vėrtetėn absolute, sepse askush nuk ėshtė i garantuar se nuk do tė gabojė.’ (V.Tauli) Por, unė dua ta kujtoj qėndrimin e njė shkencėtari qė e kam pėr qejf, astrologut amerikan Carl Sagan: “Njė nga urdhrat mė tė famshėm tė shkencės ėshtė: mos u beso argumenteve tė autoriteteve. Sa shpesh argumentet e autoriteteve kanė dalė aq tė gabuar sa tė dhemb. Ndaj, edhe autoritetet duhet ta ridėshmojnė argumentimin e tyre si ēdokush tjetėr.” Ėshtė pėr t’u frikėsuar se sa shumė dėm u ėshtė bėrė miliona njerėzve nga manipulimet joshkencore me gjuhėt e tyre, shkruan Valter Tauli nė punimin e tij „Teoria e planifikimit gjuhėsor“. Mungesa e dyshimit, mungesa e ēfarėdo investigimi shkencor tė realitetit lingual nė Kosovė, mungesa e ēfarėdo sensi dyshimi se mos kemi gabuar, mė bėn tė konkludoj se ky nuk ėshtė qėndrim shkencor, nuk ėshtė atitudė shkencore, por fe. Religjion. Kėta s’janė shkencėtarė, por hoxhallarė tė gjuhės. Ajatollahė tė gjuhės. Kėta nuk dyshojnė, kėta besojnė. Madje, kush dyshon, kush guxon tė bėjė pyetje, ia nisin ‚fatvanė’ menjėherė. Pėr tridhjetė vjet tė mos bėsh as pėrpjekje mė tė vogėl eksplorimi nė gjuhė, as ‚e’ nga evaluimi a rishqyrtimi i standardit, nuk dėshmon prani shkence linguistike a sociolinguistike nė Kosovė. Linguisti i vėrtetė, shkencėtari, nė mos pastė kuptuar ēkado tjetėr, njė gjė do tė duhej ta dijė dhe tė mos e harrojė kurrė, se nuk ėshtė i vaksionuar nga gabimi. Sepse, siē do tė thoshte Sagan, percepcioni ynė ėshtė i mangėt. Ne nganjėherė shohim edhe ēfarė s’ka. Jemi viktima tė iluzioneve optike. Herė pas here halucinojmė. Ne jemi mall me gabim, jemi tė gabueshėm. Jemi tė mirė nė ca gjėra, por jo nė tė gjitha. Ndaj, ėshtė menēuri t’i kuptosh kufizimet tuaja. Ja nga vjen fuqia e skepticizmit shkencor. Ndoshta dallimi mė i rėndėsishėm mes shkencės dhe pseudoshkencės qėndron nė tė kuptuarit e shkencės se njeriu ėshtė i limituar dhe i gabueshėm. E arritura mė e madhe e shkencės ėshtė krijimi i asaj qė quaj makinė e pėrmirėsimit tė gabimeve (error-correcting machine). Atė moment qė jemi jokritikė dhe tė vetėkėnaqur, menjėherė biem pre e pseudoshkencės. Ndaj, them unė, njė njė situatė si kjo jona gjuhėsore, njė linguist i vėrtetė, njė shkencėtar, patjetėr do ta stimulonte eksperimentin, do ta stimulonte lojėn nė gjuhė, do ta stimulonte artin e tė bėrit pyetje, do tė kėrkonte mendimin tjetėr, mendimin e njerėzve tė zakonshėm, tė gazetarėve, shkrimtarėve, mjekėve, teknikėve. Atyre duhet t’u shėrbejė gjuha. Atyre duhet t’u bie tamam. Dhe, nėse gjuha nuk u bie tamam, nėse huqin ta mėsojnė pėr tridhjetė vjet si nė Kosovė, atėherė pavarėsisht sa e bukur dhe e qėlluar qė mund tė jetė, duhet ndryshuar gjuha e jo njerėzit. Shkencėtarėt tonė janė shembull i pėrkryer nga ajo thėnia: operacioni pati sukses, pacienti vdiq. Tevona, tė paktėn pas tridhjetė vjet huqjeje, ne kėtu nė Kosovė do tė duhej tė gjejmė diku thellė vetes njė trohė guximi sa pėr ta bėrė njė pyetje: pse?



