Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashurohet vetem ajo qe nuk kihet.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Elita :: Flamur Nallbani: "Mesues i Popullit" te persekutuar
Postuar nga: Albo

Elita Historia e dhimbshme e arsimtarit tė talentuar beratas qė vuajti nga regjimi komunist pėr arsye tė biografisė. Dėshmitė e ish-kolegėve qė e njohėn nga afėr

Flamur Nallbani, mėsuesi beratas qė punoi nė komunale

Dashnor Kaloēi

Pėr herė tė parė Berati u bė me shkollė tė mes me nė vitin 1946, kur hapi dyert Shkolla Pedagogjike. Nė atė shkollė shteti i atėhershėm dėrgoi nė Berat mėsuesit mė tė mirė tė kohės tė cilėt ishin tė diplomuar nė universitetet e Perėndimit, si Ibrahim Babamusta e Angjelin Saraēi tė diplomuar nė Austri, Beqir Haēi e Kol Ashta, tė diplomuar nė Itali, Vedat Kokona i diplomuar nė Francė, e shumė tė tjerė. Drejtor i asaj shkolle ka qėnė Jani Veveēka, e mė vonė Gani Daiu. Maturantė e parė tė kėsaj shkolle i pėrkasin vitit 1947. Nė plejadėn e kėsaj mature janė emrat e Vasillaq Naēit, Viron Kolės, Kristaq Priftit, Jorgji Gjinarit etj, tė cilėt mė vonė pėr arsye tė politikės u diplomuan nė Universitetet e Lindjes, por qė zunė vende tė merituara nė shkencė dhe nė universitete.

Nga kjo plejadė ka dalė edhe Flamur Nallbani, mėsuesi i cili pėr "kleēkė" nė biografi u bė i vlefshėm vetėm pėr nė shkollat e fshatit dhe punėtorė nė komunale.

Plaku i menēur i Beratit

Ai nuk ka grua se ajo e ka lėnė para disa vitesh. Ai nuk ka vajzė se edhe ajo megjithėse rron fizikisht ėshtė e mbyllur nė ēmendinė, sepse i burgosėn dėshirėn pėr dituri. Njė djalė tė vetėm e ka nė Amerikė, ndėrsa rronė i rrethuar me dashurinė qytetare dhe respektin shoqėror tė atyre qė e njohin shumė, apo qė fillojnė qė ta njohin sa i shkojnė pranė e nisin tė bisedojnė. Atė mund ta shohėsh dhe ta pėrshėndesėsh ēdo ditė tek "Parku i Madh" i qytetit tė gurtė. Shlodhet dhe mediton pėr ditėt e humbura nė ndėrmarrjet "pa bereqet". Me qetėsi, me fjalėn e menēur, me karakterin e tij qė tė imponon respekt. Ai qė nuk e njeh "nuk ja mbush syrin", ai njeri brėnda shpirtit dhe mėndjes sė tė cilit ka vlera tė njė intelektuali tė madh por tė heshtur si vet historia e qytetit tė njė mbi njė dritareve. Intelektuali i nderuar Fatmir Berati, tashmė pensionis, pėr Flamur Nallbanin shprehet: "Kur e kam takuar pas shumė vitesh, pikėrisht mė 20 shtator tė kėtij viti, pėr herė tė parė nė jetėn time u ula dhe shkrova kėto vargje dedikimi pėr profesorin e nderuar: "Unė jam si ti, por s'jam sa ti / Ti je i madh, s'arrij dot tek ti / Urtėsia jote, dashuria ime / Madhėshtia jote, krenaria ime / Flamur e ke emrin, simbol kombėtar / i denjė pėr titullin, e nderit, qytetar. Por qė nuk mjaftojnė kurrsesi", vazhdon Fatmiri. Se tė shkruash pėr Flamur Nallbanin, ėshtė e vėshtirė. Duhet tė futesh nė shpirtin e tij, tė dyzohesh me tė, tė ndiesh njėsoj siē ndjen ai, tė durosh siē duron ai, tė heshtėsh kur duhet tė heshtėsh, siē heshtė ai dhe tė flasėsh me atė mėnēuri me tė cilėn flet ai". Nė figurėn e "Mėsuesit tė Popullit" Flamur Nallbani janė ndėrthurur dy anė tė virtuozitetit: Madhėshtia e personalitetit dhe thjeshtėsia nė madhėshtisė. Kėto cilėsi ai i ka patur qė kur ishte nxėnės nė shkollėn e mesme pedagogjike, i zhvilloi kur punoi mėsues dhe i "prefeksionoi" kur punoi punėtor. Nė shkollė ėshtė shquar veēanėrisht pėr shkencat ekzakte, matematikė dhe fizikė.