DIGLOSIA. Nuk duhet tė jesh linguist pėr ta kuptuar diskrapancėn mes gjuhės sė folur dhe asaj tė shkruar nė Kosovė. Ajo qė do tė mė interesonte ėshtė prova se ndonjėherė nė ndonjė punim shkencor pėr kėto tridhjetė vjet standardi nė Kosovė tė jetė konstatuar diglosia. Vetėm kaq. Nėse s’ka njė punim tė tillė nė Kosovė, unė s’kam mė pyetje pėr kėta shkencėtarė. E diglosinė e konstatojnė linguistėt edhe nė Shqipėri. ‚Sidoqoftė, pavarėsisht nga fati i kėsaj ēėshtjeje, duhet tė bėhet e ditur se diglosia (standardi kundėr varieteteve tė folura) ėshtė shfaqur si njė problem nė Shqipėrinė e pasluftės’ (J.Byron). ‚Nė disa vende, dy variante tė ndryshme tė gjuhės amtare pėrdoren njėkohėsisht. Kjo situatė quhet diglosi. Njė lloj diglosie paraqitet p.sh. edhe nė Norvegji dhe nė Shqipėri’ (V.Tauli). Dhe, vetėm merrnie me mend se ē’diglosi mbretėron sot nė Kosovė! Po them, s’duhet tė jesh linguist pėr ta konstatuar. Tevona, nuk jemi ne rast eklatant diglosie. Rastet mė tė njohura tė diglosisė janė Greqia, Norvegjia, Irlanda. E kisha takuar nė Berlin njė gazetare greke, quhej Fotini Mavromati. Ishte kohė lufte. Po bisedonim pėr Kosovėn, luftėn, Naton. Mes tjerash u prek edhe ēėshtja e gjuhės. Duke e ditur situatėn nė Greqi, e pyeta pėr pėrvojėn e tyre. Ajo mė shpjegoi se si linguistėt grekė, tė prirur nga njė atitudė puriste nacional-romantike, krejtėsisht anakronike, kishin krijuar njė model gjuhe letrare qė pėrpiqej ta kapėrthente tė folurėn greke tė vjetėr 3500 vjet. E quajtėn „dimotika“. Dhe, ēfarė ndodhi, e pyeta. Askush s’po e fliste, mė tha. Askush s’po e pėrdorte. Si pėrfundim, mė tha Fotini, sot edhe autoritet linguale e pranojnė gabimin dhe po i pėrshtaten gjuhės sė gjallė kolokuiale tė shumicės. Nė Norvegji, tė dy variantet pėrdoren zyrtarisht dhe po kėrkohen rrugėt e njė kompromisi mes dy varianteve. Tė gjitha kėto vende po pėrpiqen qė kėtė fenomen gjuhėsor ta zgjidhin me kompromis, njashtu siē i pėrshtatet dhe ėshtė mė lehtė pėr shumicėn. Dhe, sidomos, duke pasur parasysh se gjuha ka rrėnjėt thellė nė historinė edhe personale edhe sociale tė njeriut, pėrpiqen tė mos e shqisin nga mendja kėtė fakt. Prandaj, pėrcaktimi pėr vetėm njė kod pėr mua ka qenė njė gabim i madh qė ndoshta ka pasur njė efekt dhe argument tė shkurtėr politik pėr atė kohė, por qė pėr rrjedhojė ka njė diglosi tė pėrgjithshme nė gjithė hapėsirėn ku jetojnė sot shqiptarėt. Sepse, standardi nuk na bashkoi, siē mėtonin nėnshkruesit e atij dokumenti, por - na ndau! Na ndau nė Qendėr (ata) dhe Periferi (ne), nė Metropolė dhe Katund, nė Ata gjuhėsisht tė civilizuar dhe Ne gjuhėsisht tė prapambetur, nė Normė dhe Devijim, nė tė Bukur dhe tė Shėmtuar. Nė Autentikė dhe Joautentikė.



QENDRA DHE PERIFERIA. Gjithė pesha e gabimit tė pėrcaktimit pėr njė kod shihet mė sė miri nė antinominė Qendėr-Perfieri. ‘Nėse tė ka rastisur tė jesh nė Periferi, atėherė ēkado qė bėn, i gjithė repertori yt, sipas pėrkufizimit, mbetet inferior ndaj Qendrės, sepse ata tė Qendrės gjithmonė do ta mjeshtėrojnė mė mirė se ti njė ēėshtje gjuhėsore dhe gjithmonė do tė jenė ata qė do ta kenė lirinė e ndėrrimit tė gjuhės mė shumė se Periferia. Edhe po ta flisni ‘tė njėjtėn gjuhė’, gjithmonė gjuha e Qendrės do tė tingėllojė disi ndryshe, mė bukur nga juaja, e madje kjo gjė mund t’ju krijojė probleme gjatė tė zėnit me punė nė ndonjė vend prestigjoz. Gjithmonė Qendra do tė jetė e lirė tė bėjė ē’tė dojė nė gjuhė, ndėrkohė qė Periferia gjithmonė duhet vetėm tė ēapėrojė e t’i shkojė nga pas dhe tė bėjė vetėm atė qė tashmė ėshtė lejuar nė Qendėr’. Kėshtu shkruan Itmar Even-Zohar nė punimin e tij “Planifikimi kulturor dhe tregu: krijimi dhe mbijetesa e entiteve socio-semiotike.” Kjo pra ėshtė rrjedhoja e atij vendimi tė Kostallarit me shokė. Kosova ėshtė shndėrruar, me dashje a pa dashje, me vetėdije a pa vetėdije, nė Periferi gjuhėsore. Kosova ėshtė lėnė “n’bisht t’gjuhės”, sepse kurrė s’do ta shkruajė e ta flasė Periferia gjuhėn mė mirė se Qendra!



FALCO. Mė thonė sa s’u bie alivani lektorėve nė gazetėn “Koha Ditore” nga mėnyra se si e shkruaj shqipen. I kuptoj, ngase lektorin mė tė madh nė Kosovė e kam n’shpi. Duke e parė se si e pėrjeton ai shkrimin tim, i kuptoj edhe kėta tė vocėrrit. Por, ajo qė kėta tė gjithė sė bashku s’po e kuptojnė ėshtė kjo: nėse standardi i Kostallarit me shokė do tė mbetet standard i gjuhės shqipe, atėherė nė ēfarėdo situate unė s’para do e pranoj autoritetin e njė lektori qė s’e ka idiomė natyrore toskėrishten. Qoftė ky edhe im atė. Ose, me fjalė tjera, mes njė lektori nga Prishtina dhe njė lektori nga Tirana, qė toskėrishten e ka gjuhė amtare, unė gjithmonė do ta zgjedh Tiranėn, toskėn. Njashtu siē ēdo njeri normal nė jetė tė pėrditshme, unė do tė pėrcaktohesha pėr origjinalin e jo falcon. Kėtė dua tė them, se ne jemi falco tė gjuhės. Ne jemi joautentikė. Nuk janė tre njerėz nė gjithė Kosovėn, tė cilėve unė sot ua kisha besuar lekturėn e shkrimeve tė mia. Sepse, nė qoftė se do bėrė lekturė, atėherė duhet tė jetė Tirana ajo qė do ta bėjė lekturėn. Kjo ėshtė fatkeqėsia e gardianėve dhe puristėve nga Kosova. Ata e mbrojnė parimin qė shkatėrron autoritetin e tyre. Ata mbrojnė diēka qė i bėn ata plotėsisht joautentikė, plotėsisht joautoritativė, qė i nxjerr nga loja, i vė nė bisht tė gjėrave. I shpall botėrisht joautentikė, falco. Mė lejoni ta shtjelloj deri nė fund njė rrjedhojė tė tillė. Nėse situata e pėrgjithshme e njė diglosie do tė zgjidhej asisoji qė standardi i Kostallarit me shokė tė mbetet i vetmi, atėherė urgjentisht duhet themeluar njė si Ministri tė Gjuhės, ose ndonjė institucion emergjent gjuhėsor, i cili do tė merrej me joautenticitetin gjuhėsor nė Kosovė. Ē’dua tė them? Urgjentisht duhet tė krijohet ura gjuhėsore mes Tiranės dhe Prishtinės, komisionet qė do tė merreshin me evaluimin dhe konstatimin e aplikimit dhe implementimit tė standardit tė Kostallarit gjatė kėtyre 30 vjetėve nė tė gjitha nivelet