Flamuri, talent i matematikės

Llambi Goxhomani, shok klase me Flamur Nallbanin, pėrshkruan dy momente qė ndriēojnė prirjet e tij pėr shkencat ekzakte. "Njė ditė dy maturantė tė mbyllur nė njė klasė bosh, po mundoheshin tė zgjidhnin njė problem fizike nga kapitulli i mekanikės. Teksa po kalonim nė koridor, Flamurit i zuri veshi fjalėt qė kėmbenin maturantėt me njėri- tjetrin. Ishte gjuha e tij, gjuha e shkencės sė matematikės qė i pėlqente. Hynė nė klasė dhe kėrkoi tė dhėnat e problemit. Pa "e shtrydhur" trurin mirė, nėpėrmjet arsyetimit e ēoi zgjidhjen deri nė fund. Dy maturantėt duke mos besuar nė kėtė pėrfundim tė shokut tė tyre, mundoheshin tė kundėrshtonin. Ndėrkohė, Jani Veveēka, mėsuesi ynė i nderuar, po shkonte nė laborator por kur dėgjoi debatin e tė dy palėve i dha fund gjithshkaje me fjalėt: "Ashtu ėshtė! Nallbani ka tė drejtė, zgjidhja e tij ėshtė e saktė". Rasti i dytė ka tė bėjė pėrsėri me matematikėn. Kur kishim pėr tė zgjidhur ndonjė problem tė vėshtirė, mėsuesit kursenin kohėn duke ja dhėnė Flamurit pėr ta zgjidhur brėnda orės sė mėsimit. Kemi tė bėjmė me njė sekret profesional qė e kanė aplikuar edhe petagogė tė mėdhenj tė matematikės. Kjo mė kujtohet nė njė mbledhje tė komisionit tė matematikės nė Tiranė, kur Profesor Qazim Turdiu na thoshte: " Djema ! Mos u shqetėsoni nėse gjeni vėshtirėsi nė zgjidhjen e ndonjė problemi. Jepeni atė pėr tė gjithė klasėn dhe kaloni pastaj bangė mė bangė. Me siguri qė ndonjė nga nxėnėsit do ta ketė zgjidhur dhe kėshtu ju do tė dilni nga situata". Mėsuesit e matematikės nė Berat nuk kishin nevojė pėr gjithė klasėn. U mjaftonte vetėm llogjika e Flamurit, pėrfundon tregimin mėsuesi veteran Llambi Goxhomani. Ndėrsa shoku tjetėr i klasės, mėsuesi Ramadan Ago kujton se Flamuri ishte njė mėsues i lindur. Shquhej nė praktikėn ushtrimore. Secili nga ne qė kishte radhėn si mėsues kandidat nė ushtrimore mė parė do tė kėshillohej me Flamurin. Ai linte me gojė hapur nxėnėsit dhe mėsuesit. Nafija, nėna e Flamurit, sikur tė bėnte njėqindė fėmijė, Flamur tjetėr nuk mund tė bėnte, thot me shaka Ramadan Ago.