e organizimit shoqėror e institucional nė Kosovė. Urgjentisht duhet tė sillen gazetarė dhe spikerė nga Tirana, tė cilėt do ta pamundėsonin amplifikimin e kėsaj tė folmeje tė pėrēudnuar, pėrhapjen e kėtij standardi tė shkėrdhyer e tė shfokusuar qė ka zėnė vend nė Kosovė gjatė kėtyre viteve. Ka vetėm njė mėnyrė qė fėmijėt tanė tė mos duken tė lėnė nė raport me fėmijėt nga Tirana: t’i sjellim mėsueset nga Tirana. Fėmijėt janė tė njėjtė, faji ėshtė te mėsueset tona joautentike nė gjuhė. Duhet tė sjellim nė Prishtinė mėsuese autentike nga Tirana. Me njė fjalė, nėse ky ėshtė standardi qė do tė mbetet, atėherė pakkush do t’i bėjė ballė njė evaluimi tė standardit nė tė gjitha nivelet e shkollimit e pėrfaqėsimit nė Kosovė. Dhe, gjithmonė nėse nė njė konkurs do tė kenė konkurruar gazetarė ja spikerė nga Tirana dhe Prishtina, do tė fitojnė ata nga Tirana. Thjesht: sepse janė autentikė, janė nga Qendra, shih si e flasin gjuhėn! Janė origjinalė. Kujtojeni vetėm se si priten e pėrjetohen kėngėtarėt nga Tirana, shkrimtarėt nga Tirana, gjuhėtarėt nga Tirana! Duken pėrnjėmend, janė tė denjė t’i adhurosh. Ndėrkaq, kėta tanėt disi s’ta mbushin syrin, as kėngėtari, as shkrimtari, as gjuhėtari. Duken disi pėr mahi, jo pėrnjėmend. Po them, Prishtina dhe Kosova e ka vendosur vetė, me ata qė vėnė kanė gisht nė dokumentin e Kostallarit me shokė, tė mbetet nė Periferi, tė bėhet Periferi, tė shpallet falco, joautentike, tė mbetet nė bisht. Dhe kulmi i gjithė kėsaj ėshtė se puristėt dhe gardianėt e standardit gjuhėsor nė Kosovė, krejtėsisht tė pavetėdijshėm e nė delir, mbrojnė parimin qė i mban dhe i shpall tė tillė – joautentikė! Falco.

III



RTK. Ata qė kanė lexuar kolumnat e mia dhe kanė lexuar librin tim pėr Shqipėrinė e dinė qėndrimin tim ndaj gjuhės letrare. Jo ndaj kėsaj tė pėrēudnuarės nė Kosovė, por ndaj asaj autentike, nė Shqipėri. Unė jam kundėr. JO kundėr toskėrishtes, por kundėr standardit i cili i gjithi mbėshtetet nė kėtė dialekt. Sidomos jam kundėr kėsaj lufte tinėzare qė i bėhet dialektit gegė pėr gjithė kėto vite. Ja qė, si drejtor i njė mediumi publik si televizioni, unė kisha edhe pėrgjegjėsinė qytetare qė tė tregoja lojaletitin tim ndaj njė konvencioni shoqėror tė pėrgjithshėm. Me njė rast u desh tė shkruheshin shtatė ditėt e javės pėr rubrikėn e motit dhe, nuk u ēudita fare, askush edhe nė RTK s’ishte i sigurt si shkruhen. Drejtori anglez Lucas u habit. Mbeti pa tekst. Migjen, si ėshtė e mundur tė mos shkruhen shtatė ditėt e javės pa gabim, po mė pyeste. Tregim i gjatė, i thashė. I tregova pėr njė artikull tė botuar nė ‘The Economist’ pėr kėtė gjė, ku kisha shprehur disa mendime tė mia pėr kėtė ēėshtje. Ēfarė t’i thosha. Nė tė vėrtetė, ēfarė tė thuhet kur pas njėzet vjet shkollimi nė Kosovė nuk dinė tė shkruhen shtatė ditėt e javės. Edhe mė zi, si edhe nė institucionet tjera kudo nė Kosovė, edhe nė RTK, 90 pėr qind e njerėzve nuk e dinė drejtshkrimin dhe flasin ‚gjuhėn e pėrēudnuar letrare’. Natyrisht, me pėrjashtime. Kush e ka fajin: 90 pėr qind e njerėzve nė Kosovė qė s’po e mėsojnė normėn, apo ata njerėzit e mbledhur nė vitin ‘72 nė Tiranė, qė pėrcaktuan kėtė standard, i cili kurrsesi s’po mbahet mend? Edhe pas tridhjetė vjetėsh.