Biografia qė mundoi Flamurin

Nė vitin e fundit tė maturės Flamuri ishte mė i pėrgatituri pėr tė vazhduar studimet e larta universitare dhe me synimin qė tė shkėlqente jo mė pak se Mishel Fundo, qė edhe atij me njė "kleēkė" si Flamuri, iu iu refuzua por mė pas iu dha mundėsia tė vazhdonte studimet universitare. Ai shkėlqeu dhe shkėlqen edhe sot nė universitetet e huaja. Por Mishel Fundo vinte nga Korēa dhe jo nga Berati. Nė Berat politika e kishte mbėshtjellė nė rrjetė merimangash me fije ēeliku fatin e Flamur Nallbanit. "Biografia", mekanizėmi radiollogjik pėr shtatė breza me radhė, me radiolog tė specializuar, do tė zbulonte "kavernat" e lindura dhe tė trashėguara dhe do tė pėrcaktonte "terapinė" politike tė tijė. Ajo pėrcaktoi nė vitin 1952 tė ardhmen e mėsuesit Flamur Nallbani, pa shumė tė ardhme. Ato dhunti qė Flamurit ja kishte dhuaruar bujarisht natyra, ja mohoi mediokriteti i kohės dhe dashakeqėsia institucionale. Atij ia mbyllėn njėherė e pėrgjithmonė rrugėn tė ardhmes sė ėndėrruar dhe plotėsisht tė merituar. Aparatēikėt e regjimit dhe radiologėt e "biografive", rekomanduan si terapi pėr Flamurin: "Mėsues nė fshatrat mė tė thella tė rajonit". Kėshtu nė vitin shkollor 1952-1953, Flamuri hodhi hapat e para tė jetės sė mėsuesisė nė fshatin malor, Backė tė Skraparit.

Mėsues nė fshatrat e Skraparit

Kanė kaluar shumė vite nga ato "kohė prapėsirash" dhe mbase ngjarjet duhet t'i kishte mbuluar pluhuri i harresės. Por harresa sikurse edhe heshtja dhe mosheshtja janė njė kompromis qė njerėzit bėjnė me veten. Si tė tilla ato janė tė pėrkohshme. Tė pėrjetosh duke shkruar dramėn e Flamur Nallbanit, ėshtė e pamundur qė t'i qėndrosh besnik deri nė fund kėtij kompromisi. Pa dashur njėherė do tė shpėrthesh nė emėr tė dashurisė dhe admirimit ndaj personazhit. Duhet tė sakrifikosh patjetėr diēka nga shpirti yt, sepse dashuria ėshtė njėherėsh sakrificė e dėshiruar. Nė Skrapar Flamuri punoi dhe jetoi 5 vjet me rradhė. E mirėnjohura Parashqevi Sahatēiu, (Salepi) edhe kjo arsimtare nė ato vite nė Skrapar, flet me shumė konsiderata pėr Flamur Nallbanin. Ajo kujton : " Vinte nga Backa duke udhėtuar me orė tė tėra nėpėr dėborė. Fundi i palltos i kishte ngrirė. Kur e pamė nė atė gjėndje e futėm menjėherė nė dhomėn tonė tė vajzave qė tė ngrohej e tė merrte veten. Dėbora nisi tė shkrinte nė trup dhe uji nisi ti lagte tė gjitha teshat. Dikush nga ne e vuri re kėtė. I dhamė teshat tė tjera .I thamė qė tė mos vinte as nė mbledhje pėr tė cilėn ai kishte udhėtuar qė nga Backa. Ai pranoi tė ndėrronte rrobat e trupit por jo qė tė mungonte nė mbledhje duke thėnė: "Ē'u kuptua pastaj qė bėra gjithė atė rrugė?!" Mos harroni qė ne ishim vajza dhe nė vitin 1955. Kėtė korrektėsi atij nuk ja kishte kultivuar vetėm shkolla, por trualli familjar e qytetar ku ai ishte lindur e rritur. Nė Backė, nxėnėsit vinin pas njė orė e mė shumė rrugė mė kėmbė. Nė shi e nė dėborė. Kuptohet qė pjesmarrja nė mėsime nuk ishte asnjėherė e plotė dhe pėrparimi i tyre shumė i ulėt. Flamuri me Sotiraqin (Sotiraq Gjergon, koleg me Flamurin nė Backė), raportuan kalushmėrinė e nxėnsve tė shkollės nė pėrqindje shumė tė ulėt. Njė "dashamirės" i kishte porositur qė tė raportonin kalueshmėri mė tė lartė, por kėta tė dy e refuzuan kėtė sugjerim. Pėr hir tė sė vėrtetės...Fjala ra nė vesh tė Kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv i cili i revoltuar bėrtiti: " M'i sillni kėtu reaksionarėt se do ti var tek mėni. Kryetari kishte tė drejtė t'i quante "reaksionarė" mėsuesit sepse nė ato vite kur Skrapari kishte mė shumė se ēdo zonė e Qarkut nevojė pėr arsim, ishin dėrguar atje mėsues si Abaz Numani, Flutura Numani, Refik Numani, Fatos Haznedari, Thabit Myftiu, Tokli Salepi, Mustafa Janina, Ylli Rruli, Lejla Mehqemeja, Zoi Gjika, etj. Shto kėtu edhe tė ardhurit nga rrethe tė tjera si Andon Benusi, Qerim Hysenbegasi, Sherif Merdani, Selim Gjeli (Dibra) etj. Tė gjithė kėta, nė ato vite, vetėm nga mbiemri, mbiemėr familjesh tė shquara, mund t'i klasifikoje si " reaksionarė ". Por kėta mėsues "reaksionarė" punuan me ndėrgjegje tė lartė. Skraparasit ruajnė kujtimet mė tė mira pėr kėta pishtarė tė dritės. Po kėshtu edhe vetė mėsuesit pėr Skraparin dhe skraparasit ruajnė respekt tė veēantė. Kjo dėshmon se populli i Skraparit e ka ēmuar dhe e ka dashur arsimin dhe mėsuesit e tyre, sepse nė genet e tyre kanė qėnė e kultivuar etja pėr dije.