GJUHA SI IDENTITET. Po a ka rrugėdalje tjetėr nga kjo situatė? Pėr mua, dallimet mes dialekteve shqipe janė shumė tė vogla. Biles Byron i pėrmbledh nė pesė sosh. Pėrse u dashka shkaku i pesė dallimeve tė humbim dialektin gegė, idiomėn tonė gjuhėsore, si mė tė folurin dhe mė tė vjetrin dialekt tė shqipes? A ėshtė e mundur se ne s’po mund ta gjejmė njė kompromis pėr pesė ēėshtje tė vocrra gjuhėsore? A ėshtė mundur se njerėzit e Kosovės e kanė dhėnė pėlqimin e vet qė pėr shkak tė pesė dallimeve tė flijojnė idiomėn e vet natyrore dhe kėshtu ta shndėrrojnė Kosovėn nė Periferi gjuhėsore, e ta shpallin veten joautentikė nė gjuhė? Ajo qė ėshtė e ēuditshme nė hapėsirėn kulturore e shpirtėrore shqiptare, e qė e kishte vėrejtur edhe Byron, ėshtė mosshkrimi i gegėrishtes. Si ėshtė e mundur tė mos shkruhet idioma mė e folur, tė paktėn nga shkrimtarėt, nga kushdo, si lojė, si eskapadė, si alternativė? Ēfarė parimi i fshehur e ndalon njeriun nga kjo. Nga ēfarė frigohet ai. Pėr mua, kjo ėshtė e thjeshtė: ėshtė ai dramaturgu amator nga kinostudioja ‘Shqipėria e re’. Le tė ju kujtohet: ata qė shkruajnė e flasin gegėrisht janė armiq tė popullit! Unė vullnetarisht e kam zgjedhur tė jem ‘armik i popullit’ nė kėtė ēėshtje. Shikoni, zatėn, pėr mua, jo vetėm kėsilloj shpalljesh pėr ‘armik’ nga budallenjtė e nga tė marrėt, por edhe luftėrat nisin pėr shkak tė disa gabimeve semantike, ose me fjalė tjera pėr shkak tė gabimeve nė gjuhė dhe pėr gjuhė. Kėte ma kujtojnė edhe Koestler edhe Ginsberg. Edhe pse jam i bindur se Kostallari me shokė ishin shumė tė vetėdijshėm se ēfarė po bėnin, kėta tanėt nuk ishin tė prirur nga qėllime tė kėqija e tė liga, por kam pėrshtypjen se s’kanė qenė tė vetėdijshėm pėr rrjedhojat. Ishte shumė i pranishėm diskriminimi kombėtar nė Jugosllavi dhe shumė e fuqishme maksima: Njė komb, njė gjuhė. Fundja, kėta ishin fėmijė prindėrish tė pashkolluar, gjenerata e parė e shkolluar qė po zbulonte identitetin e vet kombėtar, padrejtėsinė. Ishin romantikė nė ēėshtjet e kombit, gjithēka po emėronin me fjalėn Rilindja, Zgjimi, Kombi, Flamuri, Pėrparimi. Ishte gjeneratė, e cila edhe fėmijėt e vet i pagėzonte me emra burrash tė independencės, me emra shkrimtarėsh, poetėsh, lumenjsh, malesh tė Shqipėrisė. Qėllimi i tyre ishte i mirė. Por, si thuhet nė njė maksimė tjetėr shumė tė njohur, ‘rruga pėr n’ferr asht e shtrueme me qėllime t’mira’. Nga qėllimet e mira sot Kosova ėshtė e shndėrruar nė Periferi gjuhėsore. Nga qėllimet e mira sot, pas 12 e 14 vjet shkollimi, njėrėzit tanė s’dinė t’i shkruajnė shtatė ditėt e javės pa gabim. Nga qėllimet e mira, fėmijėt tanė duken si tė lėnė po i krahasove me tė Tiranės nė gjuhė. Nga qėllimet e mira, kėta edhe veten e shpallėn joautentikė, falco. Por, nuk duhet kja m’i tamlin e derdhun!