Vlerėsimi nga Ministria

Mbas shumė viteve si mėsues nė Backė, Gjerbės e Ēepan tė Skraparit, Flamur Nallbani transferohet nė Berat, nė Paftal, nė Poshnje dhe 12 vjet mė vonė nė shkollėn e Mangalemit. Kėtu ai u vlerėsua nga specialistėt si mėsues i aftė dhe metodist. Drejtonte rrethet pėr lėndėt matematikė-fizikė pėr shkollat e qėndrės. Gjatė verės drejtonte kurset e kualifikimit pėr mėsuesit e shkollave 8-vjeēare. Mbas njė kontrolli qė ushtroi Ministria e Arsimit nė disa shkolla tė Beratit, nė mbledhjen e pėrgjithshme qė u bė pėr tė dhėnė konkluzionet, inspektori i Ministrisė sė Arsimit qė mbulonte shkencat e natyrės, u ndal posaēėrisht dhe u shpreh: " Sa pėr Flamur Nallbanin, ai ėshtė njė mėsues i shkėlqyer...Lumė Berati qė e ka". Emri i Flamurit i kaloi kufijtė e Beratit. Nuk vonoi shumė dhe Flamuri u ngarkua tė eksperimentonte Maketin e Matematikės pėr klasat e pesta. Ishin zgjedhur nga e gjithė Shqipėria njė numėr i kufizuar mėsuesish nga mė tė mirėt .Oponenca e Flamurit u vlerėsua si njė nga mė tė mirat. Pas kėsaj Flamuri u ngarkua me eksperimentimin e Maketit tė Algjebrės pėr klasat e 7-ta dhe tė 8-ta. Nė mbledhjen diskutuese pėr kėtė maket, vėrejtjet e Nallbanit zunė vėnd tė parė. Autori, Miti Guga, propozoi qė teksti tė kishte si bashkėautor Flamur Nallbanin. I pari me modesti kėtė ofertė nuk e pranoi vetė Flamuri. Por punėt e mira nuk pėrfunduan deri kėtu. Instituti i Studimeve Pedagogjike, ia kishte vėnė synė pėr gjėra tė tjera. U gjykua fillimisht ta mernin si punonjės nė Institutin Pedagogjik. Kėrkuan qė tė shkėputej nga Berati pėr 6 muaj e tė vihej nė dispozicion tė Institutit, por Berati nuk e lejoi. Kjo sipas autoriteteve sepse "Flamuri kishte njė kleēkė nė biografi". Vlerėsimi qė bėri Ministria e Arsimit dhe Instituti Pedagogjik, zgjoi pa dashje ambiciet dashakeqėse dhe shpirt-ėligėsitė qė nisėn tė gėrmojnė "biografitė".