Po e pėrsėris, dallimet mes dialekteve shqipe janė shumė tė vogla. Kėto dy dialekte lehtazi mund tė bashkėjetojnė e tė alternohen. E di qėndrimin e Taulit se nuk ėshtė ekonomike tė kultivohen dy kode brenda njė komuniteti lingual. Por, kjo s’do thotė se njėri nga kėto dy dialekte duhet tė dalė humbės nga ky parim. Dhe, mbi tė gjitha, Tauli alarmonte se nuk guxon asgjė tė bėhet me forcė, me frikė. Tauli, si shkencėtar, gjithmonė na e kujtonte se jemi tė gabueshėm, ndaj na ftonte nė lojė gjuhėsore, nė eksperimente, nė spontanitet shkrimi, sepse kurrė njė standardizim s’mund tė jetė i pėrkryer, i pėrfunduar. Tė shumtė janė shembujt nė shkencėn e planifikimit gjuhėsor ku me kompromis arrihet pajtimi. Pajtimi qė tė mos e ndajmė hapėsirėn shqiptare nė Qendėr e Periferi, qė tė mos i dallojmė njerėzit si autentikė e joautentikė nė gjuhė. Duhet tė arrijmė njė kompromis gjuhėsor mes dialekteve, sepse, siē na kujton Fransis X. Karam, kompromisi gjuhėsor si duket e shtron dhe e bėn tė mundshme njė aveny tė gjerė pėr t’i tejkaluar rezistimet psikologjike ndaj standardit tė imponuar nė njė komunitet dialektesh kompetitive. Pastaj, ėshtė Janet Byron qė e rrėzon tezėn e Taulit se duhet pėrcaktuar pėr njė kod. ‚Fakti se tė dy - edhe ‚ue’ dhe ‚ua’ - paraqiten nė gjuhėn standarde shqipe e mohon pandehjen e Taulit se njė ortografi standarde s’mund tė reprezantojė mė tepėr se njė variant tė folmeje tė njė komuniteti.’ Po them, dallimet mes dialekteve janė aq tė vogla sa ka vend pėr tė dyja brenda nesh.



CODESWITCHING. Po ē’ėshtė kjo lojė imja me kode, qė po i tmerron lektorėt? E para e herės ėshtė lojė, ėshtė eksperiment, ėshtė spontanitet. Tė thuash se kjo ėshtė gabim dhe t’ia vesh pėrballė gjuhėn letrare nė Kosovė ėshtė gabim hiē mė i vogėl. Sepse, nė qoftė se ky ekperiment gjuhėsor qenka larg standardit, po aq larg nga standardi autentik ėshtė ky ‚standard’ joautentik e falco qė ka zėnė vend nė Kosovė pėr kėto vjet. Biles, po desha qė tė jem i skajshėm e ta teproj, gjuha standarde nė Kosovė ėshtė njė serbishte e shkruar me fjalė dhe ortografi shqipe! Ky ėshtė standardi qė ma vėnė mua pėrballė. Por, loja ime ėshtė e qėllimtė. Me kėtė tė shkruar tė shqipes unė dua qė lexuesi qėllimisht tė marrė n’thua nė tekst, nė gjuhė, nė ortografi, pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen pėr njė situatė tė pėrgjithshme linguale sot nė Kosovė. E kanė quajtur formalistėt kėtė fenomen ‚ostranienie’, pėrēudnim, shmangie nga rregulli, nė mėnyrė qė tė ‚shihet’ gjuha nė kėtė rast. Sepse, nga automatizmi ne e kemi humbur sensin pėr gjuhėn dhe s’po e vėrejmė veten se si flasim e si shkruajmė, s’po e vėrejmė se sa larg njė shkrimi autentik tė shqipes jemi, nėse ‚autentik’ e pandehim standardin e Kostallarit. E, nga ana tjetėr, kjo nuk ėshtė e panjohur nė linguistikė. Quhet codeswithching, alternim kodesh. Natyrisht, jo aq e njohur nė tė shkruar, por nė tė folur. ‚Ėshtė njė bindje e kryer mes autoritetesh linguale, se shprehitė e tė folurit mund tė alternojnė.’ (J.Byron) ‚Gjuha, edhe pse thellė e ngulitur nė histori personale e shoqėrore, lejon fleksibilitet shumė mė tė madh se raca dhe etnia, sepse njeriu ėshtė nė gjendje qė me vetėdije ja pa tė, tė shprehė identitetin e tij tė dyzuar me anė tė njė pėrzgjedhjeje linguale madje edhe brenda njė tė vetme fjalie (shih Blom&Gumperz). Nėpėrmjet tė zgjedhjes mes standardit dhe dialektit, njerėzit nė mėnyrė konstante e bėjnė dhe e ribėjnė identitetin e tyre, e dėshmojnė dhe e ridėshmojnė se kush janė’, shkruan Mark Warschauer nė punimin e tij „Gjuha, identiteti dhe Interneti“. Prandaj, alternimi im i kodeve nė tė shkruar, ky ‚codeswitching’ imi mes standardit dhe gegėrishtes, nė tė vėrtetė, shpreh qėndrimin tim ndaj kėsaj ēėshtjeje. Sepse, personalisht, unė mbroj idenė e standardizimit tė shqipes, por e shoh ndryshe, e shoh nė kompromisin mes dialekteve, nė alternim, nė interakcion mes dialekteve, nė ekulibėr mes uniformitetit dhe diversitetit. Kėshtu, shkrimi im me alternim kodesh duhet kuptuar si Standard me njė ‚atitudė kosovare’. Ose, edhe ndryshe, toskėrishte me njė shpirt gegė. Prania e trajtave gege brenda njė tė vetme fjalie shpreh refuzimin tim tė jem i shndėrruar nė person joautentik nė gjuhė, shpreh refuzimin tim ndaj shndėrrimit tė Kosovės nė Periferi gjuhėsore, shpreh rebelimin tim ndaj njė konvencioni, nė fund tė fundit. E nėse, lektorė tė dashur, pėrpiqeni ta gjeni ndonjė sistem brenda atij shkrimi, mė duhet t’ju dėshpėroj, nuk ka. Alternimi ėshtė impuls, ėshtė puls, afekt, njashtu siē na e kujton edhe Alvarez-Cįccamo: ‘alternimet/switching shpeshherė janė pa kuptim dhe pa motiv, tė nxitura nga rregulla ritmie tė paeksploruara dhe aq’. E di, ėshtė e rrallė tė gjesh ‘codeswitching’ nė tė shkruar, por ja, mund e gjeni nė kolumnet e mia si njė klithje timen pėr drejtėsi ndaj idiomės mė tė vjetėr dhe mė tė folur tė shqipes – gegėrishtes. Si njė peticion me tė cilin kėrkoj ‘tė drejtė qytetare’, tė drejtė shkrimi pėr gegėrishten. Nė mos pėr tjetėr, pėr ta thyer faktin se jemi shndėrruar nė njė shoqėri diktatoriale e autarkike gjuhėsore! Dhe pėr ta kujtuar se ‘liria individuale ndaj ēėshtjeve tė gjuhės duhet tė garantohet, po si gjithė tė drejtat e tjera tė njeriut’.



PSE GEGĖRISHT? Mbi tė gjitha sepse, o njerėz, kjo ėshtė – gjuhė shqipe! Sado e ēuditshme dhe e pabesueshme tė ju tingėllojė. Me tė gjitha varietet e saj, kjo gjuhė edhe sot e kėsaj dite mbetet gjuha mė e folur shqipe nė hapėsirat ku shqiptarėt jetojnė. Pastaj, kjo gjuhė nuk ėshtė e ndaluar. Nuk ekziston asnjė dokument i shkruar me tė cilin ndalohet shkrimi dhe e folmja e kėsaj gjuhe. Pos disa dokumenteve shtetėrore tė Shqipėrisė komuniste, nė tė cilat nuk ndalohet, por thuhet se nė pėrdorim publik ėshtė vetėm standardi. Por, tė pėrmendet si e ndaluar - nuk pėrmendet! Unė do tė kisha dėshiruar t’ia lexoja emrin atij qė do tė kishte pasur guximin ta nėnshkruajė njė dokument a ligj tė tillė. Sado jam shumė i vetėdijshėm se ka pasur dhe ka me mija forma tinėzare me tė cilat shkrimi dhe e folmja gege luftohet.

Pse do qė tė shembėsh diēka, mė thotė im atė. Unė nuk po shemb. Ishit ju qė shembėt. Ju u pėrpoqėt ta shembni tė folmen e dy tė tretave tė shqiptarėve, ia ktheja. Unė s’po shemb. Unė po dua tė ndėrtoj. Por, ti po na kthen prapa, mė thotė. Jo, tė flasėsh e tė shkruash gegėrisht nuk ėshtė prapa, por para. Prapa ėshtė vetėm njė standard dhe njė ndalesė e heshtur tinėzare pėr shkrim gegėrishteje. Njė luftė e pashpallur ndaj kėsaj tė folmeje. Gegėrisht do tė thotė – pėrpara. Pėrpara drejt njė gjuhe tė pėrbashkėt, qė do tė na mundėsojė ta ndiejmė veten mirė brenda saj. Njeriu duhet ta ndiejė veten mirė brenda gjuhės amtare.