Dėbimi nga arsimi

E kur pritej qė Flamur Nallbani tė bėhej punonjės i Institutit tė Studimeve Pedagogjike, ndodhi e pabesueshmja. Nė njė mbledhje tė kėshillit pedagogjik tė shkollės u paraqit propozimi pėr tė larguar nga arsimi mėsuesin Flamur Nallbani si i "padenjė pėr edukimin e brezit tė ri, fėmijėve tė klasės punėtore". Propozimi ra si bombė nė atė mbledhje. Arsimtarėt nuk u besonin veshėve. U mendua se mos ai qė bėri propozimin kishte lajthitur ose ishin shurdhuar ata qė e dėgjuan njė gjė tė tillė...Po kur "papagalli" vazhdoi tė pėrsėriste fjalėt ashtu si ja kishin diktuar tė tjerėt, deri sa kėrcėnoi Flamurin me burgosjen nė Spaēi, kolektivi e mblodhi veten. Pėr skenarin qė po luhej vendimi ishte marrė "sipas propozimit nga baza" dhe Partia nuk bėntė gjė tjetėr veēse "zbatonte vijėn e masave". Ishtin vitet 1974 dhe largimi i Flamurit nga radhėt e arsimit la njė shije tė hidhur tek arsimtarėt e rrethit. Krijoi ndjenjėn e pasigurisė tek disa tė tjerė e sidomos tek ata qė nuk ishin "nė gjirin e Partisė". Mė shumė se kėdo tjetėr largimi i Flamurit nga arsimi lėndoi nxėnėsit e tij. Mėsuesit Flamur Nallbani i hoqėn tė drejtėn e profesionit pa vendim gjyqi. Regjimi e kishte cilėsuar atė si "njeri tepėr i rrezikshėm', si njė "armik qė ka ndikim tė madh nė radhėt e nxėnsve" pėr ti ngritur kundėr vijės sė Partisė.

Punėtor nė komunale

Ndėrmarrja "Komunale-Banesa" nė Berat do tė ishte vėndi i ri i punės pėr Flamur Nallbanin. Motivacioni ishte standart: "Riedukim nė gjirin e klasės punėtore". Por pėr turpin e atyre qė ideuan kėtė skenar, klasa punėtore, madje specialistėt mė tė mirė tė ndėrmarrjes, shumė shpejt zbuluan vlerat mė tė mira tė Flamurit si njeri dhe si intelektual. Kjo ėshtė aq e vėrtetė saqė kur duhej tė merrej ndonjė vendim, specialistėt thoshin: "Ta shoh njėherė Flamuri, pastaj me tė parė e me tė bėrė". Por Flamuri nuk shkoi si nxėnės, por si mėsues midis punėtorėve dhe specialistėve. Llambi Daka, ish pėrgjegjės i ndėrmarrjes ku punoi Flamuri si punėtor, sot thotė fjalėt mė tė ngrohta dhe ka njė vlerėsim tė veēantė pėr personin e kėtij njeriu : " Mbasi u pushua nga puna si mėsues nė vitin 1974 - 1975 e dėrguan punėtor nė ndėrmarrjen ku drejtoja unė. Punoi aty 12 -13 vjet . Unė kam qėnė vetė nxėnės i Flamurit nė Mangalem. Ėshtė vėshtirė tė gjesh fjalė qė tė pėrshkruash portretin e Flanmur Nallbanit. Ai ishte i gjithanshėm, ishte dhe mbetet edhe sot njeri ideal. Kur e kisha "vartės" (mė duhet tė skuqem kur them "vartės"), merrja prej tij mendime pėr probleme teknike, ishte njė kėshilltar i paemėruar"...Dhe Llambi nuk pushon sė foluri pėr Flamurin.. Sot kur kanė kaluar gati 30 vjet nga ato vite, kur disa u rrekėn tė fitonin pikė nė atė Parti duke hedhur baltė mbi figurėn e Flamurit, nuk kanė kurajo ta shohin nė sy por as tė kėrkojnė falje ndaj personalitetit tė arsimit, punėtorit simbol, njeriut viktimė e prapėsive tė kohės sė ligė. Gjithsesi Flamur Nallbani nė vitin 1995, me dekretin e Presidentit tė republikės, mori titullin "Mėsues i Popullit" .



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.