NO IDIOM IS TABOO. NO ACCENT IS FORBIDEN. Asnjė idiomė nuk guxon tė jetė tabu. Asnjė akcent nuk ėshtė i ndaluar. Kėshtu shkruan William Strunk Junior, autori i librit mė tė popullarizuar nė gjuhėn angleze, me tirazhe milionėshe, ku autori sjell tė pėrmbledhura nė njė libėrth (ashtu edhe e quajnė, ‘little book’) rregullat elementare tė drejtshkrimit me tė cilat kėrkohet qartėsi, saktėsi dhe guxim nė tė pėrdorurit e gjuhės. Nė fund, autori, edhe pse njė nga ithtarėt mė tė famshėm tė standardit e tė drejtshkrimit, thotė edhe kėtė: gjuha ėshtė gjithmonė nė lėvizje, ajo ėshtė njė rrjedhė e gjallė qė ndryshon e ngritet duke fituar forcė tė re nga degėt e saj tė shumta dhe duke i humbur format e vjetra nė rrjedhat e kohės. Ta sugjerosh njė shkrimtar tė ri se ai nuk po noton nė kėtė rrjedhė, do t’ishte njė budallallėk, ndaj kėto kėshilla drejtshkrimi nuk e kanė atė qėllim. Ai e kujton dhe kėrkon nga shkrimtari i ri qė ta eksplorojė veten dhe tė jetė i sigurt se nuk ėshtė dembelia dhe ekscentrizmi qė e motivojnė, por, pavarėsisht, gjithsesi lejon mundėsinė qė shkrimtari tė jetė i ndryshėm, sepse asnjė idomė nuk guxon tė jetė tabu, asnjė akcent nuk guxon tė jetė i ndaluar.



E PA ZĖ. E kisha zbuluar rastėsisht. Nėse ju kujtohet, atėherė kur pėrdornim Word Perfect’in dhe s’kishte ‚autocorrect’ ende. ‚E pa zė’-nė e shėnoja me ‚w’. Dhe, kur i jepja komandėn ‚replace’, pėrnjėherė rriteshin bajtėt pėr hata. Vetėm atėherė e kuptova se sa e pranishme nė tė shkruar qenka ‚e pa zė’-ja. Sa germė e shpeshtė. Dhe, befas, gjithēka m’u kthjellua. Ajo ēmenduri e estabilishmentit komunist totalisht tė zhytur nė fobi nga armiqtė e imagjinuar, qė po gjente njė ekstrapolim e materializim ēmendurak nė bunkerizimin e plotė tė Shqipėrisė, ėshtė e pamundur tė mos ketė pasur edhe njė kėsi ekstrapolimi nė gjuhė. Ishin ata qė e standardizuan gjuhėn. Me fjalė tjera, gjuha standarde ishte gjuha e tyre e ngritur nė standard. Prandaj, ėshtė e pamundur tė mos ketė diku eksternalizėm tė ēmendurisė qė i kishte kapluar. Njashtu siē na i kishin lėnė bunkerėt, duhet tė na kenė lėnė diku njė shenjė, njė damkė, edhe nė gjuhė. Dhe, e gjeta. Ėshtė kjo germa: ‚e pa zė’. Prania e saj e sėmurė nė gjuhė. Shpeshtia e saj. E pa zė ėshtė bunkeri i shqipes, sėmundja e saj. Dhe, vetėm shqiptojeni, do tė shihni se ēfarė germe joautentike kanė gjetur pėr t’u identifikuar. E pa zė-tė e mia mė tė shpeshta janė vetėm nė banjo. Apo, siē e tha njė shoku im, po tė kishte qenė farė germe pėr tė qenė, do tė kishte zė!



I ka ‘olele no ka ’ola, i ka ’olelo ke make. Nė gjuhė ėshtė jeta, nė gjuhė ėshtė edhe vdekja, lexova tė thuhet nė njė thėnie tė vjetėr havajeze. Sa herė paraqitet njė shkrim nė gegėrishte, njerėzve, si nė ndonjė situatė shekspiriane, u duket se po e shohin lugatin. Si qenka e mundur tė shfaqet, kur ne tashmė e kemi vrarė dhe e pandehim tė vdekur? Ja qė, njė gjuhė konsiderohet e vdekur vetėm kur vdes edhe njeriu i fundit qė e flet. Si rast i fundit i humbjes dhe vdekjes sė njė gjuhe nė Evropė merret vdekja e plakut 98 vjeē, tė quajtur Ned Madrel, njeriu i fundit i gjuhės manks, gjuhė kelte e ishullit Man nė detin irlandez. Ja edhe njė arsye mė shumė pėr ta folur e pėr ta shkrue gegėrishten. Tė paktėn sa tė jem gjallė unė, kjo gjuhė do tė jetojė.






© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.